Si ta ndërthurim punën me pushimin? Pyetje shume me vend, Aferdita. Unë mendoj se përgjigja e kësaj pyetje është shumë e thjeshtë. Ne thjesht kemi nevojë të ndjekim modelin e ritmit të Perëndisë. Pa humbur kohë shohim në tekst. Kështu përfunduan qielli dhe toka si dhe tërë ushtria e tyre.
2 Ndërkaq ditën e shtatë Perëndia mbaroi veprën që kishte kryer dhe ditën e shtatë u çlodh nga gjithë vepra që kishte kryer.
3 Dhe Perëndia bekoi ditën e shtatë dhe e shenjtëroi, sepse atë ditë Perëndia u çlodh nga gjithë vepra që kishte krijuar dhe kryer.
Modeli ritmik, është ky, krijimi dhe puna pasohen me një kohë pushimi. Pra kemi krijim dhe përmbushje, punë dhe çlodhje.
Edhe një herë, dëgjoni ritmin: krijim dhe përfundim, punë dhe pushim.
Modeli paraqet një aktivitet, dhe punë krijuese pasuar me një kohë përfundimi dhe pushimi.
A ju kujtohet se ky ritëm vjen direkt e nga teksti ynë.
Perëndia kalon nga gjashtë ditët e krijimit tek një ditë përfundimi, pra dita kur ka mbaruar gjithë punën e tij.
Krijimi dhe përfundimi. Teksti thotë se ditën e shtatë ai pushoi nga të gjitha punët e Tij. Puna dhe pushimi. Muzika e aktivitetit u pasua nga koha e pushimit.
Pavarësisht thjeshtësisë së këtij modeli, shumë prej nesh nuk e ndjekin këtë model ritmik në jetën tonë.
Shumë prej nesh janë më të zotë në ndjekjen e kohës së krijimit se sa në ndjekjen e kohës së përfundimit.
Ne dimë sesi të punojmë shumë dhe madje deri sa të rraskapitemi, por kur vjen puna tek pushimi, kjo gjë na duket e vështirë.
Shumë prej nesh dëshirojnë të krijojnë, ne dëshirojmë të iniciojmë gjëra të reja, projekte të reja; ne dëshirojmë të merremi me punë. Nuk na rrinë duart rehat, vrasim mendjen çfarë mund të bëjmë, si të punojmë sa do të fitojmë.
Pra ne punojmë, krijojmë dhe jemi aktivë. Ne bëjmë kaq shumë, por kur vjen koha që të ndalemi dhe të pushojmë, ne nuk dimë të ndalemi.
Pra ritmi ynë është të krijojmë, të bëjmë, të bëjmë, të punojmë, të punojmë …dhe asnjëherë nuk ndalemi tek koha e pushimit dhe e përfundimit.
Ndonjëherë vështirësia që hasim me këtë model ritmik, është se ne kërkojmë përsosmërinë.
Unë nuk kam gjë kundër kësaj dëshire për përsosmëri, por më duket sikur gjithmonë ka më shumë për tu bërë.
Gjithmonë ka një tjetër draft, që mund ta shkruash për atë propozim. Gjithmonë del diçka që duhet rregulluar tek makina. Gjithmonë duhet bërë edhe një arritje tjetër para se karriera jote të quhet e plotë.
Gjithmonë ka më shumë punë për tu bërë në kopshtin e luleve. Sapo ke marrë pluhurat e mobilieve, duhet ti marrësh sërish sepse me sa duket pluhuri është i përjetshëm!
Gjithmonë është kjo nevoja për tu përfshirë në energjinë krijuese të dikujt, e gjithmonë ka punë për tu bërë.
Kjo tendencë që kemi për të injoruar kohën e pushimit, brenda ritmit të Perëndisë jo vetëm që na mban të lodhur por mund të na çojë drejt vështirësive të ndryshme me të tjerët.
Për shembull, prindërit që nuk janë në gjendje të lejojnë fëmijët të largohen nga foleja familjare, mbajnë pezull fazat e zhvillimit dhe të rritjes së “kalamajve” të tyre.
Disa prej nesh përballen me hidhërimin në stinë të ndryshme të jetës dhe, presin me padurim që një stinë të përfundojë, të mbyllet ajo, e të fillojë tjetra.
Ne po jetojmë përherë e më shumë me punën e së kaluarës ose presim me padurim derisa të shohim se cila është puna e radhës, duke mos qenë asnjëherë në paqe, apo për të pushuar pas përfundimit të një detyre të mirë, apo një stine në jetën tonë. Unë mendoj se ka një kohë për të punuar por edhe një kohë që t’i lësh gjërat në dorën e Perëndisë dhe të pushosh.
Një tjetër arsye përse e kemi të vështirë të jetojmë me ritëm është se ky ritëm përfshin edhe një kohë pushimi. Kjo vjen për arsye se ne besojmë se vetëm puna jonë dhe aktivitet tona na japin kuptimin, qëllimin dhe identitetin tonë.
Tendenca për shumë nga ne që janë rritur me një etikë të fortë pune është që besojmë se gjithçka varet nëse e kemi arritur diçka apo nëse i kemi çuar jetët tona dëm.
A kam bërë mjaftueshëm?
A kam punuar mjaftueshëm? Këto janë pyetjet që shumë prej nesh janë të prirur të bëjnë.
Por edhe një herë, sikurse përshkruhet tek zanafilla 1 dhe 2, ashtu siç janë gjashtë ditë pune, ka edhe një ditë pushimi.
Le ti kthehemi tekstit.
Përshkrimi i krijimit na tregon se Perëndia punoi në gjashtë ditë, dhe po kështu edhe ne gjatë këtyre ditëve jemi mbushur me veprën e mirë të Perëndisë.
Ne jemi thirrur të punojmë duke qenë prindër, fëmijë, motra dhe vëllezër, fqinjë, punonjës dhe qytetarë.
Por në ditën e shtatë, Perëndia pushoi, dhe po kështu ditët tona duhet të jenë të mbushura me pushimin e Perëndisë.
Ritmi i krijimit dhe i përfundimit, punës dhe pushimit, varet shumë nga besimi që kemi tek Perëndia, Zoti ynë.
Pasi i ke përfunduar gjërat, dhe ato nuk janë më në duart e tua, është koha të pushosh në forcën e Perëndisë.
Dhe a nuk është ky pushim i mbushur me besim, sepse po bëjmë atë që Krishti dëshiron?
Pra kjo do të thotë të pushojmë në Të.
Ky pushim shpirtëror është pikërisht ruajtja e atij ritmi që në tekstin tonë na çon drejt: Pushimit më të thellë, që mund ta gjejmë në Shpëtimtarin tonë, Jezus Krishtin.
Siç mund ta kuptoni edhe vetë, pushimi për të cilin teksti ynë po flet nuk i referohet vetëm pushimit fizik.
Bëhet fjalë për pushimin e thellë shpirtëror që nuk e gjejmë dot as përmes veprave tona të mira apo përpjekjeve tona, por vetëm në Krishtin.
Po, ne duhet të gjejmë një pushim fizik, por më e rëndësishme është që të gjejmë pushim shpirtëror.
Arsyeja e thjeshtë përse duhet të kemi pushim shpirtëror është se asnjë vepër e jona nuk mund të na sjellë pushimin e faljes dhe të plotësisë, për të cilat kemi nevojë.
Pra, Jezusi na thotë që të pushojmë në Të.
Në kohën e Jezusit drejtuesit fetarë të popullit jude, i kishin ngarkuar njerëzit me kaq shumë rregulla, kushte dhe ligje që duheshin ndjekur sa që kjo gjë bëhej një barrë e vërtetë.
Zbatimi i ligjeve është me të vërtetë një punë e vështirë.
Njerëzit punonin asokohe nën atë që quhej “Zgjedha”
e mësimit që i bënte ata të punonin natë e ditë, e sërish nuk gjenin pushim shpirtëror.
Ata gjithmonë nuk arrinin të bënin sa duhej.
Në këtë kontekst, Jezusi vjen dhe thotë fjalët e tij të famshme, ” Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje. Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj.”
Jezusi donte që dëgjuesit e tij të dinin se nuk ishte puna e tyre që i shpëtonte prej mëkateve dhe rrënimit të tyre, por vepra e tij e shpëtimit, vdekjes dhe ringjalljes. Jezusi kreu veprën e shpëtimit duke vdekur për mëkatet tona në kryq,
Pra ne mund të gjejmë tani pushim shpirtëror në Të.
Jezusi po na thotë se gjithë puna e vështirë që na çon shumë larg në jetë, nuk siguron aspak pushimin shpirtëror të Perëndisë.
Pushimi i tij është në fakt, një dhuratë falas përmes besimit në Jezus Krishtin.
Vendosni punën dhe energjinë tuaj krijuese në pushimin e Zotit duke besuar në Të përmes Jezus Krishtit.
Këtë duhet të bëja edhe unë, atë ditë kur isha në ankth, siç ju tregova edhe herën e kaluar. Ngjarja për të cilën unë mendoja se do të shkonte shumë keq, e që do të më shkatërronte ditën, rezultoi një mbrëmje shumë e këndshme, por jo falë meritave të mia.
Më pas zbulova se unë isha keqinformuar dhe ajo mbrëmje shkoi shumë mirë. Si unë ashtu edhe familja ime u bekuan shumë.
Unë kisha jetuar gjithë ditën jashtë ritmit dhe me gjithfarë mendimesh. Perëndia më kujtoi edhe një herë se unë duhet të pushoja në Të.
Miq, dua ta mbyll tani mesazhin tim duke ju sfiduar që ta dëgjoni ritmin e pushimit të Perëndisë dhe të jetoni sipas Tij.
Specifikisht, dëshiroj t’ju sfidoj në dy nivele. Së pari, dëshiroj që të kini në mendje diçka në jetën tuaj që duhet ta dorëzoni tek Perëndia.
Çfarë është ajo gjë në jetën tënde që dëshiron ta lesh në duart e Perëndisë?
Pasi ta kesh të qartë këtë në mendje, lere, dorëzoje tek Perëndia. Vendos gjithë punën dhe energjitë e tua krijuese në funksion të pushimit dhe besoja Perëndisë çështjen tënde të vështirë.
Së dyti, unë dëshiroj të dëgjoj sërish ato fjalë të mrekullueshme të Jezusit, “Ejani tek unë ju të gjithë të mundua dhe të rënduar dhe unë do t’ju jap çlodhje.” A ke ardhur tek Jezusi? A ke gjetur pushim shpirtëror në faljen e Perëndisë dhe në plotësinë e Tij përmes Jezus Krishtit.