Jemi në historinë tonë me djalin plangprishës. Nëse dëshiron të dish se sa larg do të shkojë Ati Perëndi për hir të bijve rebel si puna jonë, thjesht shiko se çfarë është i gatshëm të sakrifikojë.
Ai do të japë birin e tij të vetëmlindur që të vuajë në kalavar që bijtë e rebeluar të mirëpriten kur të kthehen në shtëpi.
Dhe tani, para dashurisë së Atit, planet e djalit plangprishës, për ta shpenguar veten, bëhen hi përballë qëndrimit të atit. Kjo dashuri kaq e guximshme, kaq e madhe dhe kaq sakrifikuese do ta ulë në gjunjë krenarinë.
Si mund të mbahej biri fort pas krenarisë së vet, ndërkohë që i Ati e uli veten aq poshtë për hir të birit. Këtu nuk ka propozime dhe as kompromise.
Vetëm një përqafim në hirin e Atit: “Atë, unë kam mëkatuar… nuk jam i denjë të quhem biri yt.”
DASHURI KAQ MAHNITËSE
Dhe tani, është momenti që dashuria mahnitëse e Atit të çelë plotësisht. Sepse biri i cili nuk është më i denjë, mirëpritet në shtëpinë e tij.
“Sillni këtu rrobën më të bukur dhe visheni, i vini një unazë në gisht dhe sandale në këmbë. Nxirrni jashtë viçin e majmur dhe thereni…”
Çdo komandë flet për dashurinë e Atit. “Sillni rrobën më të bukur.” Ky duhet të ketë qenë manteli i vetë Atit.
Duhet të ketë qenë manteli i Atit për raste të veçanta. Në këtë urdhërim dëgjohet jehona e Isaias 61: “Ti më ke mbuluar me rrobën e drejtësisë.”
“Dhe i vini në gisht një unazë.” Nuk thotë i vini në stoli të bukur, por një unazë me vulë. Unaza me vulë mbarte vetë vulën e Atit. Unazën ai e përdorte për të vulosur letrat dhe dokumentet e veta.
Kjo ishte unaza e besimit dhe e autoritetit.
Dhe vishini sandalet në këmbë. Sanadalet ishin shenja e kthimit të birit në shtëpi. Në rast se një shërbëtor i vishet sandalet dikujt kjo ishte shenjë e nënshtrimit të shërbëtorit ndaj birit të padronit.
Biri nuk është një skllav. Ai është një anëtar i nderuar në shtëpinë e Atit.
Dhe le të theret vici më i majmë! Sepse kthimi i birit, do të thotë gëzim: po gëzim, dhe jo vetëm për Atin por për gjithë fshatin. I gjithë fshati duhet të festojë. Në Palestinë, kur një njeri i pasur organizonte një festë, pjatën e parë e zgjidhte në varësi të njerëzve që do të merrnin pjesë. Një vic i tërë zgjidhej vetëm në rast se ishte ftuar i gjithë fshati.
Pra nga teksti kuptojmë se ai kishte ftuar gjithë fshatin për të marrë pjesë në gëzimin e Atit.
Sa mahnitëse pamja e Atit falës! Falje do të thotë të vishesh me rrobat e drejtësisë, me unazën e besimit, me këpucët e birërisë. Dhe atje ku ndodh një falje kaq e madhe, shpërthen një festë gëzimi!
Çfarë mendon ti për Perëndinë? Nëse do të vrapoje për tek Ai, dhe ai do të priste krahë hapur, çfarë do të bëje ti? Nëse do të ndaloje së dhëni vetëm premtime të kota, nëse do të ndaloje së ofruari Atij disa thërrime nga jeta jote, nëse do të ndaloje së shmanguri vështrimet e Tij, dhe në vend të kësaj do të ktheheshe në praninë e Tij dhe do të pranoje nevojën tënde për Të, atëherë si mendon se do të reagonte Ai?
Nëse më parë nuk e dije, tani e di. Tani ti e di se dashuria mikpritëse e Atit që na përqafon pavarësisht se sa shumë largohemi prej Tij, sado rrëmujë që të jetë bërë jeta jonë. Unë do të thoja se në jetën e këtij djali kishte kapituj që po t’i dinin fqinjët e vet me siguri do të tronditeshin.
Po kështu edhe në jetën tonë ka kapituj të shkruar që do të tronditnin fqinjët tanë.
Madje thellë brenda nesh gjërat që kemi bërë në të kaluarën na venë në siklet.
Por asgjë, asgjë nga ato që kemi bërë, nuk është aq e tmerrshme, aq e keqe që Ati ynë qiellor të mos na pranojë si bij dhe bija. Dhe e gjitha kjo përmes të vetmes rrugë: hirit që derdhet mbi ne prej të vetëm- lindurit Bir, Jezus Krishtit.
Nëse je në një vend të largët, duke pyetur veten nëse është koha e duhur për tu kthyer në shtëpi, atëherë kam një Lajm të Mirë për ty.
Ka ardhur koha. Ati po rri në dritare duke të pritur.
Ktheu në shtëpi. Kthehu te Perëndia. Dhe zbulo dashurinë dhe hirin që të jep ty atë liri që nuk e ke përjetuar askund tjetër.
PLANGPRISHËSI TJETËR
Por kjo shëmbëlltyrë nuk ka përfunduar ende. Diçka nuk shkon këtu. Dikush nuk po feston. Ky është vëllai më i madh. Ai kthehet nga puna dhe shikon se aty bëhet festë. Dhe ai merr flakë! Dhe e dini pse? Sepse nëse vëllai më i vogël është një kërkues i lirisë, vëllai i vogël është një legalist. Vëllai më i madh i bindet rregullave me qëllim që të fitojë favorin e të Atit. Asnjëri prej vëllezërve nuk e kishte kuptuar se vendi i tyre në atë shtëpi ishte një dhuratë e thjeshtë dhe e pastër hiri.
Kjo është arsyeja përse vëllai më i vogël nuk mund të kuptonte këtë festim.
Ai kthehet nga puna në fusha dhe zbulon se vëllai i tij i papërgjegjshëm, ai që nuk kishte qenë i mirë, shfaqet sërish në shtëpi. Dhe çfarë është duke bërë babai i tij? Ai po organizon një festë! Por i vëllai, e kam fjalën për të voglin, mund të bënte gjithcka tjetër por nuk mund të kthehej në shtëpi!
Kështu e mendojmë ne se e shikonte vëllai i madh ë voglin. Por edhe sot ka shumë njerëz që e mendojnë kështu.
Disa prej nesh nuk janë rebeluar kurrë kundër dashurisë së Atit. Mendoj se ka disa persona që janë rritur në një familje të krishterë dhe nuk kas pasur asnjë rast në jetën e tyre kur janë larguar prej Jezusit. Po kështu shumë prej nesh kanë hequr dorë prej diçkaje, që të mbështesin financiarisht mbretërinë e Perëndisë.
Ne kemi ofruar ndihmë vullnetare për mbretërinë e Perëndisë, ndërkohë që njerëz të tjerë që nuk kanë të njëjtin përkushtim me ne, duket sikur kanë kohë dhe para për ti dhuruar vetes gjithçka që duan nga jeta.
Por çfarë ndodh më pas? Plëngprishësit kthehen. Dhe kur ata kthehen, neve na duket e padrejtë që Perëndia tu shtrojë tapetin e kuq dhe t’i urojë një mirëseardhje të madhe! Ndër të tjera Ai pret që të marrim pjesë edhe ne në festë!
Por në shëmbëlltyrë, Ati tregohet po aq i butë me vëllanë e madh sa tregohet me të voglin. ” O bir, ti je gjithmonë me mua, dhe çdo gjë që kam është jotja.
Por duhet të festojmë dhe të gëzohemi, sepse ky vëllai yt kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri.”
Dhe këtu historia mbyllet. Ajo mbyllet, por nuk ka përfunduar. Ne nuk e dimë nëse vëllai më i madh u bashkua në festë me të tjerët ose jo. Por sigurisht që Jezusi nuk mund ta mbyllte historinë, apo jo?
Sepse fundi i historisë shkruhet nga vetë ne, nëse identifikohemi me vëllanë e madh të familjes. Nëse ti je si ai, a do të hysh brenda, a do të bashkohesh në festën e hirit të Perëndisë, për të gjithë fëmijët e tij?