Çfarë ndodhi pas ditës së sulmit?

Print

Titulli: Çfarë ndodhi pas ditës së sulmit? (pjesa 1)

Në 6 qershor 1944, shumë trupa aleate nga Britania, Kanadaja, dhe Shtetet e Bashkuara u hodhën në një sulm të fuqishëm për të çliruar Evropën Naziste prej forcave naziste. Gjatë natës, ushtarët parashutistë zbritën nga qielli pas kufirit të armikut dhe 5 000 anije lëvizën përmes errësirës së Britanisë drejt plazheve të Normandisë. Në agim mijëra ushtarë çanë ujërat dhe dolën drejt bregut në sulmin amfib më të madh në histori. Luftimi ishte i ashpër, dhe u derdh shumë gjak, por forcat aleate, ia dolën mbanë. Ky ishte një moment deçisiv i Luftës së Dytë botërore, një luftë në të cilën qytetërimi i krishterë luftoi forcat e paganizmit.

A të duket çudi që dëgjon tani se Lufta e Dytë Botërore shënoi një përplasje mes civilizimit të krishterë dhe paganizmit? Kështu e përshkroi drejtuesi britanik Uinston Çërçill. Para se të fillonte lufta dhe para se Çërçill të bëhej Kryeministër, ai e dinte qëllimin e Adolf Hitlerit: që të pushtonte Evropën dhe dominonte botën. Në 1938 Çërçill foli kundër përpjekjeve për të zbutur Hitlerin duke thënë: “Nuk mund te ketë asnjëherë miqësi që refuzon etikën e krishterë,  miqësi e cila e gëzon ecjen përpara me anë të një paganizmi barbar.”

Pasi lufta filloi dhe Çërçilli u bë kryeministër, ai deklaroi,

“Nga kjo betejë varet mbijetesa e civilizimit të krishterë. Nëse mund t’i bëjmë ballë Hitlerit, e tërë Evropa mund të jetë e lirë dhe jeta e botës mund të ecë përpara, për tu kthyer në vende të mëdha dhe të ndritura. Por nëse dështojmë, e tërë bota do të zhytet në një humnerë të një epoke të re të errët, që është bërë akoma më e keqe, dhe ndoshta më zgjeruar, prej dritës së shkencës perverse.”

Teksa kanë kaluar tërë këto vite nga ajo ditë, ne mund të jemi falënderues që fuqia ushtarake e paganizmit, ishte mposhtur prej forcave të asaj që Çërçilli e quajti “ civilizimi i krishterë”.

Ne po ashtu mund të jemi mirënjohës se në Luftën e Ftohtë, e cila pasoi Luftën e Dytë Botërore, komunizmi anti i krishterë, në fund u dobësua dhe ra. Më shumë se një gjysmë shekull më parë, në 4 qershor 1989, Polonia mbajti zgjedhjet e para të lira që para Luftës së Dytë botërore. Më vonë, po atë vit, muri i Berlinit u rrëzua. Qeveritë e ndryshme ateiste ranë pothuajse në atë kohë. Çërçilli nuk jetoi aq sa ta shihte këtë, por ai do të ishte gëzuar shumë kur të shihte rënien e murit. Ishte Çërçilli, i pari që foli për “ perden e hekurt” dhe e quajti komunizmin “një sfidë në rritje dhe një rrezik për civilizimin e krishterë.” Çërçilli do të ishte i lumtur që tirania ateiste nuk fitoi.

Po ashtu në tre dhe katër qershor  1989-tanket kineze hynë në Sheshin Tiananmen për të shtypur një grumbullim masiv demonstruesish pro demokracisë. Shumë prej tyre u vranë dhe, kjo dukej si një goditje kundër lirisë. Kjo ishte një ngjarje e rëndë, por në pamjen më të gjerë, Kina vazhdon të lëvizë drejt një lirie më të madhe. Ka ende rrugë të gjatë për të bërë, por ka pasur përmirësime.

Ndonëse Kina ka ende politika shtypëse për kufizimin e numrit të fëmijëve në familje, ndonëse qeveria ende përpiqet të kufizojë grupet fetare, të kontrollojë kishat dhe të pengojë rritjen e fëmijëve si, fëmijë të krishterë, gjërat janë më mirë se ç’ishin. Duket sikur nuk ka kthim mbrapa tek shtypja e gjerë e revolucionit kulturor kinez. Në pesëdhjetë vite, që prej sheshit Tiananmen, Kina ka parë shumë zhvillime pozitive, përfshi rritjen e shpejtë të Krishterimit. Miliona njerëz në Kinë po i besojnë Jezusit madje shumë të tjerë që nuk janë bërë ende ndjekës të Jezusit, dëshirojnë një civilizim që e nderon lirinë, mundësinë dhe të drejtat njerëzore, atë lloj kulturë e cila është rritur në vendet me një trashëgimi të krishterë.

Kur kujtojmë përvjetorin e Ditës së Sulmit dhe ngjarje të tjera të rëndësishme botërore, ne duhet të nderojmë kujtimin e atyre që mposhtën sulmet e ashpra ushtarake, të paganizmit fashist dhe persekutimit të ateizmit komunist. Civilizimi i krishterë i ka bërë ballë sulmeve të armiqve të tij dhe, ende sot mund të mbetet i papërkulur para terrorizmit të ekstremistëve fetarë anti të krishterë. Civilizimi i krishterë nuk ka rënë prej sulmeve të jashtme. Çështja tani është si do të përballet me problemet brenda tij. Në disa vende me një trashëgimi të krishterë, civilizimi i krishterë është në telashe jo për shkak të sulmit nga jashtë por për shkak të shkatërrimit të brendshëm.

Dekadenca mund të bëjë atë që diktatorët dhe terroristët nuk mund ta bëjnë: të na ndajë prej një kulture të rrënjosur në Bibël dhe, ta zëvendësojë atë me një kulturë skllavëruese si ateizmi dhe paganizmi. Në të vërtetë, në rrugën e gjatë, një rënie dhe zbrazëti kaq e brendshme, do t’i hapë rrugën shoqërisë së lirë, dikur me një trashëgimi të fortë të krishterë, por të rënë nën dominim e fanatikëve të një feje tjetër.

Hitleri kundër Shkrimeve

Teksa kujtojmë Ditën ndaj sulmit nazist, ndoshta do të bënim mirë të shihnim se çfarë ndodhi pas asaj dite të madhe. Ushtritë e Hitlerit varrosen nën dhe, por mendimet e tij jehojnë në disa vende të çuditshme- jo vetëm nga disa njerëz kokë zhveshur dhe të rinj konfuzë, por prej drejtuesve në arsim dhe politikanët publikë, të cilët janë më të etur, të shembin civilizimin e Krishterë. Hitleri është i vdekur, por kundërshtimi ndaj qytetarisë Judeo-Kristiane jeton në forma të ndryshme jete.

Çfarë mendonte Hitleri realisht për Krishterimin? Ai ishte pagëzuar por u rrit në urrejtje ndaj Kishës dhe besimit të krishterë. Hitleri tha:”Krishterimi është një shpikje e një mendjeje të sëmurë.” “Goditja më e rëndë që goditi njerëzimin ishte ardhja e Krishterimit.” Hitleri njihet më së shumti për urrejtjen e tij ndaj judenjve dhe për vrasjen e miliona prej tyre gjatë Holokaustit. Ajo që nuk njihet gjerësisht është se Hitleri e urrente po ashtu edhe Krishterimin dhe, donte që edhe kisha të zhdukej.

Në disa prej fjalimeve publike ai tha gjëra pozitive për Krishterimin, por vetëm se nuk donte të mërziste gjermanët të cilët ende shkonin në kishë. Në shënimet e tij personale të mbajtura prej personelit të vet, Hitleri ishte  më i sinqertë. Ai ankohej se krishterimi ishte një “shpikje e Judenjve” dhe u betua se “gënjeshtra e organizuar e krishterimit” duhej bërë copash”.

Hitleri tha:”  Do ti bëj këta predikues të ndiejnë fuqinë e shtetit në një mënyrë që nuk do ta kishin menduar asnjëherë të mundshme. Lufta do të marrë fund një ditë. Atëherë do të them se detyra e fundit e jetës sime do të jetë zgjidhja e këtij problemi fetar.”

Adolf Hitleri e urrente Krishterimin për theksimin që ky i bënte dhembshurisë, mbi të drejtat individuale. Po ashtu se theksonte adhurimin e Perëndisë  më shumë se sa qeverinë. Ai mendoi se Krishterimi mbyste forcën agresive të popujve arianë dhe pengonte fuqinë absolute të qeverisë. Në një rast Hitleri tha,

“Ka qenë fati ynë i keq, të kemi fenë e gabuar. Pse nuk patëm fenë e japonezëve, të cilët e konsiderojnë sakrificën për atdheun si të mirën më të madhe?

Feja muhamedane do të kishte qenë më e mirë për ne se sa Krishterimi. Pse duhet të kishim Krishterimin me butësinë dhe dobësinë e tij?”.

Një prej arsyeve pse Hitleri i urrente judenjtë, përveç racizmit ishte fakti se populli jude i dha hov Krishterimit. Profetët dhe apostujt judenj shkruan Biblën. Hitleri u ankua me fjalët, “Nuk kemi pse ta duam një përrallë të shpikur prej judenjve.” Hitleri pohoi se Jezusi ishte një revolucionar arian kundër kapitalizmit judeas, dhe se Jezusi nuk ishte aspak jude. Hitleri mendoi se Jezusi i vërtetë ndoshta ishte i mirë, por shkruesit hebrenj të Shkrimit, një ndër ta edhe Pali, e shtrembëruan mesazhin origjinal të Krishtit. Hitleri nuk është i vetmi që foli kështu. Disa dekada para se Hitleri të vinte në pushtet, katedrat e kishës gjermane dominoheshin prej teologëve liberal, dhe shkollat për priftërinj ishin tepër të zëna në kërkim të një Jezusi ndryshe nga Shpëtimtari biblik.