Një ditë dëshiroja të isha realisht në tre vende njëkohësisht. Unë dëshiroja të isha në një ceremoni martesore, të një besimtareje, vajza e një mikut tim prej shumë vitesh.
Por doja që të isha edhe në ceremoninë e një besimtareje tjetër, ishte vajza e njërit prej drejtuesve të kishës sonë.
Por kjo ceremoni zhvillohej në të njëjtën orën në anën tjetër të qytetit.
Por unë dëshiroja të isha edhe në atë ceremoni. Problemi ishte se nuk mund të isha i pranishëm në dy vende në të njëjtën kohë.
Por më pas dikush më telefonoi në celular. Ishte vajza ime , e cila më mori për të më njoftuar se një djalë dhjetë vjeçar i kishës, që kishte qenë i shtruar në spital për një farë kohe, dukej se ishte drejt fundit të tij, dhe familja e miqtë ishin mbledhur të gjithë në spital.
Tani unë doja të isha njëkohësisht, në një vend të tretë. Ishte e rëndësishme ti jepej kohë secilit, por unë nuk mundja.
A je ndodhur ndonjëherë në një situatë si kjo?
Koha është e rëndësishme, por duket sikur asnjëherë nuk kemi mjaftueshëm, që të jemi në vendin e duhur dhe në kohën e duhur.
Celebrimi i një martese është shumë i rëndësishëm. Ne dëshirojmë që ti japim kësaj gjithë kohën e nevojshme.
Por njëkohësisht të jesh me ata që vuajnë është e rëndësishme dhe ne duam që tu japim edhe atyre kohën dhe vëmendjen e nevojshme.
Koha është një dhuratë, por edhe një sfidë.
Mendoj se të gjithë ju keni për jetuar këtë sfidë. Ndonjëherë është një problem i vogël, si për shembull të shkosh me vajzën për një lojë volejbolli, apo të shkosh me çunin që ka një ndeshje futbolli, por të dyja ndeshjet janë në të njëjtën orë në vende të ndryshme.
A duhet të shkosh në festën e diplomimit të nipit apo duhet të shkosh në mbrëmjen festive të organizuar nga shefi, për ti bërë qejfin atij?
Këto vendime bëhen edhe më të vështira se ndodhin në të njëjtën kohë në vende të ndryshme.
Por këto vështirësi relativisht të vogla, zbehen në krahasim me ato situata kur koha bëhet një problem me të vërtetë agonues.
Përse perëndia i jep kohë për të jetuar një personi që vuan dhe përjeton dhimbje, megjithëse ai do të ishte i gatshëm të “shkonte pranë Perëndisë”, ose më shumë kohë se sa personi vetë dëshiron, ose akoma një shumë një tjetër që vdes pas dhjetë vitesh jetë?
Kush e ka në kontroll kohën? Problemi me dhuratën e kohës është ky: koha është e kufizuar dhe shpesh jashtë kontrollit tonë.
Si mund ta dallojmë Perëndinë në mesin e kohës?
Tani dëshiroj që të ndalemi tek një sërë frazash kyce në tekstin tonë që na ndihmojnë të kuptojmë dhe të dallojmë kohën si një dhuratë e Perëndisë. Së pari, le ti kthehemi fjalëve të para të Shkrimeve. Do të ndalemi tek Zanafilla kapitulli 1 vargu 1.
Vargu…
Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.
Këto fjalë të para flasin për kohën. Në gjuhën gramatikore do të thoja se kjo fjali fillon me një rrethanor kohe, pra që tregon kohën. Në fillim… në fillim.
Pas kësaj shohim një kalim direkt tek kryefjala. Perëndia.
Pra në tekstin e Biblës gjen: në fillim Perëndia…
Dëgjoje edhe një herë sepse është shumë e rëndësishme dhe e thellë: Në fillim Perëndia. Ky ishte një pohim i fuqishëm, kur është bërë kohë më parë, dhe mbetet edhe sot një pohim shumë i fuqishëm. Ky ishte një pohim i fuqishëm shumë kohë më parë sepse civilizimi antik i sumerianëve, Egjiptianëve dhe Babilonasve nuk do të kishte thënë kurrë: “Në fillim Perëndia.”
Në vend të kësaj, ata duhet të kenë thënë këto fjalë: “Në fillim ishte kaosi.”
Secili prej këtyre civilizimeve antike, kishin krijime mitike paksa të ndryshme, të cilat ata i mësonin dhe i besonin.
Por të gjithë ata filluan historinë e tyre pa Perëndinë. Në vend të kësaj ata filluan me ujërat antike dhe të hershme, mbi të cilat perënditë kishin fituar kontroll.
Në kontrast, Bibla deklaron, që prej fillimit, një tjetër histori, një histori të vërtetë që fillon me Perëndinë: në fillim Perëndia!
Këto janë fjalët që ne ende kemi nevojë të dëgjojmë sot apo jo?
Sepse, ashtu si në botën antike, as ne nuk kemi mësuar e as nuk kemi dëgjuar se në fillim ishte Perëndia.
Në vend të kësaj ne dëgjojmë dhe mësojmë se në fillim ka pasur një shpërthim të madh, që njihet me emrin Big beng. Ose në fillim disa masa gazesh, rrinin pezull në ajër, më pas u takuan rastësisht në kohën e duhur dhe në vendin e duhur dhe prej aty lindi universi.
Por edhe kjo nuk është e sigurt. Dhe shumë prej jush, sikurse unë, nuk janë shkencëtarët as kozmologë që studiojnë origjinat dhe mund t’i artikulojnë këto gjëra shumë mirë.
Por edhe kozmologët më të mirë mbledhin supet dhe thonë: “Në fillim…por nuk e dimë saktësisht.” Ne nuk jemi të sigurt. Në fillim, dhe më pas një mbledhje të supeve.
Por nuk bën kështu zanafilla kapitulli 1 vargu një. Në fillim PERËNDIA!
Kjo e vërtetë se Perëndia ynë ekziston në fillim të kohës ndryshon gjithçka dhe bën ndryshimin në këtë botë. Kjo na siguron se ka një Perëndi sovran që ekziston përtej çdo kohe.
Pra edhe pse jemi të kufizuar nga koha, edhe pse duket sikur bota ndonjëherë do të bjerë në kaos nëse nuk e kemi nën kontroll, ne e dimë se Perëndia nuk është i kufizuar prej kohës, Ai ka qenë në kontroll gjatë gjithë kohës, qysh prej fillimit.
Pse është kaq e rëndësishme? Sikurse thuhet tek predikuesit kapitulli 3, në fund të tij, tek vargu 14:
” E kuptova që tërë ato që bën Perëndia janë përjetë; nuk mund t’u shtosh dhe t’u heqësh asgjë; dhe Perëndia vepron kështu me qëllim që njerëzit të kenë frikë prej tij.”
Në fillim Perëndia. Pra në mes të kohës sonë ne mësojmë se Perëndia është sovran.
Sovranitet i Perëndisë mbi gjithçka, përfshi këtu edhe kohën është thelbësor, dhe ne jemi dëshmitarë të kësaj.
Ne e shohim këtë, e dëgjojmë dhe duhet të flasim për të.
Ne jemi dëshmitarë të mbretërimit sovran të Perëndisë mbi këtë gjë që quhet “kohë.”
Dëshmimi duhet të fillojë nga vetja jonë, teksa i kujtojmë vetes se koha nuk është në duart tona por të Perëndisë.
A të kujtohet ai djali dhjetë vjeçar që përmenda pak më lart, në mesazhin tonë? Ai ka një motër të vogël, katër vjeçare.
Kjo vajzë ë vogël e di shumë mirë se çfarë do të thotë të jesh dëshmitar i Perëndisë që është sovran mbi kohën.
Të gjithë të rriturit rrotull saj, prindërit, gjyshit hallat dhe tezet e saj, pyesin veten se kur do ta merrte Perëndia me vete këtë djalosh, për ti dhënë fund vuajtjes dhe mundimit të tij.
Shumë prej tyre ishin konfuzë dhe shumë të pasigurt, përse u zgjat kaq shumë ky proces vuajtje.
Por vajza e vogël dëgjoi, pa dhe dëshmoi sovranitetin e Perëndisë në mes të gjithçkaje. Atëherë kur gjyshi i saj po mundohej t’ia shpjegonte asaj misterin e kohës së Perëndisë, ajo thjesht pohoi me një besim fëmije:
“Gjyshi, nuk jemi ne ata që vendosin, por është Perëndia. nuk e kupton ti këtë?!” Kjo është e vërteta që vjen nga goja e një fëmije!
Kjo e vërtetë duhet të dalë edhe nga goja jonë gjithashtu.
Kjo fillon që më prindërit, të cilët i drejtojnë fëmijët përmes shembullit të vet, që të njohin Perëndinë që nga fillimi.
Pastaj kjo vazhdon me vëllezërit dhe motrat që e ngushëllojnë njëri- tjetrin me të vërtetën se Perëndia mban kohën tonë në duart e Tij. Në fillim Perëndia! Kjo është një e vërtetë që prek secilin prej nesh nga brezi në brez, gjatë gjithë kohës.
Pasi pranojmë se i shërbejmë një Perëndie sovran që mban kohën tonë në duart e tij, kuptojmë se koha është përtej kontrollit tonë.
Kjo na ndihmon atëherë kur kemi humbur njeriun tonë të dashur dhe nuk kemi qenë aty për ta përshëndetur për herë të fundit. Apo atëherë kur nuk kemi marrë pjesë në një ceremoni martesore sepse na është dashur të detyruar të merrnim pjesë në një konferencë; atëherë kur pendohemi që nuk kemi thënë fjalë dashurie kur duheshin thënë; atëherë kur pushimet zgjasin shumë pak dhe problemet zgjasin shumë; atëherë kur pendohemi për mëkatet e së kaluarës, dhe shqetësohemi për mëkatet e së ardhmes, apo jetojmë me hidhërimin e dhimbjes të së tashmes, pikërisht në mes të gjithë këtyre gjërave, ne dëgjojmë fjalët themelore dhe bazë të të gjitha shkrimeve, NË FILLIM PERËNDIA!
Për fat të keq, edhe kur kuptojmë pamjen e idesë se Perëndia është sovran, qysh prej fillimit, ne mund të mos arrijmë të kuptojmë apo dëgjojmë sovranitetin e Perëndisë ditë pas dite.