Dhuratat e Perëndisë

Print

Titulli: Dhuratat e Perëndisë (pjesa 2)

Çdo njeri që është munduar të inkurajojë dikë që po vuan prej hidhërimit e di se nuk zgjidh gjë duke i thënë që të shikojë anën tjetër, pra gjërat pozitive te kjo gjë.

Kthehemi sërish te Ana që po vuan sepse nuk ka fëmijë. Një arsye pse ajo vuan është se në Izraelin e lashtë, para lindjes së Mesias, mospasja e fëmijëve do të thoshte të ndiheshe sikur e ardhmja e Izraelit po të shpërfill ty.

Në kohën e Anës çdo nënë mendonte fëmija i vet do të ishte Mesia. Pa fëmijë, Ana ndiej sikur kishte humbur rolin e saj në popullin e premtuar të Perëndisë.

Dhe kështu Ana vazhdon dhe lutet, ajo i lutet Perëndisë. Dhe kjo lutje merr përgjigje për disa arsye që vetëm Perëndia i di.

Ana do të lindë një fëmijë. Dhe kur fëmija lind ajo ia ve ermin SAMUEL. Tani, pse emri Samuel?

Emri Samuel na tregon se ky djalë do të ketë një rol të veçantë në historinë e popullit të Perëndisë.

Samueli do të jetë pjesë e ndodhive që do të çojnë drejt përmbushjes së shpresës me të cilën jeton Ana.

Samueli, djali i saj, do të ketë një shërbesë që do të njihet në historinë e Perëndisë, dhe do të çojë në lindjen e një Shpëtimtari.

Por emri Samuel, flet edhe për natyrën e vërtetë të fëmijëve sot.

SAMUEL: SEPSE IA kërkova ZOTIT

Më lejoni tu shpjegohem. Samuel është një emër që para së gjithash do të thotë: “Ia kërkova Zotit.” Ai nënkupton se ky fëmijë kaq i dëshiruar nga Ana ishte marrë si një dhuratë prej Perëndisë.

Fëmijët janë një dhuratë e Perëndisë. A e beson këtë? Do të ishte mirë të kujtonim natyrën që u ka dhënë Perëndia fëmijëve, në një kohë kur çiftet që përballen me fertilitetin nuk i kthehen lutjes por shkencës së mjekësisë.

Për ne është e lehtë të themi: më përpara çiftet që dëshironin fëmijë kishin lutjen.

Por sot, ne kemi ultratingujt, dhe testet e fertilitetit dhe procedurat mjekësore, e shumë e shumë gjëra të tjera.

Sigurisht që shkenca e mjekësisë ofron ndihmë të mrekullueshme për ata qe e kanë të vështirë të ngjizin një fëmijë.

Por mrekullitë e shkencës nuk duhet të na verbojnë ne për të vërtetën rreth fëmijëve.

Fëmijët nuk janë thjesht krijesa biologjike, as mrekulli mjekësore.

Fëmijët MBETEN DHURATAT E PERËNDISË.

Ata duhet të kërkohen te Zoti. Vetëm atëherë kur i shohim fëmijët tanë si Samueli do të kuptojmë identitetin e tyre të vërtetë.

Unë pyes veten nëse ke menduar se si i ndihmon besimi i krishterë prindërit të pohojnë dhe të gëzojnë këtë perspektivë të rëndësishme për identitetin e fëmijëve të tyre.

Unë si prind, pyes veten a e ke menduar për rëndësinë e rritjes së fëmijëve të tu në një familje ku fëmijët konsiderohen si dhurata nga Perëndia.

Kjo është një çështje e rëndësishme. Sepse ne po rritim fëmijë në një botë ku pyetja kryesore bëhet: “Kush jam unë?”.

Një prej pyetjeve të mëdha që fëmijët do të bëjnë kur kalojnë në adoleshencë është kjo pyetje rreth identitetit.

“Kush jam unë?” Po ne si prindër a kemi një përgjigje të qartë për këtë pyetje? A jemi të përgatitur për ti ndihmuar fëmijët tanë që të gjejnë përgjigjen?

Ne duhet të jemi. Sepse në botë sot ka shumë përgjigje për pyetjen e identitetit që mund t’i çojë fëmijët tanë në drejtimet e gabuara.

“Ti je një qenie seksuale! Ky është zëri që vjen nga shumë pjesë të industrisë së argëtimit. Filmat e njohur apo muzika e famshme u thotë të rinjve se trupat e tyre janë zotërimi më i rëndësishëm.

Prandaj shfaqeni. Tregojeni. Jeta për këtë është të bësh qejf, kështu thotë parimi i tyre.

Zëra të tjerë u thonë të rinjve se ata janë krijesa të mendimit. Në fakt shumë të rinj sot thonë se pjesë më e vështirë e shkollimit është universiteti, ose më saktë presioni që ndiejnë për tu pranuar në një fakultet dhe për të pasur një karrierë të suksesshme.

Atyre u thuhet: “thith sa më shumë. Merr nota të mira. Njohuria është pushtet. Ti jeton në epokën e informacionit. Sa më shumë informacion të zotërosh, aq më i suksesshëm mund të jesh. Ti je një kompjuter biologjik.”

“Kush jam unë?” Prindërit që e njohin Jezusin mund ti ofrojnë fëmijëve të tyre një identitet shumë ndryshe. Ata mund t’i ndihmojnë të zbulojnë se janë një dhuratë nga Perëndia. Po kështu se identiteti i tyre është ndërthur me dashurinë dhe hirin e Perëndisë. Sa çliruese duhet të jetë të zbulosh se vlera jote si njeri nuk përcaktohet prej arritjeve, as prej sasisë së parave që mund të shpenzosh, por se kush jemi ne në marrëdhënie me Perëndinë.

SAMUEL: ia dhashë Zotit

Por tani do të ndalemi te diçka tjetër e rëndësishme. Sepse emri Samuel ka edhe një kuptim të dytë.

Emri Samuel do të thotë ia kërkova Perëndisë, por njëkohësit do të thotë ia dhashë Perëndisë.

Ia dhashë Perëndisë. Fëmijën që e morën prej Perëndisë tani na kërkohet që t’ia japim Perëndisë.

Të rrisësh fëmijët si një dhuratë e Perëndisë do të thotë të pranosh se qëllimi  i tyre më i madh në këtë botë, është të kuptojnë se si do të përdorin dhuratat dhe talentet e tyre. Qëllimi i tyre më i lartë në këtë botë është të gjejnë një mënyrë unike për të jetuar jetën, dhe me këtë të lavdërojnë dhe nderojnë Perëndinë.

Për Anën, ky realitet i dorëzimit të birit të vet te Zoti mori një formë të veçantë.

Kjo ndodhi në formën e një ofrimi të birit të saj si një Nazire. Nazirenjtë kishin një rol të veçantë në Dhjatën e vjetër. Ata ishin të ndarë mënjanë për Zotin.

Ata e kishin të ndaluar të prisnin flokët, t’i afroheshin një trupi të vdekur, apo të pinin çdo lloj produkti të hardhisë. E di që këto rregulla të Nazirenjëve duken shumë të çuditshme për ne sot. Por mendoj se kishte shenja të dukshme të komunitetit, që Nazireu ishte i ndarë për Perëndisë në një mënyrë të veçantë.

Ne nuk duhet të zvogëlojmë sakrificën që Ana bëri,  duke ia lënë fëmijën e saj Zotit.

Ne  tundohemi që ta mendojmë kështu: Samueli ishte tetëmbëdhjetë apo njëzetë e një vjeç kur Ana e dërgoi te Eli për një trajnim të veçantë.

Por nuk ishte kështu. Ai ishte vetëm tre vjeç. Samueli ishte pak më i madh se një fëmijë që ecën këmba dorazi, kur e ëma e solli në Shiloh për të jetuar me Elin.

Mbi të gjitha, Ana do ta takonte të birin një HERË  në vit, kohë kur ajo vinte në Shiloh për të festuar fetën vjetore. Asnjëherë mos e nënvlerësoi kuptimin që kishin për Anën fjalët “ia kam dhënë Zotit”.

Sot ne nuk marrim vendime si Nazirenjtë. Që nga ardhja e Krishtit, çdo besimtarë duhet të jetë po aq i përkushtuar në shërbim të Perëndisë. Çdo fëmijë është dhuruar për t’ju dorëzuar Zotit.”

Por unë pyes veten se ky vizion realisht përcakton mënyrën si do të rritim fëmijët tanë.

Unë pyes veten nëse po i rritim fëmijët duke u mësuar se si të dëgjojnë zërin e Zotit në jetën e tyre.

Ti mund të kujtosh se kur Samueli ishte rreth 12 vjeç, ai u zgjua një natë dhe dëgjoi që e thirrën në emër.

Ishte zëri i Perëndisë. Eli i tha Samuelit se ekzistonte vetëm një mënyrë për t’ju përgjigjur atij zëri.

Kur zëri ta thërriste sërish, Samueli duhet të thoshte: “Fol, Zot, shërbëtori yt të dëgjon.”

Unë pyes veten nëse po u japim të njëjtën këshillë fëmijëve tanë. Unë nuk e di se çfarë dëshironi ju për fëmijët tuaj. Ndoshta e keni të vështirë të paguani faturat, dhe shpresoni që fëmijët do të rriten e do t’ju ndihmojnë nga ana financiare.

Ndoshta fëmija juaj është i mirë në sporte, dhe ti shpreson se ai do të luaj në liga të mëdha.

Tani do t’ju them një të vërtetë të madhe, ajo çka ne duam për fëmijët tanë nuk është po aq e rëndësishme sa ajo që dëshiron Perëndia.

Suksesi i vërtetë për fëmijët tanë është t’i ndihmojmë ata të zbulojnë se kush janë, ‘të dorëzuar te Zoti’.

Suksesi i vërtetë për fëmijët tanë vjen kur kuptojnë rolin që u ka dhënë Perëndia në këtë botë.

Suksesi i vërtetë vjen kur kuptojmë se si do t’i përdorë Perëndia për tu shërbyer të tjerëve, për të ndërtuar kishën e Tij, për të nderuar emrin e Tij.

VENDOS RREGULL NË SHTËPINË TËNDE

Unë shpresoj që sot do t’i shohësh fëmijët e tu ashtu siç i sheh Perëndia. Fëmijët janë dhurata e Perëndisë që na janë besuar ne, për përkujdesje dhe përgatitje derisa të gjejnë rolin e tyre në mbretërinë e Perëndisë.

Nëse i shohim fëmijët tanë në këndvështrimin e Perëndisë, kjo gjë do të ndryshojë mënyrën tonë të prindërimit. Ne do të përqendrohemi në nevojat reale të fëmijëve tanë.

Tu japësh fëmijëve më të mirën nuk do të thotë tu blesh lodrat apo pajisjet më të shtrenjta.

Tu japësh fëmijëve më të mirën do të thotë t’i prezantosh me Jezus Krishtin.

Ti ndihmosh ata të gjejnë suksesin e vërtetë do të thotë të gjejnë a të mësojnë si të zbulojnë vullnetin e Perëndisë për jetën e tyre.

Por që t’i bësh të gjitha këto, mendoj se ti vetë duhet ta kesh marrë seriozisht Jezus Krishtin.

Shumë prindër sot, mundohen të prindërojnë pa pasur burimet shpirtërore.

Shumë prindër sot mendojnë se çështjet shpirtërore nuk janë domethënëse për prindërimin hap pas hapi. Por gabojnë.

Durimi dhe urtësia, që kemi nevojë për prindërim, vjen vetëm përmes marrëdhënies sonë me Perëndinë. Ndihma ndaj fëmijëve që të kuptojnë se kush ata janë, fillon me prindërit, të cilët duhet të dinë se si po qëndrojnë ata në Krishtin.

Nëse nuk je në një marrëdhënie besimi dhe përkushtimi me Jezus Krishtin, të ftoj të konsiderosh kërkesat e Tij.

Unë të nxis të dëgjosh zërin e Tij, që po të fton të ecësh me besim. Puna jote e prindërimit, është shumë e madhe për tu përballuar i vetëm, apo e vetme. Mos harro se hiri, mirësia dhe ndihma e Perëndisë janë gjithmonë të gatshme për të bekuar ty dhe familjen tënde.