Fakte rreth AIDS-it

Print

Titulli: Fakte rreth AIDS-it (pjesa 2)

Vazhdojmë bashkë me temën, besoj se ka ngjallur mjaft interes në ju.

Ti nuk mund ta marrësh AIDS-in nëse dikush teshtin apo nëse pi nga e njëjta gotë e të infektuarit, sepse virusi nuk jeton në pështymë. Nuk mund ta marrësh AIDS-in duke prekur apo takuar duart, duke u puthur apo duke përdorur  një tualet që është përdorur nga një person i infektuar. Nuk e merr AIDS-in nëse një mushkonjë kafshon një person të infektuar dhe më pas të kafshon edhe ty, sepse ndonëse gjaku është mbartës i virusit, HIV-i vdes brenda mushkonjës. Ka shumë gjëra që nuk të ngjisin AIDS-in dhe nuk duhet të kemi frikëra të kota. Por disa gjëra njihen si përçues të AIDS-it dhe ne duhet të jemi të vëmendshëm ndaj tyre. Fëmijët e palindur dhe foshnjat e gjirit, mund ta marrin këtë nga nënat e infektuara. Nëse je i ri apo në moshë madhore, dua të them se mund të marrësh HIV-in apo AIDS-in duke përdorur të njëjtën shiringë të një personi të infektuar, apo duke kryer marrëdhënie seksuale me një person të infektuar.

Doktor Riçard van Huten (Richard van Houten) grumbulloi disa statistika të frikshme. Në vitin 1995, vetëm 8 përqind e të infektuarve në Kanada ishin gra. Ndërsa një studim i fundit, zbuloi se njëzetë e katër përqind e të infektuarve në Kanada janë gra, një ndryshim i madh për një kohë të shkurtër! (Kjo nuk do të thotë se njëzetë e katër përqind e gjithë grave kanadeze janë të infektuara; kjo do të thotë se në çdo katër persona që infektohen, tre janë burra dhe një është grua.) Pra nuk  mund të themi më me aq siguri se AIDS-i prek vetëm burrat gej dhe jo gratë. Pavarësisht rritjes së rrezikut, pavarësisht faktit se seksi jashtë martese është rruga më e zakonshme për transmetimin e virusit, një pjesë e madhe e grave kanadeze të pamartuara pohojnë se kanë pasur marrëdhënie seksuale.

Plaga e AIDS-it është e tmerrshme sidomos në Afrikë.

Në vitin 1990 Afrika e Jugut ka pasur një shkallë infektimi më pak se një përqind; së fundmi kjo shkallë mes grave shtatzëna është vlerësuar në njëzetë e pesë përqind. Mendoje pak, një në çdo katër gra shtatzëna janë me AIDS. Transmetimi i HIV-it nga nëna te fëmija, është vlerësuar tridhjetë përqind, çka do të thotë se një në çdo njëmbëdhjetë fëmijë, që lindin në Afrikën e Jugut do të vdesin nga AIDS-i në fëmijëri. Ndërsa dy nga dhjetë foshnjat e tjera do t’i humbasin nënat nga AIDS-i.

Po kështu vende të tjera afrikane janë mbërthyer nga epidemia. Në Zimbabve 70 përqind e vdekjeve mes fëmijëve nën moshën pesë vjeç janë për shkak të AIDS-it. Në Botsvana, nëse shkalla e të infektuarve nuk bie, pothuajse nëntëdhjetë përqind e të gjithë atyre që janë tani pesëmbëdhjetë vjeç do të vdesin nga AIDS-i para se të kenë bërë pesëdhjetë vjeç. Jetë gjatësia atje është nën dyzetë vjeç. Jetëgjatësia atje është po aq e ulët sa në Mozambik.

AIDS-i nuk ka arritur ende këtë nivel në Nigeri, që njihet si vendi me popullsinë më të madhe në Afrikë. Por kjo nuk të ngushëllon shumë sepse situata e Nigerisë është keq dhe po përkeqësohet më shumë.  Në vitin 2000, shkalla e infektimit e kalonte 5 përqindëshin.

Në Afrikë kjo plagë po përhapet më shpejt mes të rinjve të moshës pesëmbëdhjetë deri njëzet e katër vjeç dhe, ato që e marrim më lehtë infeksionin janë gratë. Është llogaritur se 60 përqind e të rinjtë me AIDS në botë, të moshës pesëmbëdhjetë deri njëzetë e katër, janë gra. Miliona njerëz nëpër botë janë infektuar tashmë dhe miliona kanë vdekur tashmë. Çdo ditë lindin njëmijë e tetëqind foshnja të infektuara me AIDS. Çdo muaj vdesin dyzetë e dy mijë fëmijë nga AIDS-i.

Kjo është një tragjedi e tmerrshme për individët, familjet dhe miqtë. Po kështu është vdekjeprurëse për këto vende dhe sistemet e tyre sociale. Pse? Sepse të rinjtë, me miliona që sapo kanë arritur moshën më të bukur në jetë vdesin, ndërsa dëmi ekonomik është i madh. Pikërisht atëherë kur njerëzit trajnohen dhe janë gati për të qenë produktivë, ata ikin. Në Zambia numri i  mësuesve shkollorë që po vdesin nga AIDS-i është sa gjysma e numrit të përgjithshëm të mësuesve të rinj që trajnohen çdo vit.

AIDS-i mund të shkatërrojë sistemin arsimor dhe atë ekonomik, dhe ta bëjë gjithë sistemin politik më të paqëndrueshëm se kurrë më parë. Disa shtete që më parë shqetësoheshin për rritjen e popullsisë tani shqetësohen se nuk kanë mjaftueshëm njerëz që të bëjnë punën dhe të paguajnë taksat. Ndërkohë, vendimet politike që lidhen me AIDS-in, mund të mërzisin njerëzit me opinione të ndryshme dhe ta bëjnë më pak të qëndrueshëm sistemin politik.

Vrasës dhe gënjeshtar

Gjithë ky tmerr është vepër e një vrasësi vicioz, që nuk dëshiron që ne të dimë të vërtetën për AIDS-in. Sëmundja vetë mund të quhet një vrasës, por vrasësi kryesor është Satani, princi i errësirës dhe i vdekjes. Si e shumëfishon Satani vdekjen? Me anë të vdekjes.

Sikurse e thotë edhe Jezusi, se Satani ” Ju jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj; ai ishte vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të vërtetën, sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë të rrema, flet nga vetvetja, sepse është gënjeshtar dhe ati i rrenës.” (Gjoni 8:44) Satani i do gënjeshtrat dhe kënaqet me vdekjen. Ai i gënjeu prindërit tanë të parë, Adamin dhe Evën, me qëllim që të sillte vdekjen në racën njerëzore. Dhe sot ai po përdor gënjeshtrën për të përhapur vdekjen. Kjo është e vërtetë edhe për AIDS-in: ky është një vrasës akoma më i keq kur e vërteta nuk dihet apo shpërfillet.

Gënjeshtrat e Satanit janë të tmerrshme dhe, ai përdor gënjeshtra të ndryshme me njerëz të ndryshëm, në vende të ndryshme. Ai shpesh përdor gënjeshtrën se: rruga drejt lumturisë është të bësh seks me kë të duash. Por e vërteta është ndryshe: njerëzit janë shumë më të lumtur kur rrinë larg seksit në beqari dhe janë besnikë ndaj partnerit kur martohen.

Perëndia thotë se seksi është për martesën dhe martesa është për jetë. Zoti na fton të përmbahemi nga të pasurit e një marrëdhënie jashtë martese, për të mirën tonë. Satani, gënjeshtari afrohet dhe na thotë: “Ti nuk je bërë sipas imazhit të Perëndisë. Ti nuk je gjë tjetër veç kafshë. Dhe kafshët kanë instinkte. Pra ndiq instinktet e tua. Nuk bën dot ndryshe.” Por Bibla thotë se Perëndia nuk do të lejojë që të tundohesh përtej asaj që mund të mbash, por bashkë me tundimin do të japë edhe rrugëdalje. (1 Korintasve 10:13) Kujt duhet t’i besojmë, Satanit, gënjeshtarit, apo Perëndisë që nuk mund të gënjejë? Ti mund të jetosh ashtu siç e kërkon Perëndia nëse i kërkon Perëndisë forcë për ta bërë këtë.

Shumë zyrtarë dëshirojnë të luftojnë përhapjen e AIDS-it duke i dhënë falas prezervativë pothuajse të gjithë njerëzve si edhe shiringa falas për përdoruesit e drogës. Këto masa mund të ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të AIDS-it për njerëzit që bëjnë një jetë të shthurur dhe unë shpresoj që kështu shpëtohen disa jetë. Por kam frikë se ndikim më të madh AIDS-i ka kur përhapen gënjeshtrat e Satanit.

Prezervativi dhe shiringat deklarojnë: “Ju njerëzit jeni thjesht kafshë. Nga ju nuk pritet të bëni gjë të mirë, kështu që mos e merrni mundimin. Ja se si mund të përmirësoni shanset e mbijetesës teksa bëni të keqen.” Perëndia ofron shumë më tepër. Ai të fton në një stil më të mirë dhe më të lartë jetese. Perëndia thotë se ti mund të jesh ndryshe dhe Ai do të japë fuqinë të ndryshosh. Prezervativët mund të sigurojnë mbrojtje nëse përdoren si duhet dhe nuk dëmtohen, por a nuk do të ishte më mirë ta trajtoje seksin si një dhuratë të çmuar nga Perëndia dhe ta shihni partnerin si person që mbart imazhin e Perëndisë?

Gënjeshtrat janë specialiteti i Satanit. Në disa pjesë të botës, Satani përhap gënjeshtrën se nëse nuk bën seks do të çmendesh, sepse kjo është një nxitje natyrore që duhet të çlirohet diku. E vërteta është se njerëzit të cilët kontrollojnë dëshirat e tyre, renditen ndër njerëzit më të shëndetshëm apo të ndjeshëm që ekzistojnë.

Në disa vende, njerëzit, mashtrohen me mendimin se nëse nuk bën seks para martese, kjo mund të frenojë aftësinë për të pasur fëmijë më vonë. E vërteta është krejt ndryshe: seksi me partnerë të ndryshëm para martese mund të shkaktojë sëmundje që të bëjnë ty steril dhe të paaftë për të pasur fëmijë.

Këtu ndahemi bashkë. Ju lë takim herën e ardhshme. Deri atëherë mirë u dëgjofshim!