Cilën shtëpi

Print

Titulli: Cilën shtëpi (pjesa 1)

Fjalët e urta 9: 1-6

1   Dituria ka ndërtuar shtëpinë e saj, ka gdhendur shtatë shtyllat e saj.

2  Ka vrarë kafshët e saj, ka përzier verën e saj dhe shtruar tryezën e saj.

3  Ka dërguar jashtë shërbëtoret e saj; nga vendet më të larta të qytetit ajo thërret:

4  “Ai që është budalla të vijë këtu!”. Atij që i mungon gjykimi i thotë:

5  “Ejani, hani nga buka ime dhe pini verën që kam përzier.

6  Lëreni budallallëkun dhe do të jetoni, ecni në rrugën e arsyes”.

13-18

Gruaja budallaqe është zhurmëmadhe, aspak e zgjuar dhe nuk di asgjë.

14  Rri ulur te porta e shtëpisë së saj, mbi një fron në vendet e larta të qytetit,

15  për të ftuar ata që kalojnë nëpër rrugë, që shkojnë drejt në rrugën e tyre:

16  “Ai që është budalla të vijë këtu!”. Dhe atij që i mungon arsyeja i thotë:

17  “Ujërat e vjedhura janë të ëmbla; buka që hahet fshehurazi është e shijshme”.

18  Por ai nuk e di që atje janë të vdekurit, që të ftuarit e saj janë në thellësinë e Sheolit.

Fjalët e urta 9 na prezanton me zgjedhjen që duhet të bëjmë mes jetës në shtëpinë e zonjës Dituri, dhe vdekjes në shtëpinë e zonjës Marrëzi. Dikur unë e kam lexuar këtë kapitull dhe i kam prezantuar këtë zgjedhje një audience e cila përfshinte disa vajza.

Unë e pyeta njërën prej tyre: “Po ti ftesën e cilës grua do të pranoje? A do të pranoje ftesën për të shkuar në shtëpinë e gruas së mençur?” Nuk do të çuditeshe nëse shumë shpejt ajo do të përgjigjej: “Sigurisht shtëpinë e diturisë.” Sigurisht që ne të gjithë ashtu si vajza do t[ ishim përgjigjur. Sigurisht, ne zgjedhim shtëpinë e diturisë! Edhe fëmijët e vegjël, të cilët vijnë për të dëgjuar mesazhin e tyre ditën e diel, menjëherë do të dallonin se cila është zgjedhja më e mirë, sigurisht do të zgjidhnin shtëpinë e diturisë, si shtëpinë me të mirë, zgjedhjen më të mirë që duhej bërë. Zgjedhja është e dukshme dhe e lehtë, të paktën unë kështu mendoj.

Fundja fare, dituria na fton të gjithëve të jetojmë një jetë të mirë, në botën tonë të krijuar aq mirë, për t’i shërbyer një Perëndie të mirë dhe të madh.

Kush nuk do ta donte këtë? Nga ana tjetër, marrëzia na fton të jetojmë jetën thjesht për veten tonë, duke mos i shërbyer askujt veç vetes, duke përmbushur dëshirat tona më të ulëta. Në Bibël budallallëku përfaqëson gjithçka që është e gabuar, gjithçka të rënë, gjithçka që i shërben vetes, dhe gjithçka që është vetë shkatërruese. Dhe kështu unë them se ndonëse mund të tërhiqemi çuditërisht prej zonjës budallaqe, e dimë se zgjedhja e duhur është zonja e mençur. Megjithatë zgjedhja është e vështirë.

Ndoshta një shqyrtim më nga afër i shkrimeve dhe bërja e një kontrasti të më të thellë mes dy grave, do të na ndihmojë në lidhje me zgjedhjen tonë.

Në tekstin tonë kontrasti mes zonjës Dituri dhe zonjës Budallaqe, është i qartë si kristali. Nga ana tjetër, portretin e zonjës Dituri e gjejmë në gjashtë vargjet e para. Ajo është një grua me një karakter të fortë. Ne e dimë këtë sepse ajo ka ndërtuar shtëpinë e saj. Çdo njëri nga ju që ka ndërtuar një shtëpi, apo ka parë ndërtimin e një shtëpie, e di mirë se duhet karakter i fortë për ta bërë këtë.

Ajo ka ngritur shtatë shtyllat e shtëpisë së saj. Numri shtatë në hebraisht shërben për të treguar plotësinë dhe përsosmërinë.

Të gjithë ju që jeni munduar të punoni apo të gdhendni gurin e dini se kjo është një punë shumë e kushtueshme dhe e vështirë.

Por këtë gjë e ka bërë edhe Zonja dituri. Ajo është një  grua me karakter të fortë, të shëndoshë dhe të vërtetë.

Nga ana tjetër vini re se si shfaqet zonja Marrëzi në gjashtë vargjet e fundit te Fjalët e Urta kapitulli 9. Zonja Marrëzi është pa karakter. Para së gjithash lexojmë se ajo flet me zë të lartë! Kjo nuk do të thotë se ajo nuk e ngre zërin kur nuk e dëgjojnë, sikurse e kanë zakon mësuesit. Ky koment nuk tregon as mënyrën se si ajo e projekton zërin e saj. Përkundrazi, fjala e përdorur në hebraisht tregon për një person i cili është i pakontrollueshëm dhe ka dalë jashtë kontrollit. Për më tepër, Zonja Marrëzi, nuk është e disiplinuar. Ajo bën çfarë t’i vijë në mendje.

Më keq akoma, asaj i mungon njohuria.

Tani sërish dua të them se unë e di që ti e di, dhe ti e di se unë e di që supozohet të jemi në anën e zonjës Dituri. Por ndonjëherë a nuk është bukur ta ngresh zërin, të dalësh vetëm fare pak prej kontrollit, dhe të harrosh njohurinë dhe diturinë?

Madje ne kemi shprehje klishe të cilat na ndihmojnë të shprehim këtë dëshirë. Ne themi, gjëra si: “Bëhu pak i çmendur; lëshoje veten; mos rri kaq i ngurtë; shijoje jetën, dhe e fundit (që më pëlqen shumë) mos e vra mendjen plako! Po unë e di se si burrë i krishterë që jam, si pastor i krishterë që jam, si baba dhe bashkëshort i përgjegjshëm, duhet të qëndroja me zonjën Dituri.

Por ndonjëherë duket sikur të dalësh me zonjën Marrëzi është më zbavitëse. A ka mundësi që zgjedhja mes diturisë dhe marrëzisë të mos jetë aq e lehtë sa mendohet?

Fjalët e Urta kapitulli 9 vazhdon të na përballë me zgjedhjen për të zhvilluar një kontrast të thellë mes dy grave. Jo vetëm që zonja Dituri është një person me karakter të fortë, por ajo është një grua që punon shumë. Ne lexojmë se ajo ka përgatitur mishin, ka mbushur verën dhe ka shtruar gjithçka në tavolinë.

Ajo ka dërguar shërbëtoret që të vijnë në festën e organizuar në shtëpinë e saj. Kuptohet se mishi i saj nuk janë salsiçet, as vera nuk është nga ato shishet më të lira, që kishte blerë në dyqanin e lagjes, dhe tavolina e saj nuk është mbuluar me mbulesë prej letre dhe nuk ka gota apo pirunë plastikë.

Jo, ajo ka nxjerrë setin më të mirë të pjatave dhe lugët e pirunët prej argjendi. Vera e saj është përzgjedhur nga vera më e mirë që ofron zona, ndoshta përzier me erëza apo ujë, ashtu siç bënin amvisat më të mira asokohe.

Dhe mishi ishte gatuar mjeshtërisht dhe duke përdorur teknikat më të mira të gatimit asokohe.

Për më tepër, ajo u kishte dërguar ftesat për festën.

Ajo nuk rri thjesht duke pritur se kush do të shfaqet në festë. Ajo e merr iniciativën. Zonja Dituri, është një grua që ka punuar shumë dhe është përpjekur të organizojë një festë të bukur.

Por nuk është kështu me zonjën Marrëzi. Nëse shikon se si është përshkruar zonja Marrëzi dhe kërkon vargje për të parë se çfarë bën për të përgatitur festën, nuk do të gjesh asgjë.

Faktikisht ajo nuk bën asgjë. E vetmja gjë që lexojmë për të është se rri ulur te porta e shtëpisë.

Ajo nuk përgatit një festë, nuk dërgon ftesa, madje nuk rri as në këmbë! Në shtëpinë e zonjës Marrëzi, nuk ka shumë punë, ndoshta për këtë është më tërheqëse. Kjo është diçka më e lehtë dhe jo shumë munduese, apo jo?

Tani unë jam e sigurt se shumë prej jush pëlqejnë një darkë formale, ose ju pëlqen përgatitja e vakteve të tilla.

E kujt nuk do ti pëlqente të ishte i ftuari në shtëpinë e zonjës Dituri, me gjithë ato gjëra të mira që kishte përgatitur ajo?

Por ndonjëherë gjithë këto përpjekje dhe formalitete mund të jenë bezdisëse.

Më kujtohet një artikull që lexova në lidhje me mbretëreshën Elizabet, mbretëresha e Anglisë, kur vizitoi shtetet e Bashkuara para shumë vitesh. Ajo pati disa takime formale me Presidentin dhe Zonjën Bush. Ndonëse ata kaluan shumë mirë bashkë, artikulli shkruante se Presidenti Bush nuk ndihej aspak mirë me veshjen formale “me kollare”, në darkën e tij me mbretëreshën, por Zonja Bush e detyroi të vishej ashtu.

Atij në fakt i pëlqente të vishej më thjeshtë, sepse kështu ishte në tipin e tij. Ndonjëherë a nuk dëshiron të jesh më i thjeshtë, më rastësor, të mos mundohesh shumë, të mos shqetësohesh shumë se cili është piruni i sallatës? A nuk është tërheqëse, natyra  e thjeshtë dhe e shkujdesur e zonjës Budallaqe?

Sigurisht ka ende një dallim të dukshëm mes zonjës Dituri dhe zonjës Marrëzi.

Vini re se pasi mbërrini në shtëpinë e zonjës Dituri, ajo ka shumë udhëzime për tu ndjekur. Ajo është një grua komanduese, me udhëzime shumë specifike për çdo gjë që duhet bërë.

Ajo të urdhëron të HYSH BRENDA.

Ajo urdhëron, HA-je ushqimin tim. Pi verën që unë kam përzier. Më pas ajo thotë: LËRI-LËRI mënyrat e vjetra të jetesës dhe do të jetosh. Në fund ajo urdhëron: EC në rrugën e dijes. Thjesht në dy vargje ajo ka kaq shumë urdhërime! Eja, ha, pi, lër, dhe ec! Pesë rregulla dhe udhëzime të mëdha sa një pirg, njëra mbi tjetrën. Zonja Dituri, është një grua me karakter të fortë, shumë punëtore, dhe me rregulla. Në rast se do të marrësh pjesë në fetën e organizuar në shtëpinë e saj ti duhet t’i bindesh rregullave.

Por nuk është kështu me zonjën Marrëzi. Vini re se cilët persona ka mbledhur në shtëpinë e saj.

Ajo nuk ka udhëzime, as urdhra, qoftë edhe një rregull të vetëm.

Në vend të kësaj, ajo ofron një sugjerim intrigues  dhe torturues: “Ujërat e vjedhura janë të ëmbla,” pëshpërit ajo. “Buka që hahet fshehurazi është e shijshme,” thotë ajo.

Ç’është e vërteta ajo nuk ka verë, dhe as ushqime shumë të shijshme.

Por të ofron mundësinë të jetosh në rrezik, duke bërë çmenduria, duke pirë ujin e vjedhur e të hash fshehurazi. Ajo është një grua tunduese, e mistershme dhe intriguese.

Tani dëshiroj të të pyes sërish: pse duhet të hyjë ndonjëri prej nesh në shtëpinë e zonjës Marrëzi duke parë këtë kontrast.

Dua të them, ne e dimë se Dituria na jep ato rregulla në mënyrë që ne të ecim në rrugën e mirësisë dhe jetës.

Ajo dëshiron të lemë pas mënyrat tona të thjeshta dhe të jetojmë! Përse do të dëshironim diçka ndryshe? Ndoshta sepse na pëlqejnë gjërat e thjesht dhe të lehta. A mund të jetë kjo arsyeja?

Të ftoj të na shkruash mendim tënd në adresën e programit tonë. Dhe për më shumë rreth kësaj teme, na ndiq herën e ardhshme.

Mirë u takofshim në programin e radhës!