Miqtë e mi, a e dini se cili është parimi antropologëve? Kohë më parë e kam lexuar këtë në një artikull në revistën Tajm, e cila e përkufizonte shumë thjesht idenë: se universi është projektuar, pavarësisht gjithçkaje tjetër, që të jetë plotësisht i përshtatshëm për jetën.
Më pas artikulli bënte pyetjen: “A mund të jetë kjo një rastësi?” Më pas vazhdonte me shpjegimin. “Shumë prej karakteristikave themelore të kozmosit tonë,forca relative e gravitetit, elektromagnetizmi dhe forcat që veprojnë brenda bërthamave atomike, po kështu masat përkatës të pjesëve të ndryshme, përputhen kaq mirë me njëra tjetrën sa që nëse njëra prej tyre do të ndryshonte, jeta që ne njohim nuk do të mund të ekzistonte më.”
Për shembull, dhe dua të citoj këtu: “Në rast se i ashtuquajturi ndërveprim nuklear do të ishte paksa më i fortë,ose më i dobët se sa është, yjet nuk do të shpërthenin në supernova gjigante që përhapin në errësirë karbonin dhe oksigjenin dhe, pa këto elemente, nuk do të kishte as ujë dhe as molekula organike.”
Dhe nëse “ forca nukleare do të ishte sikur edhe gjysmë herë më e dobët apo më e fortë se një përqind, yjet nuk do të çlironin karbon ose oksigjen nga shpërthimi i tyre.”
A nuk është e mahnitshme kjo? Po është pak e vështirë për tu kuptuar, ndaj le të flasim më mirë për dimrin.
Pikërisht tani, komuniteti shkencor dhe shumë ambjentalistë dhe politikanë, janë shumë të shqetësuar për ngrohjen globale. Ata paralajmërojnë se do të ketë efekte katastrofike, nëse temperaturat e ngrohjes globale rriten sadopak, pra me pak fjalë nëse dimri ndryshon.
Unë jam i sigurt se jo të gjithë njerëzit bien dakord me mesazhin e ditës së gjykimit.
Por çfarëdo që të mendosh për ngrohjen globale, ky është një ilustrim i parimit që paraqesin antropologët – se universi është në harmoni, në mënyrë që të mbështesë plotësisht jetën. Mendoj se është absolutisht e rëndësishme për jetën njerëzore që të ketë verë edhe dimër.
Artikulli në revistën Tajm (Time ) theksonte se shkencëtarët nuk e dinë se përse universi është kaq miqësor ndaj jetës.
Kjo është arsyeja përse disa janë tërhequr prej librit të ri, Biokozmosi. Kjo thekson se universi ynë mund të jetë shpikur prej disa qenieve jashtëtokësore super inteligjente.
Por këtyre njerëzve që besojnë këto gjëra dua ti them: sa larg do të shkoni për të shmangur përgjigjen e dukshme për misterin e parimit të antropologëve?
Universi u shpik prej një qenieje vërtetë super inteligjente. Por e dini si quhet ai. Ai quhet Perëndia Jahveh, Perëndia i Izraelit, Ati i Jezus Krishtit.
Ai vendosi në krijim të gjithë elementët që bëjnë të mundur ekzistencën e jetës. Dhe këtu në tekstin tonë ai thjesht përsërit rendin e gjërave. Dimri është pjesë e bekimeve të Perëndisë, që bën të mundur jetën këtu në tokë.
Ti mund ta aplikosh këtë edhe në çështjet shpirtërore. Ne kalojmë dimra shpirtërorë në jetën tonë, dimra aq të ftohtë të zymtë, të acartë, ku erërat fryjnë pa pushim dhe i ftohti është therës. E kam fjalën për kulmin e dimrit, atëherë kur nuk ka më as fruta, as lule, as jetë, të paktën të themi se jeta kalon në gjendje pasive.
Por këto gjëra janë pjesë e ritmit të jetës shpirtërore, një pjesë në rendin e gjërave në mbretërinë e hirit.
Në kohë si këto, ndodhin gjëra që në stinët e tjera nuk ndodhin. Mendo për shembull sa qetësi është në dimër, pasi qilimi i trashë i borës ka mbuluar qytetin.
E përmenda këtë sepse sapo lexova për një projekt shkencor që është dëgjimi i mesazheve nga hapësira duke përdorur radio teleskopë të mëdhenj.
Problemi është se që ky projekt të funksionojë duhet qetësi absolute, për të dëgjuar këto stacione.
Çdo zhurmë i mbyt sinjalet që vijnë nga hapësira e largët.
Prandaj qeveria krijon zona të qeta përqark observatorëve, zonë në të cilat nuk mund të përdoren pajisje elektrike apo telefona celularë.
Këtë bën edhe dimri i shpirtit tënd. Ai krijon një zonë të qetë. Çdo gjë e ul ritmin e vet derisa jeta duket si e ngrirë.
Pikërisht në këtë kohë ti mund të jesh i qetë dhe të njohësh Perëndinë. Qetësia e dimrit është koha e përsosur për të dëgjuar zërin e vogël e të qetë të Perëndisë nga hapësira e thellë.
Sigurisht, që nëse do të bashkohesh me dijetarët, e të ankohesh ashtu si ata se dimri është koha më e keqe e vitit dhe se ndihesh si i vdekur, atëherë nuk do të jetë e lehtë të jesh i qetë.
Kjo është arsyeja përse Perëndia na jep shenja të hirit të tij. Kur ti të jesh në mes të dimrit të shpirtit tënd, e vetmja mënyrë për të kujtuar se dimri është pjesë e planit të hirshëm të Perëndisë për jetën tënde është të mbash sytë e tu në ato shenja.
Dua të të kujtoj tani historinë tek Zanafilla 8. Fill pas këtyre fjalëve të hirshme, në lidhje me vazhdimësinë e stinëve, derisa të jetë toka, Perëndia u drejtua nga qiejt dhe tha: “Ylberi është shenja e besëlidhjes që unë përfundoj midis meje dhe jush, me të gjitha qeniet e gjalla që janë me ju, me të gjithë brezat e ardhshëm dhe ujërat nuk do të shndërrohen më në një përmbytje për të shkatërruar çfarëdo lloj mishi.” Ylberi është një shenjë e qëllimeve të hirshme të Perëndisë për këtë botë.
Ritmi i natyrës do të vazhdojë “Deri sa të jetë toka, nuk do të pushojnë kurrë së ekzistuari mbjellja dhe korrja, të ftohtit dhe të nxehtit, vera dhe dimri, dita dhe nata.”
Por ka një shenjë më të madhe të hirit të Perëndisë se sa ylberi.
Teksa kërkoja vargje biblike për temën e dimrit, gjeta një pjesë fantastike te Danieli 7. Teksti është vendosur në një kohë dimri, në historinë e Izraelit; ishte koha më e keqe e jetës së tyre sepse ishin izoluar nën zgjedhën e akullt të mërgimit në Babiloni. Kjo është koha kur Perëndia e drejtoi Danielin në një shenjë tjetër më të madhe në qiell, të hirit të Perëndisë.
“Unë vazhdova të shikoj deri sa u vendosën fronet dhe i Lashti i ditëve u ul. Veshja e tij ishte e bardhë si bora.”
Biri i Njeriut iu afrua Perëndisë, të cilin Danieli e identifikon si i lashti i ditëve, (rrobat e të cilit, thotë vargu 9, ishin të bardha si bora). Dhe më pas tek vargu 14
“Atij iu dha sundimi, lavdia dhe mbretëria, me qëllim që gjithë popujt, kombet dhe gjuhët t’i shërbenin; sundimi i tij është një sundim i përjetshëm që nuk do të kalojë, dhe mbretëria e tij është një mbretëri që nuk do shkatërrohet kurrë….”
Ajo është një profeci për ardhjen e Jezusit. Danieli na kujton Jezus Krishtin, Birin e Njeriut, dhe Birin e Perëndisë, i cili sundon mbi kombet dhe mbi natyrën.
Vera dhe dimri, pranvera dhe të korrat janë nën kontrollin e Tij. Sa të jetë kjo tokë, Perëndia do të mbajë premtimin e Tij, do të na japë një dimër me borë dhe akull.
Bota nuk do të përmbytet më plotësisht, nga një përmbytje.
Sidoqoftë, Dhjata e Re, thotë se Perëndia do të pastrojë tokën, edhe një herë, kësaj here jo me anë të ujit por me anë të zjarrit, kur Biri i Njeriut do të vijë sërish mes rresh.
2 Pjetri 3:10 thotë, “Dhe dita e Zotit do të vijë si një vjedhës natën; atë ditë qiejt do të shkojnë me krismë, elementët do të shkrihen nga të nxehtit dhe veprat dhe toka që janë në të do të digjen krejt.”
Në kohë zjarri ashtu si në kohë akulli, Perëndia na tregon shenjën e hirit të tij, Biri i Njeriut që vjen mes rresh.
Mbaji sytë dhe besimin tënd te Ai, dhe Perëndia do të japë ty jetë me bollëk dhe jetë të përjetshme. Ky është një premtim i sigurt për dimrin e ftohtën në jetën tënde.