Fillojmë me një ngjarje të vërtetë lufte: Ishte një natë e errët, stuhia po frynte më shumë se çdo natë tjetër. Bora dhe lloha të priste fytyrën. Aq ftohtë ishte sa s’ mund të qëndroje jashtë. Ishte Krishtlindje, atë natë të gjithë ushtarët e asaj zone( Nju Xhersi) do të qëndronin brenda për të festuar, për tu çlodhur, apo argëtuar. Ata nuk donin që ndonjë ushtar të qëndronte rojë, dhe ishin të sigurt që në atë mot të keq nuk do të kalonte asnjë armik.
Ushtarët në Trenton ishin, ushtarë profesionistë nga Gjermania. Ata ishin në Trenton, atë vjeshtë të dimrit 1776 sepse kishin qenë në forcat britanike, dhe ishin punësuar për t’u bashkuar me forcat britanike dhe të shtypnin rebelimin e kolonëve të bezdisshëm amerikanë. The ushtarët gjermanë kishin fituar lehtësisht në përplasje të ndryshme me Amerikanët dhe ishin tallur me kolonët e papërgatitur. Trupat gjermane në Trenton nuk morën as mundimin për të ndërtuar fortifikime, apo të projektonin një vend të sigurt për bagazhet në rast sulmi. Ata menduan se mund të shkatërronin lehtësisht çdo amerikan që mund t’i sulmonte.
Sidomos atë natë, ishin të sigurt që nuk do të kishte sulme. Xhorxh Uashingtoni dhe njerëzit e tij, ishin në anën tjetër të lumit Dela-uer, dhe atje ishte vendi ku ata duhet të qëndronin. E kush ishte ai budalla që do të kalonte lumin në një natë dimri, në atë acar. Ishte e tmerrshme të qëndroje jashtë, e jo më të manovroje barkat mes ujërave në errësirë, që ishin edhe më të rrezikshme në copat e akullit që flluskonin mbi ujë. Edhe sikur të arrinin të dilnin në anën tjetër të lumit, duhet të ecnin rreth katërmbëdhjetë kilometra në atë mot të keq, për të arritur në Trenton. Por kjo ndodhi një natë, kur ushtarët gjermanë nuk menduan se do ju duhej të luftonin. Ata ia lejuan vetes dehjen dhe një festë deri në orët e para të mëngjesit.
Ata nuk e njihnin Xhorxh Uashingtonin. Ndërsa gjermanët po hanin si të babëzitur dhe kthenin shishet birrës dhe të rumit njëra pas tjetrës. Ata po bënin pikërisht atë gjë që Gjenerali Uashington kishte menduar, e ndërkohë që ata bënin këtë gjenerali u hodh në veprim. Ai dhe njerëzit e tij sfiduan të ftohtin e hidhur, hipën në barka, dhe u nisën përgjatë lumit gjarpërues. Shumë prej tyre nuk ishin veshur aq sa duhej për t’i bërë ballë të ftohtit. Por Uashingtoni vazhdoi t‘i inkurajonte ata, dhe të paktën në fund ata arritën në anën tjetër të lumit. Më pas bënë një marshim prej 14 kilometrash deri në Trenton.
Kur mbërritën, nata kishte kaluar, dhe u frikësuan duke menduar se kishin humbur kështu mundësinë për një sulm të befasishëm. Por shumë prej gjermanëve ishin ende në shtrat. Komandanti i tyre ishte bërë xurxull, nga pijet e natës së kaluar. Njerëzit e Uashingtonit, i nënshtruan gjermanët pas një përleshjeje dhe zunë më shumë se një mijë të burgosur. Kjo ishte një fitore e rëndësishme në luftën për pavarësinë amerikane.
Ky ishte një mësim që nuk do të harrohej sepse po të ishe ushtar, duhet të qëndroje i armatosur dhe gati. Nuk mjafton që të kesh pajisjet e duhura diku. Por duhet të pajisesh me ato armatime, që të jesh në gjendje t’i përdorësh. Një ushtar nuk mund të përgatitet vetëm për luftë në mot të ngrohtë, por duhet të jetë gati të luftojë edhe në kohë të ftohtë. Ky ishte çelësi për fitoren e amerikanëve mbi trupat gjermane në Trenton. Ky është po ashtu çelësi për fitoren në luftën tonë shpirtërore: ti duhet të armatosesh dhe të jesh gati për të luftuar në çfarëdolloj kohe dhe në çfarëdolloj kushtesh.
Gati për ditën e keqe
Te Efesianëve 6 Bibla i fton të gjithë njerëzit e Perëndisë të “fuqizohen në Zotin dhe në forcën e pushtetit të Tij”, dhe të kuptojnë se armiku më i keq nuk është asnjë person njerëzor, as ndonjë vend, por “forcat shpirtërore të të ligut.” të drejtuara prej Satanit. “Prandaj,” thuhet te Efesianëve 6:13, ” merreni të gjithë armatimin e Perëndisë, që të mund të rezistoni në ditën e mbrapshtë dhe të mbeteni më këmbë pasi të keni kryer çdo gjë.” Ti asnjëherë nuk e di se kur do të vijë ajo ditë e keqe. Ti asnjëherë nuk e di se kur do të duhet të luftosh. Ndaj armatosu dhe ji gati në çdo kohë për të luftuar Satanin.
Mos të të gjejë armiku në gjumë. Shkrimi thotë: “Le të mos flemë, pra, si të tjerët, por të rrimë zgjuar dhe të jemi të esëll.” (1 Thesalonikasve 5:6) Trupat gjermane kishin mjaft rezerva dhe përgatitje ushtarake. Edhe sikur të gjitha rezervat dhe përgatitjet e botës të kishin, nëse ushtarët janë duke fjetur pasi kanë pirë tërë natën, asgjë nuk do t’i ndihmojnë prej sulmeve të armikut. Po kështu, ne kemi plot rezerva që Zoti ka siguruar për ne, kemi mbrojtje dhe armë në gatishmërinë tonë, por armatimi i Perëndisë nuk i ndihmon njerëzit të cilët nuk janë duke veshur atë dhe ndërkohë po flenë gjumë. Satani mund vijë vjedhurazi, dhe beteja mund të shpërthejë në mënyrë të papritur. Bibla thotë: ” Ngul këmbë me kohë e pa kohë” (2 Timoteu 4:2) Ji gati çdo ditë, edhe në atë ditë kur e pret më pak sulmin, ji në gatishmëri, që nëse sulmon Satani, të mbrohesh.
Ndonjëherë e keqja vjen në formën e sëmundjes apo të paaftësisë fizike. Nëse ke menduar gjithmonë se do të qëndroje i shëndetshëm dhe nuk do ta përgatisje veten për këto gjëra, do të kapesh në befasi, dhe besimi yt do të dobësohet, ndërsa përkeqësohet shëndeti yt. Por nëse e armatos veten paraprakisht për të mësuar se çfarë thotë Bibla për vuajtjen, apo besimin në premtimet e Perëndisë, ti mund të qëndrosh i patundur.
Ndonjëherë e keqja vjen me anë të vdekjes së një njeriu të dashur. Nëse mendon gjithë kohës se këto gjëra nuk do të ndodhin asnjëherë ty, goditja do të jetë tepër e fuqishme për tu përballuar nga ty. Ti mund të dalësh kundër Perëndisë dhe të dorëzohesh në zemërimin dhe dëshpërimin e Satanit.
Por nëse, punët po të shkojnë mirë, dhe ti e beson Zotin si ngushëllimin e vetëm në jetë dhe në vdekje, dhe nëse vazhdon të forcosh besimin duke u përqendruar në fuqinë ringjallëse të Jezusit, atëherë ti do të jesh gati të mposhtësh Satanin kur vdekja të të afrohet ty.
Ndonjëherë dita e keqe vjen në formën e përndjekjes. Nëse mendon se askush nuk do të tallë bindjet e tua të krishtera, apo stilin e jetës tënde si i krishterë, nëse mendon se nuk do të humbisje asnjëherë punën, apo se nuk do të hasje vështirësi në ndjekjen e Jezusit, ti mund të kapesh në befasi, kur përndjekja të të godasë ty. Por nëse je përgatitur për këtë paraprakisht, duke ditur se kur bashkohesh me ushtrinë e Jezusit, do të jesh në shënjestër, atëherë do të veshësh armaturën dhe do t’i bësh ballë përndjekjes, pa e braktisur Perëndinë.
Ndonjëherë dita e keqe vjen në formën e tundimit për të mëkatuar. Ti mund të tundohesh të mashtrosh në klasë, apo të bësh para përmes dredhive, apo të bësh seks me dikë që nuk është partneri yt, apo të bësh thashetheme për të tjerët; tundimi mund të vijë në çdo formë. Por sido që të jetë, Satani sjell diçka që është kaq e ëmbël, kaq e këndshme, kaq e nevojshme për lumturinë tënde, sa që nëse nuk armatosesh paraprakisht për të kundërshtuar tundimin, do të biesh në mëkat.
Por nëse forcohesh përmes studimit të ligjit të Perëndisë në Bibël, dhe me anë të forcës së Frymës së Shenjtë brenda teje, atëherë nuk mund t’i thuash jo tundimit dhe të mposhtësh strategjinë e tij.
Ndonjëherë dita e keqe vjen në formën e gënjeshtrave për Perëndinë. Satani sulmon me të gjitha doktrinat e rreme, dhe teoritë mashtruese, dhe nëse nuk je mbrojtur prej njohjes së të vërtetës së Perëndisë, mund të biesh pre e gënjeshtrave të Satanit. Por nëse e njeh Biblën tënde, dhe mendja jote është veshur me të vërtetën e Krishtit, ti mund të kundërshtosh gënjeshtrat e Satanit.
Për t’i bërë ballë kësaj, duhet të jesh i përgatitur. Mos prit që të bëhesh gati kur të vijë sulmi; përgatitu për betejë para se ajo të afrohet. Ji gati për vuajtjen para se ajo të bjerë mbi ty. Ji gati për tragjedinë para se të ndodhë. Qëndro gati për tundimin para se ai të vijë. Qëndro gati për ndryshimet doktrinore para se ato të shfaqen. Vendos armaturën e plotë të Perëndisë para se Satani të të sulmojë ty.