A mund te jetojë besimi dhe dyshimi ne të njëjtën zemër? Këtë dëshiroj të diskutojmë së bashku për disa minuta sot. Kjo nuk është një pyetje e lehtë. Kisha ku unë shërbej ka një rrëfim të mrekullueshëm të besimit, Katekizmi i Hajdelbergut quhet.
Në këtë kredo të apostujve, më e lashta ndër gjithë besimin e krishterë,
Sikurse e shpjegon edhe kredoja e Apostujve ajo është “ një kredo përtej dyshimit, dhe që pohohet prej gjithkujt kudo në botë.” Ndoshta ka qenë dikur dyshues, por probleme të vërteta kanë lindur prej asaj pjesës “përtej dyshimit.”
Njoh disa raste te njerëzve qe kane dyshuar:
-Tani më vjen ndërmend një vajzë adoleshente e cila ka probleme me orientimin e saj seksual.
Ajo ishte rritur në besimin e saj të krishterë, por ajo nuk është më e sigurt për besimin.
Ajo po vuan agoninë e njohjes së identitetit të saj, ajo njëherë e do Perëndinë dhe njëherë e urren.
-Po kështu njoh një mikun tim që është profesor doktor në një universitet të njohur, i cili nuk e di nëse do të vazhdojë të shkojë në kishë ose jo sepse është i turbullt për besimin e tij, ai nuk e di nëse beson ose jo!
Shkalla e lartë e arsimimit ka ngritur shumë pyetje, rreth besimit të tij fëmijëror, dhe tani ai ishte lodhur me këtë luftë të pafund që po ndodhte në mendjen e tij brilante mes dyshimit dhe besimit.
-Po kështu tani më vjen në mendje një grua në moshë mesatare, e cila kalon nga njëri problem te tjetri.
Sikurse e kishte zakon të thoshte edhe një komediane e njohur Gilda Redner (Gilda Radner) “gjithmonë ka diçka”
Kjo grua e krishterë e përkushtuar pohon se është lodhur e sëmurur për shkak se ndihet përherë e lodhur dhe e sëmurë. Ajo lutet me shumë besim që të gjejë zgjidhje për problemet e saj të shumta, por duket sikur nuk gjen përgjigje. Dhe ajo lutet nëse ia vlen që të vazhdojë të lutet.
Një çift i moshuar( tek të 80 tat) para pak ditësh i thanë lamtumirë vajzës së tyre, që ishte vetëm 47 vjeçe, pasi kjo ishte diagnostikuar me kancer.
Ata u lutën për shërim përgjatë kimioterapisë dhe mjekimeve me rreze radioaktive. Ata besonin me të vërtetë se Perëndia mund ta shëronte atë, por ai nuk e shëroi. Teksa ajo po jepte frymë para syve të përlotur të prindërve, ata pyesnin: “pse? Pse atë? Pse jo ne? Përse nuk e shëroi Perëndia atë? Ata vazhdonin të besonin por kishin edhe dyshime.
Të gjitha ato beteja personale ndodhin në një kulturë, në të cilën siguria e besimit ka qenë në rënie për një kohë shumë të gjatë. Diku rreth shekullit të nëntëmbëdhjetë, Methju Arnold (Mattheë Arnold) e përshkroi kështu fillimin e rënies së besimit në poezinë e tij të famshme: “Bregu Duvër,” një pjesë të së cilës thotë:
Edhe deti i besimit
dikur ishte plot për plot, sa arrinte çdo breg të tokës
shtrihej si palët e një brezi të ndritshëm, e të palosur
por vetëm tani arrij të dëgjoj
melankolinë e tij, gjëmimin e gjatë e jehues ,
që vinte prej flladit të erës së natës,
e zbriste drejt zymtësisë së brigjeve të pafundme
dhe zajeve të zhveshur të botës.
Ndoshta ti gjendesh mes sigurisë “së besimit përtej çdo dyshimi, që shpallet kudo në botë” dhe gjëmimit të gjatë dhe tërheqës të detit të besimit, në botën moderne.
Ka shumë njerëz përreth e rrotull nesh që bien në rërën rrëshqitëse të dyshimit. Dhe ne dimë se çfarë të bëjmë me dyshimin.
Ekzistojnë qëndrime të ndryshme në kishën e krishterë sot në lidhje me dyshimin.
Filozofi i njohur i krishterë Kelli Xhejms Klark( Kelly James Clark) shkruan kështu në librin e tij, “Atëherë kur besimi nuk mjafton” (Ëhen Faith is Not Enoug): “Dyshimi është mëkati fshehtë i varrosur thellë brenda shpirtit tonë”
Pastaj ai vazhdon duke pohuar se ne duhet ta zbulojmë atë me guxim, t’i vëmë pa frikë emrin që ka, dhe të bëjmë paqe me dyshimin, fundja fare dyshimi mbetet mëkat, “mëkati i fshehtë i varrosur brenda shpirtit tonë. ”
Rob Bell, ky predikuesi ri, dhe i papërmbajtur, është cilësuar në revistën Tajm, si Billi Graham i radhës.
Në librin e tij, “Rilyerja e besimit të krishterë” (Velvet Prisley) ai shkruan: ” Në përvojën e krishterë arti i bërjes së pyetjeve para Perëndisë është thelbësor.”
Pyetjet janë të rrënjosura në përulësi dhe sjellin liri. A do të thotë kjo se të besosh pa dyshuar është një formë arrogance dhe kufizimi?
Ai citon dhe mbështet një teolog të madh modern Shon Penn (Sean Penn), i cili tha: “atëherë kur gjithçka merr përgjigje ajo është e rreme. Misteri është e vërteta.”
Rob Bell pohon se dyshimi është një virtyt.
Pra çfarë është në të vërtetë, mëkat apo virtyt, një pengesë për besimin, apo një pjesë thelbësore e besimit.
A mund të ketë dyshime një besimtar i vërtetë, apo dyshimet tregojnë se realisht nuk beson?
A mund të banojë realisht dyshimi dhe besimi në të njëjtën zemër?
Mendoj se historia e Pjetrit që ecën në ujë, do të na ndihmojë shumë t’i përgjigjemi kësaj pyetje, sepse në një rresht të saj përmendet besimi dhe dyshimi: “Ju njerëz besim pak përse dyshuat?”
Nëse të kujtohet e gjithë historia shumë mirë. Por nëse jo mund ta gjesh atë në kapitullin 14 të Mateut.
Teka mendoj për këtë histori më duket se është përshkrimi më i mirë që tregon se ku e kalojmë pjesën më të madhe të jetës sonë.
Ne vozisim në detin e stuhishëm, të rrahur nga erërat dhe dallgët e jetës, duke luftuar që të rrimë mbi ujë, derisa të arrijmë të dalim në breg.
Ndërsa Jezusi nuk duket gjëkundi. Ai është diku atje, ti nuk arrin ta shohësh, por ai nuk të heq nga mendja.
Historia jonë tregon se Jezusi ishte duke u lutur në mal. Por për çfarë po lutej ai? Nëse i hedhim një sy lutjes së tij tek Gjoni 17, do të kuptojmë se ai po lutej për ta. Po ashtu siç e mbani mend edhe juve, Jezusi e bëri këtë lutje para se të largohej prej dishepujve, para se të vdiste e të ringjallej duke u zhdukur mes rresh.
Te Gjoni 17:11, ai u lut, “O Atë i shenjtë, ruaji ata në emrin tënd.”
Ndoshta thelbin e këtyre fjalëve e shpreh më mirë vargu 15.
” Unë nuk kërkoj që ti t’i heqësh nga bota, por ti t’i ruash nga i ligu.”
Nëse Gjoni 17 tregon se si Jezusi u lut për ndjekësit e tij, atëherë këtu tek Mateu 14 kuptojmë se ai nuk po lutej që Perëndia t’i qetësonte menjëherë stuhitë e jetës së tyre, por që Perëndia do t’i mbronte ata përgjatë stuhisë, e kështu ata do të mund të mbijetonin dhe të vazhdonin misionin që ai do tu jepte atyre.
Me fjalë të tjera, ata ndiheshin vetëm dhe të braktisur por në fakt nuk ishin. As ne nuk jemi vetëm.
Më pas gjatë rojës së katër të natës mes orës 3 dhe 6 pasdite, pasi kishin luftuar gjatë me dallgët, Jezusi vjen tek ata në mes të dallgëve. Ai nuk i ndalon dallgët menjëherë, sikurse bëri tek historia e mëparshme tek Mateu 8, me një me anë të një fjale të thjeshtë dhe të fuqishme. “Pusho, fashitu.”
Por jo, këtë herë ashtu si shumë herë të tjera ai vjen në jetën e tyre në mes të dallgëve, në mes të rrethanave që rrezikojnë fundosjen e varkës së tyre.
Por ata nuk e njohin se ai është Jezusi. Por mendojnë se është një fantazmë, një frymë e ligë dhe e errët, diçka që do t’i lëndojë ata.
Ata jo vetëm që nuk njohin Jezusin në mes të stuhisë por madje kanë edhe frikë prej tij. Prania e tij atje në mes të stuhisë vetëm sa i bën ata të bërtasin.
Jezusi u flet dhe atyre dhe u thotë të njëjtat fjalë që na përsërit edhe neve vazhdimisht.
“Merrni zemër! Jam unë. Mos kini frikë.”