Kam dëgjuar se disave u pëlqen dimri. Disa madje thurin rapsodi për ndryshimin e stinëve, njëlloj sikur ndryshimi vetë të ishte mirësi pozitive. Disave u pëlqen ajri i freskët, ose qilimi i bardhë që mbulon zymtësinë e fund vjeshtës. Ka të tjerë që pëlqejnë pamjen përrallore të një pylli pasi dielli i zbehtë shfaqet poshtë një horizont pas një stuhie të ftohtë.
Të tjerë i thurin lavdërime dimrit nga klimat e ngrohta, nga ku lexojnë me kënaqësi lajme, për të ftohtin e ashpër në vendlindjen e tyre.
Por ka të tjerë që e adhurojnë dimrin për arsye të tjera. Qytetarët e një qyteti të ngrirë, e adhurojnë atë sepse:”Ashtu siç të fiksohet në mendje pamja e vdekjes përmes varjes, kështu edhe dimri i ftohtë ka prirjen të tërheqë vëmendjen e njeriut.”
Ai vazhdon në të njëjtin frymëzim të thotë se: “Dimri mund të vrasë ty. Dhe kjo të bën që të jesh i gjallë dhe i vëmendshëm. Kjo është arsyeja përse ne e duam dimrin.” Për një sërë arsyesh, çuditërisht një numër i madh njerëzish pëlqejnë dimrin.
Por dyshoj se shumë prej nesh i ngjanë atyre dijetarëve që u ankuan gjatë udhëtimit të tyre, sikurse përshkruhet në poezinë e famshme të autorit Ti. Es Eliot, “Ardhja e dijetarëve-The Coming of the Magi.”
“Sa dimër të ftohtë që patëm,
Tamam koha më e keqe e vitit
Për këtë udhëtim, udhëtim shumë të gjatë madje;
Rrugët janë të thella, dhe moti është i acartë,
tamam dimri i thellë.”
Këto fjalë unë i lidh gjithmonë me dimrin, me vetë dimrin e acartë, kohën më të keqe të vitit.
Shumë njerëz mendojnë se dimri është një kohë sikleti dhe mërzie, ose më keq akoma një kohë rreziku dhe vdekjeje.
Edhe unë hyj në atë kategori njerëzish. Sa më shumë që plakem, aq më pak e duroj të ftohtin.
Kjo është arsyeja përse dua të ndalem për dy javë duke reflektuar në lidhje me hirin e Perëndisë në jetën tonë, veçanërisht në kohë dimri. Unë dëshiroj të ngroh shpirtin tuaj me premtimet e Perëndisë, në rast se jeni në mes të një dimri të acartë.
Ti ndoshta do të habitesh kur të mësosh se sa herë fjala dimër përmendet në Bibël, veçanërisht duke marrë parasysh faktin se është shkruar në një klimë më të butë, siç është ajo e Lindjes së Mesme. Teksa hetoja Shkrimet, kam gjetur një sërë referencash, të cilat tregojnë se dimri mund të jetë një kohë duhet hir i veçantë mbi ne, dimri mund të jetë një kohë kur premtimet e çmuara të Perëndisë mund të rigjallërojnë besimin tonë.
Sot dua që ti hedhim një vështrim të shkurtër këtij premtimi poetik, në fund të përmbytjes së madhe në ditët e Noeut.
“Deri sa të jetë toka, nuk do të pushojnë kurrë së ekzistuari mbjellja dhe korrja, të ftohtit dhe të nxehtit, vera dhe dimri, dita dhe nata.”
Me një neveri të madhe dhe trishtim të thellë për mëkatin e racës njerëzore, Perëndia sapo ka hapur portat e qiellit, dhe përrenjtë për të pastruar tokën prej ndotjes morale dhe korrupsionit shpirtëror.
Uji mbuloi tokën për më shumë se një vit. Kjo ishte një katastrofë që ndërpreu komplet rendin e natyrës,–kohën e mbjelljes dhe korrjes, verën dhe dimrin, jetën dhe vdekjen. Aty kishte vetëm ujë, “ujë dhe vetëm ujë, kudo”. Ujë dhe vdekje.
Teksa vështruam të tmerruar shkatërrimin që ndodhi prej dallgëve të mëdha që erdhën prej oqeanit Indian shumë kohë më parë, apo përmbytjet në Kinë, Pakistan, apo shumë vende të tjera, nuk po i përmend të gjitha tani, ne thjesht mund të përfytyrojmë efektin që mund të kenë pasur këto përmbytje katastrofike, në këto vende.
Po, përmbytja e Zanafillës, ishte shumë herë më e keqe. Ishte një shkatërrim total, thotë Bibla,i çdo formë jete, qofshin këta njerëz a kafshë, nuk mbeti asgjë mbi tokë.
Kjo është kaq e pakonceptueshme sa që skeptikët e mohojnë se ka ndodhur, madje se ishte e pamundur.
Por Bibla thotë se kjo ndodhi. Ky ishte gjykimi i Perëndisë së plotfuqishëm dhe sovran, në një botë që duhej të pastrohej prej fëlliqësisë morale dhe shpirtërore.
Por këtu në fund të gjithçkaje, jepet veçse një premtim fantastik që thotë se kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë më, derisa të jetë toka.
Po, do të ketë sërish përmbytje tragjike, sikurse e kemi parë shpesh. Dhe njerëzit do të vdesin në to, ndoshta ndonjëherë do të vdesin me mijëra. Por sa të jetë toka, gjykimi i Perëndisë nuk do të shfarosë ekzistencën njerëzore dhe natyrën ashtu siç veproi në kohën e Noeut.
Perëndia premton se ritmi i natyrës, koha e mbjelljes dhe e korrjes, i ftohti dhe i ngrohti, dita dhe nata, vera, madje dhe dimri, nuk do të rreshtin më së ekzistuari. Ky është një premtim i Perëndisë sovran.
Kjo do të thotë se dimri është pjesë e rendit hyjnor në mënyrën si funksionojnë gjërat.
Pra është pjesë e planit të Perëndisë.
Dimri është një dhuratë e hirit të Perëndisë. Dimri vjen nga dora e Tij, nuk vjen si një formë gjykimi mbi një botë mëkatare, por si një bekim mbi krijimin.
Në librin e Psalmeve, në këto këngë të popullit të shpenguar të Perëndisë lexojmë se njerëzit e falënderojnë Perëndinë për dimrin. Psalmi 147 fillon, “Përlëvdoni Zotin,” dhe përfshin arsyet përse ta bëjnë këtë, në vargun 16. Sepse Ai “Dërgon borën si lesh dhe përhap brymën si hi.”
Psalmi 148 kthehet tek premtimi që bën Zanafilla 8 vargu 6, “Kështu, mbas dyzet ditësh, ndodhi që Noeu hapi dritaren që kishte bërë në arkë.”
Kur ke ngecur brenda nga rënia e dëborës, dhe kostoja e ngrohjes së shtëpisë e kalon tavanin e shtëpisë, dhe ti po ngrin së ftohti, dhe nuk ke dëshirë të dalësh përjashta sepse është shumë ftohtë, në të gjitha këto raste është e vështirë ta shohësh dimrin si një bekim.
Kur je sëmurë prej shiut të vazhdueshëm, brymës dhe mykut që po mbulon gjithçka, është e vështirë ta shohësh dimrin si një bekim.
Kur turistët pushtojnë rrugët dhe prishin qetësinë dhe paqen në lagjen aty pranë, dimri nuk të duket aspak si bekim.
Por është një bekim, sepse gjatë dimrit ndodhin disa gjëra të cilat na ushqejnë dhe janë të nevojshme për jetën, rritjen dhe frytshmërinë tonë.
Teksa kërkoja vargje për këtë mesazh zbulova disa që thoshin se dimri është bekim për bimët e jetës.
Për mua kjo nuk ka kuptim sepse më duket sikur dimri i than bimët. Kështu që fola me një kopshtare në lagjen time. Ajo më tha se dimri është absolutisht i nevojshëm për jetën e bimëve, për një sërë arsyesh. Kur dimri vjen, bimët shumëvjeçare, bien në gjumë. Ato kalojnë në një fazë çlodhjeje. Ato duhet të pushojnë, të ulin ritmin e aktivitetit të tyre, të thithin ujë nga rrënjët, me qëllim që të marrin forcë për stinët e tjera ku aktiviteti do të shtohet. Qilimi i trashë i borës, u bën shumë mirë bimëve, sepse e mban tokën në një temperaturë të caktuar. Me përjashtim të disa centimetrave tokë që ngrijnë, çdo formë tjetër e jetës vazhdon, ndërsa rrënjët bëhen më të thella dhe më të forta.
Kopshtarja më tha gjithashtu se lule si tulipanët, nuk rriten mirë në klima të ngrohta. Dimri i ndihmon ato për të grumbulluar energjinë e duhur në zhardhokët e tyre, që të shpërthejnë në pranverë. Ne e quajmë atë ‘dimri i vdekur’, por realisht është një kohë shumë e rëndësishme për pjesën tjetër të vitit.
Por bekimi i dimrit është shumë herë më i madh se kaq.