Unë takoj shumë njerëz çdo javë, të cilët më tregojnë se besimi i krishterë ka shumë rregulla, pra është shumë formal, dhe kjo kërkon që t’i lemë gjërat pas; dhe ata nuk e pëlqejnë këtë.
Është një sekret që as unë nuk e kam ditur. Ç’është e vërteta, edhe unë do të doja të isha aq i shkujdesur, për të bërë siç ma ka qejfi.
Marrëzia është diçka që na pëlqen, sepse është e thjeshtë dhe e lehtë dhe nuk më detyron të heq dorën nga asgjë.
Unë mendoj se shumë prej jush, ashtu si unë, nuk i pëlqejnë rregullat, sepse ti ashtu si unë mendon se mund t’ia dalësh mbanë dhe pa to.
Ti edhe unë besojmë se thjesht duke ndenjur mund të jetojmë.
Vini re se çfarë ka pas zonjës Budallaqe. Pas saj nuk ka asnjë tavolinë. Nuk ka asnjë festë të përgatitur pas derës së Zonjës budallaqe.
Vargu i fundit i Fjalëve të urta 9, na tregon se çfarë fshihet pas kësaj. Të vdekurit janë atje. Nëse je mysafir në shtëpinë e zonjës budallaqe, ti ke hyrë në thellësitë e varrit. Nuk ka asnjë mënyrë për të jetuar në shtëpinë e Zonjës Budallaqe.
Ti nuk mund të qëndrosh e thjeshtë dhe të jetosh.
Ti edhe unë, s’bëhemi më si njerëz nëse zgjedhim shtëpinë e Zonjës budallaqe.
Si të shpëtojmë nga ky fat? Meqenëse tërheqja është kaq e madhe për të shkuar në shtëpinë e zonjës Budallaqe, si mund të qëndrojmë larg saj?
Të jem i sinqertë, para se ti përgjigjem kësaj pyetjeje, ne kemi një problem tjetër. Ftesa që na bën zonja Dituri, dhe Zonja budallaqe, janë identike: ” Ai që është budalla të vijë këtu”.
Pra si zonja Dituri dhe zonja budallaqe u bënë të njëjtën ftesë atyre që u mungonte gjykimi.
E vërteta është se ne të gjithëve na mungon gjykimi. Të gjithë ne që qëndrojmë jashtë dy shtëpive, na mungon gjykimi. Si mund të bëjmë zgjedhjen e duhur, meqenëse që të gjithëve na mungon gjykimi? Askush nuk ka urtësi derisa hyn në shtëpinë e Diturisë. Pra ne kemi ngelur jashtë dhe presim që të hyjmë. Por ku do të hyjmë?
Pra le ti kthehemi përshkrimit të zonjës Dituri.
Dituria ka përgatitur gjithçka për mysafirët e vet.
Festa e saj është si një dhuratë, e cila u jepet të gjithë atyre që dëshirojnë të vijnë. E vetmja gjë që duhet të bësh është të marrësh çka ajo ka përgatitur për ty.
Pra e kuptoni se çfarë dua të them? Kjo do të thotë se, që të hysh në darkën e përgatitur prej zonjës Dituri, ti thjesht duhet të pranosh ftesën e saj bujare.
Po ajo është një grua e fortë, një grua e përpjekjeve dhe e rregullave, por ajo është e gatshme të na pranojë brenda dhe të na ushqejë para se ne t’i plotësojmë standardet.
Ajo ka një karakter të fortë, ka bërë një punë të mirë dhe është munduar shumë, dhe ka ndjekur kriteret të cilat i hapin derën festës që ajo ka përgatitur për ne.
Për të qenë të sigurt, sapo të jemi në shtëpinë dhe në festën e saj, në tryezën e shtruar enkas për ne, ajo do të na pajisë për tu transformuar dhe për të jetuar sipas mënyrave të saj.
Por së pari, ajo na shpëton! Dhe pikërisht këtë bën edhe Krishti për ne sot.
Zonja Dituri, dhe festa e saj në Dhjatën e Vjetër, parashikon festën e hirshme të Krishtit.
Sikurse na kujton edhe Apostulli Pal te 1 Korintasve 1, Krishti u bë dituria e Perëndisë për ne. Ai është drejtësia, shenjtëria dhe shpengimi ynë. Gjithcka që duhet të bëjmë është thjesht ta pranojmë atë.
Kur autori i Fjalëve të Urta shkroi këto fjalë, ai mund të përshkruante vetëm një pamje të përafërt të “urtësisë.”
Por sot, teksa jetojmë me Biblën përpara syve, e dimë se Jezus Krishti, është përmbushja e asaj që thonë Fjalët e Urta rreth Zonjës Dituri.
Krishti është dituria e mishëruar në personin e Tij.
Krishti është arsyeja, është pika kulmore, që na mban larg shtëpisë së marrëzisë. Për një moment është e vërtetë se marrëzia duket diçka tërheqëse, e lehtë për mua, dhe një zgjidhje e cila mund të sjellë liri. Unë e di se ajo më le krejt vetëm, më bën të ngelem pa hirin e Perëndisë dhe pa shpresë. Unë nuk mund t’ia dal i vetëm, po ti a mundesh?
Të jetosh në shtëpinë e diturisë do të thotë të jesh i gatshëm të pranosh atë që Ati ofron bujarisht përmes Birit të tij. Biri i tij, Zoti dhe Shpëtimtari ynë Jezus Krishti, ka përgatitur për ne festën e trupit të tij, dhe gjakun e derdhur për faljen e mëkateve tona.
Ai derdh Frymën e Shenjtë, mbi ne, që të mund të mbushemi me dhuratat e Tij dhe të jetojmë në drejtësinë e Tij. Ai na jep neve gjithçka. Por çfarë ka për të na ofruar marrëzia?
Marrëzia ndryshe quhet projekti ‘ bëje vetë’. Kjo është një nga ato mundësitë që i bën gjërat gjatë rrugës. Marrëzia siguron dhe ofron një pavarësi të plotë. Unë nuk e di për ty, por mua më pëlqen t’i rregulloj gjërat rrugës ndonjëherë.
Por nëse hyn në shtëpinë e zonjës Budallaqe nuk do të gjesh asgjë brenda, as tavolinë, as dollap, as ushqim. Aty vjedh pak ujë, ha fshehurazi çfarë të gjesh, por je vetëm. Shtëpia e Zonjës Budallaqe nuk ka jetë, sepse aty janë vetëm të vdekurit.
Dua të rrëfej sot se tërheqja ndaj asaj që duket marrëzi është e fortë edhe për mua ndonjëherë.
Unë dyshoj se kështu mund të jetë edhe për ty ndonjëherë. Por marrëzia na lë të shkatërruar, të uritur, të etur në thellësinë e varrit të mëkateve tona.
A të ndodh ty kjo? Ndoshta ti e bind veten se do të pish vetëm një birrë kësaj here. Ti mendon se vetëm një birrë nuk do të rikthejë dëshirën për alkoolin. Por një birrë çon te tjetra, derisa bëhen tre, apo gjashtë, e në fund e gjithë java, kthehet në një javë qejfi.
Këtu të çon marrëzia.
Ndoshta situata më lart nuk ishte për ty, por besoj se mund të kesh këtë tjetrën. Ti ke tërheqje ndaj një burri tjetër, një koleg në punë, i cili duket kaq i dashur, i kujdesshëm dhe i gjindshëm.
Tre muaj më vonë, kjo lidhje mbyllet pa kuptim dhe ti ngelesh me një martesë të shkatërruar dhe familje të copëtuar. E gjitha për faj të marrëzisë.
Unë nuk e di se si Marrëzia mund të të ketë goditur ty .
Unë nuk e di se si të tërheq tundimi ty. Por unë e di se secili prej nesh ka zona të jetës të cilat nuk dëshirojmë t’ia dorëzojmë Perëndisë: zona si mëkati, zemërimi, turpi, apo vetë drejtësia. Pikërisht në këto zona të jetës sonë punon edhe marrëzia.
Por ajo çka unë di me siguri, dhe çka ti di me siguri, është se marrëzia të le të thyer, bosh dhe të zbrazët gjatë gjithë jetës.
Por Dituria, që vjen në formën e Jezus Krishtit, më lejon të hyj brenda, më pastron, më ushqen dhe i vendos këmbët e mia në vend të sigurt në rrugën e jetës. A të ka ndodhur kjo ty? Ndoshta kur ke shkuar në kishë ke gjetur aty, gjithçka që paraja nuk mund ta blerë, kur anëtarët e kishës të treguan rrugën e shpëtimit përmes Krishtit. Ndoshta ti ke provuar çdo besimi apo sistem religjioz, këtu nën diell, për të zbuluar në fund se ke dështuar në gjetjen e jetës së vërtetë. Më pas ke dëgjuar thirrjen e Zotit dhe pasi njohe Krishtin zbulove se nuk varej prej teje gjetja e jetës, sepse Krishti vetë kishte gjetur jetën për ty.
Krishti të ftoi brenda. Kjo është ftesa për të hyrë në shtëpinë e Diturisë.
Po, rruga drejt diturisë, rruga drejt Krishtit, do të kërkoja të bësh disa gjëra. Së pari duhet të heqësh dorë prej rrugëve që të çojnë në mëkat, dhe vdekje.
Urtësia në Krishtin, na tregon se si të ecim, e të jetojmë. Por, nëse pranon premtimin e hirshëm të Perëndisë në Krishtin Jezus, Ai do të tregojë ty rrugën e jetës. Pra, zgjedhja është e juaja. Çfarë do të zgjedhësh: një festë të përjetshme në tryezën e Perëndisë? Zgjidh me kujdes!