Ndonjëherë duket se edhe pse Perëndia është në kontroll të kohës sonë, koha fluturon aq shpejt me një sërë aktivitetesh të përditshme e të pakuptimta.
Pra si mund të gjejmë Perëndinë në rutinën e jetës sonë?
Për këtë le ti kthehemi edhe një herë tekstit tonë
Zanafilla 1:1 “Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.”
Vini re se si e përshkruan Zanafilla 1 modelin e një Perëndie të mirë që krijoi botën ditë pas dite.
Në fakt, modeli më i spikatur rreth kohës në pjesën tonë sot, përsëritet në refren, “Kështu erdhi mbrëmja e pastaj erdhi mëngjesi.”
Herë pas here ne e dëgjojmë këtë fjali, në fakt e dëgjojmë në çdo ditë të krijimit.
Kështu erdhi mbrëmja e pastaj erdhi mëngjesi: dita e parë. Kështu erdhi mbrëmja e pastaj erdhi mëngjesi: dita e dytë. Kështu erdhi mbrëmja e pastaj erdhi mëngjesi: dita e tretë. Kështu erdhi mbrëmja e pastaj erdhi mëngjesi: dita e kartë e kështu deri ditën te gjashtë.
Po, hebrenjtë e lashtë e përshkruanin çdo ditë ndryshe, çdo ditë fillonte me mbrëmjen dhe më pas vazhdonte me mëngjesin, por modeli ishte shumë i qartë.
Lindja e diellit, perëndimi i diellit, ditë pas dite, krijimi i Perëndisë tregon mirësinë e tij.
Çdo ditë, me pritje të reja, në fillim të krijimit, Perëndia thekson krijimin e tij duke thënë: “Kjo ka qenë një ditë e mirë!”
Perëndia vështron përditë krijimin e tij dhe shpall: “Kjo është e mirë,” dhe pastaj vinte mbrëmja dhe më pas mëngjesi i një dite tjetër.
Gjithmonë do të kemi diçka të mirë në jetën tonë për ta falenderuar Perëndinë. Ndonjëherë është më e lehtë të shohim mirësinë e Perëndisë në jetën tonë, ndonjëherë jo.
Ne e shohim mirësinë e Perëndisë më lehtë në një dasmë, ose pagëzim, sesa një varrim apo në një spital.
Por në çdo njërin prej këtyre rasteve, Perëndia tregon mirësinë e tij, që ne të gëzohemi.
Vini re se Perëndia as nuk nxiton dhe as nuk vonon në ato ditë. Ndonjëherë unë pyes veten se përse Perëndia nuk e krijoi gjithçka në një ditë, ose menjëherë.
Ai vetëm të fliste dhe gjithçka të krijohej, pse të mos krijohej gjithçka në çast! Pse të mos thoshte thjesht: “Të fillojë krijimi” dhe gjithçka të dilte menjëherë në jetë.
Sigurisht që ky është një mendim i imi, dhe nuk më takon mua të vë në dyshim kohën e përcaktuar prej Perëndisë për krijimin. Ai nuk nxiton dhe as nuk vonon. Ai me anë të një metode të thjeshtë kalon nga dita në ditë duke bërë punën e tij krijuese që është të tregojë mirësinë e tij.
Ne si popull i Perëndisë edhe njëherë jemi dëshmitarë të mirësisë së tij të përditshme.
Por është e lehtë të mos e vesh re mirësinë e Perëndisë në mes të shoqërisë sonë të trazuar.
Është e vështirë të gëzohesh për mirësinë e mbrëmjes, kur ti je vonë për takimin e stërzgjatur, e më pas kur kthehesh rri gjithë natën zgjuar duke e vrarë mendjen se si shkoi takimi.
Është e vështirë të shohësh mirësinë e Perëndisë kur foshnjës tuaj po i dalin dhëmbët e ju lë zgjatur.
Po kështu është e lehtë të mos e vësh re mirësinë e Perëndisë kur je i shqetësuar se kjo mund të jetë dita jote e fundit e punës.
Në kohë si këto, a mund të dëshmojmë për mirësinë e përditshme të Perëndisë?
Diçka që më ndihmon të dëshmoj mirësinë e përditshme të Perëndisë është koha ime e meditimit. Kjo është një disiplinë që më ndihmon të vij përditë përpara Zotit, për të lexuar fjalën e tij, për të reflektuar mbi bekimet e tij dhe vështirësitë e ditës që kam kaluar dhe asaj që do të vijë, dhe për tu lutur para Atit tim qiellor.
Të gjitha këto më mbajnë të fokusuar në bekimet e përditshme të Perëndisë.
Ndonjëherë unë lutem përmes një rreshti, nga lutja shembullore që Jezusi u mësoi dishepujve të tij, e cila gjendet në Bibël.
Rreshti që më pëlqen të lutem më shumë gjatë ditës është ai që thotë: “Na jep neve bukën e përditshme.”
Sigurisht që ne kemi nevojë jo vetëm për bukë në jetën tonë të përditshme, por kur unë bëj këtë lutje, i kujtoj vetes bekimet e përditshme që Perëndia siguron për ne ndër shumë nevoja dhe shqetësime të tjera.
Po kështu kjo shërben si një kujtesë për të thënë se besimi im është tek Perëndia, vetëm te Perëndia, i Cili siguron përditë për mua. Shumë prej nesh i kalojmë ditët tona duke i besuar më shumë të tjerëve ose vetes se sa Perëndisë. Shumë prej nesh i jetojmë ditët tona sikur gjithçka të varej prej nesh dhe mundit tonë.
Por Perëndia na ka dhënë dhuratën e kohës, që ta përdorim atë për familjen, miqtë dhe veten. Por ai nuk na ka lënë në kontroll të asaj kohe.
Ne duhet të dimë se nuk jemi ne ata që janë në kontroll të plotë të gjërave. Ne thjesht nuk mund të kujdesemi gjatë gjithë kohës për gjithçka. Ka raste që nuk kujdesemi për asgjë.
Prandaj me dhuratën e kohës, Perëndia thotë ditë pas dite, Unë jam Perëndia.
Besoni tek unë, në mbrëmjet dhe mëngjeset e ditëve të tua, dhe ke për të parë mirësinë time.
Prano se unë jam Perëndia. Prano se unë jam Perëndia, në kohën kur fëmijët e tu pagëzohen. E po kështu prano se unë jam Perëndia në kohën kur fëmija yt është duke vdekur.
Prano se unë jam Perëndia, atëherë kur shërimi vjen tek ti. Prano se unë jam Perëndia, edhe atëherë kur kanceri kthehet. Kështu vjen mbrëmja e më pas mëngjesi, fillon një ditë tjetër në jetën tënde, ndërsa Zoti, Perëndia yt mbetet Perëndi.
Por ka të paktën edhe një mënyrë tjetër në tekst për të kuptuar se Perëndia është në kontroll të dhuratës së kohës.
Këtë e vërejmë në ditën e katërt të krijimit. Atë ditë, Perëndia krijon diellin, hënën dhe yjet.
Ai i vendos ato në qiell për të “dalluar”, ditët, stinët dhe vitet.
Trupat e mëdhenj qiellorë, dielli, hëna dhe yjet, që njerëzit e lashtë kanë adhuruar kaq shpesh, kanë zbritur nga pozita e tyre, nëse e themi kështu, për ditën e katërt të krijimit.
Për më tepër, ata nuk e kontrollojnë kohën, ata shërbejnë vetëm për ta dalluar atë. Perëndia është ai që ka në kontroll gjërat.
Perëndia është në kontroll të stinëve dhe viteve.
Më pas zbulojmë se stinët dhe vitet e jetës sonë, Zoti, Perëndia ynë është sovran. Nuk është Perëndia i diellit, i egjiptianëve të lashtë, dhe as astrologët që përcaktojnë kohërat.
Nuk është as lindja dhe perëndimi i diellit që përcakton fillimin dhe mbarimin e ditëve tona.
Në vend të kësaj është Zoti, Perëndia ynë. Më pas ne zbulojmë se në të kaluarën, në të tashmen dhe, në të ardhmen Zoti ynë mbetet sovran.
Me dhuratën e kohës, Perëndia na lejon të marrim pjesë në sovranitetin e tij teksa e përdorim kohën tonë për t’i besuar atij, që nga fillimi i jetës sonë, çdo ditë të jetës sonë, dhe të ardhmen tonë.
Më lejo që t’i kthehem edhe një herë djalit të vogël dhjetë vjeçar dhe familjes së tij teksa ai qëndron i sëmurë në spital në prag të vdekjes. Unë mora këtë mesazh nëpërmjet internetit nga nëna e djalit: “Mirëmëngjesi, sa natë e lodhshme që ka qenë mbrëmë. Ne menduam se me siguri djali ynë do të largohet në qiell këtë mëngjes.
Por ai është një kampion dhe po ia del shumë mirë.
Ai ka luftuar me sëmundjen gjatë natës, por më pas ka qenë më mirë. Ne patëm mundësinë të pushonim pak. Tani po presim doktorët për kontrollin e mëngjesit. Nëse mundesh vazhdo lutu që vullneti i Perëndisë të bëhet.”
A i vure re të gjitha referencat e kohës në fjalët e nënës, dhe se si koha del jashtë kontrollit të saj, dhe jashtë kontrollit tim, jashtë kontrollit tënd?
Por gjithçka është në duart e Perëndisë. Në fakt, edhe tani teksa unë të flas ty, disa muaj pas vdekjes së djalit në spital, ai mbetet gjallë. Sepse kontrolli i kohës nuk është në duart e doktorit, as në duart e sëmundjes.
Koha është nën kontrollin e Perëndisë.
Pra cili është përfundimi për të gjitha këto që folëm?
Sigurisht që do të doja shumë të isha në tre vende njëkohësisht. Unë po luftoj tani me çështjen: koha ime, apo koha e Zotit? Por më duhet ta pranoj se Ai është Perëndia dhe jo unë. Ai na jep neve kohën që ta përdorim për t’i besuar Atij. Më lejo të ndahemi sot duke ju bërë këtë pyetje: A beson se Perëndia ka nën kontroll kohën për ty?