Detektorët e marrëzirave

Print

Titulli: Detektorët e marrëzirave (pjesa 2)

Ne kemi nevojë për detektorët e gjepurave nëpër shkolla dhe kemi nevojë për detektorët edhe në muze. Një muze krijoi atë që quhet “Muri i fakteve të vështira” që shpalos paraardhësit evolucionarë për kafshë të ndryshme. Vizitorët e muzeve mund të pretendojnë se paraardhësit e portretizuar në “Murin e fakteve të vështira”, realisht janë gjetur, por problemi është se muzeu thjesht shpiku ato kafshë për të mbushur hapësirat boshe. Njerëzit nuk presin që muzetë të shpikin gjërat dhe t’i prezantojnë ato si fakte, por këtë bëri muzeu.

Darvinistët mund të jenë po aq dogmatikë për bindjet e tyre si personi fetar më mendje ngushtë. Kur e kupton dogmatizmin e tyre ashtu si është, ti çlirohesh prej mitit se ata janë thjesht mendimtarë plotësisht objektivë, të cilët e bazojnë çdo ide të tyren në zbulimet aktuale shkencore. Ti nuk do ta besosh atë gjë, vetëm se ata thonë kështu. Në vend të kësaj, ti do të përdorësh detektorin tënd të gjepurave për të testuar çdo aspekt të teorisë së evolucionit në dritën e evidencave dhe do të jesh i lirë të kërkosh nëse historia biblike për krijimin e Perëndisë dhe formave të ndryshme të jetës ka më shumë kuptim se sa historia e treguar prej ateistëve. Me të vërtetë, ti do të fillosh të shikosh se është tamam marrëzi të mos besosh te Krijuesi.

Të marrët e arsimuar

Disa ekspertë dhe mësues mund të japin përshtypjen se nëse je me të vërtetë i zgjuar, ti nuk do të besosh në Perëndinë. Por sipas Biblës ” I pamendi ka thënë në zemër të tij: ‘Nuk ka Perëndi'”. (Psalmi 14:1) Mosbesimi nuk është shenjë e të mençurve; është shenja e të marrëve. Vetëm një i marrë thotë se nuk ka Perëndi.

Mos janë fjalë të ashpra këto? A nuk është e padrejtë të quash të marrë një jobesimtar? Tek e fundit, shumë jobesimtarë nuk janë të marrë. Ata janë të shkëlqyer. Ata janë inteligjentë dhe të arsimuar. Si mund t’i quajë Bibla ata budallenj?

Po, është e mundur që dikush të jetë i arsimuar dhe i marrë. Ti mund të kesh një koeficient inteligjence të lartë dhe sërish të jesh i pamend. Ti mund të dish shumë informacion dhe të mos kesh shumë urtësi. Ti mund të mësosh detaje gjithmonë e më shumë, dhe të mos ia kesh idenë për panoramën e gjerë. Ti mund të kesh prova bindëse për Perëndinë para syve dhe megjithatë të shpikësh ide për ta shpjeguar mos ekzistencën e Tij. Kjo është marrëzia e të edukuarve. Te 1 Romakëve Bibla thotë:

Sepse zemërimi i Perëndisë zbulohet nga qielli për çdo pabesi e padrejtësi të njerëzve, që mbysin të vërtetën në padrejtësi, meqenëse ajo që mund të njihet prej Perëndisë është bërë e dukshme në ta, sepse Perëndia ua ka shfaqur atyre. Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm.

Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua. Duke e deklaruar veten të urtë, u bënë të marrë…që e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër. (Romakëve 1:18-25)

Çfarë përshkrimi për të marrët e arsimuar! ” Duke e deklaruar veten të urtë, u bënë të marrë.” Si mund të shohësh universin të mbushur me kaq materie dhe energji, e të mendosh se ai u shfaq në ekzistencë nga hiçi? Si mund të shohësh strukturën dhe projektin e gjerave dhe të mos besosh se ka një projektues? Si mund të shohësh një larmi formash të jetës dhe të mos besosh se ka një dhurues të jetës, një Perëndi i Cili është themeluesi i madh i jetës? Disa njerëz pyesin: “Si mund t’i besosh një Perëndie që nuk e ke parë kurrë?”. Por më mirë do ishte të pyesnim:” Si mund të mos besosh në një Perëndi, me kaq shumë prova rreth teje?”. Kur njerëzit thonë se evolucioni është i dukshëm dhe nuk ka prova për projektin hyjnor, ata dalin prej detektorëve gjurmues.

Evidenca të projektit

Këtu ka disa fakte të thjeshta për planetin në të cilin jetojmë. Toka është afro 93 milion milje larg Diellit. Po të ishte me afër ne të gjithë do të përvëloheshim, dhe po të ishte më larg ne të gjithë do të vdisnim së ftohti. Por kjo është largësia e duhur nga Dielli. A është thjesht rastësi kjo?

Toka kryen një rrotullim të plotë çdo njëzetë e katër orë. Nëse do t’i duheshin le të themi 5 000 orë për çdo rrotullim, sikurse disa planetëve të tjerë, asnjë qenie e gjallë nuk do të mbijetonte. Ditët do të ishin kaq të gjata dhe të nxehta saqë gjithë lagështia në planet do të avullonte menjëherë. Netët do të ishin kaq të ftohta saqë nëse diçka do t’i mbijetonte ditës, me siguri do të vdiste prej të ftohtit gjatë natës.

Megjithatë për fatin tonë të mirë, Toka rrotullohet çdo njëzetë e katër orë. A ndodh aksidentalisht kjo?

Por çfarë mund të themi për origjinën e jetës? A mund të vijnë qeniet e gjalla prej materies së vdekur si rezultat i një procesi të paqëllimshëm? A e ka vërejtur njeri një dukuri të tillë? Asnjëherë. Në fakt, shkencëtarët asnjëherë nuk e kanë diskredituar plotësisht gjenerimin spontan, nocionin se qeniet e gjalla vijnë nga materia e vdekur. Kjo nuk ndodh kurrë. Shkencëtarët dhe mësuesit e dinë këtë dhe disa madje kapen disi pas besimit të tyre, se shumë kohë më parë, ka ndodhur gjenerimi spontan, që materia e vdekur prodhoi në një farë mënyre qeniet e gjalla.

Ata kanë provuar tërë llojet e eksperimenteve, që të mund të prodhonin një qelizë të gjallë prej materialeve të pa jeta. Ata kanë shpenzuar goxha kohë në kërkime, dhe para duke u munduar për të treguar se si mund të ndodhë kjo. Ata ende nuk ia kanë dalë mbanë. Por përfytyroni sikur më në fund ata ia dolën mbanë. Përfytyroni sikur ata kanë prodhuar një qenie të gjallë nga materia e vdekur. Po pastaj? Çfarë do të provonte kjo? Që jeta është një rastësi dhe nuk ka një projektues inteligjent, apo një Krijues? Kurrë mos qoftë! Me sa duket çdo formë jete që rezultoi nga disa vite studimi dhe pune do të ishte produkt i një projekti dhe kreativiteti inteligjent dhe, një provë që jeta është zhvilluar aksidentalisht. Ndërkohë, asnjë prej këtyre eksperimenteve nuk ka funksionuar.

Tani nëse tërë këta shkencëtarë nuk kanë qenë në gjendje të prodhojnë formën më të thjeshtë jetësore, a  nuk na nxjerr kjo në përfundimin se do të duhej dikush që ka pushtet dhe inteligjencë më të madhe se tonën për të projektuar dhe krijuar format komplekse dhe fantastike të jetës që shohim në planetin tonë?

Brenda kutive të zeza

Biologu që merret me studimin e molekulave Majkëll Beh flet për “kompleksitetin e pa zvogëlueshëm” në librin e tij “Kutia e zezë e Darvinit”. Çfarë është “Kompleksiteti i pa zvogëlueshëm”? Kjo ndodh kur diçka nuk fillon të funksionojë derisa tërë pjesët e saj janë të pranishme dhe punojnë së bashku. Behe përdor një çark minjsh si një shembull. Ti nuk mund të marrësh një pjesë të çarkut, për shembull bazën prej druri dhe të kapësh disa minj, pastaj asaj baze ti shtosh një sustë dhe të kapësh disa të tjerë dhe kështu me radhë. Çarku duhet të projektohet dhe të ndërtohet me çdonjërën pjesë në vendin e vet para se të kapë miun e parë. Në të njëjtën kohë, një sistem kompleks i pa zvogëlueshëm në trup duhet të formohet i plotë para se të kryejë punën e tij. Ai nuk mund të shfaqet gradualisht, pjesë-pjesë.