Dashuria e një Ati

Print

Titulli: Dashuria e një Ati (pjesa 2)

Në mendje time, ndoshta edhe në ty, ekziston ky koncepti se të jetuarit sipas mënyrës së Perëndisë, apo të Atit, nuk është shumë i këndshëm.

A nuk jetojmë edhe ne me frikën se fëmijët e Perëndisë humbasin zbavitjen në jetë? Cila është vërteta e jetës me Krishtin?

A mendon edhe ti se kënaqësitë e vogla sekrete, na kalojnë tangjent kur qëndrojmë në shtëpinë që është pronë e Perëndisë?Në fshehtësi ne kemi frikë se Perëndia është si një njeri plak në lagje që i mban sytë te fëmijët e lagjes, se çfarë janë duke e bërë, dhe kur i sheh se po kënaqen, ai hap derën dhe u bërtet: Mjaft tani se na mërzitët!

Realisht nuk është se ne dëshirojmë të hapim probleme në jetë, siç nuk besoj se ky djalë dëshironte të shkatërronte jetën e tij. Ai thjesht dëshironte lirinë e tij. Të zbulonte se si ishte jeta në anën tjetër të gardhit. Çfarë dua të them me këtë?

Dua tu tregoj për diçka që më ndodhi një ditë.

Unë po flisja me një person një ditë, që po më thoshte, se e kishte të vështirë të mësonte prej njerëzve të tjerëve. Ai mund të mësonte vetëm prej përvojës. Dhe ky djalë, me të cilin bisedova, nuk e besonte se do të digjej nëse fuste dorën në vaj të nxehtë, derisa e provoi vetë. Ai nuk dëshiron të vdesë pa zbuluar më parë se çfarë do të thotë të bësh qejf derisa të lodhesh. Ai dëshiron të dijë se çfarë do të thotë të lesh banesën e tij dhe të fluturojë lart.

KËRKESA TRONDITËSE

Por si mund të kalosh një kohë të mirë larg shtëpisë së Atit, kur je i rrënuar për vdekje?

Kështu që ky djalosh bën këtë kërkesë: “Atë, më jep pjesën time të pasurisë.” Disa herë në këtë histori ndodh diçka me të vërtetë tronditëse dhe tronditja e parë ndodh pikërisht këtu.

Keneth Bejli (Kenneth Bailey), një studiues i Biblës i cili është rritur në Lindjes e Mesme dhe ka shkruar shëmbëlltyrat e Krishtit, nga këndvështrimi i popullit të thjeshtë të Palestinës, na tregon se ka intervistuar me qindra njerëz nga të gjitha sferat e jetës nga Maroku në Indi, nga Turqia në Sudan dhe i ka pyetur ata në lidhje me kërkesën e Birit. Ai na tregon se përgjigjet janë të njëjta, kudo që ai shkon.

Ja një pjesë e intervistës së tij:

-“A ka bërë ndonjëri prej jush këtë kërkesë më parë?”

-“Kurrë.”

“A mund ta bënte dikush këtë pyetje”

” E pamundur.”

“Pse jo?”

“Sepse kjo kërkesë do të thotë se ai dëshiron që i Ati të vdesë!”

Në Lindjen e Mesme t’i kërkoje babait pjesën tënde të trashëgimisë do të ishte njëlloj sikur t’i thoshe atij: “Vdis tani.”

Ati mund ta kishte larguar të birin prej pranisë së tij.

Por ai nuk e bëri. Biri i tij është i humbur në shpirt.

Emocionalisht dhe shpirtërisht, biri tashmë kishte marrë mbështetjen e duhur. Ndërsa tani kërkon të shlyhet edhe fizikisht. Babai e lejon të birin të niset. Dhe Jezusi thotë, se ‘biri largohet në një vend të largët.’

VENDI I LARGËT

Do të ndalemi tani te vendi i largët. Ky është një përshkrim i fuqishëm i natyrës rebele të njeriut kundër Perëndisë. Rebelimi të largon ty prej Perëndisë. Ai të çon në vendin e largët, shumë milje larg shtëpisë së Atit.

E dini, ndonjëherë ne nuk e dimë se çfarë kemi derisa e humbasim atë.

Ilke Spirstra (Hylke Speerstra), në librin e tij, “Parajsë mizore”, kujton përvojën e imigrantëve holandezë që u shpërndanë në Amerikën e Veriut, Australi, Zelandën e Re dhe Afrikën e Jugut. Ata shkuan atje për të përjetuar një prekje të parajsës, por shpejt zbuluan  se jeta në këtë tokë të re ishte e dhimbshme dhe mizore.

Spirstra tregon historinë e një imigranti që nuk mundi të largohej në kohë prej shtëpisë së tij në një fshat të Hollandës, e të kthehej sërish në Amerikë.

Kështu që gjithë jetën e tij ai e kaloi duke dëshiruar që të kthehej sërish atje. Më pas Spirstra, vazhdon duke pyetur: “Pse e dëshirojmë më fort, atë që e urrejmë më shumë?”

Në vendin e largët, biri beson se ai do të jetë në gjendje të ndërtojë parajsën vetjake.

Ky është  mashtrimi më i madh i mëkatit. Mëkatit gjithmonë mendon se mund të ndërtojë një shtëpi larg pranisë së Atit.

Por në vendin e largët, biri mëson të vërtetën e hidhur. Ai zbulon se në vendin e largët, i ndarë prej Atit, një burrë, apo një grua thjesht bie në ferrin e tij apo të saj.

Biri katandiset si mos më keq. Ai duhet të punojë si kujdestar derrash. Për një jude të mirë, asokohe profesioni i ushqyerjes së derrave do të thoshte të bie në nivelin më të ulët, të mundshëm dhe të imagjinueshëm.

Në fakt, për djaloshin judeas, ushqyerja e derrave ishte mohim i identitetit të tij të vërtetë si bir në shtëpinë e Atit.

Dhe biri ulet atje në rrënojat e dëshpërimit, dhe bën një plan. Ky është një plan i projektuar për të ruajtur atë pak vetë-vlerësim që i kishte mbetur.

A nuk është interesant fakti se sa e vështirë është të vrasësh krenarinë njerëzore? Ky djalë tani ka përfunduar tek bërja e një pune të ulët, që e cilëson atë si një person të përjashtuar prej shoqërisë. Pavarësisht kësaj ky i që ha ushqim derrash, lende, vazhdon të manipulojë mundësitë e tij për qëllimet e veta.

Ky djalë i ri vendos të kthehet në shtëpi, por nuk do të pranojë bamirësi prej Atit të tij. Fundja fare, atij i mban ende kurrizi. Ai mund të punojë si një punëtor në fermë. Ai ende mund të paguajë për veten e vet.

Dhe me këtë plan në mendjen e tij, i biri bëhet serioz ngrihet nga pirgu ku ndodhet dhe drejtohet për në shtëpi.

BABAI NË PRITJE

Por tani skena ndryshon. Dhe babai zë vend në qendër të skenës. Sepse Babai gjatë gjithë kësaj kohe ka qënë duke pritur mundësinë që i biri të kthehet. Por kjo që ndodh më pas në skenë është tronditja më e madhe në këtë shëmbëlltyrë.

E dini, Ati ka qenë duke vëzhguar çdo ditë, duke pritur pranë dritares, për të parë nëse shfaqej ndonjë shenjë e kthimit të të birit. Dhe në këto momente ai po qëndron pranë dritares, dhe dallon diçka në largësi.

“Ndoshta është thjesht një fermer që po sjell mallra në dyqan”, mendon me vete ai. Ose ndonjë i panjohur që po kalon rrugës së fshatit?

Por jo, teksa hija afrohet, ajo bëhet edhe më e njohur.

Në fakt, rrobat janë të çuditshme, dhe shpina është pak e kërrusur. Por pamja është e qartë, ajo nuk gënjen, është fytyra e birit të tij.

Dhe ai del duke vrapuar nga dera e shtëpisë. Po Babai po vrapon për të takuar të birin.

Dhe në këtë skenë shfaqet dashuria më e madhe që mund të kemi njohur ndonjëherë.

Sepse në shekullin e parë, ecja me nxitim, apo vrapim i lehtë, nuk ishte aq i njohur si sot.

Unë sot shkoj në palestër dhe vrapoj deri në tëo miles. Por në kohën e Jezusit, askush nuk mund të bashkohej me skuadrën e motoçiklistëve  të krishterë (YMCA) për të ardhur në formë.

Në kohën e Jezusit, ishte poshtërim për një burrë të shihej duke vrapuar.

Në fakt, një proverb i vjetër, thotë: “Mënyra e ecjes e tregon një njeri se kush është ai.”

Pavarësisht kësaj Ati vrapon. Ai vrapon, për të takuar birin e tij. Pse ?

Ndoshta sepse emocionet e kanë mposhtur?

Jo, jo, ai vrapon për një tjetër arsye.

Sepse fshatarët do ta tallin të birin kur të ecë mes rrugëve të fshatit. Dhe Ati nuk do ta lejojë këtë.

Ai do që ta përshëndesë ai vetë i pari, të birin në hyrje të fshatit. Ai dëshiron ta bëjnë bashkë rrugën e kthimit për në shtëpinë e Atit. Duke pasur të atin përkrah, djali me siguri nuk do të përballej me zgurdullimin e syve të njerëzve apo me të sharat e tyre.

Dhe kështu, me rrobat që ia rrihte era, babai e ul veten për hir të të birit.

Dhe ATJE, miqtë e mi, shfaqet dashuria e Atit. Në fakt, këtu shikoni dashurinë që e përulu veten aq shumë për të dashurit e vet, e përuli aq shumë deri në vdekjen e kryqit, në Kalvar.

Por nëse dëshiron të dish se sa larg do të shkojë Ati për hir të bijve rebel si puna jonë, thjesht shiko se çfarë është i gatshëm të sakrifikojë.