Pse e la Jezusi Marinë nën kujdesin e Gjonit, a nuk kishte ajo familjen e saj qe mund te kujdesej për të?
DICKA E RE NË BOTË
Me të drejtë pyesni, pse? Pyetja është me vend, Jezusi kishte ardhur në botë për të krijuar një lloj të ri familjeje.
Në fakt, Jezusi po vdes për të krijuar një familje të re, të një lloji tjetër. Kjo është arsyeja e vërtetë përse ai mori këtë mision nga Perëndia.
Shpjegimet e kësaj të vërtete, mund ti gjeni përgjatë ungjijve.
Në moshën 12 vjeçare, kur Jezusi rri në tempull në vend që të niset për në shtëpinë e tij në Nazaret së bashku me prindërit, ai merr një tërheqje veshi prej tyre, pasi kishin kaluar tre ditë të tmerrshme të shqetësuar.
Por djali duket sikur nuk i bën përshtypje. Aq sa ai përgjigjet në mënyrë të çuditshme: “A nuk e dini se unë duhet të merrem me punët e Atit tim?”
Rreth njëzet vite më pas, Jezusi dhe miqtë e tij janë në një festë në Kanë. Bashkë e ta është edhe nëna e tyre, Maria.
Maria mendon se si nëna e Jezusit, ajo mund ta urdhërojë të birin të sigurojë një sasi vere për dasmën.
Sërish, Fjalët e Jezusit krijojnë në largësi të çuditshme mes atij dhe nënës së vet: Jezusi i tha: “Ç’ke me mua, o grua? Ora ime s’ka ardhur akoma!”.
Kjo bisedë e çuditshme ndodh përgjatë gjithë shërbesës së Jezusit. Një grua dikur ishte prekur kaq shumë prej mësimeve të Jezusit sa që shpërtheu në fjalët: “sa e mrekullueshme duhet të jetë të jesh nëna jote!” Por Jezusi e korrigjon: “Me tepër lum ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e zbatojnë!”.
Diku rreth asaj kohe, Jezusi po jepte mësimi dhe dikush i tha: “Nëna jote dhe vëllezërit janë jashtë duke të pritur.”
Në vend që të linte atë që po bënte, Jezusi i përgjigjet:
“. . . sepse kushdo që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej, më është vëlla, motër dhe nënë…”
Sa bisedë e çuditshme! Jezusi flet sikur familja e tij biologjike.
nuk është kryesorja kur bie fjala tek marrëdhëniet sociale!
Dhe tani nga kryqi, Jezusi shpjegon arsyet përse është kështu. Ai realisht krijon një familje të re poshtë kryqit, kjo është familja e Perëndisë, në të cilën ai është vëllai më i madh.
“Grua,” i thotë Jezusi Marisë. Grua. Kjo nuk është mënyra se si një djalë jude i drejtohej nënës së vet.
Përse duhet ti fliste Jezusi kështu asaj? Sepse tashmë Mari a nuk ishte më vetëm nëna e Jezusit, por së pari dishepulle e Jezusit.
Kjo duhet të kuptonte tani, se ishte në një marrëdhënie të re me të Birin, por edhe me të tjerët. Jezusi duke veshtuar nga kryqi i vetë, i thotë Marisë për Gjonin: “Grua ja biri yt, dhe më pas i thotë Gjonit për Marinë: “Ja nëna jote.”
FAMILJA E RE
Siç e shihni, Jezusi krijon një familje të re poshtë kryqit.
Sepse ajo që ndodh këtu nuk është një ngjarje rastësore e kryqit. Ngjarja e këtushme është arsyeja e vërtetë përse Jezusi erdhi në këtë botë. Jezusi ka ardhur për të krijuar një popull të ri, kishën e tij, e cila nuk është as më pak e as më shumë se sa Familja e Perëndisë së gjallë.
Kryqi ka lidhje me këtë komunitet të ri. Sepse në Kalvar, Jezusi, po rikrijon miqësinë e vjetër mes Perëndisë dhe popullit të tij.
Besëlidhja në Dhjatën e vjetër është lidhur mes Perëndisë dhe një populli të veçantë, bëhet fjalë për Izraelin.
Por ato lidhje të besëlidhjes, tashmë janë përmbushur dhe janë transformuar, përmes Jezus Krishtit.
Në fakt, natën para se të vdiste, Jezusi theu bukën dhe e ndau kupën me dishepujt e tij për tu dhënë atyre një shenjë të dukshme se tashmë përmes shërbesës së tij sakrifikuese po krijohej një besëlidhje e re.
Të gjithë ata që e vendosin besimin e tyre në Jezus Krishtin përjetojnë pajtimin me perëndinë që shkon tejet një marrëdhënie një më një me Perëndinë. Kjo besëlidhje pajtimi vlen për të gjithë ata që kanë të përbashkët besimin e tyre tek Shpëtimtari. Jezusi e kuptoi se ndjekja e tij do të thoshte të gjeje vendin tënd në bashkësinë e besimtarëve.
Të qenurit dishepulli i tij, do të thoshte të hyjë në një komunitet me të gjithë ata që e duan Jezus Krishtin.
Po, ndërtimi i komunitetit të besimit, ishte arsyeja e ardhjes së Jezusit në tokë. Si rezultat i fjalëve që Jezusi i tha Marisë dhe Gjonit, është krijimi i një familjeje që ka në qendër atë.
“Dhe që në atë moment ai e mori në shtëpinë e vet.”
Shpeshherë kjo interpretohet sikur, Gjoni e mori atë në shtëpinë e vet. Por kjo kishte një kuptim më të thellë.
Kishte një lidhje mes Marisë dhe Gjonit, që ishte më e afërt se sa ajo e anëtarëve të një familje natyrore. Maria dhe Gjoni kanë të përbashkët përkushtimin e tyre në Zotin. Ata tashmë kanë të përbashkët, dashurinë, misionin dhe destinacionin.
PËRGJIGJA PËR VETMINË
Në fakt ekziston një përgjigje për vetminë ka prekur shoqërinë tonë sot.
Muret që na ndajnë mund të rrëzohen kur ne qëndrojmë së bashku në praninë e Jezusit. Kur ne jetojmë në rrethin e dashurisë dhe hirit të tij, jemi të lirë për të qenë vetvetja.
Ne jemi të lirë për të qenë të sinqertë me Jezusin, po kështu të sinqertë me atë që kemi zbuluar, pra me hirin e Perëndisë. Ne jemi pjesë e një komuniteti që e trajtojnë njëri tjetrin sikurse do ta trajtonin Jezusin vetë.
Sepse Krishti na ka mësuar se atë që i bëjmë më të vegjlve ndër vëllezërit dhe motrat tona, ia kemi bërë Atij!
Kjo do të thotë se edhe familjet tona natyrore kanë vendin e tyre brenda kishës së Krishtit.
Po, është e vështirë ndonjëherë që disa njerëz të kuptojnë se të qenët pjesë e familjes së besimit është më e rëndësishme se sa të qenët pjesë e një familje fizike.
Por është e vërtetë. Perëndia dëshiron që ta marrë familjen tënde dhe të zbulojë në të planin e tij. Ai ka një mënyrë fantastike për të ushqyer besimin nga brezi në brez, përmes punës së prindërve të perëndishëm, apo gjyshërve që e duan Jezusin.
Por ndonjëherë familjet fizike, mund të na pengojnë që të ndjekim Jezusin.
Unë kam një mik të krishterë në Japoni, një pastor japonez, i cili më tha se vargu në shkrimet që e drejtoi atë të rrëfente në publik besimin e tij të krishterë ishte besimi i tij në fjalët e Jezusit:
” Ai që e do të atin ose nënën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua; dhe ai që e do birin ose bijën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua.”
Për këtë pastor Japonez, vendimi për tu bërë i krishterë, ishte një turp i madh për familjen. Për më tepër familja e tij mendonte se ai po ia kthente kurrizin dhe po hidhte poshtë lidhjet familjare.
Megjithatë miku im japonez e dinte shumë mirë se të qenë pjesë e familjes së besimit në Krishtin ishte gjëja më e rëndësishme në botë! Ai kuptoi se mënyra më e mirë për të ndërtuar komunitetin me Perëndinë dhe të tjerë ishte përmes Krishtit dhe kishës së tij.
Po nuk ka gjë më të rëndësishme se sa të jesh pjesë e familjes së Perëndisë. Por ndoshta kjo është fyese për ty. por ndonjëherë çuditërisht është kisha ajo që të mban ty larg vendimit për të pranuar Krishtin si Zot!
Ti nuk e ke problem ta mendosh Jezusin. Ai është kaq i dashur dhe i mirë! Por kisha që është thirrur në emrin e tij është krejt ndryshe.
Ndonjëherë ti thua se kisha është e mbushur plot me hipokritë. Pra me njerëz që nuk i jetojnë parimet e tyre.
Kisha është e mbushur me të gjitha llojet e çudirave dhe veçorive.
Hmmmmm, kjo më kujton një sërë familjesh. Ti mund të zgjedhësh miqtë, por jo familjen. Familjet kanë anëtarë me veçoritë e tyre, pra njerëz me nevoja të veçanta.
Unë mendoj se ka familje ku njerëzit e kanë të vështirë të duan njëri tjetrin. Çdo familje ka anën e vet të çuditshme. Nëse e mendon mirë,ka njerëz të njerëz që vuajnë për një familje, ku do të marrin dashuri, inkurajim dhe mbështetje.
Dhe kështu është edhe kisha. Duhet ta pranojmë për hir të së vërtetës dhe jo të gjithë njerëzit e kishës janë shumë të pëlqyeshëm. Kisha është e mbushur me njerëz të ndryshëm, të cilët reflektojnë dashurinë e Krishtit në njëfarë shkalle.
Disa punojnë shumë. Të tjerët nuk e marrin shumë seriozisht këtë udhëtim të krishterë.
Kisha është e mbushur plotë me njerëz të cilët janë mbërthyer pas fajit dhe dështimeve të tyre.
Pikërisht për këtë unë e gjej veten atje.
Mendoj se për këtë arsye e gjen veten edhe ti. Kisha është mbushur plotë me njerëz “që vijnë ashtu si janë”, si njerëz të papërsosur. Njerëz të etnive dhe personaliteteve të ndryshme që kanë një gjë të përbashkët: nevojën për të marrë hirin e Perëndisë, dashurinë e Krishtit, dhe përbashkësinë që krijohet prej Frymës së Tij.
A ju kujtohet gruaja për të cilën foli Pol Turnier, në fillim të këtij programi? Jeta e saj ndryshoi krejt kur ajo takoi disa njerëz të cilët ishin të krishterë dhe i ofruan asaj miqësinë e tyre, jo për shkak të pozicionit të saj të rëndësishëm, por duke e parë si një person real.
Edhe jeta jote mund te ndryshojë. Me siguri që në lagjen apo fshatin apo qytetin tënd, ka një bashkësi të krishterë që e merr seriozisht fjalën e Perëndisë, qëndrojnë së bashku dhe e shprehin dukshëm besimin e tyre,
Ti ke nevojë për këta njerëz. Ata janë përgjigja për vetminë tënde. Takohu me ta. Shko në bashkësinë e tyre. Prezantoje veten. Ose fol me një person ndër ta dhe kërkoji atij apo asaj të të prezantojë me familjen e tyre të krishterë.
Ti vetë duhet të lëvizësh nga vendi për të larguar vetminë, afrohu pranë Perëndisë dhe besimtarëve të krishterë.
Sepse në një komunitet si ky, do të gjesh kuptimin dhe qëllimin e gjithë qenies tënde që është : të jetosh i lidhur me Perëndinë dhe me të tjerët.