Fakte fizike të Pashkës

Print

Titulli: Fakte fizike të Pashkës (pjesa 1)

Pashka është po aq e vërtetë sa qerpikët dhe thonjtë e këmbës. Pashka është po aq reale sa mjekra dhe vetullat. Pashka është po reale sa hunda dhe veshët. Pashka është po aq reale sa goja dhe stomaku, lëkura dhe flokët, sytë dhe mollëzat. Në Pashkë, trupi i vdekur i Jezus Krishtit erdhi sërish në jetë me të gjitha gjymtyrët që funksionojë më së miri. Pashka nuk është thjesht një gjendje shpirtërore e mendjes, apo një ndjenjë e thellë besimi. Pashka shënon një ngjarje fizike, ringjalljen trupore të Jezus Krishtit.

Një këngë e famshme pashke thotë: “Ai jeton, ai jeton, Krishti Jezus jeton sot. Ai ec me mua, flet me mua përgjatë rrugës së ngushtë të jetës. Ai jeton, Ai jeton, shpëtimin të dhurojë. Ti më pyet, si e di unë që Ai jeton? Ai jeton brenda zemrës sime.” Ka shumë të vërteta në atë këngë: Jezusi me të vërtetë ec me njerëzit sot dhe jeton në zemrat e tyre me anë të Frymës së Tij të Shenjtë. Por Pashka nuk është thjesht për Jezusin që jeton në zemrën time tani. Pashka është për atë Jezus që ka një zemër të vetën, në të cilën rreh gjak i vërtetë, një stomak të vetin që mund të mbajë ushqim. Jezusi i ringjallur ka gishta duarsh dhe këmbësh, brinjë dhe muskuj, dhe çdo pjesë tjetër të trupit. Pashka nuk është thjesht për Jezusin që jeton në mua; para së gjithash është për Jezusin që jeton në trupin e vet.

Në Pashkën e parë, miqtë e Jezusit e patën të vështirë ta besonin që Ai ishte i gjallë dhe erdhi t’i takonte me një trup fizik. Sa vështirë e kishin të besonin, edhe kur Ai erdhi dhe u ul mes tyre. Ja dëgjoni këto vargje:

Dhe, ndërsa ata po bisedonin për këto gjëra, vetë Jezusi u shfaq në mes tyre dhe u tha atyre: “Paqja me ju!”.

 Por ata, të tmerruar dhe gjithë frikë, mendonin se po shihnin një frymë.

Atëherë ai u tha atyre: `Pse jeni shqetësuar Dhe pse në zemrat tuaja po lindin dyshime?

Shikoni duart e mia dhe këmbët e mia, sepse unë jam. Më prekni dhe shikoni, sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!”.

Dhe, si i tha këtë, u tregoi atyre duart dhe këmbët.

Por, duke qenë se ende nuk besonin prej gëzimit dhe ishin të çuditur, ai u tha atyre: `A keni këtu diçka për të ngrënë?’.

Dhe ata i dhanë një pjesë peshku të pjekur dhe një huall mjalti.

Dhe ai i mori dhe hëngri para tyre.”

Luka 24:36-43

Pashka është po aq reale sa mishi dhe kockat, duart dhe këmbët, dhe peshku i pjekur.

Ringjallja e Jezusit do të thotë shumë më tepër se sa trupi i tij që kthehet në jetë, por nuk do të thotë më pak se kaq. Ringjallja e trupit të Jezusit ka një cilësi lavdëruese që e tejkalon atë që trupi i tij kishte para vdekjes së tij. Trupi i ringjallur i Jezusit nuk mund të vritet a të vdesë; ai ka forcë dhe pavdekshmëri të cilat nuk i ka pasur më parë. Ringjallja e Jezusit përfshin më shumë se sa thjesht trupin e tij të vjetër që rimerr atë jetën e vjetër dhe fuqitë e mëparshme, por sigurisht që nuk përfshin më pak. Trupi i Jezusit vërtetë u ringjall dhe u largua prej varrit. Ai jeton ende sot në trupin e tij të pavdekshëm, dhe Ai do të vazhdojë të jetojë përgjithmonë. Në Bibël, Jezusi thotë: ” isha i vdekur, por ja, jam i gjallë në shekuj të shekujve, amen; dhe unë i kam çelësat e vdekjes e të Hadesit. ” (Zbulesa 1:18). Jezusi jeton, dhe trupi i tij i ringjallur na tregon se edhe trupat tanë do të ringjallen një ditë.

Drejtuesit e pabesë

Disa predikues dhe studiues thonë që nuk duhet të besojmë tek Pashka si një fakt fizik, por thjesht si një ndryshim shpirtëror në pikëpamje. Thuhet se Pashka në të vërtetë tregon se si Jezusi u ngjall në zemrat e dishepujve të Jezusit, se si trupi i Jezusit u ngrit prej së vdekurish. Por kjo është marrëzi. Besimi nuk u zgjua te dishepujt derisa ata panë dhe prekën Jezusin e ringjallur dhe ndanë ushqim me të. Ishte fakti fizik i ringjalljes së Jezusit që prodhoi besimin e tyre shpirtëror.

Por  ka drejtues të pasigurt të cilët nuk duan të përballen me fakte fizike. Ata nuk duan të besojnë ringjalljen trupore të Jezusit. Ata thonë se është tepër e thjeshtë dhe e cekët të besojnë që trupi i ringjallur i Jezusit u kthye për të jetuar dhe është gjallë pikërisht tani. Ata thonë se pikëpamja e tyre për ringjalljen si një ideal shpirtëror, është shumë më i thellë se sa bindja që trupi i Jezusit u kthye fizikisht në jetë.

Pikëpamja e tyre ishte më e thellë—sigurisht që më e thellë, sepse një varr është më i thellë se një fron! Por le të mos jemi kaq të thellë. Trupi i Jezusit nuk është thellë në varr; ai është lart në fron.

Ne nuk duam mendimtarë të thellë që mësojnë në mënyrë të rreme që trupi i Jezusit mbetet thellë në varr dhe që trupat e gjithë njerëzimit do të mbeten thellë në varr. Ne kemi nevojë për faktet fizike të Pashkës: Jezusi jeton! Trupi i Tij është po aq real sa ngrënia dhe kapërdimi i një peshku të pjekur. Dyzetë ditë pas ringjalljes së Jezusit, Ai u ngjit me trup në qiell, kështu që nuk mund ta shohim më fizikisht atë tani. Por trupi i gjallë i Jezusit është real dhe fizik në këtë çast që flasim,  dhe ringjallja e Tij ka rëndësi jo vetëm për shpirtrat tanë por dhe për trupat tanë dhe për tërë krijimin fizik.

Një miku im që jeton në Çikago,më tregoi për një kler emri i tij është Xhozef Sprejg; ky metodist i bashkuar, nuk i beson faktet fizike të Pashkës. Në një fjalim të studentëve në Kolegjit teologjik Ilif, në një seminar për trajnimin e pastorëve të ardhshëm, të unionit metodist, Sprejg tha: “Unë besoj në ringjalljen e Jezusit, por nuk mund ta besoj se ringjallja e Tij përfshiu ngjalljen e trupit të Tij fizik.” Sprejg tha se besimi i mirëfilltë në ringjalljen trupore është: “lloji i idhujtarisë me të cilën nuk pajtohem.”

Në pashkën e Parë, Jezusi u tha dishepujve të Tij:” Një frymë nuk ka mish e eshtra, siç po shihni se unë kam!” Por ky pastor metodist kundërshton Jezusin dhe thotë që mishi dhe kockat e Jezusit nuk u kthyen në jetë. Ai madje e quan idhujtari besimin e fakteve fizike të Pashkës. Pra sa e pacipë mund të jetë kjo? Ky njeri refuzon ringjalljen trupore të Jezusit, dhe më pas akuzon besimtarët e vërtetë për idhujtari. Idhujtari në të vërtetë është adhurimi i diçkaje që ti shpik, në vend që të adhurosh Perëndinë ashtu si është. Ky kler metodist është fajtor për idhujtari, sepse ka shpikur një fe të tijën.

Sprejg nuk i merr ungjijtë biblikë si të dhëna faktike, që tregojnë se kush ishte Jezusi në të vërtetë dhe çfarë tha dhe bëri realisht. Për shembull, Sprejg thotë për ungjillin sipas Gjonit: “Jezusi nuk predikoi, mësoi apo e përshkroi veten ashtu siç na tregon Gjoni.” Por nga e di një kler i pabesë këtë? Gjoni ishte shoqërues i vazhdueshëm i Jezusit dhe një mik i dashur për Të. Gjoni e njihte Jezusin më mirë se kushdo tjetër që kishte jetuar ndonjë herë. Dhe sërish Sprejg, i cili nuk ka një lidhje të vërtetë me Jezusin, pohon se di më shumë për Jezusin se sa miqtë më të ngushtë të Jezusit.

Armiqtë më të këqij të kishës, nuk janë ateistët apo anëtarët e feve të tjera. Armiqtë më të këqij erdhën nga brenda dhe përdorin pozitat e udhëheqjes për të shtrembëruar dhe shkatërruar të vërtetën e Krishtit. Sprejg mohon Perëndinë e vërtetë dhe Jezusin e vërtetë. Bibla tregon për shumë mrekulli të mëdha që Jezusi bëri, por Sprejg thotë, “Jezusi nuk zotëron fuqi, mbinjerëzore, të mbinatyrshme.” Bibla thotë se Jezusi vdiq, “për shlyerjen e mëkateve tona” (1 Gjoni 4:10), por Sprejg thotë se supersticioni më i madh dhe idhujtaria më e keqe është të besosh që Jezusi vdiq të na shpengojë prej mëkateve tona dhe të na shpëtojë prej zemërimit të Perëndisë. Po ashtu ai pohon se është gabim ta mendosh Perëndinë si një qenie që na dëgjon lutjet dhe përgjigjet personalisht. “Perëndia nuk është një qenie më e lartë që ndodhet atje matanë,” thotë Sprejg. “Për më tepër, fjala Perëndi është imazhi i sigurt që ne njerëzit përdorim për vetë thelbin e gjithë kësaj.” Si “ekzistencë e gjithë kësaj,” Perëndia zgjon gjithçka me “fuqinë e Jezusit” ” ekzistenca e Krishtit”, që “drejton krijimin në evolucion.”