Detektorët e marrëzirave

Print

Titulli: Detektorët e marrëzirave (pjesa 1)

Do ta fillojmë trajtimin temës sonë në arenën ndërkombëtare, më pas do të kthehemi në vend. Hajatollahët apo e thënë ndryshe ekspertët e evolucionit janë goxha të shqetësuar. Sulltanët e shkencës janë të shtangur. Ata janë të tmerruar që bordi arsimor i shtetit të Ohajos, Amerikë, aprovoi një kurrikulë shkencore për shkollat publike, e cila përfshin një sesion të quajtur “Analiza kritike e Evolucionit.” Ky sesion i shkurtër nuk e mohon evolucionin, por përmend vetëm disa probleme të pazgjidhura të kësaj teorie.

Asnjë mësues nuk është i detyruar ta shpjegojë këtë pjesë të lëndës dhe asnjë student nuk do të testohet në bazë të saj. Është vetëm një pjesë e vogël e kurrikulës, shumë më e vogël se sesioni që mëson për evolucionin.

Por edhe kjo gjurmë e vogël e herezisë ishte tepër e madhe për ekspertët e modernizmit. Akademia Kombëtare e Shkencave e kundërshtoi këtë vendim. Unioni i të drejtave civile amerikane e kërcënoi me gjyq. Si ka mundësi që një sistem shkollor pati guximin t’i jepte një shtyjë idesë se doktrina e Darvinit nuk është absolutisht e sigurt? Dyshimi nuk lejohet në këtë mes. Mendjet e brishta të të rinjve duhet të mbrohen nga çdo lloj dyshimi.

Më vjen për të qeshur kur mendoj reagimin e frikshëm ndaj vendimit të Ohajos. Frika e tyre ishte se pas kësaj, mund të ndodhte që edhe shkollat e tjera të ndiqnin modelin e Ohajos dhe kështu nuk do të kishte më lavash truri nëpër shkolla. Ata mund të bashkoheshin me Ohajon dhe të lejonin studentët ti peshonin provat vetë. Kjo gjë mund të  përhapej jo vetëm në Amerikë, por mund të infektonte edhe Kandanë. Kjo mund të përhapej edhe në Amerikën e Jugut, në Afrikë, në Evropë dhe Azi. Edhe Antarktida e ngrirë mund të mos ishte e sigurt për dyshimet rreth teorisë së Darvinit. Studentët kudo që janë mund të bëjnë pyetje dhe të arsyetojnë vetë, dhe kjo gjë përbënte një frikë tmerruese për censurën shkencore.

Priftërinjtë e lartë të humanizmit kanë kredot e tyre të shenjta. Një tekst shkollor pohon: “Evolucioni është rastësor dhe pa një drejtim…pa një plan apo qëllim.”

Dogma e pagabueshme e Enciklopedisë britanike deklaron se përzgjedhja natyrore është “automatike, pa një vend për drejtim apo projekt hyjnor.” Dishepujt e Darvinit i besojnë këto zbulesa drejtësie me një zell fanatik. Ata këndojnë për lavdinë e evolucionit dhe e shohin besimin te Krijuesi si një poshtërsi. Një inkuizitor i ateizmit bënte ftesë për luftën e shenjtë, me fjalët: “Lufta kundër kreacionizmit është një luftë për gjithë njohurinë dhe, ajo betejë mund të fitohet nëse të gjithë punojmë për ta parë Darvinizmin, i cili ka pasur një të shkuar të madhe dhe, ka një të ardhme më të madhe.”

Unë jam një nga ata heretikët e pakëndshëm që mendojnë se studentët duhet të dinë jo vetëm njërën anë të çështjes. Fëmijët tanë ne i kemi edukuar në familje me një pikëpamje të krishterë. Ata e lexojnë Biblën përditë dhe besojnë me vendosmëri te krijimi. Por fëmijët e mi mësojnë gjithashtu edhe teorinë e evolucionit. Kur vajza ishte pesëmbëdhjetë vjeç, ajo iu nënshtrua një provimi të kompjuterizuar nga një kompani laike dhe iu përgjigj njëqind për qind saktë të gjitha pyetjeve në sesionin për teorinë evolucionare. Kjo adoleshente e edukuar në familje di më shumë për teorinë e evolucionit se sa adoleshentët e tjerë të arsimuar në shkolla të mesme publike.

Por ndryshe nga shumë studentë të shkollave publike, ajo njeh edhe Krijuesin e evidencat për projektin hyjnor dhe i njeh dobësitë e problemet në teorinë evolucionare.

Kur gruaja ime dhe unë edukojmë fëmijët tanë, nuk u mbajmë të fshehta idetë me të cilat nuk pajtohemi. Duam që ata të dinë evidencat, të arsyetojnë vetë, dhe të kuptojnë teoritë e njerëzve të cilët mendojnë ndryshe. Kaq e tmerrshme do të ishte nëse shkollat publike do të mbanin këtë qëndrim?! A do të rrëzohet shoqëria nëse studentët nuk indoktrinohen vetëm në katekizmin e Darvinit, por bëjnë vetë edhe pak “analizë kritike të Evolucionit”?

Me sa duket disa  drejtues dëshirojnë që studentët të mos mendojnë por vetëm të meditojnë mbi mendim që rregullon mendjen: “i rastësishëm, i rastësishëm, i rastësishëm. Evolucioni, evolucioni, evolucioni. Çdo krijesë e gjallë, ekziston aksidentalisht, pa plan a qëllim. Besimi në një plan a qëllim mbinatyror është si puna e besimit në magjitë. Ato janë fantazi, nuk janë fakte. Besimi në Perëndinë është si besimi te babagjyshi i Vitit të Ri, apo përralla me pinokun. Këto mund të jenë të mira për fëmijët e vegjël, por të rriturit dinë më shumë se kaq.”

Në dijeni të gjepurave

Çdo student dhe i rritur duhet të pajiset me një detektor gjepurash. Çfarë është një detektor gjepurash? Nuk është një makineri dhe nuk ka të bëjë fare me gjetjen e sendeve të dyshimta. Një detektor gjepurash shërben për mendjen. Ai teston nëse një ide është bazuar në fakte solide dhe mendime të qarta apo thjesht në një tufë gjepurash.

Mos gëlltit çdo ide, me të cilën njerëzit përpiqen të të ushqejnë. Së pari përdor një detektor gjepurash.

Detektorët e gjepurave janë veçanërisht të rëndësishëm në një shkollë ku emri i drejtorit është z. Darvin. Në shumë shkolla dhe universitete, studentët ushqehen me mësimet e Darvinit. Tekste shkollore dhe mësuesit shpjegojnë të gjitha format e jetës në termat e një procesi bazuar në variacionin e rastësishëm dhe përzgjedhjen natyrore, duke përjashtuar projektin inteligjent apo Krijuesin.

Por shumë studentë mbeten të pabindur. Astronomi i fundit Karl Segan para disa vitesh u ankua me fjalët: “Vetëm nëntë përqind e amerikaneve e pranojnë zbulimin qendror të biologjisë moderne, se qeniet njerëzore (dhe tërë speciet e tjera) kanë evoluar dalëngadalë, me anë të proceseve natyrale, nga një seri qeniesh antike pa pasur nevojë për një ndërhyrje hyjnore gjatë rrugës.

Pavarësisht përpjekjeve të stabilimentit shkencor, pavarësisht viteve të indoktrinimit prej shkollave publike, pavarësisht të ashtu quajturave “liri civile”, gjykatësit  asgjësojnë lirinë e mësueseve për të përmendur krijimin hyjnor. Megjithatë shumica e njerëzve nuk mendojnë se jeta do të ekzistonte nëse nuk do të kishte asnjë krijues. Mbi 90 përqind besojnë në një Perëndi dhe besojnë se Ai krijoi gjithçka, përfshi këtu qeniet njerëzore. Në atë nëntëdhjetë  përqindësh, pothuajse gjysma e tyre besojnë se Perëndia krijoi tërë format kryesore të jetës, me anë të krijimit të mrekullueshëm, ndërsa gjysma tjetër besojnë se Perëndia drejtoi proceset evolucionare, si mënyrën e tij të krijimit.

Një tjetër bindje e goditi Karl Segënin, Perëndia është projektuesi dhe burimi i tërë jetës por më shumë njerëz kanë nevojë për detektorët e marrëzirave. Ajo që e shqetësoi shumë Segënin ishte fakti që disa njerëz besonin në gjëra qesharake si horoskopi, fizika dhe alienët, e disqet fluturues dhe kjo e shqetësonte atë po aq sa shumica e njerëzve vazhdojnë të besojnë në një Krijues dhe jo vetëm në një proces që është tërësisht i zakonshëm. Në librin e fundit që Segën publikoi para vdekjes së tij, ai shkroi për përdorimin e një pajisje detektimi për të na mbrojtur nga këto bindje të pa themeluara.

Segën  kishte të drejtë se ne duhet të jemi të vetëdijshëm për gjepurat. Problemi i tij ishte se ai rrallë e përdorte detektorin e gjepurave për idetë e tij. Segën ishte një skeptik selektiv. Atij i pëlqente të sulmonte supersticonet e çuditshme dhe t’i mblidhte bashkë, me bindje në krijimin dhe mrekullitë e jetës pas vdekjes. Por ai nuk kontrolloi asnjëherë nëse shkenca dhe arsimi mund të prodhonin gjepura. Nëse sjellim një detektor gjepurash në klasën e z. Darvin, zbulojmë se ka një mungesë provash, dhe një sërë arsyetimesh të dobëta!

Mësuesit, librat dhe ekspozitat në muze e bëjnë Darvinizmin të duket sikur mbështet nga një mori e madhe provash me fosile. Por ata janë duke bërë blof. Fakti është se ka pak prova fosilesh për të mbështetur idenë se një formë jete, evoluon gradualisht në një formë tjetër shumë ndryshe. Stifën Xhej Guld, biolog në Harvard (Stephen Jay Gould) nuk beson në krijimin, por ai pranon “raritetin ekstrem të formave të tjera kalimtare në regjistrimin e fosileve.” Ai thotë hapur se pemët e familjes evolucionare në tekstet shkollore bazohen në “konkluzione… jo në evidencat e fosileve.”