Jezusi tashmë ka në zotërim universin; ai nuk ka nevojë për paratë e askujt. Paratë nuk mund ta blejnë Jezusin dhe mungesa e parave për të nuk ka rëndësi. Ai do të gjykojë të pasur e të varfër sipas drejtësisë së tij dhe jo sipas pasurisë apo influencës së tyre.
Nëse je fajtor, asnjë gjykatës i lartë, nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë ty. Nëse je i pafajshëm, mungesa e një gjykatësi nuk do të bëjë keq. Në ditën e gjykimit, Jezusi do të gjykojë bazuar në drejtësinë e përsosur dhe në informacionin e plotë.
Për disa njerëz kjo do të jetë një nga çastet më të lumtura, për të tjerët, një çastet më të tmerrshme. Kur Zoti Jezus të vijë fitimtar dhe të japë gjykimin e Tij përfundimtar, çdo sy do ta shohë Atë. Në atë çast, disa do të jenë duke rënkuar, ndërsa të tjerë do të shohin Jezusin të magjepsur dhe të gëzuar.
Hapja e librave
Te Zbulesa 20, Bibla zbulon një vizion mahnitës të ditës së gjykimit. Apostulli Gjon thotë:
“1 Pastaj pashë një fron të madh të bardhë dhe atë që ulej mbi të, nga prania e të cilit iku nga dheu dhe qielli, dhe nuk u gjet vend për ata.
12 Dhe pashë të vdekurit, të mëdhenj e të vegjël, që rrinin në këmbë përpara Perëndisë, edhe librat u hapën; dhe u hap një libër tjetër, që është libri i jetës; dhe të vdekurit u gjykuan në bazë të gjërave të shkruara në libra, sipas veprave të tyre.
13 Dhe deti i dorëzoi të vdekurit që ishin në të, dhe vdekja dhe Hadesi dorëzuan të vdekurit që ishin në ta; dhe ata u gjykuan secili sipas veprave të veta.
14 Pastaj vdekja dhe Hadesi u flakën në liqenin e zjarrit. Kjo është vdekja e dytë.
15 Dhe, nëse ndokush nuk u gjet i shkruar në librin e jetës, u flak në liqenin e zjarrit.”
Ky nuk është thjesht një vizion apo një ëndërr; kjo është një grimcë e së ardhmes. Kur Jezusi të kthehet në madhështi, çdo person që ka jetuar do të ringjallet dhe do të shfaqet para fronit të madh e të bardhë, të gjykimit të Perëndisë.
Ata që vdiqën në det do të jenë atje; ata që vdiqën në tokë do të jenë atje. Njerëzit e rëndësishëm do të jenë atje; njerëzit e parëndësishëm do të jenë atje. Edhe ti do të jesh atje, po kështu edhe unë. Ky është një çast që askush nuk mund ta shmangë.
Në atë çast do të zbulojmë se Perëndia ka mbajtur një regjistër të plotë dhe të përpiktë me çdo çast të jetës sonë. Ai i ka grumbulluar gjithçka në librat e kujtesës së Tij të përsosur, dhe në ditën e gjykimit përfundimtar ato libra do të hapen. Të gjitha faktet do të jenë aty brenda. Asgjë nuk do të mungojë.
Mund të jetë e vështirë të kuptosh se si Perëndia mund të ruajë çdo gjë për miliarda e miliarda njerëz por mos harro: Perëndia nuk njeh kufi. Me Perëndinë gjithçka është e mundshme. Për këtë arsye Ai është Zot. Përveç kësaj, nëse edhe njerëzit mund të imitojnë këtë me anë të kompjuterit që grumbullojnë informacion pa fund, me siguri krijuesi dhe drejtuesi i universit nuk do ta ketë aspak problem të ruajë këto fakte.
Kur Perëndia të hapë librat, Ai do të shpalosë të vërtetën, të vërtetën e plotë dhe, asgjë tjetër veç së vërtetës, në gjithë jetën tënde. Më pas Ai do të shpallë gjykimin e Tij për ty, rezultati do të jetë përfundimtar dhe i pakthyeshëm: Zoti ose do të mirëpresë ty që të jetosh në krijimin e Tij të ri të shkëlqyer, ose do të dënojë që të vuash pa fund në flakët e ferrit. Dita e gjykimit do të tregojë cili destinacion do të jetë i yti.
Bibla mëson vazhdimisht se çdo person do të ngrihet prej së vdekurish dhe se dita e gjykimit për çdo person do të jetë ose gjykimi i përjetshëm ose bekim i përjetshëm. Shkrimet thonë:
“Shumë nga ata që flenë në pluhurin e tokës do të zgjohen, disa në një jetë të përjetshme, të tjerë në turpin dhe në poshtërsi të përjetshme”. (Danieli 12:2) Jezusi vetë tha: ” Mos u mrekulloni për këtë, sepse po vjen ora kur të gjithë ata që janë në varre do ta dëgjojnë zërin e tij dhe do të dalin prej tyre; ata që kanë bërë të mira, në ringjallje të jetës, dhe ata që kanë bërë të liga, në ringjalljen e dënimit.” (Gjoni 5:28-29)
Libri i jetës
Në ditën e gjykimit përfundimtar, njerëzit do të ndahen në dy grupe kryesore: njerëzit, emrat e të cilëve janë shkruar në librin e jetës dhe, ata emrat e të cilëve nuk janë shkruar atje. Libri i jetës ndryshon shumë nga librat e tjerë që kemi folur. Librat e tjerë që përmendëm përmbajnë të dhëna të detajuara për tërë jetën tënde, por libri që përcakton nëse do të shkosh në qiell apo në ferr, është ai që Bibla e quan “Libri i jetës së qengjit”. “Qengji”, është Zoti Jezus Krisht dhe “libri i jetës” është regjistrimi për gjithçka nga jeta e atyre që i përkasin Atij me anë të besimit, të cilët janë shpëtuar me anë të gjakut të Tij.
Bibla e bën të qartë se të gjitha ato emra në atë libër do të jenë njerëz të shpëtuar, por Shkrimet po ashtu thonë se disa nuk do të jenë në listën e librit të jetës, dhe këta janë njerëzit që do të shkojnë në ferr. Ata mungojnë në librin e jetës për të vetmen arsye: ata nuk i përkasin Jezusit. Ata nuk e kanë vendosur asnjëherë besimin e tyre tek Ai. Ata nuk e kanë mirëpritur asnjëherë Atë në zemrat e tyre. Ata nuk i janë nënshtruar autoritetit të Tij.
Nëse emri yt nuk shfaqet në librin e jetës, asgjë nuk do të mund të shpëtojë ty në ditën e Gjykimit. Librat e tjerë që regjistrojnë detajet e ndryshme për jetën tënde sigurisht që nuk të shpëtojnë. Ato thjesht sa i shtojnë provat kundër teje. Edhe ato të mira që ke bërë janë të korruptuara e me motive të papastra dhe, bien nën hijen e të këqijave që ke bërë. Ti do të gjykohesh dhe do të dënohesh për çdo veprim egoist që ke bërë, çdo fjalë të keqe, çdo mendim të papastër që është pjesë e regjistrit të detajuar të Perëndisë.
Ti tregon se nuk dëshiron një vend në librin e jetës, kur largohesh prej Jezusit dhe ti u shton gjithë mëkateve të tjera, mëkatin e pështyrjes mbi fytyrën e Perëndisë. Ai dërgoi Birin e Tij të vetëm, Jezusin, për të hapur rrugën për në qiell, kështu që kur refuzon Birin e dashur të Perëndisë, ti po fyen Perëndinë vetë. Ti shpërfill zbulesën e Perëndisë, ti refuzon dashurinë e Tij, ti refuzon Birin e Tij të dashur, Jezus Krishtin, dhe për këtë duhet të paguash në ferr.
Ndëshkimi i përjetshëm
Në Bibël profeti Isaia shkruan: “Sepse ja, Zoti do të vijë me zjarrin dhe qerret e Tij do të jenë si një uragan për të hedhur zemërimin e tij me tërbim dhe kërcënimin e tij me flakë zjarri.” (Isaia 66:15) Jezusi vetë pohon: “Biri i njeriut do të dërgojë engjëjt e vet dhe ata do të mbledhin nga mbretëria e tij gjithë skandalet dhe ata që bëjnë paudhësi, dhe do t’i hedhin në furrën e zjarrit. Atje do të ketë qarje dhe kërcëllim dhëmbësh.” (Mateu 13:41-42) Dhe apostulli Pal, i frymëzuar prej Perëndisë, thotë se kur Zoti Jezus do “të shfaqet nga qielli me engjëjt e pushtetit të vet, në një zjarr flakërues, për t’u hakmarrë kundër atyre që nuk njohin Perëndi, dhe të atyre që nuk i binden ungjillit të Zotit tonë Jezu Krisht. Ata do të ndëshkohen me shkatërrim të përjetshëm, larg nga fytyra e Zotit dhe nga lavdia e fuqisë së tij.” (2 Thesalonikasve 1:7-9)
Por hiri i Zotit ende nuk ka mbaruar. Ne ende jetojmë në kohën e hirit, dhe nuk e dimi se kur do të vijë dita e gjykimit. Pse të presësh deri atëherë për të marrë një vendim. Si thua sikur të vendosësh sot për fatin e jetës tënde? Gjithcka varet nëse dëshiron të pranosh se Jezusi vdiq në kryq për të paguar për fajet dhe shkeljet e tua, që ti të jesh i lirë dhe të takohesh përditë me Perëndinë. Kjo është e mundur nëse beson se Jezusi është Zot dhe e pohon me gojën tënde.