Pak pasi Pilati i tha Jezusit, “Mbretëria ime nuk është e kësaj bote,” ai i tha guvernatorit, ” Jezusi u përgjigj: “Ti nuk do të kishe asnjë pushtet përmbi mua, po të mos të qe dhënë prej së larti; ” (Gjoni 19:11) Perëndia i qiellit, bir i të cilit është Jezusi, dhe qoi jep autoritet Jezusit, është i njëjti Perëndi që e aftësoi Pilatin të ishte guvernator.
Për çdo vendim që Pilati merrte si guvernator, ai do ti përgjigjej Zotit, i cili i dha atij atë juridiksion. Në të vërtetë, çdo zyrtar qeveritar, duhet t’i llapë llogari Zotit për mënyrën se si ai e menaxhon juridiksionin e dhënë prej Perëndisë.
Kjo është e vërtetë jo vetëm për drejtuesit, por edhe për secilin prej nesh, dhe zonën tonë të ndikimit. Çdo njërit prej nesh i është dhënë një masë pushteti nga lart, pak juridiksion dhe, ne jemi përgjegjës ndaj Perëndisë për mënyrën si e menaxhojmë pushtetin tonë në sfera të ndryshme. Politikanët kanë pushtet mbi qytetarët. Pastorët kanë pushtet mbi bashkësitë. Prindërit kanë pushtet mbi fëmijët. Mësuesit kanë pushtet mbi studentët. Shefat kanë pushtet mbi punonjësit e tyre. Artistët kanë pushtet mbi imagjinatën. Pushtetet tona në këto sfera të ndryshme apo juridiksione vijnë prej Perëndisë dhe janë nën autoritetin e Jezusit. Ne duhet ta nderojmë Atë në gjithçka që bëjmë, dhe të mos ndeshemi me sovranitetin e Tij. Ne i menaxhojmë pushtetet tona si duhet vetëm kur jemi në një linjë me të vërtetën që Jezusi na ka zbuluar.
Çfarë është e vërteta?
Pilati nuk donte të përballej me të vërtetën. Ai nuk donte të dinte të vërtetën për Perëndinë. Ai nuk donte që karakteri dhe vendimet e tij të krahasoheshin me të vërtetën e Krishtit. Kur Jezusi tha, “çdo njeri që është në krah të së vërtetës më dëgjon mua”, Pilati ndaloi së dëgjuari. “Çfarë është e vërteta?” pyeti Pilati. Pastaj doli nga dera pa pritur për përgjigjen.
Shumë politikanë nuk janë shumë të lumtur që veprimet e tyre duhet të krahasohen me të vërtetën e Perëndisë. Zhan Krej-tje (Jean Chretien) ishte krye ministër i Kanadasë për dhjetë vite, derisa e hoqën në vitin 2003. Ai njihej si katolik. Por Zoti Krej-tje shkeli të vërtetën biblike dhe mësimet e kishës duke themeluar abortin dhe duke nxitur qeverinë për miratimin martesës brenda gjinisë. Një peshkop pasi dëgjoni fjalët e tij tha “ai nuk kupton se çfarë do të thotë të jesh një katolik i mirë.” Dhe pastaj shtoi “se ai rrezikon shpëtimin e përjetshëm.” Ekspertët e Medias u sollën mizorisht. Po kështu edhe kabineti i Krej-tje-s.
Ministrja e Trashëgimisë, Shejla Kops, reagoi vrullshëm ndaj pohimit të peshkopit. Ajo pohoi se, “Kjo nuk është diçka që duhet sjellë në arenën politike. Çdo kanadez, pavarësisht besimit të tyre, duhet të pajtojë bindjet me Perëndinë e tyre, me Allahun e tyre, apo liderin e tyre, kjo është arsyeja përse ne jetojmë në një vend që i ndan pikëpamjet fetare prej pikëpamjeve qeveritare.” Kjo është një mënyrë e gjatë për tu tallur e për të thënë: “Çfarë është e vërteta?”.
Por Z. Krejtje, peshkopi si edhe paria e Kanadasë nuk do të përgjigjen para drejtuesit të tyre apo zotit të tyre. Ata do ti japin llogari Mbretit Jezus, të Cilin disa prej tyre pohojnë se besojnë, por të vërtetën e të Cilit ata zgjedhin ta shpërfillin në vendim marrjen e tyre.
Shumë njerëz në SH.B.A kanë të njëjtën qasje. Adam Kirsh, që shkruan për “Nju Jork San”(Neë York Sun), thotë se teologjia është tani thjesht ide e vjetruar apo një çudi akademike dhe shpërfillet plotësisht në marrëdhëniet praktike. “Ky është një rast për tu festuar,” thotë ai. ” Laicizmi ynë parimor është pjesë e asaj që e bën Amerikën shpresën e botës.” Ai pohim është marrëzi për të paktën dy arsye. Së pari, Amerika nuk është shpresa e botës, dhe asnjë vend tjetër, apo sistem politik nuk është shpresa e botës. Jezusi është shpresa e botës. Gabimi i dytë i Kirsh është lavdërimi që i bën ai Laicizmi. Nëse Amerika është e mirë në ndonjë mënyrë, apo përfituese, përfitimi nuk vjen prej Laicizmi.
E vërteta rreth Laicizmit?
Çfarë është Laicizmi? Laicizëm do të thotë të mendosh dhe të veprosh sikur Perëndia të mos llogaritet fare, sikur Jezusi nuk është mbreti i asgjëje, sikur autoriteti suprem është një politikan.
Laicizmi prodhoi mbretërimin e terrorit gjatë revolucionit francez. Laicizmi prodhoi mizoritë e komunizmit nën Leninin dhe Stalinin. Laicizmi prodhoi regjimin nazist të Adolf Hilterit. Laicizmi solli gjakderdhjet e Kinës nën Mao ce Dunin. Laicizmi prodhoi diktaturën socialiste të Sadam Hysenit, i cili i jepte premtime boshe Islamit por ngrinte lart laicizmin dhe e bazonte politikën e tij shtetërore dhe kultin e personalitetit tek diktatura laike e Stalinit.
Nocioni se laicizmi mund të shpëtojë botën ka shkatërruar jetë të panumërta.
Ndonjëherë bota laike, mund të përdoret në një kuptim më të kufizuar dhe më të shëndetshëm për të thënë se institucionet zyrtare apo qeveria civile janë të ndara prej institucioneve zyrtare të kishës.
Predikuesit kanë zonën e tyre të përgjegjësisë nën Perëndinë, politikanët kanë zonën e tyre të përgjegjësisë, dhe njëri nuk duhet të përpiqte të dominojë tjetrin. Në vitin 1700, një predikues i njohur holandez me emrin Vilhelm Brakel shkroi,
Meqenëse vetëm Zoti Jezus është mbret, gjithçka duhet të ndodhë në përputhje të plotë me drejtimin e Krishtit. Ai dëshiron që kisha të jetë gjithmonë e ndarë prej shtetit, dhe se kisha do të drejtohet prej autoriteteve drejtuese sikurse qeveriset shteti prej autoriteteve civile.
Kisha nuk duhet të dalë mbi shtetin dhe shteti nuk duhet të dalë mbi kishën, por secili duhet të drejtojë në zonën e tij. Kështu shteti dhe kisha janë plotësisht të ndarë nga njëri- tjetri. Kështu pra çdo njeri duhet të funksionojë brenda sferës së tij.
Pastor Brakel shkroi këtë një shekull para se Tomas Xheferson të shkruante për ndarjen mes kishës dhe shtetit. Qeveria duhet të jetë laike në kuptimin që ajo nuk duhet të jetë një krah i kishës. Detyra e qeverisë dhe sfera e përgjegjësisë është të themelojë thjesht një rend civil, dhe mos të predikojë ungjillin apo të përcaktojë doktrinën e shëndoshë.
Politikanët dhe pastorët kanë thirrje të ndryshme. Asnjëri nuk mund të diktojë punën e tjetrit, por të dy do t’i japin llogari mbretit Jezus se si e kanë kryer detyrën e tyre. Unë si predikues, i jap llogari Jezusit, po ashtu çdo politikan do t’i japë llogari Jezusit.
Një qeveri që është laike, në një mënyrë të shëndetshme, nuk përpiqet të jetë një kishë, sepse ajo nuk drejtohet prej zyrtarëve kishtarë, dhe kjo nuk e kontrollon kishën. Por shumë qeveri moderne nuk janë thjesht laike për faktin se shohin punën e tyre dhe nuk ndërhyjnë në punët e kishës. Ata përqafojnë laicizmin. Këto qeveri operojnë sikur të mos i japin llogari asnjë autoriteti më të lartë, madje as Perëndisë. Ata nuk duan të të ndajnë kishën nga shteti. Ata duan të ndajnë qeverinë nga Perëndia. Ata duan t’i bëjnë drejtuesit njerëzorë, autoritetin më të lartë, pa e ditur se ata janë nën autoritetin e Perëndisë dhe do t’i përgjigjen Atij.
Por kaq kishim përgatitur për sot.