Besimi përballë fakteve

Print

Titulli: Besimi përballë fakteve (pjesa 1)

Habakuku 3: 16-19

16 Kam dëgjuar dhe të përbrendshmet e mia u drodhën dhe buzët e mia u drodhën në atë zë; një krimb hyri në kockat e mia dhe një frikë e madhe më pushtoi përbrenda. Megjithatë do të rri i qetë ditën e fatkeqësisë, që do t’i vijë popullit që e mësyn.

17  Ndonëse fiku nuk do të lulëzojë dhe nuk do të ketë asnjë fryt te hardhitë, ndonëse punimi i ullirit do të jetë zhgënjyes dhe arat nuk do të japin më ushqim, ndonëse kopetë do të zhduken nga vathat dhe nuk do të ketë më qe në stalla,

18  unë do të ngazëllohem tek Zoti dhe do të gëzohem te Perëndia i shpëtimit tim.

19  Zoti, Zoti, është forca ime; ai do t’i bëjë këmbët e mia si ato të drurëve dhe do të më bëjë të ecë mbi lartësitë e mia”.

Ata shikojnë, por njëlloj si prifti dhe Leviti në shëmbëlltyrën e famshme të Jezusit për Samaritanin e Mirë, edhe ata kalojnë në anën tjetër pa vënë re. Thjesht nuk ju interesojnë çfarë ndodh me të tjerët.

Por Habakuku nuk kishte kështu. Kur ai u përball me vuajtjen e racës njerëzore, u prek aq shumë sa që e vuajti shumë këtë fakt.

Kemi dëgjuar se si ai i thirri Zotit për këtë gjë të tmerrshme që ai sheh në botë- vuajtja e të drejtit dhe përparimi i të pabesit. Ndoshta ti e di pyetjen që i bëri Perëndisë: “pse?” edhe “deri kur Zot”?

Dimë se Perëndia iu përgjigj pyetjes së tij. Perëndia i shpjegoi atyre në detaje se ai po vepronte në botë në mënyra të papritura, dhe se ai në fund do të sillte drejtësi të plotë.

Nëse ke ndjekur mesazhet e kaluara rreth Habakukut, e di se Perëndia nuk iu përgjigj të gjitha pyetjeve të Habakukut, aq më tepër ti përgjigjet të gjitha pyetjeve tona.

Por Perëndia plotësoi dëshirat më të thella të shpirtit të profetit, je me anë të shpjegimit të qëllimeve të tij për njerëzimin, por duke iu shfaqur personalisht Habakukut në një mënyrë shumë të papërshkrueshme që i mbylli gojën pyetjeve të tij.

Për të qenë të saktë, Habakuku nuk pa gjithçka të Perëndisë. Bibla tregon se askush nuk mund të shohë gjithçka të Perëndisë, sepse ai është kaq madhështor sa që një takim faqe për faqe do të na vriste, në të njëjtën mënyrë siç do të na verbonte shikimi i drejtpërdrejtë i diellit. Por Perëndia erdhi tek Habakuku në një mënyrë që shfaqte lavdinë dhe pushtetin e tij, mjaft më me zemërim, ai po vinte me dashuri, që besimi i Habakukut të ndryshonte dhe ai të ishte në gjendje të shikonte qartë faktet e jetës dhe të vazhdonte të besonte, të kishte atë lloj besimi që ti edhe unë kemi nevojë për të jetuar jetën tonë të krishterë në këtë botë.

Habakuku e shpreh besimin e tij në vargjet e fundit të kapitullit të tretë, me anë të tre shprehjeve të thjeshta, dy prej tyre në fillim dhe të tretën midis rreshtave. Nuk besoj se do ta kesh të vështirë për ta kuptuar besimin e tij.

Sfida e besimit të Habakukut, nuk është jo vetëm të kuptojmë cfarë është besimi por edhe të kemi besim.

Ai fillon: “do të rri i qetë.” Ai sapo ka parë Perëndinë, dhe në vargun 16 tregon se çfarë pa. ” Kam dëgjuar dhe të përbrendshmet e mia u drodhën dhe buzët e mia u drodhën në atë zë; një krimb hyri në kockat e mia dhe një frikë e madhe më pushtoi përbrenda.” Perëndia është kaq i madhërishëm sa që kur Habakuku e pa vetëm cepin e mantelit të Perëndisë, ai pothuajse sa nuk vdiq.

Kjo na kujton gjithë ato vende të Dhjatës së Vjetër ku njerëzit e Perëndisë thanë: “Mos na lini të shohim Perëndinë sepse nëse do ta shohim do të vdesim.” Këta njerëz të botës antike e njihnin më mirë se sa ne njerëzit modernë, madhështinë e Perëndisë. Ata e dinin se Perëndia ishte kaq madhështor sa që nëse e shihje rrezikoje shpërbërjen. Por Habakuku nuk bëhet copë e thërrime. Ai vetëm bie në tokë.

Më pas ai vjen në vete, ngrihet dhe fillon të shpallë besimin e tij. Sërish, Perëndia nuk i përgjigjet gjithë “pseve” të tij. Po kështu, ai nuk do ti përgjigjet të gjitha pseve tona. Ai thotë: “Në rregull, unë nuk kam më nevojë të di të gjitha përgjigjet. Do të pres. Do të pres kohën kur do të zërë kombin që do të na pushtojë.” Perëndia i kishte thënë atij se babilonasit po vinin si një formë ndëshkimi për Izraelitët. Më pas Perëndia do të shkatërrojë Babilonasit. Tani edhe Habakuku thotë,”Dakord, do të pres që Perëndia të veprojë. Do të pres që Perëndia të mbajë premtimin e tij.”

Ky është ai lloj besimi që ti ke nevojë kur jeton në një botë si kjo. Pra duhet të kesh besimin që thotë: ” Ka shumë përgjigje që unë nuk i di, por unë do të pres që Perëndia të mbajë fjalën e dhënë.

Ai e ka thënë dhe unë e besoj. Kjo është vendosur. Unë do të pres, do të pres, edhe sikur të jetë kohë e gjatë. Unë do të pres me durim. Do të rri i qetë”

Ju të gjithë e dini se të paktën ekzistojnë mënyra të ndryshme pritjeje.

Ti mund të presësh me padurim, ashtu siç unë prisja lindjen e djalit tonë të parë.

Nuk e keni idenë (ose ju që jeni bërë baba e dini mirë) se çfarë do të thotë të qëndrosh në “sallën e pritjes.” Nuk kisha fare durim.

E dini se çfarë bëja: çohesha, ulesha, çohesha, bëja një xhiro në dhomë, ulesha prapë! Çohesha, ulesha, çohesha, bëja një xhiro, ulesha prapë! Isha aq nervoz sa që mendoj se ia kam sjellë mendjen vërdallë njerëzve të tjerë në sallën e pritjes.

Kjo është mënyra e parë e pritjes.

Pastaj kemi pritjen e një peshkatari. I qetë ai qëndron në buzë të liqenit , teksa dielli ndriçon horizontin, zogjtë këndojnë nëpër pemë, ai mbaron edhe filxhanin e dytë të kafesë , në pritje që të zërë peshkun, që ende nuk e di do ta kapë ose jo, megjithatë shpreson.

Ekzistojnë dy mënyra pritjeje, thotë Habakuku: “Unë do të rri i qetë.” Nuk kemi përse të shqetësohemi. Nuk ka përse të flasim për të gjithë kohës. Nuk kemi përse ti kthehemi edhe një herë asaj, siç bën një qen gjahu, me një mi.

“Unë e kam parë Perëndinë dhe do të rri i qetë derisa ai të veprojë.”

Së dyti, Habakuku thotë: “Unë do të ngazëllohem tek Zoti” (vargu 18.) Megjithëse gjithçka shkon keq, unë do të ngazëllehem në Zotin. Vargu 17 përshkruan dështimin total të të korrave dhe ngordhjen e gjithë bagëtive.”

Ndonëse fiku nuk do të lulëzojë dhe nuk do të ketë asnjë fryt te hardhitë, ndonëse punimi i ullirit do të jetë zhgënjyes dhe arat nuk do të japin më ushqim, ndonëse kopetë do të zhduken nga vathat dhe nuk do të ketë më qe në stalla,

Fermerët kudo në botë, mund të kenë pasur të njëjtën situatë si Habakuku.

Një stuhi mund të shkatërrojë të mbjellat dhe fermën. Po kështu edhe thatësira, sëmundja, insektet apo breshëri. Ndoshta ty të ka ndodhur njëra prej tyre dhe i ke thënë Perëndisë “Zot çfarë po bën me ne”?

Habakuku nuk kishte në mendje një fatkeqësi natyrore. Ai kujtoi atë që Perëndia i kishte thënë Atij. Babilonasit po vijnë.  Në ato kohë, njerëzit nuk kishin makina dhe radhët e ushtrisë mbaheshin me vështirësi. Pra kur ushtrisë pushtuese i mbaronin rezervat ata thjesht plaçkitnin vendin e pushtuar. Ata hëngrën gjithë grurin, gjithë gjënë  gjallë dhe njerëzit në vend po vdisnin nga uria. Habakuku thotë: “Edhe nëse ndodh kjo, unë do të ngazëllohem. Edhe nëse do të vdes urie do të ngazëllohem.”

Është shumë e rëndësishme, të kuptojmë si duhet atë që Habakuku thotë këtu. Ai nuk do të gëzohet sepse Perëndia, thotë se gjërat do të përmirësohen. Perëndia nuk i thotë këtë gjë, aq më tepër edhe neve.

Perëndia nuk po thotë se ky problem do të largohet. Ai nuk premton se kjo vuajtje do të marrë fund së shpejti. Perëndia nuk po thotë se, “shumë shpejt do të rregullohet gjithçka.” Habakuku po i paraprin asaj që thotë kapitulli tetë i Romakëve për jetën tonë shumë shekuj më vonë.

“Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij.”

Por ai nuk thotë se çfarë forme do të kenë gjërat apo se kur do të ndodhin ato.

Është një fakt jetësor që ndonjëherë jeta bëhet e vështirë. Ndonjëherë jeta nuk del ashtu siç e prisnim ne. Ndonjëherë gjërat vetëm keqësohen. Por Zoti ka premtuar se do të vijë në ndihmë të të vajosurit të tij.