Një prej gjërave më mahnitëse të Biblës janë historitë që tregohen aty. Ti mund të dish histori të famshme të Biblës edhe pse nuk e njeh mirë Biblën, apo nuk je i krishterë. Historia e betejës së Jerikos ( që përshkruhet tek Jozueu 6) mund të klasifikohet në majë të dhjetëshes së historive më të mira në Bibël.
Ky është një mësim që çdo mësues i takimit të fëmijëve do të donte ta tregonte.
Fëmijët e dëgjojnë me shumë vëmendje këtë histori.
Për gjashtë ditë populli i Perëndisë marshon rreth mureve të qytetit.
Rojet e armatosur janë drejtojnë shtatë priftërinjtë me trumbetat e tyre, që po mbajnë arkën e besëlidhjes. Pastaj është arka e shenjtë dhe në fund janë rojet e prapavijës.
Ditën e shtatë ata bëjnë të njëjtën gjë, jo herë por shtatë herë.
Populli, pra, bërtiti kur priftërinjtë u ranë borive; dhe ndodhi që, kur populli dëgjoi tingullin e borive, nxori një britmë të madhe dhe muret u rrëzuan duke u shembur. Dhe muret fillojnë të bien, jo vetëm një pjesë e tyre tek porta e hyrjes por i gjithë muri.
Sikurse e thotë edhe Jozueu (v. 20), Populli u ngjit në qytet, secili drejt, përpara, dhe e shtiu në dorë atë.
Të dëgjosh një histori është mirë. Por është tjetër gjet të nxjerrësh kuptimin e asaj historie.
Pse është kjo histori në Bibël? Cili është mesazhi i historisë, së betejës së Jerikos? Vallë është që njerëzit e Perëndisë ta tregojnë dhe ritregojnë atë vazhdimisht ndër vite? Po për ne? A është pjesë e historisë sonë kjo histori?
Shpesh është e lehtë të kuptojmë se cili është mesazhi i një historie.
Ti mund ta kuptosh nga tema apo ndërthurjet e vogla që formojnë subjektin. Por në këtë histori, beteja e Jerikos, disa gjëra bëhen të qarta që në fillim nëse e lexon me vëmendje: së pari beteja e Jerikos i ngjan më shumë një beteje ushtarake; kjo është një betejë e shenjtë, një betejë kozmike, “Beteja e Perëndisë” nëse dëshiron ta quash kështu.
Kjo është beteja e mbretërive dhe Perëndia me mbretërinë e tij do të fitojë.
Sigurisht që nuk mund të humbasësh të gjithë elementët e shenjtë në këtë histori beteje.
Me shumë mundësi elementi kryesor religjioz është arka. I gjithë procesioni (apo vargu i njerëzve) përqendrohet rreth Arkës së besëlidhjes:
Bëhet fjalë për kutinë e shenjtë që përmbante dy tabelat me ligjet që kishte dhënë Perëndia Mojsiut.
Kjo arkë simbolizonte praninë e Perëndisë së shenjtë. Populli i Perëndisë e merrte gjithmonë arkën në betejë. Kjo i kujtonte të gjithëve se beteja nuk ishte thjesht ushtarake por një betejë e shenjtë. Beteja e Perëndisë.
Më pas element tjetër i shenjtë është edhe numri shtatë, që vazhdon të shfaqet.
Shtatë ditë, shtatë herë, ditën e shtatë, shtatë priftërinj. Në Bibël, numri “7” ka një domethënie të veçantë.
Ai simbolizon plotësinë. Në shtatë ditë Perëndia krijoi qiejt dhe tokën. Nëse hebrenjtë do të kishin luajtur me loto, besoj se numri shtatë do të kishte qenë i preferuari i tyre.
Dhe më pas rëndësi i vihet faktit se plaçkat e betejës do ti jepen Perëndisë. Njerëzit nuk e menduan Jerikon si një fitim personal, si një mundësi për të mbushur xhepat e tyre me gjërat që do të konfiskonin.
Plaçka e luftës ose do të shkatërrohej ose do ti kushtohej Perëndisë.
Pra thelbi i kësaj ishte se beteja i përkiste Perëndisë. Perëndia do të sillte mbretërinë e tij. Mbretëria e dritës është mbyllur në një betejë me mbretërinë e errësirës
Kjo ishte beteja më e madhe shpirtërore që po zhvillohej këtu.
Nëse më dëgjuat me vëmendje unë nuk thashë: “Oh, kjo nuk është realisht një betejë.”
Ne kemi prirjen të shmangim pjesën e luftës dhe të flasim vetëm për Biblën. Na pëlqen të mendojmë se mbretëria e Perëndisë është vetëm mbretëria e paqes dhe dashurisë, ku gjithçka është e pastër dhe e bukur.
Të krishterët sot nuk këndojnë dhe aq shumë këngën “ përpara ushtarë të krishterë”
Kjo duket shumë e ashpër, dhe luftarake. Tani ne duhet të pranojmë se shumë shpesh të krishterët e kanë përdorur gabim Biblën për të harruar dhunën që është e paharrueshme.
Por e vërteta është se ne të krishterët jemi në një betejë. Të krishterët sot kanë të tjera armë, nuk kanë armë luftarake dhe as ushtri. Qëllimi i të krishterëve nuk është të vrasin njerëz, sepse nuk janë njerëzit armiqtë në këtë betejë; por është Satani. Pra është shumë e rëndësishme të mbajmë parasysh imazhet që përdoren në betejën e Jerikos.
Tek Efesianëve 6, apostulli Pal, thotë se ne jemi në një betejë. Por aspak kundër mishit dhe gjakut, por kundër planeve të të ligut, kundër pushteteve të kësaj bote të egër, dhe forcave shpirtërore të së keqes që janë në mbretërinë qiellore.
Të krishterët që ndeshen për të mbrojtur jetën e tyre e kuptojnë shumë mirë këtë.
Në fakt, unë kam dëgjuar më shumë se një histori për disa të krishterë në qytete të ndryshme që marshojnë rrotull shtëpive të shitësve të drogës shtatë herë në ditë duke u dërguar atyre këtë mesazh: “Ju nuk do të sundoni në rrugët tona dhe mbi fëmijët tanë.”
Dhe lutjet që kanë shoqëruar këto marshime ndonjëherë i kanë ulur në gjunjë këta shitës droge dhe i kanë sjellë tek Krishti.
Por të krishterët që kanë një jetë të rehatshme mendojnë se besimi i krishterë është i lehtë, dhe se kisha e krishterë nuk është realisht në një betejë.
Ata mendojnë se jeta e krishterë ka qëndrime apo praktika, por aspak një betejë.
Por sipas Shkrimeve jeta e krishterë është betejë nga fillimi në fund ,që nga premtimi që Perëndia bëri se do të shtypte kokën e Satanit në betejën më të madhe, atë të kryqit, që do të zhvillohej mes Perëndisë dhe Satanit. Beteja e jetës dhe vdekjes, të cilën e fiton me vendosmëri Krishti, deri në fund të historisë, ku beteja mes Krishtit dhe botës jo vetëm që do të intensifikohet, por kur mbretëria e kësaj bote do të bëhet mbretëria e Perëndisë tonë.
Dhe përgjatë rrugës, nga fillim deri në fund ne si të krishterë jemi të përfshirë në këtë betejë.
Por kush është ai që nuk do të identifikohet me këtë betejë? A identifikohesh ti? Nëse po të jap zemër të qëndrosh i fortë apo e fortë sepse Perëndia i mban premtimet e Tij. Dhe Ai thotë se do të jetë me ty gjithmonë nw mes të situatës ku ti je, ai do të fashitë stuhinë dhe do të sjellë paqe.