Çfarë është njeriu?

Print

Titulli: Çfarë është njeriu? (pjesa 3)

Përjetësia dhe Autoriteti

Një tjetër dimension i kuptimit të Perëndisë është se ne jemi qenie shpirtërore të projektuara për përjetësinë. Perëndia ka vendosur brenda nesh diçka që është projektuar të funksionojë vetëm kur lidhemi me Perëndinë. Bibla thotë se Perëndia ka vendosur përjetësinë në zemrën e njeriut. (Predikuesit 3:11) Ne e dëshirojmë fort jetën e përjetshme. Ne kemi nevojë të njohim Perëndinë e pafund. Njerëzit janë pothuajse të pakurueshëm shpirtërisht. Ne mund t’i mbysim këto dëshira me shumë përpjekje dhe duke pretenduar se nuk ka asgjë më të rëndësishme në jetë se jeta fizike. Kur Perëndia na bëri sipas imazhit të tij, ai na dha frymë dhe e vendosi përjetësinë në zemrat tona.

Diçka tjetër që na tregon se jemi bërë sipas imazhit të Perëndisë është pozicioni që ne si qeni njerëzore kemi në rendin e krijimit. Zanafilla 1 na mëson se Perëndia e krijoi njeriun për të sunduar mbi krijesat e ndryshme të tokës, dhe në Psalmin 8 Bibla thotë: “[Zot] E bëre të mbretërojë mbi veprat e duarve të tua dhe vure çdo gjë nën këmbët e tij!”. Perëndia është sunduesi suprem mbi krijimin dhe ai i caktoi njerëzit që janë sipas imazhit të tij që ta përfaqësojnë Atë dhe të qeverisin për llogari të tij.

Sigurisht që nuk duhet të mendojmë se këto gjëra na bëjnë të barabartë me Perëndinë. Një president mund t’i japë autoritet një zyrtari të presidencës, por kjo nuk do të thotë se zyrtari është presidenti vetë. Ai është gjithmonë nën atë që e caktoi, dhe duhet t’i japë llogari atij. Kësisoj, të qenët përfaqësues i Perëndisë në sundimin e krijimit, nuk na jep të drejtën të bëjmë çfarë të duam me krijimin. Ne do t’i japim llogari Perëndisë, i Cili na vendosi në këtë vend.

Ne do të përgjigjemi para Atij.

Shenjtëria

Kjo na çon drejt një të vërtete thelbësore për ne si mbartës të imazhit të Perëndisë. Nuk mjafton vetëm të kesh disa aftësi të caktuara, si nacionaliteti, vetëdija relative apo dëshira për përjetësinë, të cilat reflektojnë kapacitetet hyjnore. Nuk është e mjaftueshme të kesh një pozitë autoriteti që përfaqëson autoritetin e Perëndisë.

Për t’i shëmbëllyer si duhet Perëndisë ne duhet të kemi një karakter që i ngjan atij të Perëndisë. Ne duhet të përdorim kapacitetin tonë dhe të ushtrojmë autoritetin tonë në një linjë me vullnetin e Perëndisë. Ne duhet të jemi të shenjtë, sikurse është i shenjtë Krijuesi ynë. Vetëm atëherë imazhi i Perëndisë shkëlqen me të vërtetë në ne.

Karakteri i Perëndisë është modeli origjinal për karakterin tonë. Ne jemi krijuar për të shëmbëllyer mirësinë dhe dashurinë e Tij. Kjo është baza e standardeve morale. Ne e dimë se jo çdo sjellje është e mirë. Secili prej nesh ka një ndërgjegje, një instrument të brendshëm për të matur standardet e vendosura prej Perëndisë.

Ndërgjegjja jonë është dëmtuar prej mëkatit, kështu që ne nuk  jemi gjithmonë dakord përsa i përket detajeve se çfarë është e drejtë apo e gabuar, por ne e dimë se nuk ka standard më të lartë, edhe kur nuk biem dakord për disa detaje. Vetë fakti që po debatojmë me të tjerët do të thotë se po aplikojmë një standard që është më i lartë se vetja jonë. Kush tjetër mund  të jetë burimi i këtij standardi kaq të lartë, veç Perëndisë?

Ne e thamë pak më lart se nëse Perëndia nuk na kishte bërë sipas imazhit të Tij, ne do të ishim veç produkte rastësore të një procesi të paqëllimshëm. Në këtë rast, parimet morale duhet të jenë një iluzion, madje edhe një pengesë për progresin. Por Perëndia ekziston. Ai është i vërtetë dhe na ka bërë sipas imazhit të Tij. Kjo do të thotë se kemi detyrën për të dashur Perëndinë dhe për të dashur njerëzit e tjerë.

Perëndia është realiteti më i lartë, Ai është i vetmi që na krijoi dhe detyra jonë kryesore është ta duam Atë, ta adhurojmë dhe t’i bindemi. Ne jemi përgjegjës që të shëmbëllejmë Atë, të jemi besnikë dhe të shenjtë, duke dashur të mirën dhe duke urryer të keqen. Kur ne nuk arrijmë ta bëjmë këtë, mëkatojnë kundër Krijuesit tonë, ne e dëmtojmë imazhin e Tij, të cilin jemi projektuar ta shëmbëllejmë. Dhe Ai na quan neve përgjegjës.

E lidhur ngushtë me këtë, ne duhet të pranojmë imazhin e Perëndisë tek njerëzit e tjerë dhe të duam fqinjët tanë porsi vetveten. Në Bibël, Perëndia e dënon vrasjen sepse është jeta e dikujt të krijuar sipas imazhit të Perëndisë. (Zanafilla 9:6) Perëndia gjithashtu thotë se është absurde të pretendosh se mund të lavdërosh Perëndinë, ndërkohë që urren apo mallkon dikë tjetër që është bërë sipas imazhit të Perëndisë. (Jakobi 3:9) Ki parasysh këtë sa herë që takon dikë, nuk ka rëndësi gjinia, apo ngjyra e lëkurës, apo koeficienti i inteligjencës, apo niveli i të ardhurave, por fakti se ky person mbart imazhin e Perëndisë. Për këtë arsye Ai duhet pranuar me dashuri. Të duash Perëndinë dhe të afërmit është përmbledhja e parimeve morale, dhe e vetmja mënyrë që imazhi i Perëndisë shprehet në mënyrë të plotë te ne.

Restaurimi i imazhit të Perëndisë

Është e trishtueshme por duhet ta pranojmë se ne të gjithë kemi prirjen të rebelohemi kundër Perëndisë dhe të sillemi keq me të afërmin tonë. Njerëzit e parë, Adami dhe Eva, ishin krijuar sipas imazhit të Perëndisë, por ata u rebeluan kundër tij dhe ne i jemi bashkuar atij rebelimi. Mëkati ynë e ka shtrembëruar imazhin e Perëndisë në ne. Kështu e kemi përdorur nacionalitetin tonë për të menduar gënjeshtra të komplikuara, i kemi përdorur marrëdhëniet tona për të manipuluar dhe për të përdorur njerëzit e tjerë. Ne e kemi shndërruar dëshirën tonë për jetën e përjetshme në një besim të rremë dhe, në vend që të përdorim pushtetin tonë mbi tokën për të përfaqësuar sundimin tonë mbi Perëndinë, ne kemi korruptuar dhe shkatërruar një pjesë të madhe të krijimit përreth.

Ne duhet të dalim prej kësaj rrëmuje. Ne duhet  të restaurojmë imazhin e Perëndisë, të Cilin e kemi shpërfytyruar. Por nuk e bëjmë dot vetë këtë. Ne nuk mund të zhbëjmë efektet e mëkatit të Adamit. Ne kemi nevojë veç për një Adam të ri. Ne kemi nevojë për dikë që mbart imazhin e Perëndisë dhe i bindet Perëndisë dhe  i shëmbëllen në mënyrë të përsosur atij. Po kështu kemi nevojë për jetën e këtij Perëndie që ka një imazh të përsosur.

Me pak fjalë ne kemi nevojë për Jezusin. “Ai është imazhi i Perëndisë së padukshëm.” (Kolosianëve 1:15), “Ai, duke qenë shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij…” (Hebrenjëve 1:3). Jezusi tregon se Perëndisë nuk i pëlqen që të fortët të zhdukin të dobëtit. Biri i plotfuqishëm i Perëndisë la lavdinë e Tij dhe erdhi në tokë si një njeri. Dashuria e Tij u shpreh në mënyrë të përsosur në jetën e një Perëndie që erdhi në trajtë njerëzore. Ai ishte Perëndia që banoi mes nesh. Krishti vdiq për mëkatet e njerëzimit të vjetër të përfaqësuar në Adamin dhe, u ngrit sërish prej së vdekurish për të krijuar një njerëzim të ri, atë që Perëndia kishte planifikuar qysh prej fillimit.

Bibla thotë se mund të bashkohemi me Krishtin me anë të Frymës së tij të Shenjtë dhe mund të bëhemi kështu “pjesëmarrës të natyrës hyjnore”. (2 Pjetri 1:4) Ne mund të çlirohemi prej vetes së vjetër dhe të marrim një vete të re në Krishtin, “dhe të visheni me njeriun e ri, të krijuar sipas Perëndisë në drejtësinë dhe shenjtërinë e së vërtetës.” (Efesianëve 4:24) Dëshira jonë për të vërtetën, për marrëdhëniet, për përjetësinë, për shenjtërinë dhe gjithë aspektet e të qenit të krijuar për të reflektuar imazhin e Perëndisë përmbushen teksa formohemi rishtas dhe rilindemi në një jetë të re në Krishtin.

Disa njerëz, përfshi këtu edhe autorë apo mendimtarë të njohur, nuk besojnë se njerëzimi u krijua sipas imazhit të Perëndisë dhe nuk e pranojnë Jezusin si Zot. Mos vallë e bëjnë këtë se janë koka të mëdha? Jo nuk mendoj kështu. Ata janë të verbër. Satani thotë Bibla ” …ua verboi mendjet atyre që nuk besojnë, që drita e ungjillit të lavdisë së Krishtit, që është shëmbëllimi i Perëndisë, të mos ndriçojë tek ata.” (2 Korintasve 4:4)

Nëse ti je verbuar tani është e mundur të shikosh sërish përmes Frymës së Shenjtë të Perëndisë. Ai mund të mposhtë verbërinë tënde dhe të tregojë ty të vërtetën. Ti mund të lindësh sërish në një jetë të re duke besuar në Krishtin dhe të formohesh sipas imazhit të Perëndisë. Pra beso në Jezusin dhe ndiqe Atë. Më pas këto fjalë të Shkrimeve do të kenë kuptim për ty: ” Mos gënjeni njeri-tjetrin, sepse ju e zhveshët njeriun e vjetër me veprat e tij, edhe veshët njeriun e ri, që përtërihet në njohurinë sipas shembullit të atij që e krijoi. ” (Kolosianëve 3:9-10)