Bërësi i mrekullive

Print

Titulli: Bërësi i mrekullive (pjesa 2)

Kjo është e vërteta, por asokohe jo të gjithë i besuan kësaj dhe ende sot, jo të  gjithë i besojnë kësaj. Disa njerëz nuk i kushtojnë shumë vëmendje Jezusit as nuk shohin diçka të veçantë tek ai. Të tjerët, sikurse janë dëshmitarët e Jehovait apo besime të tjera e mendojnë Jezusin si një njeri të veçantë  por nuk mendojnë se Ai është Perëndia. Me sa duket edhe disa të krishterë mund ta shohin Jezusin si një njeri të madh dhe një shembull madhështor, por nuk mund të presin që Jezusi të jetë Perëndi. Nëse ti je një prej atyre që nuk e shohin Jezusin si Perëndi, ose nëse dëgjon nga të tjerët që mendojnë se Ai është Zot, vazhdo dëgjoi. Ne sot do të shohim se si veprat e Jezusit tregojnë se Ai është Perëndi. Jezusi dukej thjesht si një njeri i përsosur, por ai fliste si Perëndia dhe vepronte si Perëndi. Fjalët që ai foli dhe mrekullitë që bëri, tregojnë se Ai është Perëndi dhe njeri në të njëjtën kohë.

Fjalët e Tij dallonin prej autoritetit hyjnor dhe veprat e tij shkëlqenin me fuqi hyjnore. Le ti hedhim një sy më nga afër, fillimisht fjalëve të Tij, pastaj veprave të Tij. Vetëm pas një çasti muzikor.

Të flasësh si Perëndia

Kishte diçka të veçantë në fjalët e Jezusit, për atë që Ai tha, mënyra si e tha dhe, ndikimi që pati te dëgjuesit e tij. Jezusi fliste me zgjuarsi, por thjeshtësi në të njëjtën kohë. Ai kishte njohuri të papara në të vërtetat e mëdha, megjithatë Ai mund t’i komunikonte këto të vërteta me fjalë të thjeshta, dhe me anë të historive të paharrueshme. Kur ekspertët tepër të lartë, u munduan ta vinin në dyshim atë dhe t’i ngrinin një kurth duke i thënë budallallëqe, ai kishte gjithmonë një përgjigje të përsosur.

Njerëzit më të zgjuar në botë nuk mund t’ia hidhnin Atij, njëherazi njerëzit më të thjeshtë mund të fitonin shumë prej mësimeve të Tij. Shkëlqimi i thjeshtë i Jezusit i la njerëzit me gisht në gojë. Edhe ata që nuk e pëlqenin Atë, e gjetën veten duke bërë pyetjen: “Si i ditka ky shkronjat, pa pasur studiuar?” (Gjoni 7:15)

Sa herë që Jezusi fliste, njerëzit çuditeshin prej intelektit dhe zbulesave të Tij; ata ishin njëherazi të mahnitur prej autoritetit të plotë me të cilin Ai fliste. Ai nuk ishte si mësuesit e tjerë të cilët debatonin vazhdimisht, pikë për pikë fenë. Ata njerëz folën si specialistë dhe studiues. Dikush i përkufizoi studiuesit si njerëz të cilët mësojnë më shumë e më shumë nga çdo gjë derisa nuk i ngel asgjë pa studiuar, dhe i dinë të gjitha, por  pothuajse asgjë. Sipas këtij përkufizimi, mësuesit e fetarë në kohën e Jezusit ishin me të vërtetë studiues. Ata ishin të specializuar në gjëra të vogla, pothuajse për gjithçka dhe pothuajse për asgjë. Ata nuk panë panoramën e gjerë dhe kur ata folën, nuk kishin asnjë shenjë të vërtetë autoriteti. Nëse dëshironin një provë në atë pikë, ata zakonisht thjesht mblidhnin citime të skolarëve të tjerë.

Sa ndryshe ishte kur fliste Jezusi! Bibla thotë se kur Jezusi mbaroi predikimin e tij në mal, ” turmat mbetën të habitura nga doktrina e Tij, sepse Ai i mësonte, si një që ka autoritet dhe jo si skribët. ” (Mateu 7:29) Jezusi nuk e bazoi mësimin e Tij në opinionin e skolarëve; Ai bëri krejt të kundërtën. ” E keni dëgjuar të thuhet [prej ekspertëve],” Jezusi do të thoshte teksa prezantoi një temë, “por unë ju them” dhe më pas, në autoritetin e Tij, Ai do të deklaronte të vërtetën për këtë çështje. Vazhdimisht Jezusi kundërshtonte, opinionet dominuese dhe deklaroi atë që Perëndia po thoshte në të vërtetë. Teksa Jezusi predikoi, predikimin në mal, zëri i Tij kishte po aq autoritet si zëri që gjëmonte në malin Sinai. Ai ishte zëri i Perëndisë.

Mësimi i mrekullueshëm i Jezusit dhe ndjenja e Tij e autoritetit  ishin mjaftueshëm për të çuditur edhe ata që nuk dinin se çfarë të bënin me të. Një herë njëri prej krye priftërinjve dërgoi disa roje të sigurisë për ta arrestuar Jezusin ndërsa Ai fliste në tempull. Por rojet, ata njerëz të fortë, zbatues të ligjit, u çuditën prej urtësisë së Jezusit dhe autoritetit të Tij dhe, atyre nuk u bënte zemra ta arrestonin. “Në fund” thotë Bibla,” Atëherë rojet u kthyen te krerët e priftërinjve dhe te farisenjtë, dhe këta u thanë atyre: “Pse nuk e sollët?”.

Rojet u përgjigjen: “Asnjeri nuk ka folur kurrë si ai njeri” (Gjoni 7:45-46).

Asnjeri nuk kishte folur më parë si Jezusi apo të thoshte gjërat që Jezusi tha. Një herë Jezusi po hante darkë në shtëpinë e një njeriu fetar kur një grua, që kishte jetuar një jetë mëkatare  hyri në shtëpi. Jezusi i tha asaj “Mëkatet të janë falur.” Miqtë e tjerë në shtëpi u tronditën. Ata thanë mes tyre: ” Po kush qenka ky që po falka edhe mëkatet?” (Shiko Luka 7:36-50)

Pyetje me vend! “Kush është ky që fal edhe mëkatet?” Asnjë qenie njerëzore nuk mund të falë mëkatet e kryera kundër njerëzve të tjerë. Po atëherë kush ishte Jezusi? Vetëm pas pak.

Kjo grua mëkatare me shumë mundësi kishte shkatërruar shumë familje me imoralitetin e saj. Ajo mund të ketë kaluar sëmundje seksualisht të transmetueshme. Nëse ajo kishte fëmijë, ata pa dyshim ishin dëmtuar prej sjelljes së saj të keqe. Por ç’i duhej Krishtit sa martesa kishte shkatërruar ajo, sa burra kishte infektuar, sa fëmijë kishte shpërfillur, apo kë tjetër që kishte lënduar? Nëse ajo nuk i kishte bërë asnjë të keqe Jezusit, atëherë Ai nuk kishte pse ta falte atë. Si mund të thoshte ai: “Mëkatet e tua janë falur”? Ai nuk mund ta bënte këtë, po të mos ishte personi i fyer në këtë mes, po të mos ishte Ai vetë Perëndia, ligji i të Cilit ishte thyer, dhe dashuria e të Cilit lëndohet prej çdo mëkati. Fjalët e Jezusit për faljen ishin Fjalë që vetëm Perëndia mund t’i fliste.

Jezusi vinte rrotull duke thënë se ishte Perëndia. Autoriteti i Tij hyjnor nënkuptohej në tërë fjalët e Tij, po ashtu Jezusi e thoshte shkoqur se Ai ishte Perëndia. Jezusi u tha miqve të tij ” Kush më ka parë mua, ka parë Atin” (Gjoni 14:9) Ai u tha armiqve të tij: “Unë dhe Ati jemi një.” (Gjoni 10:30) Si tha kështu, armiqtë e tij morën gurë për ta vrarë, duke u ankuar se ishte duke bërë blasfemi, “sepse ti, duke qenë njeri, e bën veten Perëndi.”(Gjoni 10:33) Këta njerëz e kishin gabim që nuk besonin në Jezusin, por ishin mëse të bindur se Ai po pohonte hapur se ishte Perëndia.

Kështu, arsyeja e parë përse duhet të besojmë se Jezusi është Perëndi, është thjesht se Ai thotë kështu! Fjalët e tij-zbulesat e Tij mbinjerëzore, autoriteti i Tij mahnitës, pohimet e Tij mahnitëse për të falur mëkatet dhe për të qenë një me Perëndinë, mjaftojnë për të bindur këdo që ka veshë për të dëgjuar.

Të veprosh si Perëndi

Po sikur njerëzit të mos duan të dëgjojnë?

Po sytë për çfarë janë? Edhe sikur të mos dëgjosh, ke mundësi të shikosh. Nëse shpirti yt është tepër i shurdhër për të dëgjuar zërin e Perëndisë në Fjalët e Jezusit, ti gjithsesi mund të shohësh dorën e Perëndisë në veprat e Jezusit. Jezusi nuk foli thjesht si Perëndi; Ai veproi si Perëndi.

Jezusi u tha miqve të Tij, ” edhe po të mos më besoni mua, u besoni të paktën veprave, që të njihni e të besoni se Ati është në mua dhe unë në atë’.” Jezusi u tha pak a shumë të njëjtën gjë armiqve të tij: “pse më akuzoni për blasfemi, sepse ju thashë, ‘unë jam biri i Perëndisë? … edhe po të mos më besoni mua, u besoni të paktën veprave, që të njihni e të besoni se Ati është në mua dhe unë në atë ” (Gjoni 10:36-38)