Mohimi i gabimit
Ky kler pretendon se qasja e tij është e nevojshme që të arsimuarit, njerëzit inteligjentë të besojnë ungjillin. Por kush është ai njeri i arsimuar që njeh gjuhën dhe logjikën e do të tërhiqej pas një mësimi kaq të koklavitur? Kush mund të gjejë kuptim, e jo më të besojë, oksimorone të tillë si ringjallja e Jezusit, ku trupi nuk është ngritur, apo të besojë te “evolucioni i krijimit”, apo te një Perëndi që nuk është personal? Pjesë e problemit të tij me sa duket është të mos menduarit e qartë, apo të mos folurit e thjeshtë. Pjesa tjetër e problemit të tij është që mesazhi që Ai dëshiron të përcjellë është herezi.
Uroj që ky të ishte veç një rebel që po mundohej të shkaktonte një trazirë, apo që ishte një problem që ndikon vetëm një denominacion. Por e vërteta është se predikues dhe profesorë të ndryshëm liberalë në listë pagesën e kishës në denominacione të ndryshme kanë qenë duke folur për këto gjëra për më shumë se një shekull. Ata shpesh përdorin fjalë që duken të krishtera, por këta folës të dykuptimtë u japin fjalëve një kuptim krejt ndryshe. Ata nuk besojnë mësimet biblike të kishës, por kërkojnë pozita pushteti në kishë. Njerëzit në radhët e kishës vazhdojnë të paguajnë rrogat e tyre, shpesh duke mos e ditur se çfarë po thonë realisht drejtuesit e tyre në librat apo seminaret e tyre.
Sinqerisht jam i lumtur të them se shumë të krishterë metodistë të bashkuar, janë ndjekës të Zotit të gjallë Jezus. Kur ata zbulojnë se çfarë thonë disa drejtues të pabesë, këta të krishterë ofendohen. Po ashtu, disa pastorë metodistë besnikë, kundërshtojnë gabimet e Sprejg dhe të të tjerëve si ai.
Por shumë drejtues pretendojnë se nuk ka problem, të tjerë pajtohen me herezinë, dhe komisionerët e pushtetit të kishës, e mbajnë atë drejtues në pozicionin e tij dhe madje e ndihmojnë të përhapë pikëpamjet e tij.
Një kolegj teologjik ftoi Xhozef Sprejg të jepte leksione dhe ia dha mundësinë të ndikonte predikuesit e ardhshëm me idetë e tij. Për të çuar më tej idetë e tij, shtëpia botuese e metodistëve të bashkuar e quajtur, “Abindon Press”, publikoi librin e tij “Pohimet e një sektari”Affirmations of a Dissenter pak kohë më parë. Ndërkohë, ata që duan që ai dhe të tjerë si ai të largohet prej drejtimit të kishës, shpesh etiketohen si ngatërrestarë.
Disa mbrojnë mësuesit e rremë duke këmbëngulur tek toleranca dhe liria absolute e mendimit. Por çfarë do të ndodhte nëse kreu i një grupi të parandalimit të kancerit të shtynte njerëzit të pinin cigare? A do të lejohej ai të qëndronte në pozicionin e tij për hatër të lirisë së fjalës dhe të mendimit? Jo, po të donte të thoshte kësi gjërash, do ti duhej të bënte diçka tjetër, jo si përfaqësues i grupit të parandalimit të kancerit. Ai do të ishte më efikas si një reklamues për shoqërinë e duhanit. Kësisoj, nëse një drejtues kishe dëshiron të mohojë ringjalljen trupore të Jezusit, ai nuk është i përshtatshëm për të drejtuar të krishterët, besimi i të cilëve mbështetet tek Zoti i ringjallur Jezus. Një drejtues i tillë përshtatet më mirë në shoqërinë e antikrishtit.
Po aq pa kuptim sa është që një kishë të ketë një drejtues i cili mohon ringjalljen trupore të Jezusit, është që një kishë të ketë si përgjegjës të takimit të fëmijëve një pedofil të njohur. Bibla flet për drejtuesit e pabesë si “ujqër grabitqarë” të cilët” do të flasin gjëra të çoroditura që të tërheqin pas vetes dishepujt”. (Veprat 20:29-30). Bibla thotë: “Shumë mashtrues, të cilët nuk e pranojnë se Jezus Krishti ka ardhur në mish”-çka do të thotë, i lindur në mish, i kryqëzuar në mish, i ngjallur në mish, i kthyer në mish”. Në këtë botë kanë dalë shumë mashtrues të cilët nuk e pranojnë se Jezus Krishti ka ardhur në mish. Çdo person i tillë është mashtrues dhe Antikrisht? Çdo njeri që e mirëpret atë dhe merr pjesë ne punët e tij të pista.” (1 Gjoni 2:7,11). Edhe Xhozef Sprejg, ky metodist i bashkuar dhe ata si puna e tij e kanë gabim. Çfarëdo feje që të promovojnë, nuk është krishterimi. Kisha qëndron ose bie në bazë të fakteve fizike të Pashkës.
Mish, jo Metaforë
Mos ua vër veshin drejtueseve jobesimtarë. Dëgjo një pastor më të mirë dhe një studiues të një kohe më të hershme, Shën Zherom, i cili e përktheu Biblën në gjuhën e thjeshtë që njerëzit flisnin, dhe përkthimi i tij u bë i njohur si Vylgat (Vulgate). Zherom si një besimtar i Biblës dhe ndjekës i Krishtit, mësoi faktet fizike të Pashkës dhe u foli të tjerëve për ringjalljen e Jezusit. Zherom shkroi: “Ashtu siç Jezusi u tregoi atyre duar të vërteta dhe një brinjë të vërtetë, kështu ai hëngri me të vërtetë me dishepujt e tij, foli me ta me një gjuhë të vërtetë, me duar reale mori bukën, e bekoi dhe e theu, dhe po ua ofronte atyre.”
Atyre që Jezusi iu shfaq në një trup real, dhe ju tha që Jezusi iu shfaq vetëm në vizion dhe jo në një realitet fizik, Zherom i gjëmoi me fjalët: “Mos e vendos fuqinë e Zotit në një nivel me hilet e magjistarëve, që ai të mund të shfaqet si dikush që nuk ka qenë, dhe të mund të mendohen se ka ngrënë pa dhëmbë, ka ecur pa këmbë, e ka thyer bukën pa duar, ka folur pa gjuhë, dhe ka treguar një brinjë që nuk kishte kocka.”
Jezusi i ringjallur nuk është një iluzion i një magjistari iluzionist, apo një fantazmë. Ai nuk është një ideal shpirtëror apo ngacmimi i një ekzistimi të Perëndisë brenda nesh.
Jezusi është Biri i përjetshëm i Perëndisë, që u bë mish në Krishtlindje dhe u ngjall në mish në Pashkë. Bibla thotë: ” Por në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, predikimi ynë është i kotë dhe i kotë është edhe besimi juaj. ” (1 Korintasve 15:14). Dëgjoni këtë përmbledhje nga Autori Xhon Apdajk (John Updike), ai shkruan:
Mos u gabo: nëse ai nuk u ngjall
aspak në trupin e tij;
nëse prishja e qelizave nuk u kthye mbrapsht
e molekulat nuk u ribashkuan,
e amino acidet u rikthyen,
Kisha do të rrëzohet.
Nuk ishte ringjallje si e luleve,
që çelin sërish butësisht çdo pranverë;
nuk ishte ringjallje në Frymën e Tij, për të lënë gojë hapur e me sytë e zgurdulluar të njëmbëdhjetë apostuj;
ishte ringjallje në mish;si i yni.
Të njëjtët gishtërinj të këmbës dhe duarve gozhduar,
e njëjta zemër që pulson gjak, që- u përshkua– vdiq, u fik, u ndal, dhe më pas u rimblodh nën një forcë të madhe për tu mbyllur.
Le të mos e tallim Perëndinë me metafora,
analogji, epërsi që shmangin ringjalljen fizike;
duke e bërë ngjarjen një shëmbëlltyrë,
një shenjë të bojatisur
në besimin e lehtë e të zbehtë të epokave të hershme:
le të dalim nga ajo derë.
Pashka nuk është një metaforë. Ringjallja e Jezusit nuk ka lidhje me fjalët simbolike. Jezusi është me të vërtetë i gjallë, pikërisht tani, në trupin e tij të lartësuar. Në Kredon e Apostujve, të krishterët shpallin besimin e tyre në Jezusin, si “i vetëm linduri Bir, Zoti ynë” dhe shpallin që “Ai u ngrit prej së vdekurish.” Kredoja mbyllet me fjalët tingëlluese të besimit në “ringjalljen e trupit, dhe jetë të përjetshme.”