Lëvizja Epoka e Re është kaq e vështirë për tu përkufizuar sepse është besimi për ata njerëzit që e krijojnë besimin në mënyrë personale, pra sikurse e përmendëm herën e kaluar quhet anizmi, petritizmi etj.
Pra është një formë shpirtërore që e krijon njeriu siç do vetë. Lëvizja Epoka e Re, ofron një mori të gjerë zgjedhjesh shpirtërore. Është njëlloj si një restorant me vetëshërbim. Po nuk të pëlqeu një gjë, e kalon atë dhe gjen diçka që i përshtatet shijeve të tua.
Ti mund të zgjedhësh një pjatë plot me meditimin lindor, nëse kjo është ajo që të pëlqen më shumë. Ti mund të merresh me kristalet, të shohësh botën e qenieve shpirtërore, të provosh disa rituale të magjisë së lashtë, dhe më pas të marrësh pak nga teologjia e re pagane. Ti mund të hapësh disa prej librave më të fundit, e të studiosh vetë gjithçka për artin e letrave Tarot. Ose të mësosh të lexosh vetë horoskopin e përditshëm. Lëvizja Epoka e Re, është për ata njerëz që dëshirojnë të ngatërrohen me gjëra shpirtërore.
Nëse je një anëtar i lëvizjes Epoka e Re, mund të marrësh pak nga ato që të pëlqejnë ose të marrësh të gjitha këto gjëra. Ti mund t’i hedhësh të gjitha përzgjedhjet e tua në përzierjen filozofike, dhe të rrëmbesh gatimin që ke bërë me shpresën se do ta ushqejë shpirtin tënd.
VËSHTRIMI I SHKRIMEVE
Nëse je një kërkues shpirtëror, dhe shpreson që ky lloj spiritualiteti do të mbajë ty, atëherë ia vlen të kalosh pak kohë me një libër që ka drejtuar miliona njerëz në mijëvjeçarët e kaluar. Duhet ta hapësh Biblën, bëje këtë për veten tënde, që të shohësh se çfarë thotë ajo për këtë qasje të re në mbretërinë e shpirtit.
Siç e dini, Bibla ka një vend të veçantë, për ata që janë në kërkim të përgjigjeve shpirtërore. Shkrimet e tjera shpirtërore të ofrojnë reflektimet personale të njerëzve të famshëm që kanë përsiatur në çështjet shpirtërore. Shkrimet e këtyre njerëzve tentojnë të arrijnë qiellin nga toka.
Por Bibla bën një pohim krejt ndryshe për veten. Bibla deklaron se lëviz në drejtim të kundërt. Ky është një libër që zbret nga qielli në tokë. Dëgjoni se çfarë ka për të thënë për Biblën apostulli Pjetër, në letrën e tij të dytë, kapitulli i parë, vargu 21. Aty ai deklaron se Shkrimet janë në formën e ‘profecive’, ” Sepse asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerëzit e shenjtë të Perëndisë kanë folur, të shtyrë nga Fryma e Shenjtë.” Sa pohim i mrekullueshëm! Po, emrat e shumë autorëve njerëzore lidhen me Biblën. Duke nisur nga Mojsiu, autori i Zanafillës, deri te Gjoni, autori i Zbulesës. Edhe Pjetri është një ndër autorët e Shkrimeve, ai pohon se shkrimet janë shumë më tepër se disa reflektime të njerëzve të thjeshtë më prirje shpirtërore! Bibla pohon si autorin më të madh të saj, Perëndinë! Teksa lexon Biblën, ti po lexon korrespondencën personale me Perëndinë! Kjo është një korrespondencë hyjnore, që të ndihmon të zbulosh se si të mendosh qartë gjërat shpirtërore në mes të kësaj bote konfuze.
TË KTHEHEMI TEK FILLIMI I GJITHCKAJE
Le të mendojmë së bashku më shumë rreth lëvizjes Epoka e Re. A e dije se ajo i ka fillesat që në kapitullin e parë të Biblës?
Në kapitujt hyrës të Zanafillës, gjejmë arsyen pse ka kaq shumë konfuzion rreth fesë në botën tonë. Ne mësojmë se bota e pa mëkat u zhduk nga momenti që prindërit tanë të parë përqafuan gënjeshtrat e Djallit.
Dëgjoni se çfarë ndodhi: “ Por gjarpri ishte më dinaku ndër të gjitha bishat e fushave që Zoti Perëndi kishte krijuar, dhe i tha gruas: “A ka thënë me të vërtetë Perëndia: “Mos hani nga të gjitha pemët e kopshtit?””.
2 Dhe gruaja iu përgjegj gjarprit: “Nga fruti i pemëve të kopshtit mund të hamë;
3 por nga fruti i pemës që është në mes të kopshtit Perëndia ka thënë: “Mos hani dhe mos e prekni, ndryshe do të vdisni””.
4 Atëherë gjarpri i tha gruas: “Ju s’keni për të vdekur aspak;
5 por Perëndia e di që ditën që do t’i hani, sytë tuaj do të hapen dhe do të jeni në gjendje si Perëndia të njihni të mirën dhe të keqen.”
Ky tundim i djallit më duket hipnotizues. Sepse reflekton gjuhën që flasin njerëzit e lëvizjes Epoka e Re.
Para pak çastesh thashë se Lëvizja Epoka e Re është një banket me ushqime shpirtërore. Dhe kështu është. Por ka edhe disa pjata bazë që lëvizja Epoka e Re ofron vazhdimisht. Ka disa tema të përgjithshme shpirtërore që i ndeshim shpesh gjatë gjithë arsyetimit të lëvizjes Epoka e Re. Teksa vështroj temat e lëvizjes epoka e Re, dal në përfundimin se nuk janë të gjitha të reja.
E vërteta është se ato janë goxha të vjetra. Po aq të vjetra sa historia njerëzore. Ato janë parë që në kopshtin e Edenit, në fillim të kohërave. Por ato nuk përmenden nga Perëndia. Ato dalin nga buzët e djallit. Më lejo të shpjegohem. Në kopshtin e Edenit, djalli i kërkoi prindërve të parë, që të kapërdinin tri gënjeshtra të mëdha sa një vigan. Ja se cilat janë ato:
GËNJESHTRA NUMËR NJË
Gënjeshtra e parë satanike ishte kjo: “Ti do të jesh si Perëndia.” “Dëgjoni këtu, ” u thotë djalli, “Nuk keni përse të qëndroni si qenie të thjeshta njerëzore. Edhe ju mund të bëheni si Perëndia. Po ju mund të merrni përmasa hyjnore! Ju mund të arrini statusin e krijuesit që ju ka bërë!
Tek filmi, “Dalë prej një gjymtyre” (Out on a Limb) Shirli Mekljen, një zëdhënëse e vetëshpallur e lëvizjes Epoka e Re, qëndron e zhytur deri në gjunjë në ujërat e Paqësorit. Ajo nxitet prej Davidit, udhëheqësit të saj shpirtëror të bërtasë me zë të lartë, “Perëndinë e vërtetë” brenda saj. Ai i sugjeron asaj të thërrasë me zë të lartë:
“Unë jam Perëndia.” Në fillim kjo është diçka shumë e sikletshme për Meklejn. Por Davidi e identifikon ngurrimin e saj më shumë si një problem me vetë vlerësimin. Më në fund, MekLejn i ngre krahët lart në ajër dhe bërtet që bota të dëgjojë:”Unë jam Perëndi!”
“Ti do të jesh si Perëndia,” ngërdheshet djalli. Lëvizja Epoka e Re mban gjallë të njëjtën gënjeshtër. Lëvizja Epoka e Re, do të na bëjë të besojmë se jemi copëza të hyjnisë që kanë rënë në tokë. Ne jemi perëndi dhe perëndesha, ah sikur ta dinim këtë.
GËNJESHTRA NUMËR 2
“Hej prit çfarë po thua- mund të pyesësh ti. Si ka mundësi që unë jam një perëndi? Fundja fundit, fakti se do të vdes një ditë a nuk është po aq i sigurt sa taksat vjetore? Të gjithë ne do të vdesim. Unë do të vdes, ti do të vdesësh. A nuk të s’kualifikon ty vdekja prej statusit hyjnor? Kalimi pranë një varreze, a nuk na bën të meditosh se kush je?
Po atëherë shikoni gënjeshtrën e dytë që ofron djalli tek Zanafilla 3: “Ti nuk do të vdesësh aspak! Ti nuk do të vdesësh!”
Nëse eksploron lëvizjen Epoka e Re, do të gjesh vazhdimisht atë gënjeshtër demonike, që rishfaqet në botën tonë sot.
Anëtarët e lëvizjes Epoka e Re, kanë dëshirë të na thonë, se ne vetëm sa MENDOJMË se do të vdesim. Vdekja, thonë ata, është realiteti më i madh në gjithçka! Kriza përfundimtare, e vdekjes është një iluzion! Fundja fare, udhëtimi ynë shpirtëror, thjesht vazhdon, teksa ne ri mishërohemi në një formë tjetër jete! Vdekja është imagjinare.
GËNJESHTRA NUMËR TRE
Por ti pyet, në rast se realisht, nuk ke nevojë të pushtosh vdekjen, cila është nevoja bazë e njerëzimit? Atëherë mendo gënjeshtrën e tretë të Djallit: Sytë tuaj do të hapen, duke njohur të mirën dhe të keqen!” Satani i premtoi Adamit dhe Evës sy të rinj për ta parë realitetin. “Sytë tuaj do të hapen! Ju do ta shihni botën me sy të rinj,” tha djalli. Dhe cili do të jetë rezultati. Pra do ta shihni në një mënyrë të re të drejtën dhe të gabuarën, të mirën dhe të keqen!
Dhe pikërisht këtë premton edhe lëvizja Epoka e Re. Ne nuk kemi nevojë të shpëtohemi nga mëkati, thotë lëvizja Epoka e Re.
Në të vërtetë, mëkati, sipas kuptimit të besimit të krishterë, as që ekziston. Ne duhet t’i shohim gjërat në një mënyrë të re. Ne kemi nevojë për një transformim të ndërgjegjes.
Po tani si e shkaktojmë ne këtë ndërgjegje të re? Me siguri jo përmes takimit personal me Jezus Krishtin si shpëtimtari ynë, por përmes një udhëtimi brenda vetes. Sepse fundja fare, ti je hyjnor, apo jo? Nëse je hyjnor, atëherë ke gjithë burimet e nevojshme brenda vetes, që të sjellin shpëtimin personal!! Ti mund të bësh një udhëtim brenda vetes dhe të zbulosh plotësinë shpirtërore.
PËRBALLJA E MASHTRIMIT ME TË VËRTETËN
Tre mësime kyçe në lidhje me lëvizjen Epoka e Re. Kur këto shqyrtohen në dritën e shkrimeve, ato dalin si mashtrimet më të vjetra që faqen e planetit.
Do të vazhdojmë të shqyrtojmë në javët në vijim, në programin tonë Fjalët e Shpresës gënjeshtrat demonike të mësuesve të lëvizjes Epoka e Re. Së bashku ne do të shqyrtojmë mashtrimet që pohon lëvizja Epoka e re dhe të vërtetën e ungjillit që kthen përmbys këto mashtrime.
Dhe në qendër të së vërtetës së ungjillit, do të takojmë Jezus Krishtin. Ai është çelësi i gjithë botëkuptimit shpirtëror.
Çdo fe që nuk e merr seriozisht pohimin se Jezusi është Rruga, e Vërteta dhe Jeta, nuk po thotë të vërtetën
Në marrëdhënie me Jezus Krishtin, zbulojmë se cilët jemi ne realisht. Ne nuk jemi perëndi dhe perëndesha. Por në vend të kësaj jemi qenie që reflektojnë në mënyrë unike imazhin e Perëndisë. Ne nuk jemi hyjni, por jemi kujdestarë, të cilëve u është besuar zbulimi i gjithë potencialit të krijimit të Perëndisë.
Në marrëdhënie me Jezus Krishtin, ne zgjidhim misterin e vdekjes. Vdekja është reale, shumë reale. Por ekziston një person i Cili pushtoi vdekjen për të gjithë ata që kanë vendosur besimin në TË. Mëngjesin e Pashkës, varri ishte bosh. Krishti u ngrit nga varri me fitore! Kështu që edhe ata që e njohin Atë, të mund të ka;lojna përtej varrit, e të hyjnë në jetë të përjetshme!
Në marrëdhënie me Krishtin, hapen sytë tanë por jo hyjnia jonë e brendshme. Në vend të kësaj, sytë tanë hapen për të parë mrekulli të e veprës shpenguese të Perëndisë në botë.
Sytë tanë hapen për të parë vendin që na takon në këtë planet. Sytë tanë hapen për të thënë se Perëndia la bërë për ne gjëra të mrekullueshme përmes Jezus Krishtit!
Pra le të eksplorojmë së bashku këto gjëra. Nuk duhet të frikësohemi teksa i bëjmë këto gjëra. Sepse mund të jetë e frikshme për dikë, që dëgjon se mësimet e lëvizjes Epoka e Re, kanë lidhje me të gënjeshtrat e të ligut. Fundja fare, gjërat që do të shohim në lëvizjen Epoka e Re, nuk janë thjesht një opinion njerëzor. Në lëvizjen Epoka e Re, ne përballemi me parimet dhe pushtete e kësaj bote. Ne përballemi me mashtrimet demonike kaq të fuqishme sa që ato e bëjnë një univers të tërë të bjerë në mëkat dhe korrupsion. Por mos ki frikë. Aq më tepër kur ai që është e Vërteta është në anën tonë. Sepse më i madh është ai që është në ne se sa ai që është në botë.