Dhurata e Lirisë dhe e nevojës

Print

Titulli: Dhurata e Lirisë dhe e nevojës (pjesa 1)

Pastorët që predikojnë të diel pas të diele, kanë një liri shumë të madhe. Zakonisht ata i shkruajnë vetë predikimet, askush nuk ua dikton fjalët që thonë, dhe rrallëherë njerëzit e tjerë e dinë paraprakisht se çfarë do të predikojë pastori.

Pastorët mbajnë mikrofona, shpesh të  kapur me kapse në xhaketën e tyre. Por ka disa të tjerë që nuk preferojnë fare mikrofonin. Me pak fjalë pastorët kanë shumë liri.

Kjo liri lidhet jo vetëm me atë që thonë, por edhe me veprimet e tyre. Ata kanë liri të bëjnë çfarë të duan të dielave.

Unë njoh një pastor, i cili një të diel në mëngjes, në fillim të shërbesës së tij kaloi para pagëzores dhe mori një tas që kishte ujë.

Më pas, ai mori ujin e pagëzimit, dhe e zbrazi një kovë të vjetër, e të ndryshkur. Pastaj e mori këtë kovë dhe e kaloi mbi kokat e atyre që ishin ulur në rreshtin e parë, duke thënë: “Unë kam shumë liri, kam liri për të bërë gjithçka ”

Ai vazhdoi duke thënë: “Unë qëndroj në katedrën e kishës, ndërsa ju qëndroni të ulur në karrige.

Unë kam një kovë me ujë në dorë, ndërsa ju jeni duarbosh.

Unë po të dua, ju spërkas juve me ujë, ndërsa ju nuk më ndaloni dot, derisa t’i kem lagur të gjithë. Jam plotësisht i lirë për ta bërë këtë, thotë pastori me buzën në gaz.”

Ndoshta fillimi këtij predikimi nuk të pëlqen.

Ndoshta ti je i zhgënjyer. Dhe do të çuditeshe nëse ai nuk do ta bënte këtë.

Në vend të kësaj ai do bënte këtë deklaratë: “Po unë jam i lirë, por nëse dua ta ruaj reputacionin tim si pastor, duhet të ul poshtë kovën.

Unë jam i lirë por nevoja dikton që të sillem me etikën e duhur sipas thirrjes që kam marrë si Shërbëtor i Fjalës së Zotit.” “Me fjalë të tjera,” tha ai, “ liria dhe nevoja shkojnë gjithmonë bashkë.”

Apo nuk është kështu? Liria dhe nevoja gjithmonë shkojnë bashkë. Si qytetar i Shqipërisë unë kam të drejtën e “jetës, lirisë dhe kërkimi të lumturisë.”

Këto janë të drejta që më garantohen me kushtetutë.

Por për t’i shijuar këto liri është e nevojshme të ndjekim ligjet e vendit. Nëse unë i shkel ato ligje dhe për pasojë burgosem, unë do të jem i privuar prej këtyre të drejtave.

Liria dhe domosdoshmëria. Shkojnë gjithmonë bashkë.

Pyetja me të cilën luftojmë hera herës është përse njerëz si puna ime, dhe dyshoj se ka shumë si puna ime, dëshirojnë ti shtyjnë caqet e lirisë.

Shumë herë unë dëshiroj të bëj diçka që është e skajshme apo i kalon disi kufijtë. Pse e bëj këtë?

Për këtë arsye do të shohim së bashku shkrimet.

Liria dhe nevoja, janë shumë të qarta në shkrimet.

Ja se çfarë thuhet tek Zanafilla 2: 15- 20.

Zoti Perëndi e mori pra njeriun dhe e futi në kopshtin e Edenit, me qëllim që ta punonte dhe ta ruante.

16  Dhe Zoti Perëndi e urdhëroi njeriun duke i thënë: “Ha bile lirisht nga çdo pemë e kopshtit;

17  por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri”.

18  Pastaj Zoti Perëndi tha: “Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do t’i bëj një ndihmë që i leverdis”.

19  Dhe Zoti Perëndi formoi nga dheu tërë kafshët e fushës dhe tërë zogjtë e qiellit dhe i çoi te njeriu për të parë si do t’i quante; dhe sido që njeriu t’i quante qeniet e gjalla, ai do të ishte emri i tyre.

20  Dhe njeriu u vuri emra tërë bagëtisë, zogjve të qiellit dhe çdo kafshe të fushave; por për njeriun nuk u gjend asnjë ndihmë e përshtatshme për të

Por mua këtu më duket e qartë se liria është parësore.

Pasi Perëndia krijon njeriun, që ne e njohim me emrin Adam, ai e vendos atë në një kopsht.

Adami nuk është vendosur thjesht në krijimin e mirë të Perëndisë por në vendin më të mirë  të krijimit: në Kopshtin e Edenit. Sa mirë të të vendosin në një kopsht! Çfarë lirie për të bërë jetë luksoze!

Dhe vini re se cilat janë fjalët e para të Perëndisë për njerëzimin. Fjalët e para të Perëndisë në shkrimet fillojnë kështu, “Ti je i lirë.” Adami jeton në tokën mëmë të lirisë! Kjo është fantastike apo jo?!

Liria gjendet kudo në tekst. Para se njeriu vetë të kuptojë se ai ka nevoja, është Perëndia vetë ai që tregohet i vëmendshëm për nevojat e tij.

A e vutë re këtë në tekstin që lexuam më lart? Para se njeriu të thotë se është i vetmuar, se i duhet një partner i përshtatshëm për veten, Perëndia i flet atij rreth kësaj nevoje.

Perëndia thotë: “Unë do të bëj një ndihmues të përshtatshëm për të. ” Para se ai vetë të kuptojë se ka nevojë për një partner.

Kjo është liria. Njeriu i parë është aq i lirë sa nuk ka për se të kërkojë atë që ka nevojë.

Më kujtohet kur unë kam punuar si kamarier për një farë kohe, kur isha djalë i ri. Në kohën kur po trajnohesha si ndihmës kamerier, menaxheri më tha: “Detyra jote është që të sigurohesh se para se klienti të shohë se i duhet diçka, ai ta ketë atë. Uji duhet të jetë i mbushur, kafja të jetë e ngrohtë, të ketë krem, po kështu sallata të serverit para se ata të kuptojnë se tani do tu pëlqente shumë një sallatë.”

Pra qëllimi ynë ishte të plotësonim çdo nevojë të tyre para se ta kuptonin se kishin nevojë për të.

Pikërisht këtë dëshironte edhe Perëndia për Adamin. Adami ishte i çliruar prej çdo dëshire, nevoje apo kërkese.

Kudo tek shkrimet që lexuam sot kishte liri. Njeriu jeton në një kopsht. Perëndia ka thënë “Ti je i lirë.” Por çfarë është i lirë të bëjë Adami? Ai është i lirë të “ hajë.”

Hej, çfarë jete për Adamin! Ai është i lirë të hajë nga çdo pemë e kopshtit. Ai jeton në një kopsht. Perëndia thotë se ai është i lirë të hajë nga çdo pemë e kopshtit.

Por mendoj se atje ka më tepër liri se sa kaq. Njeriu i parë, është i lirë të përdorë të gjithë energjinë e tij krijuese dhe imagjinatën për tu vënë emra kafshëve. Perëndia i jep liri, qenies së parë njerëzore, për tu bashkuar me Perëndinë në këtë proces krijues, duke i vënë emrin kafshëve.

Perëndia e fton Adamin në një paradë kafshësh. Sido që Adami t’i quajë këto kafshë, ai do të jetë emri i tyre.

A e mendon dot se çfarë argëtimi dhe lirie ka qenë për Adamin kjo gjë? Siç e shohim, kudo ka liri!

Por ka diçka të çuditshme, të paktën për ne njerëzit e sotshëm që jemi të dhënë pas lirisë. Perëndia e kufizon lirinë.

Ai e kufizon lirinë pak para mëkatit.

Atëherë kur bota ishte ende pa mëkat dhe e përsosur, dhe njeriu nuk kishte rënë ende në mëkat, dallojmë në tekst disa të dhëna që flasin për kufizim të lirisë, ose më saktë, vendosjen e kufijve të lirisë. Çfarë do të thotë kjo?

Në tekstin që po flasim sot ( për ata që janë afruar tani pranë radios ju kujtoj se po flasim rreth zanafillës 2 dhe lirisë së njeriut, këtu në programin Fjalët e Shpresës.)

I kthehemi tekstit tonë, dhe shohim se njeriu ishte vendosur në atë kopsht, jo vetëm për të jetuar atje, por edhe për të punuar e për tu kujdesur për të.

Fjala “punë” mund të ketë edhe kuptimin “të shërbej.” Pra njeriu duhet të shërbejë në atë kopsht. Kështu pra i është thënë: duhet të punosh kopshtin.

Unë e di se disa prej jush që më dëgjoni tani, jeni fermerë.

Unë vetë, e kam shumë qejf kopshtarinë dhe do të doja shumë të kisha një kopsht me lule rreth shtëpisë sime.

Kopshtaria është diçka e mirë dhe shumë argëtuese. Kjo gjë më largon lodhjen dhe ndonjëherë edhe shqetësimet e mia.

Por më lejo të të bëj një pyetje: “A do të ishte mirë nëse do të më jepej urdhër për të punuar kopshtin tim?” A do të pëlqente fakti që dikush tjetër me autoritet të lartë të thoshte ty se duhet të bëhesh fermer?

Dua të të tregoj diçka nga fëmijëria ime. Prindërit e mi, që të dy  janë rritur në ferma. Prandaj kur isha fëmijë ne kishim një kopsht pas shtëpisë. Babai mundohej gjithmonë që të rriste pak misër dhe patate.

Në rregull, deri këtu, s’ka asgjë të keqe.  Ai Donte misër dhe patate dhe i mbolli! Problemi ishte se ai na i linte ne fëmijëve që ta punonim kopshtin.

Ndoshta nuk të besohet, por është e vërtetë, ai e mbolli kopshtin dhe dëshironte që ne fëmijët ta punonim.

Mua kjo nuk më dukej aspak zbavitëse. Unë doja të isha i lirë dhe të bëja atë që kisha qejf vetë. Nuk doja ta punoja kopshtin. Por, që prej asaj dite deri sot unë vazhdoj ta kem atë dëshirë për të punuar kopshtin, e për tu kujdesur për lulet.

Nëse e mendon pak nga ana ime, do ta kuptosh përse isha i mërzitur në fillim. Sepse kur të detyrojnë të punosh të duket sikur të vjedhin lirinë. Dhe kjo nuk na pëlqen aspak.’

Megjithatë tek zanafilla 2 që po flasim sot, na thuhet se këtë duhet të bënte edhe Adami. Adami është i lirë, por gjithsesi sipas udhëzimit të Perëndisë, është e nevojshme që ia të punojë tokën. Këtu hasim pra Lirinë dhe nevojën.

Por duket edhe më keq nga pikëpamja e lirisë. Fjalët e para që Perëndia i thotë njeriut në fakt i ngjajnë një urdhërimi. A je plotësisht i lirë, kur të urdhërojnë?

Si mund të qëndrojnë bashkë, dy fjalët, liri dhe urdhërim?  Për ketë na ndiqni herën e ardhshme. Ne programin Fjalët e Shpresës!