Çfarë ndodhi pas ditës së sulmit?

Print

Titulli: Çfarë ndodhi pas ditës së sulmit? (pjesa 2)

Po sikur Hitleri të kishte fituar në ditën e sulmit? Shumë shkolla për priftërinj mund të jenë duke i bërë keq Biblës, dhe të pohojnë se Pali ka shtrembëruar mesazhin e Jezusit. Ata do të ofronin një Jezus të stisur më shumë sipas pëlqimit të tyre. Por prit, a nuk është pikërisht kjo gjë që po ndodh mes disa predikuesve dhe studiuesve? Hitleri nuk po u mban një armë në kokë, por ata po këndojnë të njëjtën këngë. Liberalët teologjikë, i bëjnë keq Biblës duke pohuar se Pali e kishte gabim për shumë gjëra, dhe e sajuan Jezusin për t’ju përshtatur planeve të tyre.

Hitleri i urrente Dhjetë Urdhërimet. Ai tha “Do të vijë dita që do të mbaj mbi këto urdhërime, tabelën e një ligji të ri.” Ai hodhi poshtë një Perëndi “ i Cili urdhëron njeriun të bëjë gjërat që nuk i pëlqejnë.” Ai u kap pas idesë se urdhërimet “mbrojnë të dobëtin prej të fortit” në vend që të nderonte ” ligjin moral të betejës” ku parimi hyjnor është që ligji bën fuqinë. “Kundër të ashtuquajturave dhjetë urdhërimet,” deklaroi Hitleri, “kundër tyre po luftojmë.”

Po sikur Hitleri të kishte fituar në Ditën e Sulmit? Qeveria mund të mundohet të bëjë ligje dhe t’i ngrejë ato mbi ligjin e Perëndisë. Dhjetë Urdhërimet mund të quhen të paligjshme në shkolla dhe studentët do të mësoheshin të krijonin vetë vlerat e tyre, në vend që t’ia vinin veshin një Perëndie “i Cili e urdhëron njeriun të bëjë gjërat që nuk i pëlqen.” Po të kishte fituar Hitleri, shoqëria jonë mund të hidhte poshtë, themelet e saj Judeo- kristiane

Ne mund të linim pas civilizimin e krishterë dhe në vend të tij të promovonim laicizmin. Mund të konsiderohet si ofensive thjesht të përmendësh civilizimin e krishterë apo të thuash për një vend se ai është komb i krishterë.

Po të kishte fituar Hitleri, mund të ishte ilegale që Dhjetë Urdhërimet të shfaqeshin në prona publike. Një gjykatës i cili guxonte të shfaqte urdhërimet mund ta humbiste pozicionin e tij. Por prit, a nuk ka qenë duke funksionuar kështu deri tani?

Harrimi i Perëndisë

Hitleri nuk fitoi në Ditën e Sulmit. Pushteti sovjetik nuk zgjati shumë. Forcat ushtarake të paganizmit dhe ateizmit nuk fituan. Dhe ende shumë zyrtarë dhe individë në kombet e lira dhe fitimtare zgjodhën të harronin trashëgiminë e tyre biblike dhe, të kopjonin të menduarin dhe qëndrimin, e armiqve të tyre që ishin kundër Zotit. Kjo nuk ishte hera e parë që ndodhi diçka e tillë.

Bibla tregon se Perëndia e ndihmoi popullin izraelit nën Jozueun të mposhtte armiqtë e Kannanit. Kanaanitët adhuronin perënditë e tjera, ishin perversë seksualë dhe madje vranë foshnjat, si sakrifica, me shpresën se do të fitonin begatinë. Këta armiq të pabesë, luftuan shumë, por Jozueu i drejtoi izraelitët në fitore. Gjenerata e Jozueut dallohej prej forcës morale dhe suksesit ushtarak. Ata i besuan Perëndisë, respektuan urdhërimet e Tij, mposhtën armiqtë e tyre dhe u vendosën në një tokë të mirë ku Perëndia derdhi shiun e bekimeve mbi ta.

Por pastaj ndodhi diçka. Gjenerata e Jozueut u plak dhe vdiq,  e u rrit një gjeneratë izraelitësh të cilët e shpërfillën Perëndinë. Ata filluan të mendonin dhe të vepronin ashtu si kombet që kishin mposhtur. Sikurse Bibla e thotë te libri i Gjyqtarëve 2:10-12,

“Kur tërë ai brez u bashkua me etërit e vet, mbas atij doli një brez i ri që nuk e njihte Zotin, as veprat që kishte bërë për Izraelin.

Bijtë e Izraelit bënë atë që ishte keq në sytë e Zotit dhe u vunë në shërbim të Baalit;

ata braktisën Zotin, Perëndinë e etërve të tyre, i cili i kishte nxjerrë nga Egjipti, dhe adhuruan perëndi të tjera ndërmjet perëndive të popujve që i rrethonin, ranë përmbys para tyre dhe kështu provokuan zemërimin e Zotit.”

Sa të marrë! Ata po jetonin në një tokë të mirë, vetëm sepse Perëndia i kishte ndihmuar , por ata harruan Perëndinë që mundësoi begatinë e tyre. Brezi i mëparshëm i kishte mposhtur njerëzit që kishin bindje të këqija dhe jetë të fëlliqura, por gjenerata e re filloi të besonte dhe të sillej njëlloj si ata paganë të mposhtur. Fitoret dhe liritë e fituara me vështirësi, të një kombi të perëndishëm, u çuan dëm nga një brez që nuk e njihte Perëndinë. Ashtu si Hitleri që urrente një Perëndi që i urdhëron njerëzit të bëjnë atë që s’duan” po kështu edhe këta njerëz refuzuan vullnetin e Perëndisë dhe vepruan me kokën e tyre: ” Në atë kohë… secili bënte atë që i dukej e drejtë në sytë e tij”(Gjyqtarët17:6, 21:25). Rënia e tyre morale çoi në probleme politike. Ata u ndodhën nën sulme të vazhdueshme dhe liria e tyre shumë shpejt i hapi rrugën dominimit të armiqve.

Asnjë fjalë në Bibël, nuk është më e trishtueshme se ajo te Gjyqtarëve 2:10, “mbas atij doli një brez i ri që nuk e njihte Zotin, as veprat që kishte bërë për Izraelin.” Ekziston mundësia që të harrojmë Perëndinë, të harrojmë historinë tonë, të braktisim një civilizim të ndërtuar mbi Fjalën e Perëndisë dhe të bëhemi klone të paganëve, të cilët luftuan kundër etërve tanë.

Sa keq që pasi brezi i Jozueut fitoi beteja kaq të rëndësishme dhe mbajti lart Fjalën e Perëndisë, brezi tjetër me dëshirën e tij u bë si armiqtë që etërit e tyre kishin luftuar.

Dhe çfarë tragjedie do të ishte, që pas fitores në ditën e sulmit, pas rënies së murit të Berlinit, pas fitores së asaj që Çërçilli e quajti një betejë për mbijetesën e civilizimit të krishterë, kjo gjeneratë të braktisë civilizimin e krishterë dhe ta bazojë kulturën mbi parime anti të krishtera.

Hitleri dhe Shkenca

Hitleri e urrente Krishterimin dhe rrënjët e tij judease, ai urrente Dhjetë Urdhërimet, ai urrente shkrimet e Palit dhe e konsideronte Krishterimin si një supersticion fetar, i cili pengonte përparimin e shkencës. Ai mendoi se besimi do të zbehej dhe shkenca do të mbretëronte mbi gjithçka, e papenguar prej ligjeve biblike dhe parimeve etike. Ai tha “Dogma e Krishterimit vjetërsohet më parë se përparimet e shkencës.”

Po sikur Hitleri të kishte fituar në Ditën e Sulmit? Po sikur ateistët komunistë të kishin fituar Luftën e Ftohtë? Profesorët e Kolegjit mund të shpallnin vdekjen e besimit, dhe fitoren e evolucionit. Fëmijët tanë mund të jenë në shkolla të kontrolluara prej qeverisë, që ndalojnë mësimet e krijimit dhe kërkojnë klasa shkencore pa Perëndinë. Por prit pak- a nuk është kjo ajo që ka ndodhur? Çfarë ndodhi pas Ditës së Sulmit? Pasi civilizimi i krishterë fitoi luftëra të mëdha, gjyqet tona ndaluan lutjen, fenë dhe mësimet morale nëpër klasa. Mësimet mbi krijimin ishin të ndaluara;  ndërsa ato për evolucionin jo. Hitleri humbi në Ditën e Sulmit, por Darvinizmi sundon në shumë klasa.

Nazistët e donin teorinë e evolucionit. Pasuesi i Hitlerit Rudolf Hess deklaroi, “Nazizmi është biologji e zbatuar.” Hitleri e bazoi politikën raciste publike mbi evolucionin dhe ngulmoi se: “Ne duhet të kuptojmë dhe të bashkëpunojmë me shkencën.” Ai tha “Një racë më e lartë e nënshtron një race më të ulët, një e drejtë të cilën ne e shohim në natyrë dhe mund të konsiderohet si e drejta e vetme e përfytyrueshme.

Bindja e Hitlerit në evolucion u shoqërua me besimin në eugjenikë, si një përpjekje shkencore për të riprodhuar gjenet më të mira dhe për eliminuar më të këqijat. Hitleri u mundua të ndërtonte një racë superiore duke eliminuar racat inferiore, dhe duke sterilizuar apo vrarë njerëzit me paaftësi mendore apo fizike. Kush e shpiku fjalën eugjenikë  dhe e bëri të njohur idenë? Kushëriri i Darvinit, Fransis Galton.

Po sikur Hitleri të kishte fituar? Ne mund të mos e vlerësojmë çdo jetë njerëzore, dhe në vend të kësaj të favorizojmë eugjenikën. Kështu njerëzit e padëshiruar dhe të papërshtatshëm, do të eliminoheshin. Gjenet e gabuara do të thonë një dënim me vdekje. Por a nuk është kjo ajo që po ndodh pikërisht tani, në zyrën e një doktori ku foshnjat e palindura testohen për zhvillime anormale dhe eliminohen sikur të mos ishin asgjë? Aborti  mbron madje edhe mburr faktin se tani ne kemi më pak njerëz me sindromën Daun, falë faktit se ata vriten para se të jenë lindur.

Margaret Sengër, themeluesja e Prindërimit të Planifikuar, përkrahu me entuziazëm eugjenikën. Njerëzit me gjene të këqija duhet të bëjnë zgjedhjet e tyre, pohoi ajo: “Izolim apo sterilizim.” Në vitin 1933,  Përmbledhja e Margaret Sengër për Kontrollin e Lindjeve  prezantohej në një artikull me titullin ” Sterilizimi eugjenik: një nevojë urgjente,” autorizuar prej Ernst Rudin, drejtori i Hitlerit për Sterilizimin Gjenetik. Ajo kundërshtoi mizorinë e Hitlerit dhe nuk favorizoi abortin. Në të vërtetë, kishte një kohë kur Prindërimi i Planifikuar e quajti abortin : heqja e një jete njerëzore. Por parimi i eugjenikës duke eliminuar të padëshiruarit dhe të padëshirueshmit, ka shkatërruar tashmë më shumë se dyzetë milion foshnja vetëm në Amerikën e Veriut.