Çfarë humbi Grinçi

Print

Titulli: Çfarë humbi Grinçi (pjesa 2)

Folëm pak herën e kaluar për Simeonin dhe Anën. Më lejo ta theksoj edhe një herë: shikimi i shpëtimit të Jezusit nuk kufizohet vetëm te Simeoni apo një grup i vogël njerëzish. Simeoni nuk tha:”Sytë e mi kanë parë shpëtimin”, sikur ai shpëtim të ishte vetëm për të. Jo, Simeoni tha: ” Sepse sytë e mi e panë shpëtimin tënd që ti e përgatite përpara gjithë popujve.”

Shpëtimi në Jezusin është për të gjitha kombet, judenjtë, hebrenjtë dhe njerëzit e tjerë.

Në disa aspekte kjo duket si një histori për hebrenjtë. Sepse është rasti për ruajtjen e traditës judease, të ligjit jude, në tempullin jude dhe në një qytet jude, në Jeruzalem.

Personazhet kryesore janë judenj. Simeoni është jude, Ana është judease, Maria është judease, Jozefi është jude dhe Jezusi është jude. Ja pse është çmenduri që njerëzit të cilët pohojnë se janë të krishterë të keqtrajtojnë hebrenjtë. Po aq tragjike është kur judenjtë mendojnë se Krishtlindja është vetëm për hebrenjtë. Krishtlindja është Krishti, dhe Krisht do të thotë thjesht “i vajosuri”, njëlloj si fjala në hebraisht “Mesia”. Jezusi kishte lindur në një familje judease dhe do të ishte Mesia i premtuar i judenjve që do t’i sillte shpëtimin popullit jude.

Jezusi erdhi për të shpëtuar judenjtë, por jo vetëm ata. Simeoni e bën të qartë se Jezusi është edhe Shpëtimtari i jo Hebrenjëve. Njerëzit nga çdo vend kulturë dhe zakon mund të vijnë për ta njohur Perëndinë nën dritën e Krishtit. Pra nuk ka rëndësi se cili je, nuk ka rëndësi se si je rritur, nuk ka rëndësi se në cilën pjesë të botës jeton, beso te Jezusi. Gjej shpëtimin dhe paqen në Të. Sipas fjalëve të Simeonit te Luka 2:32, Jezusi është: “drita për të ndricuar kombet dhe, lavdinë e popullit tënd(pra të popullit të Perëndisë), Izraelit.”

Bibla thotë se kur Simeoni tha këto fjalë për Jezusin vetë: “ Jozefi e nëna e fëmijës mrekulloheshin për gjërat që thuheshin për të. Më pas Simeoni i bekoi ata.” Sa çast i bukur!

Por Simeoni nuk ka përfunduar me kaq, Shikimi i shpëtimit të Perëndisë nuk është veç ëmbëlsi dhe dritë. Fryma e shenjtë i jep Simeonit një shkëndijë të shpëtimit që do të vinte më vonë, një grimcë që është po aq e lavdishme sa shpëtimi. Jezusi do të bëjë më shumë të mira se çdo fëmijë tjetër që ka lindur ndonjëherë, por njëherazi do të shkaktojë më shumë probleme se çdo foshnjë tjetër që ka lindur ndonjëherë. Dhe prindërit e fëmijës, veçanërisht e ëma, do të ndjejnë shumë dhimbje.

Simeoni i thotë Marisë: ” Pastaj Simeoni i bekoi dhe i tha Marisë, nënës së tij: “Ja, ky është vënë për rënien dhe për ngritjen e shumë vetave në Izrael dhe për të qenë shenjë kundërshtimesh, edhe ty vetë një shpatë do të ta tejshpojë shpirtin.” Ne nuk mund ta kuptojmë foshnjën Jezus nëse e shikojmë vetëm rrezatimin e dritës mbi kokën e tij. Simeoni shikon në fytyrën e asaj foshnje, hijen e kryqit. Ai sheh një shpatë që shpon brinjën e Jezusit dhe përshkon tej për tej shpirtin e të ëmës. Shpëtimi do të vijë veç me anë të vuajtjes së tij.

Pra, Simeoni nuk është veç një burrë i moshuar që po përkund një foshnjë dhe i thotë atij fjalë ledhatare. Simeoni është një folës i fuqishëm i Perëndisë që e tregon të vërtetën ashtu si është. Ai thotë se foshnja Jezus do t’i çojë disa drejt ndershmërisë së lartë, ndërsa të tjerët drejt kundërshtimit të ashpër. Jezusi do të nxjerrë në pah më të mirën te disa njerëz, ndërsa te disa të tjerë do të nxjerrë në pah më të keqen. Reagimi i tyre ndaj Jezusit do të tregojë se çfarë fshehin në zemër. Sipas fjalëve të Simeonit “mendimet e shumë zemrave do të zbulohen.”

Pritja me padurim e shpengimit

Sikurse po e thotë edhe Simoni, Profetesha e vjetër Ana, ajo është nga fisi izraelit i Aserit, një prej dhjetë fiseve që u zhduk nga harta shekuj më parë. Por megjithëse ky fis nuk kujtohej më në hartë, apo shihej si vend i humbur, si një fis pa asnjë ndikim për qindra vite, Perëndia ende ruan një mbetje nga fisi i Aserit. Ana ka qenë vejushë përgjatë gjithë kohës, por duket se nuk lodhet asnjëherë së luturi apo adhuruari Perëndinë. Zakoni i saj i të ushqyerit përfshin agjërimin, jo se ajo si grua e moshuar dëshiron të kujdeset për dietën e saj, por sepse është bijë e Perëndisë. Ajo agjërimin e ka bërë pjesë të një jete shpirtërore të disiplinuar. Kjo vejushë shfaqet teksa Simeoni po flet për lavdinë dhe dhimbjen, paqen dhe shqetësimin që do të sjellë ky fëmijë.

Profetesha Ana i bashkëngjit zërin e saj të kalitur zërit të Simeonit. Bibla thotë se: ” Edhe ajo erdhi në atë moment, lavdëroi Zotin dhe u fliste për këtë fëmijë të gjithë atyre që prisnin çlirimin në Jeruzalem.” Ana u thotë njerëzve që po kërkojnë shpengimin se ky fëmijë është Shpenguesi, vuajtjet e të Cilit do të paguajnë për mëkatet e të gjithë njerëzve, fuqia e të Cilit do t’i çlirojë ata prej çdo pushteti të errësirës.

Jezusi është Shpenguesi i atyre që kërkojnë shpengimin. Por edhe një herë, Ai bëhet pengesë për njerëzit që janë egoistë, të vetëkënaqur, që përbëjnë kërcënim dhe fyerje. Dhe ky reagim nuk është i kufizuar vetëm tek të rinjtë rebelë. Ka edhe njerëz të moshuar që janë rebelë. Unë njoh njerëz të moshuar me një karakter të shkëlqyer dhe me besim të fortë, por njëkohësisht jam përballur me qytetarë të moshuar që kapen me besimin e krishterë dhe nxjerrim helm ndaj Krishtit dhe shpëtimit të Tij. Mosha nuk e justifikon të keqen.

Bibla i merr shumë seriozisht të moshuarit që ishin aleatë të Krishtit, por po aq seriozisht merr edhe të moshuarit që ishin kundërshtarë të Jezusit.

Kur Jezusi ishte fëmijë, ekzistonte një burrë i moshuar, Mbreti Herod, i cili u mundua ta vriste atë.

Kur Jezusi ishte i moshuar, ekzistonte një burrë i moshuar, prifti Ana që kishte dalë në pension, i cili punoi prapa skene që të kryqëzohej Jezusi. Emri Ana duket i ngjashëm me Ana profeteshën, por ky burrë i keq dhe i moshuar ishte e kundërta e Anës së perëndishme. Ana kishte një marrëdhënie të fortë me Perëndinë, por asnjë pozitë zyrtare, ndërsa prifti Ana kishte një pozitë të rëndësishme por nuk kishte marrëdhënie të mirë me Perëndinë. Kur Jezusi foli me autoritet hyjnor dhe tërhoqi pas vetes shumë ndjekës, plaku Ana, pa tek Ai një kërcënim ndaj pushtetit të tij ndaj edhe organizoi gjithçka për ekzekutimin e Jezusit. Sidoqoftë, ashtu si Herodi nuk mundi ta vriste Jezusin, po kështu as plaku Ana nuk mund ta mbante Jezusin të vdekur.

Jezusi u ngrit sërish dhe jeton sot. Dhe për shkak se Jezusi është gjallë pikërisht tani, ti nuk mund ta shmangësh Atë. Ti duhet të reagosh. A do të pengohesh tek Ai apo do të ngrihesh me Të? A do ta lavdërosh Atë, apo do të flasësh kundër Tij? Mos mendo se për shkak të moshës së vjetër mund të shmangësh këto pyetje. Shkrimet nuk e quajnë shumë sentimentale moshën e vjetër. Njerëzit e moshuar si Simeoni dhe Ana portretizohen si besimtarë të mëdhenj dhe të perëndishëm, ndërsa njerëzve intrigues si Herodi dhe plaku Ana si rrufjanë të këqij. Ti je përgjegjës për mënyrën si reagon ndaj Jezus Krishtit, pavarësisht se çfarë moshe ke.

Nëse ke qenë duke e shpërfillur Jezusin gjithë këto vite, shumë keq. Sa je gjallë, nuk është asnjëherë tepër vonë për të ndryshuar. Një burrë i moshuar që kam njohur dikur, nuk e pranoi Jezusin derisa mbushi gjashtëdhjetë vjeç. Shpesh Ai ankohej duke thënë se kishte shpenzuar kot jetën e tij para se të fillonte të jetonte për Jezusin. Unë drejtova funeralin e tij. Kur ai vdiq, ishte mbi njëqind vjet. Prandaj ndonëse ai nuk u bë i krishterë deri sa ishte gjashtëdhjetë vjeç, ai jetoi dyzetë vitet e mbetura të jetës së tij për Jezusin, dhe tani po gëzon praninë e Jezusit në përjetësi.

Më kujtohet një tjetër burrë që kishte kaluar moshën e pensionit dhe sërish duhet t’i besonte Jezusit. Në fakt, ky burrë ishte nëntëdhjetë e katër vjeç dhe, ai i besoi Jezusit duke dëgjuar një prej programeve tona, Fjalët e Shpresës. Më duhet ta pranoj se kur dëgjova historinë e tij, fillova të qeshja.

Qesha sepse në moshën nëntëdhjetë e katër vjece njerëzit e pothuajse e kanë jetuar tërë jetën. A nuk është tepër vonë për ta që të fillojnë një jetë të re? Sic thotw edhe njw shpreheje Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron. Epo njerëzit nuk janë ujqër dhe ndryshimin nuk e bëjnë vetë, por me anë të Zotit të plotëfuqishëm.

Jezusi është drita e Perëndisë për shpëtimin e të gjithë kombeve dhe njerëzve, qofshin këta të rinj a të vjetër në moshë.

Sikurse e ka vendosur edhe Doktor Seusi “Krishtlindja është për çdo kënd në Kushvill. Apo sikurse e thotë Gjoni 3:16 “Kushdo që beson në Të, nuk do të humbasë por do të ketë jetë të përjetshme.” Në historinë e doktor Seusit, Grinçi mendoi se mund të vidhte Krishtlindjen duke vjedhur të gjitha dhuratat që vinin nga dyqani.

Por Grinçi humbi një dhuratë që nuk vjen nga dyqani: Dhuratën e Dashurisë së Perëndisë, lindur në një stallë, fëmijën që engjëjt e lavdëruan, fëmijën që barinjtë erdhën për ta parë, fëmijën që dijetarët prej së largu erdhën ta adhurojnë, fëmijën që Simeoni e përkundi dhe e përkëdheli, fëmijën për të cilin profetizoi Ana, fëmijën që lindi për të sjellë dritën dhe shpëtimin. Ky fëmijë u rrit për të bërë një jetë të përsosur, për të folur si askush më parë, për të vdekur për mëkatet tona dhe për tu ngritur fitimtar mbi vdekjen.

Mos ji një Grinç.

Mos humb kuptimin e vërtetë të Krishtlindjes: dhuratën e shpëtimit të Perëndisë me anë të Birit të tij. Nëse nuk i ke besuar Jezusit si Shpëtimtar dhe Zot tani është koha. Mos e kalo edhe këtë Krishtlindje pa Krishtin. Por pranoje dhuratën e Perëndisë. Beso në Zotin Jezus dhe do të shpëtohesh.

Nëse ti i ke besuar Jezusit dhe e do atë, vazhdo të mbahesh fort pas premtimeve të Perëndisë. Vazhdo të jetosh për Të. Nëse je duke u plakur e po mendon se vitet më të bukura kanë ikur, kujto Simeonin dhe Anën. Momentet e tyre më të mëdha për Perëndinë nuk erdhën kur ata ishin të rinj apo në moshë të mesme, por kur ishin drejt fundit të jetës.

Ti mund të mendosh se nuk ke bërë ndonjë gjë të madhe në jetë, por ku ta dish se Zoti nuk i ka lënë gjërat më të mira për në fund? Me shumë mundësi gjëja më e rëndësishme që do të bësh është ende para teje. Sikurse Simeoni dhe Ana, besoji premtimeve të Perëndisë dhe ji një person i fuqishëm në lutje.

Ashtu si Simeoni dhe Ana, bëj më të mirën e çdo mundësie për të ndarë frytin e besimit të një jete të tërë dhe për t’i treguar të tjerëve për Jezusin.

Nuk je asnjëherë tepër i moshuar për tu lutur.

Nuk je asnjëherë tepër i moshuar për ta lavdëruar Perëndinë për shpëtimin në Krishtin. Nuk je asnjëherë tepër i moshuar për t’ia përcjellë të vërtetën të tjerëve. Ndaj le të jetë kjo Krishtlindje një kohë festimi dhe pse jo rrëfimi i së vërtetës: Shpëtimtari Jezus i bën të gjitha gjërat të reja.