Dashuria e një Ati

Print

Titulli: Dashuria e një Ati (pjesa 1)

MARRËDHËNIE TË VENDOSURA MBI SHKËMBINJ

A ke dështuar ndonjëherë në ruajtjen e një marrëdhënieje? Tashmë ti e di se si ndodh kjo. Jeta bëhet shumë e ngarkuar dhe ti e ke të vështirë të mbash lidhjet me të gjithë njerëzit. Ti ke një mik të vjetër, që ke kohë pa e parë. Për ta ruajtur marrëdhënien, duhet të bësh një telefonatë, apo ti shkosh për vizitë te shtëpia, çfarëdo, mjafton që ta kujtosh! Por ti e ke shtyrë për më vonë. Ka kaluar shumë kohë deri tani, aq sa të vjen zor për ta ngritur telefonin dhe ta pyesësh si është.

Dhe sa më shumë që pret, aq më e vështirë bëhet. Kjo nuk do të thotë se ti dëshiron të lesh mikun tënd, por thjesht nuk di si të nxjerrësh veten nga ky siklet i madh. Në fakt, puna arrin deri aty sa që nuk dëshiron ta telefonosh mikun sepse i druhesh ftohtësisë së zërit të tij. Ti e di se i ke zvarritur gjërat shumë gjatë dhe tani të duhet të jetosh me mërzitjen e mikut tënd.

Mendoj se ka shumë njerëz të cilët kanë të njëjtën marrëdhënie me Perëndinë.

Ata e kanë larguar marrëdhënien e tyre me Perëndinë për një kohë të gjatë, sa që tani nuk e dinë se si të kthehen sërish te Ai. Përgjatë viteve, si pastor, unë kam takuar njerëz të cilët kanë qenë në drejtim të  shërbesës së Perëndisë. Unë kam takuar njerëz të cilët i janë fshehur Perëndisë ndër vite. Ata kanë qenë larg prej Perëndisë për një kohë aq të gjatë, sa që vihen në siklet kur mendojnë të ofrojnë një lutje, apo të shfaqen në një shërbesë adhurimi.

Ndoshta je ti, personi për të cilin po flas.

Ti e ke lënë të rrëshqasë marrëdhënien tënde me Perëndinë dhe, nuk di se që ku të fillosh sërish.

Ndoshta ti e pyet veten, se çfarë mendon Perëndia për këtë. Ti nuk dëshiron ti telefonosh mikut tënd, sepse nuk e di se si do t’i përgjigjet telefonatës. Dhe ti nuk dëshiron të kthehesh në bazë, te Perëndia, sepse ti nuk e di se si do të reagojë as Ai.

A do të bërtasë Ai: “Ku ke qenë gjithë këto vite?” Apo më keq akoma, a do të varë Ai ty? Ndoshta pas kaq shumë vitesh Ai ka kaluar në njerëz të tjerë. Ndoshta ti nuk ke më rëndësi për Të.

Në rast se ke këto mendime, më lejo të shpalos një histori që Jezusi tha se i adresohet frikës tuaj.

Ndoshta e ke dëgjuar këtë histori të quajtur shëmbëlltyra e djalit plangprishës. Por jam i bindur se disa nuk e njohin ndaj po e tregojmë për ta.

“Një njeri kishte dy bij.

12  Më i riu i tyre i tha babait: “Atë, më jep pjesën e pasurisë që më takon”. Dhe i ati ua ndau mes tyre pasurinë.

13  Mbas pak ditësh biri më i ri mblodhi çdo gjë, shkoi në një vend të largët dhe atje e prishi gjithë pasurinë, duke bërë një jetë të shthurur.

14  Por, si i shpenzoi të gjitha, në atë vend ra një zi e madhe buke, dhe ai filloi të jetë në hall.

15  Atëherë shkoi e iu ngjit pas një banori të atij vendi, i cili e çoi në arat e tij që të ruajë derrat.

16  Dhe ai dëshironte të mbushte barkun me lendet që hanin derrat, por askush nuk ia jepte.

17  Atëherë erdhi në vete dhe tha: “Sa punëtorëve mëditës të atit tim u tepron buka, kurse unë po vdes nga uria!

18  Do të çohem dhe do të shkoj tek im atë dhe do t’i them: Atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje;

19  nuk jam më i denjë të quhem yt bir; trajtomë si një nga mëditësit e tu”.

20  U çua, pra, dhe shkoi tek i ati. Por kur ishte ende larg, i ati e pa dhe dhembshuri; u lëshua vrap, ra mbi qafën e tij dhe e puthi.

21  Dhe i biri i tha: “O atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje dhe nuk jam më i denjë të quhem biri yt”.

22  Por i ati u tha shërbëtorëve të vet: “Sillni këtu rrobën më të bukur dhe visheni, i vini një unazë në gisht dhe sandale në këmbë.

23  Nxirrni jashtë viçin e majmur dhe thereni; të hamë dhe të gëzohemi,

24  sepse ky biri im kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri”. Dhe filluan të bënin një festë të madhe.

25  Djali i tij i madh ishte në ara; dhe kur u kthye dhe iu afrua shtëpisë, dëgjoi këngë e valle.

26  Atëherë thirri një shërbëtor dhe e pyeti ç’ishte e gjitha kjo.

27  Dhe ai i tha: “U kthye yt vëlla dhe yt atë theri viçin e majmur, sepse iu kthye djali shëndoshë e mirë”.

28  Kur i dëgjoj këto, ai u zemërua dhe nuk deshi të hynte; atëherë i ati doli dhe iu lut të hynte.

29  Por ai iu përgjigj të atit dhe tha: “Ja, u bënë kaq vite që unë të shërbej dhe kurrë s’kam shkelur asnjë nga urdhrat e tu, e megjithatë kurrë s’më dhe një kec për të bërë një festë me miqtë e mi.

30  Por, kur u kthye ky djali yt, që prishi pasurinë tënde me prostituta, ti there për të viçin e majmur”.

31  Atëherë i ati i tha: “O bir, ti je gjithmonë me mua, dhe çdo gjë që kam është jotja.”

Ky titull e vendos djalin mu në qendër të historisë. Por unë mendoj se kjo histori nuk është për djalin. Unë mendoj se ajo është për Atin.

Dhe nëse zbulojmë se kjo flet për atin, atëherë ky është mësimi shpirtëror më i rëndësishëm që do të  mësosh ndonjëherë në jetë.

REBEL KUNDËR DASHURISË SË ATIT

Tani, kjo histori është realisht për një familje që po kalon krizë. Kjo histori e përsërit veten në mijëra shtëpi nëpër botë.

Një djalë i ri në moshë, ndonëse është i pranuar dhe i dashur në familje ndihet sikur e kanë mbajtur të lidhur brenda. Në fjalët e tij duket sikur e pëshpërit kështu situatën e vet: “Plaku, po më ngre nervat çdo ditë e më shumë. Gjithmonë të njëjtin avaz.”

Unë dyshoj se djali ka pasur debate të nxehta me të atin në lidhje me përcaktimin e kufijve dhe kuptimin e vërtetë të lirisë.

Pa dyshim që babai është munduar t’i tregojë të birit se liri nuk do të thotë patentë. Pa dyshim ai është munduar ta bindë të birin se të jetuarit në shtëpinë e babait është liria në kuptimin e saj më gjithëpërfshirës. Por i biri nuk i ha këto fjalë. Sipas tij në shtëpi ka shumë rregulla. Ka shumë kufij.

Ne nuk duhet të tregohemi shumë të ashpër me këtë djalë. Të jemi të sinqertë, në sjelljen e tij mund të gjejmë veten tonë. Dhe kjo nuk ndodh vetëm në adoleshencën tonë kur ne dëshirojmë të shtrijmë krahët dhe të fluturojmë drejt pjekurisë. Këto janë gjëra me të cilat përballemi gjatë gjithë jetës.

Në mendje time, ndoshta edhe në ty, është ky koncepti se të jetuarit sipas mënyrës së Perëndisë, apo të Atit, nuk është shumë i këndshëm.

A nuk jetojmë edhe ne me frikën se fëmijët e Perëndisë humbasin zbavitjen në jetë? Cila është vërteta e jetës me Krishtin?