Dëgjoni se çfarë i thotë kishës në Smirna: Dhe engjëllit të kishës në Smirnë, shkruaji: këtë thotë i pari dhe i fundit, që qe i vdekur dhe kthehej në jetë.
9 Unë i njoh veprat e tua, dhe shtrëngimin e varfërinë (por ti je i pasur) dhe blasfeminë e atyre që e quajnë veten Judenj, por nuk janë, por janë një sinagogë e Satanit.
10 Mos ki frikë nga ato për të cilat do të vuash; ja, djalli do të hedhë disa prej jush në burg, që të provoheni, dhe ju do të keni shtrëngim për dhjetë ditë. Ji besnik deri në vdekje dhe unë do të të jap kurorën e jetës.
11 Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që Fryma u thotë kishave: kush fiton nuk do të preket nga vdekja e dytë”.
Zbulesa 2:8-11
SIGURI PËR ATA QË VUAJNË
Këto janë fjalët që Jezusi i tha kishës së hershme dhe njerëzve kudo që po vuanin prej persekutimit dhe po kalonin përmes zjarrit. Fjalët hyrëse na kujtojnë se ai nuk është vetëm fillimi dhe fundi, origjina dhe destinia e të gjitha gjërave, por Zoti që vdiq dhe u ringjall sërish. Jezusi nuk është një vëzhgues në skenën e jetës njerëzore. Ai është i vetmi që erdhi të ndajë lavdinë e tij me ne dhe të vdesë vdekjen tonë. Ai tashmë është përballur me më të keqen e kësaj bote. Ai ka kaluar nga vdekja në jetë dhe tani jeton përgjithmonë.
Për mua, kjo e bën ungjillin kaq të besueshëm. Sa më shumë mësojmë për të keqen, për vuajtjen, dhe dhimbjet që të thyejnë zemrën, aq më e vështirë bëhet të kesh besim në një Perëndi spektator, tek dikush që na thërret nga një vend i sigurt.
Po kështu edhe Perëndia do të ishte “shumë i largët” nëse do të dërgonte mesazhe nga një vend i sigurt dhe i largët. Si mund ti ngushëllojë zemrat e thyera të njerëzve ky zot që rri larg? Mrekullia e Jezusit është se në të Zoti i universit është me të vërtetë me ne, dhe në ne, në mes të dhimbjes sonë dhe kupton shumë mirë gjithçka që përjetojmë, ndjejmë apo kalojmë. Ai erdhi jetoi si njeri dhe provoi të gjitha këto. Fjalët e tij janë fjalët e një shpëtimtari që vuajti dhe lëndua njëlloj si ne. Ato janë fjalët që prekin zemrën.
Po miq ka një shpëtimtar dhe ai u kryqëzua dhe u ringjall, ky është Jezusi dhe gjendet pranë nesh në çdo kohë, në kohë të mira dhe të këqija.
Dëgjoni se çfarë u thotë njerëzve që vuajnë në Smirna: ” Unë i njoh veprat e tua, dhe shtrëngimin e varfërinë (por ti je i pasur).” Ndonjëherë ndjehemi sikur askush nuk na kupton, se çfarë po kalojmë në jetën tonë. Ndoshta kështu të duket edhe ty tani. Në të vërtetë nëse askush nuk e kupton dhimbjen tënde, Jezusi e kupton. Ai ka parë gjithë problemet e tua.
Sepse ne nuk kemi kryeprift që nuk mund t’i vijë keq për dobësitë tona, po një që u tundua në të gjitha ashtu si ne, por pa mëkatuar.” Ai e di se si ndjehesh dhe se çfarë ke kaluar kohët e fundit apo më parë në jetën tënde. A nuk është fantastike kjo?
AI E NJEH VARFËRINË
Ai e njeh varfërinë e tyre. Për varfërinë ka përkufizime të ndryshme, apo jo? Në çdo qytet dhe fsha të kohëve moderne ekziston një pjesë e popullsisë që quhet “shtresa e varfër”.
Çdo kush në këto vende është mbi këtë nivel ose nën të. Disa njerëz quajnë të varfër personat që nuk plotësojnë nevojat bazë të jetesës. Por këtu ne po flasim për njerëz që jetojnë në varfëri ekstreme.
Zoti i njeh rrethanat tona ekonomike. A e mbani këtë gjë në mendje kur mendoni për paratë tuaja? Ndonjëherë mendojmë se Perëndia nuk do tia dijë për detajet e vogla të jetës sonë. Por nuk është kështu.
Zoti shikon se çfarë nuk kemi dhe çfarë kemi dhe si e përdorim atë që kemi. Dhe ai i thotë njerëzve të tij, edhe kur janë në gjendje të mjerë se në sytë e tij janë me të vërtetë të pasur. Ndonjëherë të varfrit e dinë këtë. Kam takuar disa prej tyre. Kam parë se ku jetojnë.
Por gjithashtu kam parë dritë në sytë e tyre, dhe gëzim ndriçon fytyrat e tyre sepse ata e njohin Zotin. Ata kanë thesarin e faljes, shëndetin e shpresës, dhuratën e qëllimit sepse kanë praninë e paçmuar të Perëndisë gjithë ditët e jetës së tyre. Ata janë me të vërtetë të varfër por nuk do të këmbenin jetën e tyre me asgjë tjetër. Jezusi i ka thënë atyre se janë të pasur, dhe ata e besojnë plotësisht këtë të vërtetë.
Por me çfarë po përballen këta të krishterë në Smirna? Jezusi e ka fjalën për shpifjet që disa të ashtuquajtur të krishterë kanë thënë kundër tyre. Ai e di se çfarë ka ndodhur, apo jo? Njerëzit që e trajtuan atë keq, ishin shpifës, të cilët i ngarkuan akuza që ai nuk i kishte kryer, por këta nuk ishin taksambledhës, as mëkatarë por autoritetet fetare, persona që pretendonin se kishin dhembshuri të vërtetë.
Këta shërbëtorë të Jezusit në Smirna kanë mësuar se sa i keq është akuzimi për gjëra që nuk i ke bërë dhe përgojimi, sidomos kur bëhet nga njerëz që shpallin se besojnë në Perëndinë. Jezusi i kupton shumë mirë se këta shpifës po bëjnë punën e Djallit.
Duket se ka më shumë probleme se sa kaq. Disa besimtarë në Smirna duket se kanë rënë në burg, dhe presin që të ekzekutohen.
Djalli vetë fshihet pas kësaj, me akuza, frikësime dhe shkatërrime.
Këta besimtarë do të kalojnë përmes sprovave të tmerrshme. Më e keqja pritet të vijë.
Jezusi nuk po thotë se do ti kursejë ata nga kjo përndjekje. Ai e shikon që kjo po afrohet dhe i dhemb në zemër, por mendon se është më mirë ta lejojë. Arsyen do ta shpjegojmë më vonë.
Kjo është e vështirë të kuptohet apo jo?
Por Ai thotë, “Mos ki frikë nga ato që do të vuash.” Ndoshta ata pyetur: “pse jo, Zot?” duket sikur ka mjaft arsye për tu shqetësuar: burgosje, mundime, tortura dhe mbase vdekje.” Por Jezusi thotë,”Mos kini frikë” (një studiues i Biblës ka thënë se janë 365 “mos ki frikë” në Bibël, nga një për çdo ditë të vitit. Mos harroni premtimin që vjen pas tyre: mos ki frikë sepse unë do të jem me ty.. kurrë nuk do të lë, kurrë nuk do të braktis sepse unë jam Zoti perëndia yt. Kur do të kalosh përmes ujërave unë do të jem me ty, ose do të kalosh lumenjtë, nuk do të të mbytin; kur do të ecësh nëpër zjarr, nuk do të digjesh dhe flaka nuk do të të konsumojë.
BESNIKË DERI NË VDEKJE
Tani do të flasim për premtimin më të madh:”Ji besnik deri në vdekje dhe unë do të jap kurorën e jetës.” Për njerëzit që jetojnë në liri besimi kjo mund të duket e çuditshme. Por nëse je duke përjetuar përndjekje të çdo forme në aspekte te ndryshme të jetës tënde. Atëherë mbaji në zemër këto fjalë dhe me siguri që ditën e gjykimit Zoti do të jetë i kënaqur me ty dhe do të thotë “Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik!” vdekja e parë është vdekja fizike.
Për fitimtarët Jezusi ka një premtim”se ata nuk do të preken nga vdekja e dytë.” Vdekja e dytë është e frikshme. Ky fat i pre ata që do të dalin në gjykim, ata që kanë refuzuar hirin e Perëndisë përmes Krishtit. Por ata që janë besnikë deri në vdekje do të zgjohen në mëngjesin e ringjalljes për të shijuar jetën dhe gëzimin e përjetshëm. Ata nuk do të vijnë në dënim thotë Jezusi por do të kalojnë nga vdekja në jetë.”
Sigurisht që ne do të donim të shmangnim sa të më shumë të jetë e mundur sprovën dhe vuajtjet. Por sido që të jetë miq, kur ato të vijnë qëndroni besnikë në Krishtin!