Në ditët kur Hitleri ishte thjesht një imitues artistësh dhe një rreshter, Oliver Uendell Holms ishte një gjykatës në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë, në Shtetet e Bashkuara. Holms shërbeu në Gjykatën e lartë, për tridhjetë vite, nga viti 1902 deri në 1932 dhe, ndikimi i tij në Gjykatën supreme, dhe në teorinë ekzistojnë deri sot.
Holms mësoi se ligjet nuk kanë të bëjnë fare me drejtësinë e Perëndisë. Ai i tha studentëve në shkollën ligjore të linin mënjanë çdo pikëpamje morale të ligjit dh eta shihnin ligjin si shkenca e forcës politike. Ligji, tha Holms, “përfaqëson maxhorancës e votave të atij kombi që është në gjendje të mundë gjithë të tjerët.” Me pak fjalë, ligji bën fuqinë. Holms evolucionisti deklaroi “Nuk shoh arsye përse t’i atribuoj njeriut një domethënie ndryshe nga ajo që i përket një majmuni apo një thërrmije rëre.”
Hitleri nuk e fitoi luftën, por çfarë ndodhi pas ditës së sulmit? Idetë e Sengër dhe Holms vazhduan të shpërndaheshin. Me sa duket pena është më e fuqishme se shpata. Filozofia legale e Holms dhe ndikimi i tij në gjykata është i madh. Disa gjykata na thonë se ligjet e martesës nuk janë baza për paragjykimet fetare, por ato nuk thonë se ku e mbështesin sistemin e tyre të ri. Ato sulmojnë besimin si baza e ligjit, dhe e zëvendësojnë atë me asgjë më shumë se pushtetin e ashpër dhe garës për të parë se kush mund t’i caktojë gjykatësit. Pas gjithë zhargonit të mençur antiligjor është bindja se njeriu ka më shumë rëndësi se sa një majmun dhe se thënia se Ligji bën fuqinë. Si mund të mbrojë një filozofi e tillë dinjitetin dhe të drejtat njerëzore?
Një prej sfidave më të mëdha për civilizimin e krishterë sot është mënyra se si merremi me klonimin, kërkimet për qelizat burimore, dhe përzgjedhjen gjenetike. Shkencëtarët trumbetojnë me të madhe aftësinë e tyre për të krijuar linja të reja të qelizave burimore, prej embrioneve të kloneve njerëzore. Ligjvënësit dhe ata që i druhen gjykatave, të pavullnetshëm për të ndaluar klonimin apo për të ndaluar shkatërrimin e embrioneve njerëzore, për kërkimet e qelizave burimore. Disa insistojnë se qeveria jo vetëm duhet të lejojë këto kërkime por edhe të paguajë për to. Çdo qëndrim tjetër mund të quhet si qëndrim “anti- shkencor”, thonë ata.
Adolf Hitleri po ashtu nuk dëshironte që të kufizonte shkencën, por Uinston Çërçill nuk kishte këtë siguri në shkencë, për të mirën e tij. Çërçill e dinte se shkenca e pakufizuar prej besimit dhe etikës nuk do të sillte ndriçimin e mendjes. Ajo do të prodhonte një epokë të re të errët, akoma më të keqe dhe më gjatë se sa epokat e mëparshme të errta.
Kthimi te Perëndia
Në vitet mes dy luftërave botërore, Presidenti Kalvin Kullixh (Calvin Coolidge) tha, “Themelet e shoqërisë dhe qeverisë sonë gjenden kaq shumë në mësimet e Biblës sa që do të ishte e vështirë t’i mbështesje nëse besimi në këto mësime do të reshtte së qeni praktikisht universal në vendin tonë.” Këto ditë, megjithatë, shumë e kanë braktisur Biblën, kanë harruar Perëndinë e etërve të tyre dhe kanë birësuar pikëpamjen e atyre tiranëve që e bënë shekullin e njëzetë më të përgjakshmin në historinë njerëzore. Çfarë tragjedie të bësh me dashje atë që etërit tanë as nga detyrimi nuk do ta bënin, madje edhe atëherë kur jetët e tyre ishin në rrezik!
Për disa arsye, është më keq të jesh një post i krishterë se të mos jesh ekspozuar asnjëherë ndaj Krishterimit. Kjo është e vërtetë për individët dhe shoqëritë. Adolf Hitleri u pagëzua në një Kishë Katolike Romake, dhe Jozef Stalin studioi në një shkollë ortodokse ruse, për priftërinjtë e ardhshëm. Kur ata u larguan prej Perëndisë së vërtetë, Hitleri dhe Stalini u bënë si bisha. Në mënyrë të ngjashme, shoqëritë që dikur e njihnin Perëndinë, por më pas largohen prej Tij, priren të bëhen më të shtrembëruara se sa shoqëritë që ishin pagane tërë kohës. Shoqëritë pagane pranonin homoseksualitetin, por as nuk u shkoi në mendje ndonjëherë që ta barazonin atë me martesën. Shoqëritë pagane ekspozuan dhe vranë foshnjat e padëshiruara në lindje por asnjëherë në shkallën e kulturave post kristiane. Shoqëritë pagane kishin diktatura por asnjëherë në atë shkallë që kishte gjermania naziste apo Rusia sovjetike në përpjekjet e tyre për të lënë pas civilizimin e krishterë.
Një prej zërave më të zgjuar dhe më të guximshëm të kohës sonë, ka qenë autori rus Aleksandër Solzhenitsin. Ai vuajti për vite me radhë nën Stalinin dhe detajoi disa prej krimeve të atij diktatori. Diktatura sovjetike, shkatërroi diku 30 deri 60 milion njerëz sepse refuzonte Perëndinë. Kjo diktaturë e quajti veten supreme, dhe nuk pa asnjë standard moral për t’iu bindur dhe asnjë autoritet hyjnor për ta mbajtur atë përgjegjës. Solzhenitsin u bë i krishterë në burg, dhe librat e tij ndihmuan që të tregonin rënien e ateizmit Sovjet. Por Solzhenitsin nuk është shumë i njohur sot, në Rusi apo në kombe të tjera. Pse jo? Sepse ai paralajmëron se njerëzit në vendet perëndimore “kanë harruar Perëndinë” dhe përballen me “fatkeqësinë e ndërgjegjes njerëzore të ç’shpirtëzuar dhe jofetare.”
Ne duhet ta kemi për zemër këtë, jo që të jemi të zymtë por me qëllim që të njohim rrezikun e harrimit të Perëndisë. Nëse kjo mund t’i ndodhte izraelitëve pas fitoreve të Jozueut, mund t’i ndodhë edhe kombeve që triumfuan në luftë kundër paganizmit dhe ateizmit. Triumfi i Sulmit të madh dhe krijimi i Perdes së hekurt janë gjëra për të cilat duhet ta falënderojmë Perëndinë. Tiranët dhe terroristët nuk kanë fituar, dhe për këtë mund të jemi të lumtur. Por rreziku më i madh nuk janë asnjëherë armët e një armiku por tendenca jonë për të braktisur Perëndinë.
Lajmi i Mirë është se edhe atëherë kur civilizimi e braktis Perëndinë, Zoti mund të ketë mëshirë. Shumë vende të dominuara prej diktaturave anti të krishtera, pas disa dekadash vuajtjeje, po shijojnë liri dhe mundësi më të mëdha. Ndërkohë, në kombet e lira, që e kanë marrë Perëndinë si të mirëqenë derisa e kanë harruar atë, ku çdo njeri bën atë që i duket e drejtë në sytë e tij, Zoti mund të ndërhyjë ende.
Perëndia e bëri këtë gjatë kohës së gjyqtarëve kur Izraelitët u larguan vazhdimisht prej Tij. Perëndia ndonjëherë i le të vazhdojnë në mëkatin e tyre, duke i lejuar të zhyten më thellë në paudhësi. Ai ndonjëherë i le të bien në duart e armiqve mizorë. Por kur ata do t’i thërrisnin për ndihmë Perëndisë, Ai do të dërgonte çlirimin. Ai do të dërgonte udhëheqës që do t’i kthenin njerëzit sërish te Perëndia dhe do t’i çlironin njerëzit prej shtypësve të Tij.
Vepra përfundimtare e mëshirës së Perëndisë, në tërë historinë ishte të dërgonte Birin e Tij, Jezus Krishtin. Shpëtimi në Jezusin vazhdon të përhapet. Individët mund t’ia kthejnë shpinën besimit të etërve të tyre, por shumë individë të tjerë dhe familje po e njohin Jezusin. Disa kombe me trashëgimi të krishterë po harrojnë themelet e tyre, por në kombet e tjera Krishterimi po rritet me hapa galopantë, dhe ato kombe do të përjetojnë bekimet nëse e vërteta e Biblës dhe jeta e Jezusit do të shpërndahet përgjatë strukturave të shoqërisë. Nuk është puna të imponojmë besimin te njerëzit përmes dhunës por t’i fitojmë ata përmes dashurisë dhe përmes efekteve transformuese të së vërtetës.
Teksa meditojmë se çfarë ndodhi që ditën e madhe kundër nazizmit, le të reflektojmë mbi premtimin e Perëndisë në Bibël: ” Në qoftë se populli im, i cili thirret me emrin tim, përulet, lutet, kërkon fytyrën time dhe kthehet prapa nga rrugët e këqija, unë do ta dëgjoj nga qielli, do t’i fal mëkatin e tij dhe do ta shëroj vendin e tij. ”
(2 Kronikave 7:14)