Armatosur dhe gati

Print

Titulli: Armatosur dhe gati (pjesa 3)

Imagjino sikur po të sulmojnë disa forca të panjohura. Armët e vetme që ke janë një thikë kuzhine dhe një pushkë gjahu, për vrasjen e zogjve. Dhe i vetmi mjet që mund të përdorësh për t’ia mbathur është një makinë e vjetër. Ndërkohë që armiku yt ka mitraloz, granata, artileri dhe tanke. Kur të afrohet beteja nuk ke për të fituar nëse ke vetëm këto armë ndërsa armiku yt ka gjithë ato armë të fuqishme. Por tani mendo sikur të ofrohen armë me një fuqi të madhe si: bombarduesit  me manovra të shpejta, anije luftarake me predha, tanket më të mira, armatime trupore dhe trajnime për përdorimin e gjithë këtyre pajisjeve. Pas kësaj armët e tmerrshme të armikut nuk do të jenë të pamposhtshme.

Ushtarët e zgjuar pranojnë pajimet e Perëndisë dhe trajnimin e tij, për përdorimin e tyre. E kush do të zgjidhte të shkonte në luftë me makina të përdorura në vend që të shkonte me tanke? E kush do të kryente një sulm, i armatosur me thika kuzhine, dhe jo me predha luftarake? Nëse nuk përdor armatimin e  Perëndisë dhe armët e Tij, nëse e lufton Satanin i pa pajisur dhe i papërgatitur, ti nuk mund të fitosh. Por nëse përdor pajisjet e Perëndisë, kalon trajnimin e tij, dhe zbaton urdhrat, ti nuk mund të humbasësh.

Nëse përpiqemi ta luftojmë Satanin me armët njerëzore, nuk kemi shanse të luftojmë kundër armatimeve të tij. Por nëse përpiqemi me fuqinë e Perëndisë, me armatimin e Zotit, dhe me armët e Perëndisë, ne kemi përparësi mbi forcat e të ligut. I lidhur me Jezusin ti bëhesh pjesë e  ushtrisë më të përgatitur në botë, kundër forcave frymërore. Ti ke armatimin e plotë të Perëndisë, armatimin personal të Perëndisë, i gatshëm për të të mbrojtur ty prej armikut. Ti ke armët më të fuqishme që zotëron Zoti, për të sulmuar armikun dhe për ta zmbrapsur atë. Por nuk mjafton që vetëm t’i kesh ato armë. Por duhet që edhe t’i përdorësh. Duhet t’i veshësh ato dhe t’i përdorësh.

Viktimë apo fitimtar?

Ndërsa lufton, mos u shkurajo nëse beteja bëhet e ashpër, sidomos nëse has pengesa diku, apo merr plagë. Gëzohu që Zoti të ka besuar një mision ku luftimi është nga më të ashprit. Sa më i madh të jetë kundërshtimi me të cilin përballesh, aq më e madhe do të jetë fitorja. Sa më të këqija të jenë tundimet që duhet të kundërshtosh, aq më i madh është sulmi i Satanit kur ai shikon se ti po ia del mbanë.

Edhe atëherë kur dështon, mos harro se dështimi nuk është rezultati final. Mos harro se fitorja është e jotja. Satani mund të të plagosë, apo të të mbajë peng për një farë kohe, por ti qëndroji besnik Zotit. Mos lejo që Satani të të bëjë “lavash truri”, që ti të mendosh sikur Perëndia të ka braktisur. Ji mëse i bindur se Perëndia e ka fituar luftën, dhe varu plotësisht tek Ai, për shpëtimin. Ai nuk ka për të lënë mbrapa asnjë ushtar që e do Atë dhe është besnik ndaj Tij. Nëse i lutesh Atij dhe i kërkon falje dhe ndihmë, Zoti do të të shpëtojë, do të të shërojë, dhe do të të kthejë sërish në shërbim. Ndërkohë, rezultati i përgjithshëm i luftës është i sigurt. Një ushtar i zgjuar nuk i mban sytë vetëm tek suksesi apo dështimi i tij personal; ai shikon se si po ecën vendi dhe çështja e tij. Lajmi i mirë për ushtarët e krishterë është se Jezusi po fiton dhe çështja e Tij e ka të sigurt fitoren. Satani është i dënuar me humbje. Nëse pengesat individuale të shqetësojnë, kjo do të ndihmojë që të mbash mend pamjen e plotë, atë të fitores së sigurt.

Mos bjer pre e mendësisë së viktimës. Shumë njerëz të plagosur kthehen te Jezusi, dhe shkojnë në kishë për të gjetur shërim për dhimbjen e tyre apo për shpirtrat e rrëzuar, dhe kjo është diçka e mirë. Jezusi ofron shërim për shpirtrat e sëmurë prej mëkatit dhe njerëzit e dërmuar. Por pasi Ai të shëron, nuk të le në shtratin e spitalit. Jezusi të ngre në këmbë, të trajnon për betejë, të pajis me armatimin e plotë të Perëndisë, dhe të dërgon në mision për të bërë gjëra të mëdha për Të.

Kisha e Jezusit nuk është thjesht një spital për viktimat por një ushtri fitimtarësh. Mos ngec në gjendjen dhe mendësinë e pacientit të shtruar, që thotë se nuk bëhet më për ushtar.

Çdo forcë ushtarake ka njësi mjekësore për të plagosurit, por njëherazi ka edhe njësi luftarake për të plagosurit, dhe njësitë luftarake do të ishte mirë të ishin më të mëdha se ato mjekësore. Një forcë ushtarake hyn në telashe të mëdha nëse të dobëtit dhe të plagosurit ia kalojnë numrit të atyre që janë në gjendje detyre dhe të gatshëm për të luftuar. Nëse çdonjëri mbetet i sëmurë si gjithmonë, duhet të vrasësh mendjen a e dinë mjekët se çfarë po bëjnë, apo jo. Nëse oficerët janë të kënaqur që të kenë tërë pacientët e sëmurë dhe asnjë trupë vepruese, atëherë duhet vënë në dyshim aftësia e këtyre oficerëve për të drejtuar.

Kisha është ushtria e Perëndisë dhe, shumica e kishës duhet të jetë e fortë dhe e gatshme për të luftuar, e të mos qëndrojë shtrirë si e dobët dhe e pashpresë, duke u varur tek ndihma e pastorëve ditë pas dite, për mbijetesën e tyre. Mund të ketë pasur një kohë kur disa kisha, nxitoheshin duke i shmangur mëkatarët, apo ia mbyllnin derën të plagosurve të tyre, por shumë kisha sot kanë kaluar në ekstremin tjetër, duke e pranuar si normale atë situatë në të cilën njerëzit e kishës mbeten të thyer, të mjerueshëm, viktima jofunksionale të mëkatit për vite me radhë. Pak besimtarë janë të fortë në Zotin, apo që ia shtien frikën forcave të Satanit. Ja kjo ndodh kur motoja e kishës kryesisht është: “gjej një të sëmurë dhe shëroje” në vend që të jetë” gjej një fortesë të Satanit dhe pushtoje.”

Sigurisht që kisha nuk duhet të gjuajë anëtarët e saj të plagosur. Ajo duhet t’i shërbejë të lënduarve. Mëkatarët duhet të restaurohen butësisht, dhe dyshuesit të marrin inkurajim. Por ata nuk duhet të mbeten në të njëjtën gjendje të mjerueshme. Ata duhet të bëhen të shëndetshëm, të fortë, dhe të gatshëm për të kapur armët shpirtërore në misionin e Zotit. Nëse një kishë krenohet me dhembshurinë dhe pranimin, por nuk bën thirrje për transformim jetësh , apo për t’i drejtuar njerëzit në marshim në ushtrinë e Krishtit, kisha mund të përfundojë plot me njerëz të cilët janë kryesisht mëkatarë dhe pak të shenjtë, por më shumë njerëz dyshues dhe që kanë pak besim. Kisha bëhet si një ushtri ku çdokush është në spital dhe pothuajse askush nuk po lufton kundër armikut. Një kishë që ka vetëm terapi, por jo ushtri, duhet të ripërtërijë identitetin e saj si ushtri e Krishtit. Një person i cili është gjithmonë në ushtrinë e keqardhjes dhe asnjëherë në një palë lufte, gjithmonë shëndetlig, dhe asnjëherë një luftëtar, duhet të shkundë mentalitetin e viktimës, të kapet pas forcës së Jezusit, të vendosë armatimin e plotë të Perëndisë, dhe të mësojë të qëndrojë i vendosur.

Natën që Xhorxh Uashingtoni dhe trupat e tij kapërcyen lumin e ngrirë Delauer dhe marshuan në Trenton, shumë burra lanë gjurmë gjaku në dëborë, prej këmbëve të lënduara dhe prej plagëve. Ata mund të uleshin diku dhe t’u vinte keq për veten e tyre, por në vend të kësaj ata sulmuan armikun. Ata ishin në palën e luftës, dhe me palën që ndiente keqardhje për veten. Ata u fokusuan më shumë tek misioni i tyre se sa tek plagët, ata fokusohen më shumë tek urdhrat e gjeneralit, se sa tek moti i acartë, dhe ata fokusohen tek rëndësia e qëllimit të tyre se sa tek fuqia e armikut të tyre. Nëse ata patriotë do të qëndronin në vend me mendësinë e viktimës, lufta do të konsiderohej e humbur. Por ata ishin të përgatitur për të luftuar nën të gjitha rrethanat, ata i vunë në punë armët e tyre, dhe patën një fitore të madhe.

Jezusi nuk premton një fitore pa telashe, por premton fitoren. Kur ti e përkushton veten në shërbim të Tij, do të mahnitesh se çfarë mund të bësh në fuqinë e tij. Ti mund t’i thuash vetes, “Unë nuk mendova që e kisha këtë fuqi brenda meje!”-dhe ti nuk e ke atë brenda vetes derisa Fryma e Shenjtë të banojë në ty. Pasi fuqia e Perëndisë së plotfuqishëm është në ty, pasi ke veshur armatimin e Tij dhe mban në dorë armët , atëherë nuk ka fjalë për të përshkruar veprat heroike që mund të bësh në shërbim të Tij. Ti nuk do të arrish këto gjëra, duke qenë një ushtar dembel, një ushtar vere, nga ata që nuk kanë provuar si është të luftosh në dimër, apo që luajnë rolin e viktimës me keqardhjen për veten. Por nëse e pranon Jezusin, armatimin dhe trajnimin e Tij, ti do të armatosesh dhe do të jesh gati për ditën e keqe, dhe do të jesh ndër ata heronj të besimit që marrin pjesë në vuajtjet dhe lavdinë e Krishtit.