NJË UDHËTIM SHPIRTËROR
Unë nuk ta di emrin, por kur bie fjala tek besimi pyes veten se a i ngjan ti sadopak një personi me emrin Sheila. Kush eshte Sheila Ajo është një grua e re dhe rreth njëzet vite më parë u mor në intervistë nga Robert Bellahu, një sociolog që po zhbironte me kujdes çështjet e përkushtimit dhe individualizmit.
Kur Bellahu filloi të fliste me Sheilan rreth besimit, ajo pohoi se ishte me të vërtetë një person shumë fetar. Ajo tha se kishte përqafuar fenë e Sheili-zmit.” “Ky është besimi për një person,” pohoi ajo. “Pra është besimi im, vetëm i imi, personal.”
Siç të thashë edhe pak më parë, unë nuk ta di emrin. Nuk e di nëse besimi që ke është Fredi-zmi, Ani-zmi, apo Petriti-zmi, sipas asaj që ke shpikur ti. Me shumë mundësi ti ke krijuar vetë një natyrë shpirtërore. Ti je bërë lideri shpirtëror i vetvetes.
Nëse flet me njerëzit sot, duket sikur interesi për besimin ka rënë ndërkohë që interesi për anën shpirtërore është rritur.
Më lejo ta sqaroj këtë që po them. Sot, besimi i organizuar rezulton ende i ulët nga shifrat e sondazheve.
Njerëzit kanë një ndjenjë negative për denominacionet kishtare, së bashku me kredot e tyre, me ritualet dhe mënyrën se si funksionon gjithçka. Shumë njerëz mendojnë se besimi i përkufizuar në këtë mënyrë ka sjellë gjëra shumë të këqija në botë. Nëse është e drejtë ose jo, kjo është tjetër çështje.
Por ky është mendimi i përgjithshëm!
Por për çudi, interesi në anën shpirtërore është i lartë. Përkufizimi i botës vetëm në bazë të pesë shqisave, asaj që shohim, dëgjojmë, ndjejmë, shijojmë dhe nuhasim, nuk duket se ul interesin tonë për anën shpirtërore.
Nëse e trajtojmë veten vetëm në termat e proceseve biologjike, apo ligjeve fizike të universit, nuk do të arrijmë rezultate të kënaqshme.
Dhe kështu e gjithë bota është në kërkim të diçkaje më ‘të madhe se sa vetja.’ Pra në kërkimit të shtegut shpirtëror sikurse e quajnë ndonjëherë. Por sigurisht, që kur bëhet fjalë për gjetje të shtegut të vërtetë shpirtëror atëherë kjo ka shumë rëndësi, apo jo?
Për këtë flasin të gjithë! Ndiz televizorin në shfaqjet televizive dhe duket sikur edhe të famshmit e Hollivudit flasin për shpirtin dhe udhëtimet e tyre shpirtërore.
Ka qenë shumë ndryshe dekada më parë! Ka pasur një kohë kur mendimi laik ndalonte çdo bisedë për gjërat shpirtërore .
Fundja fare, kush ia kishte nevojën mësimeve religjioze, dhe përvojës shpirtërore kur kërkimet shkencore jepnin përgjigje për çdo pyetje të dukshme.
Ishte mëse e qartë për njerëzit në këtë fushë se arsyeja dhe logjika do të pushtonte këto bindje fetare që njerëzit e zakonshëm kishin përqafuar për një kohë kaq të gjatë.
Karl Marksi tha: “Besimi është opium për popullin. Dhe nuk ishte vetëm komunizmi që e mendonte kështu. Shumë njerëz në botën perëndimore ishin të bindur se përgjigjet e vërteta për problemet njerëzore do të gjendeshin duke përdorur arsyen në fushën e ekonomisë, psikologjisë, sociologjisë dhe shkencës! Po mbretëria e shpirtit? Kjo nuk ekzistonte! Po Besimi? Ky kishte pasur hovin e vet!
Nuk kam parë që njerëzit të flasin më për këtë! Sepse kur e nxjerr Perëndinë jashtë universit, ti jo vetëm që hedh jashtë hyjninë. Por hedh jashtë ndjenjën e qëllimeve dhe kuptimeve transhendente. Ju e dini tashmë se njerëzit kanë zbuluar se ne njerëzit kemi nevojë për diçka shumë herë më të madhe se sa vetja për të gjetur kuptim në jetë.
E vërteta është se pa Perëndinë nuk ka shpresë të vërtetë. Pa Perëndinë, nuk ka kuptim të flasim për mirësinë e pandryshueshme. Nëse nuk ka Perëndi, ne thjesht po presim që të mbyllet sipari i historisë kozmike në këtë bote të pakuptimtë.
Jo, ne nuk mund të jetojmë pa Perëndinë! Kjo gjë mu qartësua edhe më shumë kur isha për një vizitë në Moskë dhe në Shën Petërburg, para disa javësh. Më la pa fjalë ndryshimi që Rusia ka përjetuar gjatë këtyre 20 viteve të fundit. Kjo shoqëri e ka ndaluar të folurën rreth Perëndisë në jetën publike.
Mijëra kisha kishin qenë të mbyllura. Ateizmi ishte bërë doktrina politike zyrtare, e gjithë kombit! Pavarësisht përpjekjeve për të shkatërruar besimin, pjesa më e madhe e rusëve, vazhdon ende sot ta identifikojë veten në po të njëjtën mënyrë me besimin e krishterë.
Kishat janë restauruar kudo nëpër Rusi me një ritëm shumë të shpejtë. Në Shën Petërburg, vizitova një kishë e cila gjatë kohës së regjimit sovjet ishte kthyer në muze të ateizmit. Ndërsa tani po përdorej si një vend adhurimi. Ateizmi nuk kishte mundur të rrënjosej aty.
Por rigjallërimi i besimi nuk gjendet vetëm tek vendet ish komuniste. Njerëzit në perëndim janë kthyer për të përqafuar sërish të vërtetën. Ekziston një anë shpirtërore e jetës që nuk mund të varroset e as të shpërfillet.
Ne nuk jemi krijesa evolucionare, që rrjedhin prej një kafshe primitive. Jo, thellë brenda shpirtit tonë, kemi një dëshirë, për të njohur Zotin.
LAJM I MIRË – LAJM I KEQ
Ky është lajmi i mirë. Ne nuk jemi më krijesa që jetojnë në një botë që ndalon të folurën rreth realitetit shpirtëror! Ne kemi zbuluar sërish anën tonë shpirtërore. Dhe të gjithë ne kemi nevojë të pohojmë atë anë shpirtërore me qëllim që të jemi plotësisht njerëzorë.
Ne e dimë se këto gjëra si dashuria, besimi, mirësia, dhe e keqja, janë reale. Dhe ato na kalojnë nga ekzistenca e thjeshtë si qenie fizike në qenie shpirtërore. Të flasësh për jetën e vërtetë, do të thotë të flasësh për gjërat shpirtërore.
Ky është Lajmi i Mirë. Por tani e ka radhën lajmi i keq. Kur laicizmi ra dhe vdiq, nuk e gjetën të gjithë rrugën për te Perëndia që e zbuloi veten në Jezus Krishtit. Shumë njerëz e gjetën veten në besimet më të çuditshme . Sikurse thuhet zakonisht: “Kur njeriu rresht së besuari te Perëndia ai nuk beson tek asgjë, por do të besojë tek çdo gjë.” Dhe shohim që pikërisht kjo ndodh sot në fushën e besimit.
MISTERI I BESIMIT
Rasëll çendlër, shkruesi kolonës së besimit në revistën Tajms, flet për disa kënde të çuditshme të besimit në librin e tij të fundit, “Të kuptosh Lëvizjen Epoka e Re”. Më lejoni t’ju tregoj se si e shohin shumë njerëz të tjerë këtë lloj besimi, përmes pesë ndodhive.
Ndodhia #1: Në fund të viteve 1980, më shumë se njëzet mijë njerëz, u mblodhën në treqind e pesëdhjetë vende të ndryshme të botës, për të bërë atë që quhej, operacion planetar.
Duke nisur nga vullkani në Havai, në parkun qendror në Nju Jork, në Stonhenxh në Angli, në Tempullin e Defit në Greqi, njerëzit u mblodhën për të kënduar himne, për të vallëzuar dhe për të menduar mendime paqeje për botën.
Me anë të kësaj, thanë ata, do të sillnin një konvergjencë harmonike, ku energjia mendore e mjaftueshme do të sillte një epokë të re të paqes dhe të dashurisë.
Ndodhia #2: Disa vite më parë, përfaqësuesit e korporatave të mëdha u takuan së bashku për të diskutuar se si okulti, dhe misticizmi hinduist, mund të ndihmonte ekzekutivët të konkurronin në tregun botëror. Një kompani e madhe nafte, raportoi se tani siguron një shërues besimi për punonjësit e vet, i cili mund të vlerësojë dhe interpretojë fushat e energjisë, e aureolat e punëtorëve të sëmurë.
Ndodhia #3: Për katërqind mijë lekë, mund të marrësh pjesë në një seancë, ku të thuhet se mund të marrësh urtësinë e Ramthas, i cili ka ekzistuar para 35.000 vjetësh, në kontinentin e humbur të Atlantit. Ramtha është vetëm një prej drejtuesve shpirtërorë që ofrohet si kanal ndërmjetësimi për konsultim vetjak shpirtëror.
Ndodhia #4: Të interesojnë piramidat? Vetëm Me shumë pak lek mund të blesh një kuti veglash në formë piramide, që mund t’i marrësh kudo me vete. Ato janë të kompletuara me çdo vegël të përdorshme, dhe përfshijnë një busull, kështu që mund ta drejtosh piramidën tënde drejt veriut dhe të gjesh gjithmonë drejtimin. Interesante apo jo! Sipas kësaj reklame, piramida jote personale është e dobishme sepse nxit rritjen e bimëve shtëpiake, dhe ndihmon në uljen e faturave të tua elektrike.
Ndodhia #5: Sipas shpjegimeve, ndodhi të tilla si shpërthimet vullkanike në Havai(Hawaii) dhe tërmetet në Kaliforni, nuk janë thjesht një fenomen natyror. Këto ndodhi faktikisht janë reprezalje hakmarrëse të Gajas, perëndeshës së tokës. Ajo po lufton kundër vjedhjes mjedisore.
MIRËSEVINI NË BOTËN E LËVIZJES EPOKA E RE
Çfarë efekti kanë në ty këto gjëra? Nëse të mahnitin, nëse ti je tipi që tërhiqesh nga këto ndodhi, atëherë ke hyrë në një lëvizje religjioze që quhet “Epoka e Re.”
Ndoshta ke dëgjuar edhe më parë për lëvizjen “Epoka e re.” Por e ke pasur të vështirë ta përkufizosh atë. Ndonjëherë unë e quaj atë, fe lindore që ka ardhur te ne e veshur me veshje perëndimore.
Lëvizja Epoka e Re ka marrë shumë prej fesë lindore.
Por jo vetëm kaq!Lëvizja Epoka e Re shkrin lindjen dhe perëndimin, të vjetrën me të renë. Lëvizja Epoka e Re i vë veshin paganizmit të lashtë, e më pas kthehet dhe merr idetë e fizikës kuantike. Lëvizja Epoka e Re, pëlqen pamjen e misticizmit lindor, por njëkohësisht merr pak nga trajtimet e fundit të mjekësisë alternative. Ka shumë e shumë informacione te tjera, por ne i kemi përzgjedhur me të rëndësishmet për herën e ardhshme.