Dhe Pjetri flet në vendin tonë, “Zot nëse je ti …atëherë…” Shquarja në mes të errësirës së natës, pamundësi për të dëgjuar zërin në mes të gjëmimit të detit, erës dhe dallgëve e bën atë të jetë i pasigurt. Ai ka dyshimet e veta, -“nëse je ti”
Por ai ka edhe besimin e tij. Në fakt, ai shkon përtej asaj që unë do të shkoja në një situatë të ngjashme si kjo.
Do të më duhej të thoja: “Zot nëse je ti, të lutem eja këtu dhe thuaji stuhisë të ndalojë. Eja në barkë me ne dhe largoji këto shqetësime. Më jep paqe duke qetësuar stuhinë në jetën time.” Por edhe në mes të këtij dyshimi, Pjetri ka besim shumë të madh. ” Zot, nëse je ti, më urdhëro të vij te ti mbi ujëra.”
Jezusi i tha:”Eja.” Dhe Pjetri ashtu vepron. Varka e tij kishte anët e larta. Ndaj ai me shumë besim, e hedh këmbët mbi anën e varkës dhe i var ato poshtë derisa cekin ujin.
Pastaj niset. Kaq i madh ishte besimi i tij në Jezusin sa që braktis atë pak siguri që kishte në jetën e tij të lëkundur prej stuhive dhe i vendos këmbët mbi ujë.
Mendoj se të gjithë e dinë se uji nuk do ta mbante gjithë peshën e këtij burri, por Pjetri i besonte Jezusit më shumë se sa ligjeve të natyrës. Ai i besonte më shumë Jezusit se sa i druhej stuhisë. Me anë të besimit në Jezusin, ai bëri atë që vetëm Perëndia mund ta bënte. Ai eci mbi ujera. Ky është besimi i madh, besimi përtej dyshimit.
Derisa ai e largon vështrimin prej Jezusit dhe shikon rrethanat e jetës së vet. “atëherë kur pa erën, u frikësua dhe filloi të fundosej, ndaj i kërkoji ndihmë Zotit: ‘Zot të lutem shpëtomë mua.'”
Vetëm këto fjalë mjaftuan që besimi i tij i madh të zëvendësohej me një frikë të madhe.
Dhe pas frikës së madhe vjen dyshimi i madh. Dhe pas dyshimit erdhi ndjenja e tmerrshme e fundosjes. Kur ai dyshoi, nuk ishte më në gjendje të ecte mbi ujë.
Kur ai dyshoi , nuk ishte më në gjendje të bashkëpunonte me situatën e tij ndaj edhe filloi të fundosej në dëshpërim.
A e humbi ai plotësisht besimin e tij?
A e humbi ai besimin e tij sepse dyshoi? Jo. Në mes të frikës dhe dyshimit të tij ai i tha Jezusit, “Zot më shpëto.” Dhe pikërisht këtë bëri edhe Jezusi. “Jezusi i zgjati menjëherë dorën dhe e kapi atë.”
Dyshimi i Petrit nuk e bëri aspak Jezusin të hezitonte. Pra nuk kishte aspak ngurrim nga ana e tij për të shpëtuar një besimtar, besimi i të cilit lëkundej dhe dobësohej prej stuhive të jetës. Jo Jezusi e zgjati menjëherë dorën e tij dhe e kapi. Sa siguri na japin këto fjalë! Kur ne i themi Jezusit. “Zot, më shpëto” edhe sikur të jemi mbushur plot me dyshime dhe frikë, Jezusi do të përgjigjet.
A mund të jetojë besimi dhe dyshimi në të njëjtën zemër? Sigurisht! Pjetri ishte një besimtar i vërtetë që dyshoi.
Sigurisht që besimi dhe dyshimi mund të jetojnë në të njëjtën zemër, por nuk mund te jenë të lumtur ne bashkë jetesën e tyre.
Por Jezusi nuk e dëshiron aspak këtë.
“Ju njerëz besim pak, përse dyshuat?”
Si mendon ti me çfarë toni të zërit e ka shprehur Jezusi këtë?
A po e inkurajonte ai Pjetrin që të dyshonte, a po i kërkonte Pjetrit që të analizonte dyshimin e tij, kështu që të mund të rritej përmes kësaj përvoje?
A po thoshte ai se dyshimi është diçka e pritshme në situata të frikshme si kjo?
A po e ngushëllonte ai Pjetrin me mendimin se dyshimi është pjesë e natyrshme e besimit?
Jo me sa duket ai është shumë i trishtuar madje i zemëruar.
Jezusi vazhdon ti dojë dhe ti shpëtojë besimtarët që dyshojnë, por kjo nuk do të thotë se atij i pëlqen dyshimi.
Në fakt mendoni për raste të tjera kur Jezusi i inkurajoi dishepujt e tij të mos dyshonin.
Shembulli klasik është Thomai dyshues. Jezusi nuk e refuzoi Thomanë për dyshimin që kishte. Përkundrazi ai u zgjat drejt tij ashtu si bëri me Pjetrin, por kësaj here me duart e tij të shpuara prej gozhdëve, për të ndërtuar besimin e tij dhe për ta shpëtuar atë.
Por më pas ai i tha Thomait tek Gjoni 20 vargu 27: “dhe mos ji mosbesues por lesues.” Tek Mateu 21:21 Jezusi bëri këtë premtim të mrekullueshëm: ” në të vërtetë ju them që po të keni besim dhe të mos dyshoni, do të bëni jo vetëm atë që ju bë fikut, por edhe nëse i thoi këtij mali ‘hiqu andej dhe hidhu në det’ atëherë do të bëhet. Dhe gjithçka të kërkoni në lutje duke besuar, do ta merrni.”
” Jakobi 1:5-8 jehon këto fjalë të Jezusit:
“Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim…dhe atij do t’i jepet. Por le ta kërkojë me besim, pa dyshuar, sepse ai që dyshon i ngjan valës së detit, të cilën e ngre dhe e përplas era. Dhe ky njeri të mos pandehë se do të marrë diçka nga Zoti…”
Kjo tregon se përse Jezusit nuk i pëlqen dyshimi. Kjo e bën besimin më të vogël, dhe sa më i vogël të jetë besimi yt, aq më pak do të jesh në gjendje të marrësh përfitimet e shpëtimit tënd.
Besimi i paktë nuk do të largojë shpëtimin, sepse tashmë është paguar gjithçka për të në kryq, me anë të vuajtjes së Jezusit, vdekjes dhe ringjalljes së tij.
Por besimi i paktë mund t’ju vjedhë gëzimin e shpëtimit.
Besimi i paktë nuk mund të ecë mbi ujera, nuk mund të lëvizë malet, as të marrë urtësi.
Jezusi dëshiron ta ndalë dyshimin, sepse dyshimi na mban larg krahëve të fuqishëm të Jezusit, si edhe larg të përjetuarit të gëzimit dhe paqes së shpëtimit.
A është dyshimi virtyt? E dyshoj këtë, përderisa Jezusi thotë ndaloni së dyshuari.
Po mirë atëherë, a është dyshimi një mëkat?
Mund të jetë ose mund të mos jetë, në varësi të llojit të tij.
Do ta shohim këtë pyetje më gjerësisht një herë tjetër në temat tona në programin Fjalët e Shpresës.
Për tani dua të them se edhe nëse është mëkat, kjo nuk do ta ndalojë dashurinë dhe shpëtimin e Jezusit për ne.
Një besimtar dyshues nuk duhet të bëjë asgjë tjetër veçse të lutet thjesht si Pjetri:
“Zot më shpëto” Dhe pastaj Jezusi do të zgjasë dorën e tij dhe do të kapë ty, madje dhe në momentet më të mëdha të frikës dhe dyshimit.
Si mund të ndalojmë së dyshuari? Fundi i historisë na prin në drejtimin e duhur. Kur Jezusi dhe Pjetri hynë në varkë, era u qetësua. Atëherë ata që ishin në varkë e adhuruan atë duke i thënë: “Ti je me të vërtetë biri i Perëndisë.”
Kjo është kura më e mirë për shërimin e dyshimit. Ti mbajë sytë e besimit tonë te Jezusi sepse ai është me të vërtetë Biri i Perëndisë. Pjetri ia largoi sytë prej Jezusit dhe pa dallgët, sepse ato ishin kaq të mëdha. Por më pas në varkë ai dhe ata që ishin me të panë se Jezusi është me të vërtetë biri i Perëndisë.
Në krahasim me të, stuhitë e jetës, ishin asgjë.
Ndoshta ndonjëherë mund të duket sikur Jezusi nuk është duke vepruar.
Ndonjëherë ai vjen në stuhitë e jetës sonë. Herë tjetër ai vjen dhe e qetëson stuhinë tonë me një fjalë. Por meqenëse ai është me të vërtetë Biri i Perëndisë në trajtë njerëzore, që ecën mbi ujërat kaotike të kësaj toke, për të na shpëtuar ne prej gjithë mëkateve, ai do ti zgjasë gjithmonë dorën e tij dhe do të kapë besimtarin dyshues që kërkon ndihëm dhe mëshirën e tij.
Kjo është fjala e fundit për dyshimin tani, fjala mëshirë.
Kështu ju përgjigj Jezusi edhe Pjetrit.
Dhe kështu duhet të sillemi edhe ndaj njëri tjetrit, apo adoleshentëve që janë të turbulluar seksualisht, po kështu edhe kokave të mëdha të mbushura me dije, por edhe njerëzve të zakonshëm, të lodhur dhe të sëmurë. Të tregohemi të mëshirshëm.
Po kështu duhet të tregohemi të mëshirshëm edhe ndaj vetes sonë sa herë që besimi në fundoset ashtu si besimi i apostullit Pjetër. Mëshira e Perëndisë në Jezus Krishtin, arrin tek ata besimtarë dyshues që fundosen prej stuhive të jetës. Po kështu duhet të tregohemi të mëshirshëm edhe ne.