Ungjilli për qytetin
Athina ishte një qytet i vogël dhe shumë i sofistikuar intelektualist, njëfarë qyteti universitar sic është sot Oksfordi apo Kemrixhi, ndërsa Korinti, ky qytet i lashtë grek sot mund të krahasohet me Nju Jorkun, apo Uashingtonin, pra qytetet më të mëdha të botës.
Së pari ai ishte kryeqyteti i provincës romake të Akaisë.(Greqi). Korinti ishte vendi ku organizoheshin dy herë në vit lojëra të mëdha, të ngjashme me Lojërat tona olimpike.
Ky ishte qyteti me numrin më të madh të popullsisë si dhe me një biznes shumë të zhvilluar.
Korinti ishte një qendër e madhe transportimi, një rrugë kyçe që lidhte Greqinë e me gadishullin e Peloponezit.
Tipare të tjera që dallonin Korintin ishin argëtimi dhe besimet pagane.
Korinti ishte qendra e një tempulli të madh dedikuar Afërditës ose Venusit, perëndeshës së dashurisë. Historianët thonë se qyteti përmbante të paktën njëmijë prostituta në tempull, gra që popullonin natën rrugët e qytetit, duke kërkuar “adhurues.”
Pra shthurja dhe imoraliteti seksual ishte aq i theksuar sa filloi të përdorej edhe eufemizmi “një grua korintase” që i referohej një prostitute.
Pra ky ishte qyteti ku Pali erdhi të predikonte ungjillin e Jezus Krishtit. Duket se ai kishte qenë vetëm kur mbërriti në Korint ndoshta ka qenë më mikun e tij Lukën. Vite më vonë pasi kishte themeluar kishën e tij Pali shkruan, ” sepse e vendosa që të mos di tjetër gjë ndër ju, veç Jezu Krishtit edhe atë të kryqëzuar. Edhe unë kam qenë te ju me dobësi, me frikë dhe drithërimë të madhe. Duket qartë se edhe apostulli Pal ishte frikësuar nga fakti se do të ungjillëzonte këtë metropol të madh.
Korinti ishte madhështor në çdo aspekt; një qytet jashtëzakonisht i mirë, i zhurmshëm, dhe njëkohësisht jashtëzakonisht i keq. Qyteti ishte gjigant, kompleks, i ndotur, i shthurur i rrezikshëm, i kulturuar, krenar, argëtues , kërcënues, i bukur, i shëmtuar, tërheqës.
Me pak fjalë i kishte të gjitha bashkë. Sikurse janë qytetet e mëdha sot.
Nuk është çudi që Pali u tremb para kësaj sfide. Pse Pali duhet të thoshte se ishte i dobët dhe i frikësuar para se të hynte në qytetin e Korintit me mesazhin e ungjillit? Ndoshta sepse e dinte se ungjilli do t’i sulmonte ata.
Ungjilli i krishterë thotë se ne nuk mund ta shpëtojmë veten, as me anë të urtësisë as me anë të famës, as me anë të pushtetit të teknologjisë apo të armëve as me anë të sistemit politik dhe as me anë të argëtimit meditaik.
Qeniet njerëzore nuk mund të shpëtojnë veten prej pranisë së mëkatit dhe pasojave të tij në jetën e tyre. Përparimet në shkencën e mjekësisë na shpëtojnë prej sëmundjeve por jo prej vdekjes përfundimtare.
Revolucioni informativ nuk do të na shpëtojë pre injorancës dhe marrëzisë, edhe sikur e gjithë bota të lidhet me Internetin. Kombet e Bashkuara nuk do të na shpëtojnë prej dhunës, luftës dhe shkatërrimit, jo nuk mund të na shpëtojnë nëse çdo komb nuk nënshkruan kartën e të drejtave të njeriut.
Përse njerëzit kanë nevojë të shpëtohen
Mëkati, i përkufizuar si mendësi kundër Perëndisë, është rrënja e problemit njerëzor. Të gjithë e kemi zhvendosur Perëndinë nga qendra e jetës sonë dhe kemi ngritur një idhull të quajtur “vetvete” në vend të Tij. Njerëzit nga natyra nuk ndjekin rrugën e Perëndisë, nuk i binden ligjeve të Tij, dhe as e nderojnë Emrin e Tij. Por kanë zgjedhur sistemin e tyre të vlerave dhe kanë vendosur stilin e jetës së tyre.
Mesazhi i krishterë është ofendim për shumë njerëz, atëherë si dhe tani, së pari sepse sfidon krenarinë njerëzore. Siç u tha Pali Korintasve, jo të gjithë ata që janë të zgjuar, të fuqishëm apo fisnikë sipas kësaj bote, reagojnë ndaj ungjillit (1 Korintasve 1:26). Por ungjilli njëkohësisht ofendon edhe njerëzit e botës sepse sfidon sjelljen e tyre imorale dhe vetë-mashtrimin frymor. Të krishterët janë thirrur jo vetëm të besojnë në Jezus Krishtin, por edhe ta ndjekin Atë. Kjo do të thotë një jetë plot shenjtëri, dashuri, përulësi dhe drejtësi. Pali u thotë qartë Korintasve se personat imoralë nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë (1 Korintasve 6:9). Nëse doni të dini sa të keq e konsideron mëkatin Perëndia, nuk duhet të shihni më larg se kryqi. Mëkati është problem kaq i tmerrshëm, sa vetëm vdekja e Jezusit mund ta zgjidhte.
Arsyeja përse Pali u tha Korintasve se ishte i vendosur të mos dinte dhe të mos fliste asgjë tjetër mes tyre veç Jezus Krishtit të kryqëzuar është sepse është gjëja e vetme më e rëndësishme që mëkatarët duhet të dëgjojnë, sidomos mëkatarët krenarë. Kjo s’do të thotë se Pali kurrë nuk foli për diçka tjetër në Korint veç vdekjes së Krishtit. Luka thotë se ai dëshmoi gjithë të vërtetën për personin dhe identitetin e Jezusit (v. 5), ashtu siç bëri kudo që shkoi. Dhe ai shton se në të vërtetë apostulli kaloi një vit e gjysmë në Korint “duke u mësuar atyre Fjalën e Perëndisë” (v. 11). Dhe është e natyrshme që Pali të ketë folur për shumë çështje. Por vetëm diçka ishte baza, një ishte e vërteta që duhej ta dëgjonin që në fillim. Dhe kjo e vërtetë është se Jezus Krishti vdiq të shpëtonte mëkatarët.
Nëse doni të gjeni falje, paqe, pajtim me Perëndinë dhe me njerëzit, nëse doni të çliroheni nga fuqia e të ligut në jetën tuaj dhe të fitoni forcë për të jetuar siç duhet, nëse doni të çliroheni nga frika tani dhe nga vdekja më vonë, nëse doni të përjetoni jetën e re të mbretërisë së Perëndisë, atëherë duhet të nisni nga kryqi. Duhet ta vini gjithë besimin tek Krishti i kryqëzuar, në sakrificën e Birit të Perëndisë për ju. Duhet të besoni në Të, t’ia jepni veten Atij në besim dhe dashuri dhe të filloni jetën si ndjekës i Tij. Kjo është mënyra e vetme për t’u shpëtuar.
Praktika misionare
Ky është mesazhi i ungjillit të Krishterë dhe për të mund të mësoni më shumë duke lexuar dy letrat e Palit për Korintasit në Korint në Testamentin e Ri. Njëkohësisht mund të mësoni më shumë për mënyrën si është përhapur ungjilli i krishterë në të gjithë botën nga udhëtimet e Palit në shekullin e parë. Kur Pali mbërriti në Korint, ishte i vetëm. Por nuk mbeti ashtu. Pali shumë shpejt u njoh me të krishterë të tjerë, me një çift të martuar që quheshin Akuila dhe Prishila.
Këta të dy ishin të krishterë hebrenj që kishin jetuar në Romë. Ashtu si gjithë hebrenjtë e tjerë atje, ishin dëbuar nga kryeqyteti perandorak për shkak të një dekreti të perandorit Klaud. Një historian romak, Sjutonjus e përmend këtë ngjarje që ndodhi në vitin 49 pas Krishtit; ai thotë se arsyeja përse Klaudi i dëboi hebrenjtë nga Roma ishte për shkak të konfliktit brenda komunitetit hebre në qytet, duke qenë se numri i besimtarëve në Krishtin po rritej. Prishila dhe burri i saj, Akuila, duhej të kenë qenë ndër besimtarët e parë, ka gjasa të kenë njohur Krishtin ndërsa jetonin në Romë.
Pali e kërkoi këtë çift, qëndroi me ta madje edhe punuan bashkë për një kohë. Tek Veprat e Apostujve 18 mësojmë se apostulli kishte një zanat; Luka na tregon se ishte bërës çadrash dhe për një periudhë kohe në Korint, jetonte duke bërë këtë punë. Pali nuk ishte vetëm predikues. Ai kishte një punë të vërtetë në botën e vërtetë, por e përdori këtë zanat jo për t’u pasuruar, por që të mund t’i shërbente Krishtit në botë dhe t’ia përcillte ungjillin edhe personave me të cilët punonte.
Sot ende i quajmë shërbëtorët apo misionarët e krishterë që e mbështesin veten me punë të tjera “çadrabërës” për shkak të këtij shembulli të vendosur nga Pali. Por njëkohësisht mësojmë nga veprat 18 se kur miqtë e tij, Sila dhe Timoteu mbërritën në Korint, Pali hoqi dorë nga bërja e çadrave dhe ia përkushtoi veten plotësisht predikimit dhe mësimit të ungjillit. Është mirë që ata që dëshirojnë të shërbejnë vullnetarisht për Krishtin ta mbështesin veten duke punuar. Por është e drejtë që, aty ku është e mundur, misionarët, pastorët dhe punëtorët e tjerë të krishterë, të paguhen përmes dhuratave të kishës, në mënyrë që t’ia përkushtojnë gjithë energjitë predikimit dhe mësimit të Fjalës së Perëndisë.
Një inurajim i madh
Teksa Pali po përpiqej të nginte një kishë në Korint, pati një përvojë të mrekullueshme, mori një inkurajim të madh prej Perëndisë.
Duhet të ketë qenë shumë dekurajuese për ta teksa mundoheshin të predikonin ungjillin në Korint. Sikurse e pamë ai hyri në qyte i shqetësuar dhe i frikësuar.
Si do tia bënte që njerëzit të dëgjonin ungjillin e Krishtit që në një farë mënyrë sfidonte kulturën e Korintit? Ai ishte një njeri i vetëm besimtar mes gjysmë milion banorësh paganë. Çfarë mund të bënte Pali? Atëherë Zoti i foli në një ëndërr.
Një natë Zoti i tha Palit në vegim: “Mos druaj, por fol dhe mos pusho,
10 sepse unë jam me ty dhe askush nuk do të vërë dorë mbi ty që të të bëjë keq, sepse unë kam një popull të madh në këtë qytet” Kështu që për një vit e gjysmë Pali qëndroi në qytet për tu mësuar atyre fjalën e Perëndisë
Veprat e Apostujve 18:9-11, niv
A e di se çfarë më bën më shumë përshtypje në këtë fjalë sigurie që Zoti i jep Palit? Pikërisht pohimi i fundi: “unë kam një popull të madh në këtë qytet.” Vini re kohën e foljes është në të tashmen: “unë kam shumë njerëz këtu” i tha Perëndia. Nuk i tha do të kem shumë njerëz sapo të kesh mbaruar punën misionare atje.” As nuk i tha,”shpresoj të kem shumë njerëz në këtë qytet nëse ata do të jenë të gatshëm të heqin dorë nga idhujt e tyre e të bëhen të krishterë.” Jo asnjëra prej këtyre, në fakt ai i tha:”unë kam shumë njerëz, pikërisht tani në këtë vend para se ata të kenë dëgjuar Lajmin e Mirë për Jezusin.”
Kjo më kujton diçka që Jezusi i tha dishepujve: ” Unë kam edhe dele të tjera që nuk janë të kësaj vathe; duhet t’i mbledh edhe ato, dhe ato do ta dëgjojnë zërin tim, dhe do të jetë një tufë e vetme dhe një Bari i vetëm.” (Gjoni 10:14-16). Kush janë delet e Jezusit? Janë të gjithë njerëzit, që ai tashmë i njeh dhe i do, që i njihte dhe do ti shpëtojë një ditë.
Këtu ai po mendonte në mënyrë të veçantë për Judenjtë që i quan “delet e tjera” jashtë tufës së Judaizmit, kombet dhe popujt e tjerë që një ditë do të besonin dhe do të bëheshin ndjekësit e tij. Por ata tashmë i përkisnin atij. Jezusi po mendonte për çdonjërin prej tyre me emër teksa po thoshte ato fjalë. Ndoshta ai po mendonte edhe emrin tënd.
Kjo e vërtetë është e mrekullueshme. Perëndia i njeh të gjithë njerëzit e tij. Ata i përkasin atij pikërisht tani dhe kështu ka qenë gjithmonë.
Kjo e vërtetë më jep siguri pikërisht tani. Pavarësisht nëse e predikoj ungjillin në rrugë, në kishë në radio apo me anë të publikimeve të ndryshme e di se nuk do ti bind dot njerëzit të besojnë, sepse në fakt kjo nuk është detyra ime dhe as nuk dua të mundohem ta bëj këtë. Detyra ime është të flas Fjalën e Zotit, të bëj të njohur ftesën e Tij të dashurisë. Punën tjetër do ta bëjë vetë Perëndia.
Kjo e vërtetë mund të inkurajojë edhe ty, që po na dëgjon tani. Nëse këto fjalë të tërheqin do të thotë se Krishti po të fton pranë vetes, Ai po të thërret ty.
Dëshira jote për ta ndjekur vjen si pasojë e dashurisë që ai ka treguar për ty. Nuk ke përse shqetësohesh nëse ai do të pranojë ty ose jo. Arsyeja përse ti vjen tek Jezusi është se ti i përket atij. A dëshiron të jesh një ndër delet e Jezusit?