Dita filloi shumë mirë, ashtu si ditët e tjera. Unë u zgjova nga gjumi, lexova disa pasazhe të shkrimeve, dhe u luta. Ky ishte fillimi i një dite që unë prisja të ishte një ditë e mirë. Pas asaj ndodhi diçka, mora një lajm që më ndryshoi komplet ditën.
Më informuan për një ngjarje që duhej të merrja pjesë atë mbrëmje. Ky lajm më bëri të besoj se kjo ngjarje mund të mos shkonte shumë mirë.
Më e keqja ishte se më dukej sikur nuk mund të bëjë asgjë për këtë.
Por unë doja të vendosja pak energji krijuese, për zgjidhjen e problemit, të zgjidhja atë situata në mënyrën më të pëlqyeshme.
Unë doja të bëja diçka për ta bërë më të këndshëm këtë ngjarje.
E gjithë situata ishe e ndërlikuar, thjesht nga fakti se ajo përfshinte njerëzit që i doja dhe dëshiroja ti mbroja nga zhgënjimi dhe vuajtja.
Çfarë energji krijuese, çfarë pune, duhet bëja që ajo ngjarje të ishte më e mirë?
U mendova, u mendova por dola në përfundimi se nuk mund të bëja asgjë. Unë nuk po gjeja dot çlodhje prej këtij përfundimi.
Gjithë ditën isha në merak, ankth dhe stres, për ngjarjen e mbrëmjes që ishte jashtë kontrollit im. Unë nuk gjeja dot çlodhje.
Po ti a ke pasur ndonjë ditë si kjo? Unë jam i sigurt se ke pasur. Ndonjëherë nuk është lodhja fizike, apo ngarkesa e punëve që na shterin fuqitë e na vjedhin çlodhjen, por është ankthi ynë. Në fakt po të them ty, se problemi ynë kryesor në gjetjen e çlodhjes së vërtetë është se ne ose e kuptojmë ose refuzojmë të pranojmë ritmin e krijimit të Perëndisë.
Ta themi në një tjetër mënyrë, ne humbasim disa rrahje kryesore të muzikës së Perëndisë dhe si rrjedhojë, ne nuk mund të kërcejmë sipas ritmit të pushimit të Perëndisë.
Ja se çfarë dua të them. Për ta ilustruar më mirë do të ndalemi sërish tek Zanafilla.
Krijimi ka një ritëm të caktuar dhe kjo është e qartë. Përsëritja e këtyre rrahjeve krijojnë ritmin e gjashtë ditëve të para të krijimit. Ne lexojmë vazhdimisht se ka mbrëmje dhe mëngjes, dita e parë… ka mbrëmje dhe mëngjes, dita e dytë… ka mbrëmje dhe mëngjes dhe pastaj dita e tretë, … dhe ajo vazhdon kështu për gjashtë ditë me radhë. Kjo është një rrahje e vazhdueshme.
Kështu ne dëgjojmë rrahjen e mirësisë. Herë pas here ne dëgjojmë: “Perëndia pa atë që kishte bërë dhe ajo ishte e mirë… ishte e mirë… ishte e mirë.
Në fund, tek Zanafilla një, ne dëgjojmë rrahjen e vazhdueshme të një Perëndie krijues që flet dhe e bën menjëherë atë që thotë.
Këto rrahje të përsëritura përbëjnë rrjedhën ritmike të pjesës përgjatë gjithë kohës deri ditën e shtatë.
Por në ditën e shtatë, rrahjet e tjera largohen dhe ne mbetemi me rrahjen e thjeshtë të pushimit.
Perëndia pushon. Por ndonjëherë ne e humbasim apo e kalojmë këtë kohë. Pa kohën e pushimit, ne e ngatërrojmë krejt ritmin. Ne duhet të ruajmë ritmin.
Nevoja jonë për të ruajtur rimtin më kujton një këngë hit të grupit muzikor “Gou- gou”
Në atë kohë, ky ishte një nga ato grupe muzikore vajzash që quheshin si “rrymë e re”
Një prej këngëve të tyre ishte “ Ne kemi ritëm.”
Kënga ishte kështu:
“Ne kemi ritëm. Ne kemi ritëm. Ne kemi ritëm, ou je. Ne kemi ritëm.
Pavarësisht fjalëve të tyre apo gabimeve gramatikore, pavarësisht nëse të pëlqen ose jo muzika pop, ti nuk mund ta humbasësh thelbin e mesazhit të tyre.
Disa njerëz kanë ritëm dhe kjo është shumë e mirë! Por shumë njerëz të tjerë nuk kanë rritëm, dhe kjo është humbja e tyre.
Po, shumë prej nesh nuk janë sinkron me kohën themelore të pushimit në sipas ritmit krijues të Perëndisë.
Çdo njeri që ka luajtur, ka kënduar apo dëgjuar muzikë e di shumë mirë se sa e rëndësishme është të ruash ritmin.
Nëse humbet një kohë, qoftë edhe një kohë pushimi ku nuk luhet asnjë notë muzikore, humbet i gjithë ritmi.
Po ritmi i krijimit të Perëndisë ka një rrahje të rëndësishme pushimi që ne nuk duhet ta humbasim.
Pra ajo që dua të them, është se pushimi i Perëndisë në ditën e shtatë siguroi rrahjen kryesore për ritmin e krijimit.
Në fakt, ritmi që Perëndia dëshiron të jetojmë, mund të quhet një ritëm i pushimit sepse koha e punës dhe e krijimit na vjen shumë natyrshme të gjithëve, por nuk ndodh kështu me pushimin shpirtëror.
Pa këtë pushim të thellë, shpirtëror dhe krijues në themel të jetës sonë, ne nuk do të kemi asnjëherë ritmin hyjnor; ne do të jetojmë jetën tonë jashtë ritmit gjatë gjithë kohës, duke kënduar në notën e gabuar, duke dalë nga ritmi, e për rrjedhojë do të humbasim komplet ritmin e pushtimit që duhet të kemi në Krijuesin tonë.
Mendoje edhe një herë këtë. Perëndia nuk ka nevojë të pushojë në ditën e shtatë. Fundja fare ai është Perëndia i plotfuqishëm. Ai mund të punonte pa u ndalur, dhe të mos lodhej fare, megjithatë ditën e shtatë ai pushon në mënyrë që ritmi i jetës të arrijë kulmin me një notë të fuqishme pushimi.
Ata që luajnë muzikë apo këndojnë mund ta kuptojnë këtë shumë mirë.
Pse pra? Nëse Perëndia nuk ka nevojë për pushim, atëherë përse duhet të pushojë? Mos vallë kjo shërben për të na mësuar ne njerëzve diçka?
Unë mendoj se arsyeja përse nuk arrij të pushoj, vjen për pasojë të diçkaje që unë duhet të bëj, apo kam nevojë të bëj. E kam fjalën për atë punë krijuese që duhet bërë për të ruajtur ekuilibrin në jetën time.
Me fjalë të tjera, unë e shpërfill, e injoroj, madje e quaj të pamundur të ndjek kohën e pushimit, sepse jam shumë i zënë në ndjekjen e kohëve të tjera të jetës.
Unë i besoj aftësisë sime, për të kënduar notën e duhur, ndërkohë që aty nuk ka notë fare, vetëm një kohë pushimi.
Unë vazhdoj ti bie trumbetës së nevojës dhe punës së madhe.
Por pas kësaj vijnë ato kohëra, sikurse e përshkrova disa minuta më parë, kur asnjë masë e energjisë krijuese, apo e punës së vështirë nuk mund ti përmirësojë gjërat.
Pra kjo është koha kur është e vështirë të pushosh.
Disa nga ju që po më dëgjoni tani, kanë kaluar javë të tëra, pa pushuar sepse nuk kanë bërë asgjë krijuese apo një punë praktike për të rregulluar gjërat.
Unë mendoj se ju e dini se cilat janë ato lloj gjërash,
Unë mendoj se ti i di mirë cilat janë gjërat që na vjedhin pushimin: Vdekja e menjëhershme e një kunati, apo telefonata e mjekut që ju thotë se ka pasur një “anomali” në mamografinë tuaj, ndaj duhet të ktheheni, sërish për të përsëritur mamografinë tuaj javën e ardhshme… ose ti del në përfundimin e dhimbshëm se divorci është zgjidhja përfundimtare… ose ti lexon në gazetë se kompania jote do të shkurtojë vende… ose se vlera e shtëpisë tuaj po bie… dhe lista e këtyre gjërave vazhdon.
Asnjë punë e jona nuk mund ti ndreqë këto gjëra; asnjë punë sado krijuese dhe dinamike nuk do ti largojë ato.
Fakti që ne nuk mund ti zgjidhim këto situata është kaq stresues sa që rraskapitemi prej shqetësimit, dhimbjes dhe mundimit.
Ne kemi humbur ritmin hyjnor. Për hir të humbjes së ritmit, Perëndia na ka bekuar me ditën e shtatë të krijimit. Çdo gjë rreth ditës së shtatë nënvizon rëndësinë e kësaj.
Së pari, Zoti bekon ditën e shtatë. Kjo në vetvete është shumë e dallueshme sepse shkrimet zakonisht nuk flasin për bekimet e Perëndisë në një ditë.
Perëndia bekon njerëz si Adami dhe Eva, Noeu dhe familja e tij, Abrahami, Isaku dhe Jakobi, por jo ditë të veçanta.
Thjesht dita e shtatë merr një bekim. Çfarë kuptime do të kishte ky bekim?
Për të qenë të sigurt, një pjesë e këtij bekimi gjendet në të vërtetën e dytë që thekson rëndësinë e madhe të kësaj dite pushimi.
Pra Perëndia e deklaron këtë ditë të bekuar pushimi si të shenjtë.
Edhe një herë, ne duhet të kujtojmë se zakonisht janë njerëzit, vendet apo objektet fetare, dhe Perëndia që zakonisht deklarohen të shenjtë.
Por këtu shohim se dita e shtatë deklarohet e shenjtë. Pra dita e shtatë është e bekuar, është një ditë e shenjtë.
Edhe një herë, le ti kujtojmë vetes se ka vetëm një fjalë shumë të shkurtër dhe të fuqishme që na jep arsyen për të bekuar ditën e shtatë, kjo është fjala pushim: P-U-SH-I-M.
Perëndia pushoi ditën e shtatë. Fryma që na ka frymëzuar të shkruajmë këtë program, dëshiron që ne të dimë rëndësinë e pushimit në ditën e shtatë.
Perëndia dëshiron që ne të jemi në kontakt me ritmin e krijimit i cili gjithmonë përfundon me një kohë pushimi.
Ka një kohë për të punuar dhe, një kohë për të pushuar.
Ka një kohë për të bërë gjëra, por ka një kohë kur duhet tia lesh në dorë Perëndisë e të vendosësh besimin tek Ai.
Perëndia ka ndërtuar një kohë pushimi në ritmin e krijimit për të na dhënë mundësinë të pushojmë në Sigurinë e Tij. Për më shume na ndiqni në programin tjetër. Nga unë Berti kalofshi sa me mire sot dhe Zoti ju dhente çlodhjen e tij.