Ndoshta ti je një person i cili beson në jetën pas vdekjes, por nuk beson se ferri është i vërtetë. Por Bibla nuk thotë kështu. Pra, nëse nuk ke një burim informacioni më të besueshëm se Bibla për gjykimin përfundimtar, dhe të them unë që nuk ka burim më të besueshëm se Bibla, do të bëje mirë t’i besoje Fjalës së Perëndisë sepse Ferri ekziston. Mendimi se ferri nuk ekziston, nuk do të pengojë që të shkosh atje.
Ti mund të qeshësh për “zjarrin dhe squfurin” kur predikuesit flasin rreth ditës së gjykimit dhe mundohen të bëjnë ty të ndihesh nxehtësinë dhe tymin. Tani ndoshta, ka disa predikues të cilët japin detaje të imta të ferrit, por fakti mbetet që Bibla dhe Jezusi e përshkruan ferrin si një liqen zjarri, ku armiqtë e Perëndisë kalojnë dhimbje dhe mundime, dhe aty nuk ka shpëtim. Ferr do të thotë një mundim fizik pambarim dhe ankth i madh mendor e dëshpërues dhe një mungesë e plotë shprese.
Ferri do të jetë kërcënues për këdo që shkon atje, por Bibla tregon se do të jetë më keq për disa se për të tjerët. Do të ketë një shkallë ndëshkimi. Sa më shumë mëkaton, aq më e shpeshtë bëhet vuajta që ti po fiton për veten. Ky është vendi ku librat për të cilat folëm më parë, regjistrimet e detajuara për jetën e çdo personi, bëhen të dukshme në pamje. Ato libra regjistrojnë ligësinë që ka bërë çdo person, dhe çdo person do të marrë dënimin përkatës.
Po aq e rëndësishme dhe që dua ta theksoj, është fakti se në ato libra do të jenë regjistruar mundësitë që Perëndia i jep çdo personi për t’ju përgjigjur Atij. Disa njerëz kanë pasur mundësi më të mëdha se të tjerët dhe, ata do të gjykohen sipas kësaj. Çdo njeri është përgjegjës të paktën deri në njëfarë mase për fyerje ndaj Zotit-askush nuk mund të nxjerrë shfajësim injorancën-duke qenë se fuqia e përjetshme e Perëndisë dhe natyra e tij hyjnore shpalosen në krijimin përqark nesh. (Romakëve 1:20)
Çdo njëri prej nesh ka një ndërgjegje që na tregon se çfarë është e mirë apo e gabuar. (Romakëve 2:15) Megjithatë, të gjithë ne jemi përgjegjës deri diku, disa kanë mundësi shumë më të mëdha. Sa më shumë di, thotë Bibla,aq më i madh do të jetë dënimi, nëse e refuzon atë që di. Në rast se do të kishe akses ndaj mësimeve të Biblës dhe do të thirreshe të vendosje besimin në Jezusin dhe më pas zgjedh t’i kthesh shpinën, dënimi juaj do të jetë më i ashpër për ta, se për të tjerët që nuk e kanë parë asnjëherë Biblën apo kanë dëgjuar emrin e Jezusit.
Sodoma, ky qytet i Dhjatës së Vjetër, ishte i keq dhe meritonte ferrin, por Jezusi tha se edhe Sodoma do të jetë në gjendje më të mirë në ditën e gjykimit se qyteti ku ungjilli i Tij po predikohej hapur megjithatë njerëzit nuk pranuan të pendoheshin dhe të besonin. (Mateu 10:15) Sodoma nuk kishte dëgjuar për Jezusin, ndërsa këta njerëz kishin dëgjuar. Sa më shumë që di, aq më shumë je përgjegjës dhe, aq më ashpër do të gjykohesh. Jezusi tha:
“Shërbëtori që e dinte vullnetin e zotërisë së tij dhe nuk u bë gati e nuk e kreu vullnetin e tij, do të rrihet shumë. Por ai që nuk e dinte, po të bëjë gjëra që meritojnë të rrahura, do të rrihet më pak. Kujt iu dha shumë, do t’i kërkohet shumë; dhe kujt iu besua shumë, do t’i kërkohet më shumë.” (Luka 12:47-48)
Fakti që po më dëgjon mua, do të thotë se ti di për Jezusin dhe ti di për ditën e gjykimit që do të vijë.
Nëse pasi ke njohur gjithë këtë, vazhdon të largohesh prej Jezusit, gjykimi do të jetë edhe më i papërballueshëm. Pra nëse nuk ia ke dorëzuar ende jetën tënde Jezusit, ndrysho rrugët e tua para se të jetë tepër vonë.
Shpëto prej zemërimit që po vjen. Jepja jetën Jezusit. mbështetu tek Ai, që emri yt të jetë në librin e jetës, dhe jepu pas jetës së Jezusit në atë mënyrë që edhe kur detaje nga jeta jote të shfaqen në ditën e gjykimit, provat do të tregojnë se ti i përket Zotit. Kur emri yt është në librin e jetës, ti nuk ke pse të jetosh në terrorin e gjykimit përfundimtar.
Shpërblimi i përjetshëm
Në fakt, gjykimi do të jetë një kohë e lavdishme për fëmijët e Perëndisë. Çdo njeri që i përket Krishtit, të gjithë ata që e kanë emrin të shkruar në librin e tij të jetës, do të marrin trupa të mrekullueshëm dhe të pavdekshëm në ditën e ringjalljes dhe, do të kenë një vend të përhershëm dhe të sigurt në krijimin e ri të Perëndisë dhe në qytetin e ri të mrekullueshëm të Jeruzalemit. Te Zbulesa 21 apostulli Gjon E përshkruan atë kështu:
” Dhe dëgjova një zë të madh nga qielli që thoshte: “Ja Tabernakulli i Perëndisë me njerëzit! Dhe ai do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i tij dhe vetë Perëndia do të jetë bashkë me ta, Perëndi e tyre.
Dhe Perëndia do të thajë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan”. (v 3-4)
Gjykimi përfundimtar, do të konfirmojë destinacionin e mrekullueshëm për të gjithë popullin e Perëndisë dhe ata do të gëzohen në Perëndinë përgjithmonë.
Por ti mund të pyesësh veten, çfarë mendon për ato libra me gjithë atë informacion për besimtarët? Po disa prej të dhënave do të jenë të mira, prova që konfirmojnë se Jezusi bëri me të vërtetë një ndryshim në jetën e njerëzve të tij.
Aty është gjithçka: kur ke bërë diçka të mirë, apo kur ke punuar shumë për një kauzë të drejtë, apo kur i je lutur Perëndisë në fshehtësi dhe, është dukur sikur askush nuk e ka vënë re. Por Perëndia e vë re. Ai do të nxjerrë në dritë gjithçka në ditën e gjykimit.
Megjithatë, librat do të zbulojnë anën tënde më të errët. Fakti që ti je i krishterë, i falur dhe i pranuar prej Perëndisë, nuk do të thotë që nuk do të përballesh me realitetin e mëkateve të tua në ditën e gjykimit. Sipas Biblës, Perëndia do t’i tregojë secilit prej nesh regjistrin e plotë të jetës sonë, duke përfshirë edhe ligësinë që është bërë aty.
Profesori i njohur En-thë-ni Hokema (Anthony Hoekema) e shpjegoi kështu:
Dështimet dhe të metat e besimtarëve do të jenë në pamjen e ditës së gjykimit. Por kjo është gjëja më e rëndësishme: mëkatet dhe cenet e besimtarëve do të zbulohen në ditën e gjykimit, si mëkate të falura, ata do të njihen si njerëz faji i të cilëve është mbuluar plotësisht prej gjakut të Jezus Krishtit.
Ti do të shohësh regjistrimin e plotë të gjithë mëkateve që Perëndia të ka falur ty, dhe do të jesh më tepër i mahnitur dhe mirënjohës prej fuqisë falëse dhe shpëtuese të Jezus Krishtit.
Ti thjesht do të kuptosh se sa shumë ka bërë Jezusi për ty, kur pagoi për gjithë ato mëkate.
Bibla mëson gjithashtu që librat do të jenë të rëndësishme për një tjetër arsye: nuk do të ketë një shkallë tjetër shpërblimi në qiell. Nëse ke Jezus Krishtin si themelin e jetës tënde, ti mund të sigurohesh për jetën e përjetshme, por duhet të jesh tepër i kujdesshëm për mënyrën se si e ndërton atë themel, pasi je bërë i krishterë.
Te 1 Korintasve 3, Bibla thekson këtë dhe, thotë se vepra e çdo njeriu do të kalojë përmes zjarrit të Perëndisë për të kontrolluar pastërtinë.
” Në qoftë se vepra që dikush ka ndërtuar mbi themelin qëndron, ai do të marrë një shpërblim, në qoftë se vepra e tij digjet, ai do të pësojë humbje, por ai vetë do të shpëtohet, si përmes zjarrit.” (v. 14-15)
Me fjalë të tjera, nëse i përket Jezusit, por rrallë ndërtohesh mbi vlera të përjetshme, do t’ia dalësh për të shkuar në qiell, por kryesisht, ashtu si ishe dhe, do të kesh një shpërblim më të vogël se sa ata që i shërbyen Zotit sinqerisht. Nëse je i krishterë, mendimi i gjykimit nuk duhet të të terrorizojë, por duhet të të nxisë të lëvizësh dhe të jetosh çdo çast të jetës që Perëndia të jep ty.
Po ti çfarë mund të thuash? A je gati të qëndrosh para fronit të bardhë teksa librat do të hapen? A e ke pranuar Jezusin si Shpëtimtarin tënd? A është shkruar emri yt në librin e jetës? A po jeton në sigurinë se do t’i përgjigjesh Perëndisë për çdo mendim, fjalë a vepër? A je gati për ditën e gjykimit?