Vërtetë të gjitha këto pyetje janë shumë të vështira dhe mendoj se asnjë përgjigje nuk do të kënaqte plotësisht. Por dëgjoni se çfarë tha Habakuku: “”Unë do të ngazëllohem tek Zoti.”
Fjala që ai përdor në hebraisht është “Jahveh,” emri i perëndisë për Besëlidhjen, emri që Perëndia përdor sa herë që ai zbret nga lartësitë e qiellit dhe kap dorën e një burri, gruaje, apo fëmije për të bërë një besëlidhje me të.
Ky është emri që Perëndia përdor kur dëshiron të na kujtojë se ai na do, se na ka dhënë shumë premtime dhe do të jetë gjithmonë besnik i premtimeve të tyre.
Habakuku thotë: “unë do të ngazëllehem në faktin se Perëndia më do, Ai ka premtuar se do të më shpëtojë dhe ai do ti mbajë premtimet e tij.”
Më pas ai shton: “unë do të gëzohem në Perëndinë, shpëtimtarin tim.” Kur faktet e jetës të mundojnë, ke nevojë ti kujtosh vetes faktin se je i shpëtuar.
Shpëtimi, ky fakt jetësor është po aq i vërtetë sa faktet e tjera. Por kur kalon vuajtje apo sëmundje, këto fakte mundohen ta mbysin faktin e shpëtimit. Prandaj, thotë Habakuku, ti duhet ti kujtosh vetes se je i apo e shpëtuar.
Kujtoi vetes se çfarë bëri Perëndia për të shpëtuar popullin e tij në Dhjatën e vjetër. Kujtoni historinë e Abrahamit, të Isakut dhe të Jakobit. Të Mojsiut, të Davidit, të Danielit. Kujto kohën e Eksodit dhe pushtimin dhe pastaj monarkinë dhe mërgimin.
Kujtoi vetes shpëtimin në Dhjatën e Re, Apostujt dhe kishën e hershme.
Kujtoi vetes faktin se jemi të shpëtuar me anë të Jezus Krishtit, jetës dhe vuajtjeve të tij. Kujto mrekullitë dhe mësimet e tij, pastaj vdekjen dhe ringjalljen. Nëse ka diçka që mund të të sjellë gëzim në kohë të vështira, është pikërisht fokusimi tek shpëtimi.” Perëndia është shpëtimtari im.” Fokusohu në gjërat që ai ka bërë dhe po bën, dhe do të bëjë për të shpëtuar ty. Prandaj Habakuku po thotë se: “edhe nëse do të humbas gjithçka, unë do të gëzohem në Zotin, Perëndinë që është shpëtimtari im.”
Tani i erdhi radha shprehjes së tretë të besimit, që është fshehur midis rreshtave.
“unë do të vazhdoj të besoj,” kjo thuhet tek vargu 19. Vargu 19 thotë se çfarë beson Habakuku për Perëndinë. Ai thotë: “Zoti sovran, është forca ime.” Ky është një pohim i qartë. Për të kuptuar se çfarë pohimi është ky, më mirë provo ta thuash këtë kur gjërat shkojnë keq.
“Zoti sovran është forca ime.” Nuk është as vendi i dhe as qeveria, as burimet financiare, as familja, as paratë, apo puna ime, shëndeti, apo talentet e mia.”
Këto gjëra sigurisht që janë të rëndësishme në jetë dhe na japin forcë,
Por ka një Zot sovran, është ai në kontroll të gjërave dhe jo gjërat në kontroll të jetës sonë. Perëndia është “Zoti sovran, është forca ime.”
Ky është realizmi biblik.
Këtë e gjen kudo në Bibël. Perëndia asnjëherë nuk thotë: “unë do të ruaj prej problemeve.” Ai thotë:”Unë do të jemi ty dhe do të jap forcë për të kaluar matanë.” Mendoji edhe njëherë fjalët e Isaias 43:
“Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua. Kur do të kalosh përmes ujërave unë do të jem me ty, ose do të kalosh lumenjtë, nuk do të të mbytin; kur do të ecësh nëpër zjarr, nuk do të digjesh dhe flaka nuk do të të konsumojë.”
Mendo pak fjalët e Jezusit tek Gjoni 16:33. ” Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua; në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!'”
Mendo Romakëve 8 që thotë: “unë do t’ju bëj më shumë se fitimtarë.” Thotë Perëndia. “Ne e dimë se do të ketë Pikëllim, ngushticë, përndjekje, uri, zhveshje, rrezik dhe shpate.” Ky është realizëm! “Por në të gjitha këto gjëra ju jeni më shumë se fitimtarë, përmes atij që na deshi.”
Ose mendo 2 Korintasve12, ku Pali flet për një problem fizik shumë të dhimbshëm, që ia vështirësoi jetën për një kohë të gjatë.
Ai e quan atë një gjemb një mish. Ja se çfarë thotë: “m’u dha një gjemb në mish, një engjëll i Satanit. Lidhur me këtë iu luta tri herë Zotit që ta largonte nga unë. ” Në vend të kësaj Zoti thotë: “Hiri im të mjafton.”Gjemba mund të vijnë: Gjembi thotë se nuk lëviz prej këtu, vazhdo lutu ti. Ndërsa Perëndia thotë: “Hiri im të mjafton dhe fuqia ime përsoset në dobësitë e tua.” Prej takimit të tij me Perëndinë, Habakuku e dinte se megjithëse Perëndia nuk po e largonte problemin, ai do ti jepte forcë për ta kaluar atë sprovë.
Këtë do të bëjë edhe Perëndia nëse do ti kërkojmë atij forcë, thotë profeti. “Zoti, Zoti, është forca ime; ai do t’i bëjë këmbët e mia si ato të drerëve dhe do të më bëjë të ecë mbi lartësitë e mia.”
Këto fjalë nuk kanë shumë kuptim për ne derisa kujtojmë se asokohe, ushtritë armike zinin vende të larta pasi kishin arritur fitoren.
Kjo ishte shenja e fitores. Habakuku thotë: “unë nuk do të goditem fort në lëndinën e shqetësimeve. Unë nuk do të rri gjithmonë në gropë, mbuluar në baltën e mjerimit, sepse Perëndia më jep forcë për tu ngjitur në malin e fitores. Dhe këmbët e mia, do të jenë të lehta si të drenushës. Unë besoj se Perëndia do të më japë forcë dhe do të më japë fitoren.”
Habakuku kishte këtë besim. Besimi që i shikon faktet e jetës në sy dhe vazhdon të besojë , ai lloj besimi që ti edhe unë kemi nevojë për të qëndruar të palëkundur në ditët e sotme.
Thashë se nuk është e vështirë ta kuptosh dhe besoj se tani më kupton se çfarë dua të them. Në fakt nuk dua të të pyes: A e kupton këtë ? Por a e ke ti këtë besim në zemrën tënde?
A e ke atë lloj besimi? Unë për vete, e kam por jo gjithmonë. Nëse ti ndjehesh njëlloj si unë, ndoshta dëshiron të kuptosh gjendjen ku je.
Kërkoji perëndisë. Thjesht kërkoja është një dhuratë. Por nëse ti i kërkon besim Perëndisë por nuk bën vetë diçka atëherë besimi yt nuk do të rritet. Më lër ta shpjegoj më mirë. Ti ke biblën në dorë apo jo. Zoti thotë se do të japë besimin. Por nëse ti nuk e hap biblën për ta lexuar, nuk do të rritet besimi brenda teje. Perëndia do të japë besim teksa studion Biblën.
Besimi rritet teksa sjell faktet e jetës para fakteve të Biblës dhe Fryma e Shenjtë i ndërthur të gjitha këto fakte së bashku duke i dhuruar besimin Habakukut.
Por ti duhet të studiosh Biblën për të njohur Jezus Krishtin, sepse vetëm ai na aftëson ti besojmë vërtetë vetëm atij, edhe atëherë kur jeta është plot me padrejtësi dhe vuajtje.
Duhet ta theksoj këtë. Nëse nuk ke këtë besim, duhet ti mbash sytë te Jezusi. Ai është prova e dashurisë së Perëndisë. Ai është shfaqja e plotë e dashurisë së Perëndisë. Ai është siguria jonë për premtimet e Perëndisë.
Ai është qendra e planit të Perëndisë për shpëtimin. Ai është prania e Perëndisë kur duket sikur Perëndia nuk është pranë.
Ai është dashuria e Perëndisë kur Perëndia duket i ashpër dhe mizor. Ai jep vetëm që është e vetmja rrugë për shpëtimin, por ai mjafton për jetë a për vdekje dhe për gjithçka që ka midis saj.
Disa prej nesh mund ta thonë këtë, ndoshta jo njëlloj si Habakuku, por sikundër kemi përmendur shpesh pyetjen e parë të katekizmit të Hajderlbergut një prej rrëfimeve më të mëdha të kishës: “cili është ngushëllimi yt më i madh në jetë dhe në vdekje?
Përgjigja: që i përkas mendje trup e Shpirt, shpëtimtarit tim Jezus Krishtit.” Ky është besimi që i shikon drejt e në sy vështirësitë dhe vuajtjet dhe vazhdon të presë, vazhdon të gëzohet, vazhdon të besojë.
Perëndia të dhëntë këtë besim miku im.
Këtu përfundon edhe seria jonë në lidhje me profecitë e Habakukut. Mirë u takofshin herën e ardhshme me një seri tjetër mjaft interesante.
Zoti ju bekoftë.