Arsyet e duhura pse të bëjmë mirë!

Print

Titulli: Arsyet e duhura pse të bëjmë mirë! (pjesa 2)

Folëm pak herën e kaluar për arsyet e duhura pse duhet të bëjmë mirë. Folëm për tre tipat e njerëzve që na rrethojnë dhe tani do të ndalemi në dy çështje të tjera.

  1. “Prandaj”

Le të mundohemi ta qartësojmë edhe më shumë identitetin tonë. Për këtë do të ndalemi në një fjalë mjaft të rëndësishme. Ne shpesh e anashkalojmë atë, sepse është vetëm një fjalë. Kjo është fjala “prandaj”. “Prandaj” është një nga ato fjalët lidhëse që ne shpesh i kalojmë pa vënë re.

Por nuk duhet ta kalojmë këtë fjalë sepse është shumë e rëndësishme. Ajo është një fjalë që bën lidhjen mes asaj që ka ndodhur më parë dhe asaj që ndodh më pas.

“Kjo” ndodhi si rezultat i “kësaj”. Prandaj do të thotë se një sërë gjërash ndodhën si rezultat i veprimeve të mëparshme. Më lejoni t’ju sjell disa shembuj:

  • Ne kishim festë në familje mbrëmë, sepse njëri nga djemtë e mi kishte ditëlindjen, ne gëzohemi sepse ai rritet i shëndetshëm dhe gëzon një jetë të mirë edhe këtë vit. Perëndia është Ai qe kujdeset për të, dhe ia shton ditët jetës së tij, prandaj ne festuam mbrëmë.
  • Ndoshta ti ke përjetuar shërim në jetën tënde, pas një operacioni të rëndë, prandaj sot je më shumë mirënjohës se kurrë më parë, për jetën që ke.

Më kupton se çfarë dua të them?

Fjala “prandaj” është një fjalë e rëndësishme edhe në Bibël. Faktikisht kjo fjalë përfshin motivimin e vërtetë për të bërë jetën që e nderon Perëndinë. Neve nuk jemi thirrur t’i bindemi ligjit të Perëndisë, apo ta duam Atë, e ti shërbejmë të tjerëve që të tërheqim vëmendjen e Perëndisë, apo që t’i bëjmë përshtypje Perëndisë, apo që të fitojmë dashurinë e Tij, apo që kështu të arrijmë shpëtimin tonë.

A ka arsye më të mirë për të festuar se sa fakti që kemi një vit më shumë jetë në jetën tonë!

Unë e dua Perëndinë, jo që Ai të më dojë me të njëjtën dashuri; por unë e dua Perëndinë, sepse Ai më deshi i pari!

Ky është motivi që apostulli Pal na jep, për ta jetuar jetën tonë. Në kapitullin e dytë të letrës së Efesianëve, thelbi i tij është: ju ishit të vdekur në mëkate, por tani jeni shpëtuar me anë të hirit, përmes besimit, prandaj jetoni jetën duke bërë mirë. Shpëtimi me anë të hirit, ka këtë reagim, të jetuarit mirë, në mirënjohje ndaj Perëndisë.

Ai do ta bëjë këtë pak më vonë në një letër tjetër.

Pasi ai kalon tre kapitujt e parë duke shpjeguar se si Perëndia do ta shpëtojë atë me anë të hirit të Tij, ai vazhdon në kapitullin katër duke thënë se për shkak të kësaj, jeto një jetë të denjë sipas thirrjes që ke marrë. Ai e thotë këtë edhe në letrën drejtuar Romakëve. Ai përdor nëntë kapitujt e parë për të folur rreth pushtetit të hirit të Perëndisë, i cili pranon mëkatarët e padenjë, dhe më pas në kapitullin 12 fillon duke thënë: “Prandaj” paraqiteni trupin tuaj si fli të gjallë.

Në kapitullin e mrekullueshëm të 1 Korintasve 15, Pali flet për shpresën e madhe dhe ngushëlluese, kur Krishti të kthehet sërish. Dhe më pas ai e mbyll duke thënë,”prandaj” jepeni nga vetja juaj, angazhohuni në punën e Zotit.

Të jetuarit e një jete të mirë, bërja e së mirës, nuk është një marrëveshje biznesi me Perëndinë. Kjo nuk është një përpjekje për të fituar favorin e Tij, as për t’i bërë përshtypje Atij. Kjo nuk i ngjan as nënshkrimit të një marrëveshjeje pune,”nëse unë të bëj këtë, Ti Perëndi do të bësh atë.”

Ky veprim vjen si një mirënjohje e thjeshtë, për të treguar se cilët jemi bërë përmes hirit të Perëndisë.

Kjo ishte shprehur shumë mirë në një prej lutjeve në kishën time disa javë më parë.

Ne po luteshim për faljen e mëkateve tona dhe ndërsa luteshim i kërkuam Perëndisë të na lajë e të na pastrojnë tërë mëkatet tona me gjakun e Krishtit dhe, më pas e mbyllëm lutjen me fjalët: “Dhe ne të duam Ty.”

Po, kjo është lutja që duhet të bëjmë! Ne e duam Perëndinë, jo me qëllim që të marrim falje por sepse tashmë kemi marrë faljen e Tij!

Supozoni se unë jam një fëmijë, dhe mundohem të rritem, përmes zgjedhjeve që bëj, mënyrës se si jetoj dhe motivet që duhet të kem. Dhe gjatë procesit, kam bërë një bisedë me babain tim në lidhje me këtë.

Një bisedë të ngjashme kam bërë me babain tim. Nuk mund të kujtoj shumë mirë gjithë bisedën që bëra me të, por ishte pak a shumë kjo, e njëjta që unë ua përsëris tre fëmijëve të mi të cilët janë rritur tani.

Babai më thoshte kur isha i vogël se: “duhet të bëhesh djalë i mirë, njeri i mirë dhe qytetar i mirë.”

Pas kësaj unë e pyesja për tu siguruar: “A duhet ta bëj patjetër?” “Po”, thoshte ai. E më pas unë e pyesja, “Po përse, përse duhet të shqetësohem që të jem një person i mirë?”

Dhe më pas babai ulej pranë meje dhe thoshte: “Berti, ti nuk duhet të jesh i mirë, që Perëndia të të dojë më shumë; dhe ti nuk duhet të jesh shumë i mirë që Perëndia të të verë re; apo që kështu të mund t’i bësh përshtypje Perëndisë”. Dhe më pas, babai afrohej pranë meje dhe më thoshte: “Berti ti je besimtar i pagëzuar; ti duhet të jetosh gjithmonë si një djalë i pagëzuar. Perëndia të është afruar përmes dashurisë së Tij, në Jezus Krishtin; Ai të ka bërë ky që je sot. Jeto kështu. Jeto si një njeri që është birësuar prej Perëndisë, përmes Jezus Krishtit.”

Ndoshta ai nuk më është shprehur pikërisht në këto fjalë, por mesazhi prej prindërve të mi ishte shumë i qartë, ne jetojmë si njerëz të mirë, për shkak se i përkasim Perëndisë.

Perëndia na ka shpëtuar, prandaj i shërbejmë!

Dhe është e vërtetë, se njerëzit mund të presin një standard të lartë sjelljeje prej atyre që thonë se janë të krishterë.

Por ndërkohë ne jemi njerëz si gjithë të tjerët. Dhe ne kemi dobësitë tona personale që sërish sillen rrotull nesh. Po kështu ne kemi dështimet tona, dhe ndonjëherë këto janë shumë të dukshme. Por thellë brenda zemrave tona, kemi një falënderim mirënjohës për Perëndinë dhe hirin e Tij shpëtues.

Dhe ky falënderim është motivuesi për të jetuar një jetë të mirë.

Një dokument historik, i cili mëson bindjet e kishës së Krishterë, të quajtur Katekizmi i Heidelbergut, i cili e shpreh me shumë përpikëri këtë çështje. Në një pjesë të tij shkruhen fjalët:

Ne jemi çliruar prej

Mjerimit tonë

Me anë të hirit të Perëndisë përmes Krishtit,
dhe jo sepse ne e kemi fituar vetë:
atëherë përse duhet sërish të jemi të mirë?

Dhe më pas jep përgjigjen për këtë pyetje dhe thotë:

Që të jemi të qartë, Krishti na ka shpenguar përmes gjakut të Tij.

Ne bëjmë mirë sepse Krishti përmes Frymës së Tij po na përtërin për të na bërë si vetja,
kështu që t’i jemi mirënjohës Perëndisë me gjithë jetën tonë, dhe për atë që Ai ke bërë për ne,
dhe që Ai të mund të përlëvdohet përmes nesh.

Dhe ne bëjmë të mirën, që të sigurohemi se besimi ynë ka fryte.
Dhe që përmes të jetuarit tonë të perëndishëm të mund të fitojmë fqinjët tanë në Krishtin.

(Heidelberg Catechism, Lord’s Day 32, Q/A 86)

  1. PËRFUNDIMI

Llojd Dagllas (Lloyd Douglas) është një shkrimtar shumë i mirë. Ai ka shkruar librin “Obsesioni madhështor” (Magnificent Obsession). Kjo është një histori rreth një djaloshi me emrin Robert Merrik (Robert Merrick). Ai është djalë i ri; është i pasur; është i dehur; dhe jeta është një lojë për të, një lojë ku ai mund të përdorë njerëzit dhe t’i hedhë tutje pastaj. Është një lojë ku ai mund të luajë me lodrat e tij në botën e tij, të përqendruar te vetvetja. Dhe më pas ndodh diçka e çuditshme teksa ai qëndron në jahtin e vet: një erë e fortë fillon gjatë lundrimit dhe Merriku bie në det, pa ndjenja.

Më vonë dikush e kishte shpëtuar, por ishte thuajse i mbaruar. Në të njëjtën kohë, në anën tjetër të plazhit, mbytet në një aksident të çuditshëm, një mjek me famë botërore, një njeri shumë i përkushtuar në shpëtimin e jetëve njerëzore.

Djaloshi Merrik gjendet shtrirë në spital. Ai i ka sytë mbyllur dhe të gjithë mendojnë se është pa ndjenja.

Dy infermiere qëndrojnë pranë tij, dhe njëra prej tyre tund kokën duke thënë: “Çfarë tragjedie! Vdiq një njeri, i cili shpëtonte jetë njerëzish dhe, jeton një djalosh që nuk i ka bërë mirë askujt në jetë dhe, nuk ka shpëtuar qoftë edhe një jetë të vetme!”

Merriku e dëgjon pa dashje këtë koment, dhe e di se është e vërtetë. Ai është gjallë, por nuk e ka jetuar jetën asnjëherë me të vërtetë. Ai ka shpëtuar, por për çfarë arsye?!

Dhe në atë moment, në atë gjykim të menjëhershëm, Merrikut i vjen një “obsesion madhështor”. Ai shkon në universitet dhe diplomohet për mjekësi. Ai zë vendin e doktorit dhe fillon të shpëtojë jetë njerëzish, duke filluar të jetojë jetën me të vërtetë.

Një obsesion madhështor – një qëllim, për të cilin ia vlen të jetosh dhe të vdesësh! Kjo është ideja e shkëlqyer e një personi i cili e di dhe është jashtëzakonisht mirënjohës për faktin se është shpëtuar përmes hirit të Perëndisë! Cili je ti? Dhe cila është arsyeja që ti je këtu? A e di arsyen? Dhe a i jep kjo formë mënyrës se si ti e jeton jetën?