Çfarë problemi ka

Print

Titulli: Çfarë problemi ka? (pjesa 2)

OK, miq i kthehemi historisë sonë me Akanin. Ti mendon me vete: Pastor Berti a nuk të duket masë ekstreme marrja e jetës së Akanit, bijve dhe bijave të tij, po kështu edhe vdekja e 36 njerëzve të tjerë në betejë vetëm sepse Akani kishte shkuar nw limitet  asaj që Perëndia kishte  vendosur, (e për më tepër ky kufi nuk ishte respektuar në betejën e Ait? )

Sigurisht që për ndjeshmërinë tonë moderne, kjo është ekstreme. Le ta pranojmë se ndonjëherë Perëndia nuk duket shumë pro jetës. Nuk mund ta mohoj se jeta duket shumë e pavlerë në Dhjatën e Vjetër.

Përmbi të gjitha, duke parë se sa ekstrem është gjykimi i Perëndisë këtu, duhet të kuptojmë mesazhin e rëndësishëm të këtij gjykimi të madh:pra fjalë për fjalë ai thotë: Unë jam Perëndia, ju duhet të më bindeni.

Ju duhet të më besoni aq sa të më bindeni.

Të më bindeni plotësisht, pa rezervime.

Ky është mesazhi pozitiv i historisë së Akanit: thirrja për t’ju bindur Perëndisë edhe kur nuk duam.

Miqtë e mi dua t’ju sqaroj diçka të rëndësishme, se të krishterët sot nuk mund ta përdorin Biblën, veçanërisht historitë e pushtimit të Dhjatës së Vjetër, për të shfajësuar vrasjet apo çdo formë dhune sot.

Këto histori të Perëndisë që ndodhin në tokën e Kaananit janë vërtetë unike në gjithë planin shpengues të Perëndisë. Ato kanë përgatitur skenën e madhe për planin shpengues të Perëndisë, që bota të mos dënohet.

Le ta themi ndryshe, të krishterët nuk duhet dhe nuk munden të shikojnë historitë e pushtimit tel libri i Jozueut për t’i përdorur si shfajësim për dhunën e ushtruar sot.

Kjo do të quhej keqinterpretim i këtyre historive.

Besimi i krishterë nuk është besimi i pushtimeve. Plani i Perëndisë në fakt është krejt i kundërt.

Sikurse shkruan apostulli Pal tek Efesianëve 1: 9-10 ” duke bërë të njohur misterin e vullnetit të tij sipas pëlqimit të tij, që ai e kish përcaktuar me veten e tij, që, në administrimin për plotësimin e kohërave, të përmbledhë, të gjitha gjërat në Krishtin, edhe ato që janë në qiej dhe ato që janë mbi dhe, në Atë”

Plani i Perëndisë është që pajtoj të gjithë njerëzit me veten, dhe jo të shkatërrojë. Perëndia ynë është Shpëtimtar!

Le ti kthehemi edhe një herë historisë sonë, aty ka një shënim pozitiv edhe pse është histori e vështirë.

Kjo histori nuk mbyllet me bërjen e njerëzve copë e thërrime nga njerëzit e Ait, dhe as me vdekjen e Akanit dhe familjes së tij nga njerëzit e vet.

Por ajo mbyllet me popullin e Perëndisë që shenjtërojnë edhe njëherë veten e tyre, që pastrohen dhe përkushtohen përsëri para Perëndisë dhe mbretërisë së tij.

Ajo mbyllet me bindjen e patundur para Perëndisë, që vazhdon të njihet edhe sot si e vetmja formë bindjeje që njeh Perëndia.  Por çfarë ndodh pasi e bëjnë këtë? Ata fitojnë mbi Ain.

Jozueu kapitulli 8 është një tjetër histori interesante nëse dëshiron ta lexosh ndonjëherë. Perëndia vjen me një planin për një betejë të madhe, sipas të cilit ushtria e Jozueut i afrohet shumë qytetit Ai, në mënyrë që këta të fundit t’i shohin, e më pas tu shkojnë pas.

Ushtria e Jozueut, e tërheq ushtrinë e Ai-t jashtë qytetit disa kilometra rrugë larg ; dhe më pas njësi studiuese e terrenit që ishte fshehur pas shkëmbinjve zbret në qytet dhe i ve zjarrin.

Ushtarët e Ait së largu kthejnë kokën dhe shohin qytetin në flakë. Ata tronditen, demoralizohen dhe menjëherë e gjejnë veten të rrethuar, e të pakësuar në numër.

Ana pozitive e kësaj është se: kur ndjekim Perëndinë dhe vetëm Perëndinë, kur jetojmë me sinqeritet dhe jo me dyshim, dhe kur i bëjmë gjërat sipas mënyrës së Perëndisë, dhe jo sipas mënyrës sonë, atëherë përjetojmë fitoren, bekimet e paqes Shalom të Perëndisë; dhe qëndrojmë në rrugët e Perëndisë. E thënë kjo me fjalët e psalmit 1, ne begatojmë.

Më kujtohet se si vite më parë, erdhi në kishën tonë një burrë nw moshë të mesme që kishte jetuar një jetë të vështirë. Ai kishte filluar të vinte në kishën tonë dhe i kërkoi pleqësisë dhe mua që të mund të bëhej pjesë e kishës.

Ai na tregoi dëshminë e tij dhe ndër fjalët që tha më kujtohen këto: “E dini, sapo u bëra i krishterë, kam pasur më shumë fat.”

Ne nuk e korrigjuam atë, por e vërteta ishte se nuk kishte pasur më shumë fat,  ai thjesht po përjetonte realitetin e jetës së krishterë. Se kur jetojmë sipas qëllimit të Perëndisë për ne, jeta shkon më mirë.

Sipas fjalëve të Psalmit 1, ne kemi prosperitet dhe begati. Jozueu 7 & 8 na tregon një mënyrë dramatike se si gjërat mund të ndryshojnë për mirë ose për keq.

Akani vjedh një mantel, një shufër të vogël argjendi, dhe një shufër të vogël floriri. Mos besnikëria bëhet virusi shpirtëror në gjithë komunitetin dhe para se ta keni kuptuar, i gjithë komuniteti del jashtë linjës së Perëndisë, aq sa mendon se mund ta rrafshojë qytetin Aji me disa mijëra ushtarë.

Vetëm një vepër mosbindjeje i ve shkelmin gjithçkaje dhe pa e kuptuar mirë ata e humbasin betejën e tyre.

E kundërta është po aq e vërtetë.

Pasi njerëzit e pastrojnë veten, shenjtërohen dhe hyjnë në vullnetin e Zotit, dhe vijnë në rrugën e duhur, atëherë pa shumë përpjekje nga ana njerëzore,(sepse nuk ka viktima hebrease në këtë betejë) ata e mundin qytetin Ai.

Çështja më e madhe në jetë është mbretëria e Perëndisë , urdhërimet, detyrimet, thirrja, detyra që vjen me të qenët ndjekës i Perëndisë, nënshtetas të mbretërisë së tij, që është themeluar njëherë e përgjithmonë prej jetës, vdekjes dhe ringjalljes së Zotit tonë Jezus Krisht.

Por çfarë është gjëja më e rëndësishme në jetën tonë? Ne do të jemi shumë mirë, këtë premton Fjala e Perëndisë.

Por nëse kjo nuk është një gjë me rëndësi në jetën tënde, nëse ti i shmangesh idesë se Perëndia gëzon të drejta mbi jetë tënde, se Ai mund të thotë “Eja” dhe ti duhet të vish; dhe ai mund të thotë “Shko” dhe ti duhet të shkosh. Por nëse Perëndia dhe mbretëria e Tij nuk të interesojnë, apo nuk kanë rëndësi për ty, atëherë nuk di si mund ta them ndryshe por je i vdekur.

Ti do të kalosh nga disfata në disfatë. Nga një humbje në Ai tek një tjetër.

Dhe më ironike ndër gjitha është se kur ne mundohemi t’ia kalojmë mirë në hesapin tonë, duke i bërë bisht urdhërimeve të Perëndisë, duke zgjedhur rrugët më të shkurtra për vullnetin e Perëndisë. . . më ironike është se gjithë nevojat që duam të plotësojmë apo kënaqësitë që dëshirojmë të plotësojmë, realizohen kur ne e lemë përfundimisht jetën tonë, rreshtim së kërkuari jetën tonë, e dorëzojmë jetën tonë në Krishtin, për Krishtin dhe për mbretërinë e tij.

Dhe Perëndia,  vjen si një gjahtar prej qielli, na do aq shumë sa që na ndjek nga pas edhe atëherë kur e humbasim rrugën.

Herët a vonë, do të marrim mesazhin se gjërat që kanë rëndësi në jetë nuk janë pasuritë tona, ëndrrat dhe kënaqësitë tona; por është mbretëria që Perëndia ka krijuar, një fitore që ia ka fituar me vdekjen, ringjalljen e Jezus Krishtit, Birit të tij dhe Zotit tonë.

Rëndësi ka qyteti që Perëndia ka krijuar dhe themeli i të cilit është Krishti, banorët e të cilit janë blerë me gjakun e Krishtit. Besoje këtë. Jep jetën për këtë. Dhe përjeto bekimet e Perëndisë.

Unë Berti ju uroj gjithë bekimet e Zotit dhe një ditë sa më të këndshme sot.