Çfarë problemi ka

Print

Titulli: Çfarë problemi ka? (pjesa 1)

Çfarë problemi ka? Çfarë problemi ka të marrësh një mantel, pak argjend dhe pak ar në një qytet që ka për tu shkatërruar sido që të vejë puna? Ky është mëkati që Akani kreu dhe më pas bëri që ai dhe familja e tij të vritej me gurë.

Pse e bëri Perëndia këtë gjë një problem kaq të madh, dhe e dënoi Akanin ashtu siç e meritonte mëkati i vet?

Së pari, problemi më i madh ishte se Perëndia i kishte urdhëruar njerëzit e tij të mos bënin atë që kishte bërë Akani. Ky ishte ligji i HAREM-it, i cili ndalonte marrjen e plaçkës së luftës me vete ndërkohë që duhej shkatërruar, sepse kështu kishte urdhëruar Zoti. Fundja fare kjo nuk ishte një betejë njerëzore, as betejë politike, por ishte beteja e Perëndisë.

Kjo përgjigje nuk është e mjaftueshme për ne njerëzit e ndriçuar të shekullit të 21- të.

Ne jetojmë në një epokë kur fjalët urdhëruese, duken të çuditshme, dhe shpeshherë këtë e quajmë autoritarizëm.

Riçard Mou (Richard Mouw), presidenti i Shkollës teologjike Fuller në Pasadena Kaliforni, ka shkruar  një libër me titullin: Perëndia I Cili urdhëron. Në këtë libër ai pohon se direktivat hyjnore dhe urdhërimet e shkrimeve zakonisht mendohen nga brezi modern në të cilin jetojmë të papërshtatshme moralisht. (John Courtney Murray p. 7).

Me sa duket e gjitha kjo bisedë në Bibël, duhet ri thënë me një tjetër mënyrë, thotë mendja moderne.

Rënia e autoritetit dhe e legjitimitetit të një urdhri nuk duket askund më qartë se sa në qasjen tonë ndaj prindërimit.

Shumë prej librave laikë që unë dhe gruaja ime kemi lexuar 30 vite më parë thoshin: “Ti nuk mund tu thuash fëmijëve të tu se çfarë duhet të bëjnë a të mos bëjnë. Ti duhet të arsyetosh me ta e tu shpjegosh përse duhet ta bëjnë ose jo diçka.” Me siguri që është mirë tu shpjegojmë fëmijëve apo çdo njeriu tjetër arsyetimin që fshihet pas çdo urdhërimi, rregulli apo komande.

Por ata prindër, të cilët nuk duan të shkatërrojnë fëmijët e tyre e dinë shumë mirë se është shumë e rëndësishme për zhvillimin e fëmijës që të dijë se në botë ekziston kjo forcë misterioze që quhet autoritet.

Kur një fëmijë tre vjeçar qëndron në trotuar para një rruge me makina, dhe prindi i thotë:

“Mos dil në rrugë,” është shumë e rëndësishme që ai të bindet pavarësisht nëse i kupton arsyet ose jo.

Përtej kësaj, nëse një fëmijë do të rritet dhe do të mbijetojë në martesë, familje, punë, lagje, kishë apo në kombin e vet, ai duhet të pranojë autoritetin.

Disa njerëz shfajësohen për autoritetin, apo që ushtrojnë autoritet, që kanë autoritet, që besojnë tek autoriteti. Ata janë aq shfajësues për autoritetin sa që ndonjëherë duken mendjelehtë.

Punë e madhe se Akani mori disa gjëra nga plaçkat e betejës në Jeriko, çfarë problemi ka? Problemi është ky:

Perëndia tha: “Mos e bëj,” dhe Perëndia është Perëndi kur urdhëron Ai diçka duhet të bindemi.

Tani në besimin e krishterë, kjo përgjigje mjafton për t’iu përgjigjur pyetjes sonë. Fjalët e një urdhri apo të një bindjeje mund të duken si gjuhë e huaj në kulturën tonë, në fakt kështu janë, por nuk është kështu për të krishterët.

Ose të paktën nuk duhet të ishte. Kjo tregon se sa shumë ndikohemi nga kultura që na rrethon.

Pasi kemi thënë këtë dëshiroj që të kalojmë menjëherë tek një hap tjetër: çfarë problemi ka?

Perëndia e urdhëroi atë. Po përse e urdhëroi Perëndia këtë? Cilat janë arsyet pas këtij urdhërimi?

Kjo është një pyetje e drejtë, që mund ta bëjmë jo vetëm për këtë urdhërim por për çdo urdhërim tjetër të Perëndisë.

Ndonëse Perëndia ka të drejtë të urdhërojë çfarë të dojë, e vërteta është se ai i urdhëron vetëm ato gjëra që kanë kuptim dhe që kanë kuptim për ne dhe për botën që ai ka krijuar.

Dhe ne bëjmë mirë të kuptojmë arsyetimin, urtësinë e urdhërimeve të tij.

Një prej arsyeve që më pëlqen të flas për dhjetë urdhërimet është se ato janë kaq të mençura, kanë kaq shumë kuptim dhe përshtaten shumë mirë me mënyrën si jemi krijuar.

Një tjetër arsye përse është e rëndësishme të bëjmë pyetjen pse në këtë pikë është se kjo na ndihmon të kuptojmë përgjigjen e një tjetër pse-je që shfaqte në këtë pjesë: pse gjithë kjo dhunë ndaj qytetit Ai?

Çfarë qëllimi ka Perëndia që shkatërron një qytet të tërë, burra, gra, fëmijë e gjithçka që merr frymë?

Lip 20:16-18 na ndihmon të krijojmë perspektivën e duhur për këto pyetje:

16Por nga qytetet e këtyre popujve që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, nuk ke për të lënë asgjë që merr frymë;

17  por do të vendosësh shfarosjen e plotë të tyre, ashtu si të ka urdhëruar Zoti, Perëndia yt,

18  me qëllim që ata të mos ju mësojnë të imitoni tërë ndyrësirat që bëjnë për perënditë e tyre, dhe ju të mos mëkatoni kundër Zotit, Perëndisë tuaj.

Siç e dini, para se të vinin pushtuesit e këtij qyteti izraelitët nuk ishin njerëz që i druheshin Perëndisë, as të drejtë moralisht, as qytetarë model.

Toka e Kanaanit, kishte shumë adhurim idhujsh, të perëndive të rreme.

Dhe adhurimi i idhujve të kanaanitëve kishte shumë veçanti tërheqëse dhe të mundimshme. Ky ishte besimi në shumë Perëndi, sepse për ta ishte e këndshme të pasurit e një menyje me Perëndi ku mund të zgjidhnin cilin do të adhuronin.

Ky ishte një besim xhingla apo hajmalish, gjëra të vogla që mund të shihen e të preken me dorë. Pra ti mund të mbaje një perëndi në xhepin tënd, ose në oborrin e shtëpisë, e kush nuk do ta donte ta kishte një perëndi nw oborr? Ky ishte besimi i adhurimit sensual, në të cilin mund të përfshije fantazinë tënde më të shfrenuar madje dhe fantazinë seksuale, dhe sërish ta quaje atë adhurim.

Perëndia e dinte se kufiri mes këtyre feve te rreme dhe besimit të vërtetë të Izraelit, besimit të Perëndisë së vërtetë. . . ai kufi do të ishe i qartë dhe i vendosur. Ndaj edhe Perëndia urdhëron se këto xhingla dhe të gjitha gjërat që kanë lidhje me kulturën apo zonën, të shkatërroheshin.

Ai nuk dëshironte asnjë depërtim të kulturës kananease në besimin hebre.

Në një farë mënyre, asgjë nuk ka ndryshuar nga koha e Akanit në ditët e sotme.

Thirrja e Perëndisë që “të jemi të shenjtë”, dhe “të mos e duam botën” ose të “ mos konfirmohemi me këtë botë” është një thirrje për bindje radikale ndaj Jezus Krishtit, që na bën neve të ndryshëm nga njerëzit e tjerë në botë.

Dhe ashtu si në ditën e Akanit, nëse ne ia lejojmë vetes që të jetojmë shumë ngushtë me gjërat dhe njerëzit që dimë se janë kundër së vërtetës, që janë mëkatarë, nëse ne vazhdojmë të jetojmë në skajet ekstreme, me shumë mundësi ne të rrëzohemi nga këto skaje dhe të përpihemi prej mëkatit. Kjo është e gjitha.

Uroj që vërtetë ky program të ketë ndihmuar disi miku im. Nëse ke pyetje dhe sugjerime te ftoj të na shkruash në adresën e programit tonë.