Një gënjeshtër që sjell vdekjen është edhe ajo që pohon se nëse ke AIDS, mund ta heqësh qafe atë duke bërë seks me një të virgjër. E vërteta është se nëse ia punon kështu një personi, nuk kuron askënd por thjesht infekton personin tjetër dhe e dënon atë me vdekje, ashtu si veten tënde.
Një tjetër gënjeshtër e Satanit është se drogat mund të zgjidhin problemet e tua dhe të bëjnë të ndihesh më mirë. E vërteta është se drogat mund të shkaktojnë çdo lloj problemi dhe të bëjnë të ndihesh më keq në të ardhmen, sidomos nëse përdor gjilpëra të përbashkëta për marrjen e drogës, ti mund të marrësh AIDS-in dhe të vdesësh.
Një gënjeshtër tjetër që përdor Satani në disa kultura është se AIDS-i mund të infektohet me anë të magjisë së dikujt tjetër. Por kjo është një gënjeshtër. Kur Satani dëshiron të shpërndajë AIDS-in, ai nuk ka nevojën e një doktori a një shamani, apo të një mallkimi të madh. Ai kërkon mënyra që t’i bëjë njerëzit të shkojnë kundër vullnetit të Perëndisë. AIDS-i nuk përhapet me magjistarë por me anë të lëngjeve të caktuara trupore, kryesisht gjakut dhe spermës.
Satani përdor gënjeshtrat për të infektuar njerëzit me AIDS, dhe sapo ata infektohen, ai përdor gënjeshtrat për t’i mbajtur larg së vërtetës. Shumë njerëz janë të infektuar por as që nuk e dinë. Në Shtetet e Bashkuara, qendra federale për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve së fundmi ka kryer një studim të madh për burrat biseksualë dhe gej. Mes zbulimeve, doli se 77 përqind e të infektuarve nuk ishin të vetëdijshëm për statusin e tyre si të infektuar me HIV. Ata nuk kishin bërë analiza së fundmi, disa madje nuk kishin bërë kurrë analiza në jetën e tyre dhe, nuk e mendonin veten si një rrezik të lartë. Ata nuk e dinin të vërtetën për gjendjen e tyre.
Disa njerëz nuk e besojnë se janë me HIV, edhe pasi analizat e gjakut e tregojnë këtë. Ata ndihen ende të shëndetshëm shumicën e kohës dhe mund të vazhdojnë aktivitetet normale për vite të tëra. Ata nuk marrin masa për të ruajtur shëndetin e vet sa më shumë të munden dhe nuk marrin masa për të mbrojtur të tjerët.
Të tjerët mund të përballen me faktin se janë të infektuar, dhe mund të marrin gjithë hapat e duhura mjekësore dhe të sillen me të tjerët në mënyrë shumë të përgjegjshme, por edhe atëherë arsenali i gënjeshtrave të Satanit, ka një tjetër armë mashtrimi.
Nëse merr HIV/AIDS, Satani mund të pëshpëritë: “Ti je një mëkatar i ndyrë, ja se çfarë je. Tani po merr atë që meriton. Për ty nuk ka shpresë. Perëndia të urren ty. Të tjerët do të urrejnë po ta marrin vesh se je me AIDS. Edhe ti mund ta urresh veten. Nuk ke rrugëdalje tjetër. Vdekja po të afrohet. Nuk ka asnjë mënyrë për të shmangur vdekjen, nuk ka shpresë për ty pas vdekjes. Ti je i destinuar të jetosh të ardhmen pa dashuri, pa paqe, pa lumturi.” Emri Satan do të thotë “akuzues” dhe akuzimet janë disa prej gënjeshtrave të tij më të tmerrshme.
Sigurisht që jo çdo gjë që Satani thotë është e gjitha gënjeshtër. Ai duhet të përdorë mjaftueshëm të vërtetë në të që gënjeshtrat e tij të jenë bindëse. Është e vërtetë se ti edhe unë jemi mëkatarë. Po kështu është e vërtetë se mëkati meriton vdekjen.
Por nuk është e vërtetë se ti nuk je gjë tjetër veçse një mëkatar. Ti je po ashtu një person i çmuar i krijuar sipas imazhit të Perëndisë. Është e vërtetë se çdo njëri prej nesh e fyen Perëndinë me mëkatin tonë, por nuk është e vërtetë se Perëndia të urren dhe se nuk do të dojë më kurrë. Jezusi ka dashur dhe ka transformuar hajdutë, prostituta dhe vrasës, pse mos të na dojë edhe ne? Është e vërtetë se AIDS-i është një sëmundje e tmerrshme dhe se nëse infektohesh, kohë të vështira të presin para. Por nuk është e vërtetë se nuk ke mundësi për të pasur një të ardhme të lumtur. Ti mund të kesh të ardhmen më të shkëlqyer në botë, nëse i beson Jezus Krishtit. Ti mund të kesh jetë të përjetshme me anë të Tij. Satani hedh gënjeshtrat e tij me një të vërtetë atje apo këtu, por Jezus Krishti është e vërteta. (Gjoni 14:6) dhe Jezusi i thotë: “dhe atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë kurrë”. (Gjoni 6:37)
Shërues dhe Mik
Nëse je i sëmurë me mëkatin dhe i sëmurë me AIDS, ti je pikërisht ai person që Jezusi erdhi për ta shpëtuar. Jezusi ishte në një festë u miqësua me mëkatarët e përçmuar nga të tjerët, kur tha: “Nuk janë të shëndoshet që kanë nevojë për mjekun, por të sëmurët; unë nuk erdha për të thirrur të drejtët, por mëkatarët për pendim”. (Marku 2:17) Pra nëse je fajtor për mëkat dhe je tmerrësisht i sëmurë, mos u dëshpëro. Në vend të kësaj, gëzohu që Jezusi dëshiron të jetë miku yt dhe të ndihmojë ty.
Armiqtë e Jezusit e cilësuan atë “një mik? të mëkatarëve” (Luka 7:34) Ata donin ta thoshin këtë si një fyerje, por ne të gjithë e dimë se Jezusi është miku i mëkatarëve, është e mrekullueshme të dimë se Jezusi është miku i mëkatarëve. Për të gjithë ata që janë të sëmurë, është lajm i mirë të dëgjosh të vërtetën se Jezusi mund të shërojë të sëmurët,e po kështu të mos shoqërohesh me njerëz që janë krenarë për shëndetin e tyre dhe për shpirtrat e tyre të shëndetshëm. E vërteta më e madhe për AIDS-in është se kjo është pikërisht ajo gjë për të cilën erdhi Jezusi. Jezusi është shëruesi dhe miku më i madh.
Bibla thotë: “Prandaj është shfaqur Biri i Perëndisë të shkatërrojë veprat e Djallit.” (1 Gjoni 3:8) Mëkati është vepër e djallit. Vdekja është vepër e djallit. AIDS-i është vepër e djallit. Por Jezusi erdhi për të shkatërruar veprat e djallit. Gënjeshtrat e Satanit nuk mund ta mposhtin të vërtetën e Jezusit. Mëkatet e nxitura prej Satanit nuk mund t’ia kalojnë hirit të Jezusit. Frika dhe urrejtja që vjen nga Satani nuk mund të fshijë dashurinë e Jezusit. Sëmundja dhe vdekja e përhapur përmes Satanit nuk mund të ndalojë fuqinë ringjallëse të Jezusit.
Nëse bota zgjedh të përballet me plagën e AIDS-it pa Perëndinë dhe pa Krishtin, problemi do të përkeqësohet. Ata që nuk janë fëmijë të Perëndisë me anë të besimit në Jezusin janë pjesë e mbretërisë drejtuar prej Satanit. Sikurse e thotë edhe Bibla ” Ne dimë se jemi nga Perëndia dhe se gjithë bota dergjet në ligësi.” (1 Gjoni 5:19) Fuqitë botërore nuk mund të çlirohen prej mbërthimit të Satanit apo të refuzojnë gënjeshtrat apo të mundin vdekjen. Bota si e tërë nuk mund ta çlirojë veten nga Satani, ti edhe unë si individë nuk mund të përballemi me Satanin me fuqitë tona. Ne nuk mund t’ia hedhim Satanit as ta zhveshim nga pushteti i tij. Por nëse i besojmë Zotit dhe fuqisë së Tij të madhe e të luftojmë me armët e Tij, ne do të njohim të vërtetën dhe e vërteta do të na bëjë të lirë.
E vërteta është se Jezusi vuajti dhe derdhi gjakun e tij në kryq, që të paguajë fajin tonë, dhe të na çlirojë nga turpi. Ai u ngrit prej së vdekurish që të japë jetë të përjetshme dhe gëzim njerëzve që po vdesin. Pra do të ishte në frymën e antikrishtit të qëllojë të prekurit me AIDS me faj dhe turp, pa shpallur dashurinë shpëtuese të Jezus Krishtit. Po kështu gabimi më i madh që do të bënte një njeri me AIDS do të ishte refuzimi i dashurisë së Jezusit, dhe të hynte në përjetësi pa të. Kjo nuk është vetëm çështje shëndeti, apo sëmundjeje. Kjo është çështje qielli apo ferri.
Kemi apo nuk kemi AIDS, të gjithë ne do të vdesim nga diçka në një pikë të caktuar dhe duhet të hyjmë në përjetësi. Perëndia i dashurisë të fton ty për të ndarë përjetësinë me ty. Por nëse nuk e do Zotin Jezus në këtë jetë, nuk do ta kesh atë në jetën që do të vijë. E vetmja mundësi që të kesh gëzimin e përjetshëm është me anë të Krishtit, në të kundërt do të përfundosh në ferr, pa Të. Prandaj me gjithë zemër të ftoj t’i besosh autoritetit të Perëndisë së gjallë: largohu prej mëkatit, dhe besoji Jezusit. Pranoje dashurinë e Tij. Besoji premtimeve të Tij. Besoji urdhërimeve të Tij. Kërkoji që të të pastrojë ty me anë të gjakut të Tij dhe të japë fuqi të re me anë të Frymës së Tij të Shenjtë. Ndiq Zotin në rrugët e jetës. Prit me padurim për të shijuar miqësinë dhe kënaqësitë e Perëndisë në krijimin e Tij të ri. Beso në Zotin Jezus dhe do të shpëtohesh.
