Financa për fillestarët

Print

Titulli: Financa për fillestarët (pjesa 3)

Pyetja që dua të ndalem sot është a e shmang rrezikun financimi? Sigurisht që asnjë investim nuk e mënjanon rrezikun, por nëse vepron si duhet, shmang skemat e pasurimit të shpejtë, zgjedh fondet e përbashkëta që investojnë gjerësisht në ekonominë kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe je mjaft i duruar që ti mbash investimet e tua afatgjata, rreziku yt me shumë mundësi do të shpërblehet. Bibla nuk e nxit kumarin, por nxit investimin. “Hidh bukën tënde mbi ujërat” thotë Shkrimi, ” sepse pas shumë kohe do
ta gjesh përsëri.” (Predikuesve 11:1)

Në kohët antike, tregtarët e kishin zakon të dërgonin mallra në det me anije. Ky ishte një rrezik, dhe ata ndonjëherë duhet të prisnin për njëfarë kohe, por zakonisht anija do të kthehej, duke sjellë një fitim të madh. Pajisjet e investimeve moderne, u japin mundësinë njerëzve të zakonshëm, të investojnë  në
një larmi më të madhe projektesh dhe me një rrezik më të vogël, se tregtarët e lashtë, dhe me shpresën e fitimeve të mëdha.

Është e drejtë të thuash që një libër, si “Financa personale për fillestarët”( Personal Finances for Dummie) po ofron një këshillë me vlerë,  kur thotë të shpenzosh më pak se sa fiton, të kursesh atë që nuk e shpenzon, dhe të investosh atë që kursen. Këto udhëzime dhe këshilla shumë praktike se si të
realizohen këto, përkojnë me urtësinë e Biblës për financat.

Fillestari më i madh

Por Bibla nuk ndalon atje. Në fakt, është e mundur të bësh gjithçka që kemi folur deri tani, e megjithatë të jesh një i marrë financiar. Kur Bibla thotë: “ç’vlerë ka paraja në duart e budallait nëse ai nuk dëshiron të fitojë urtësi?” Kjo mund t’i drejtohet njerëzve të cilët shpenzojnë gjithçka pa hesap, pavarësisht se sa të larta janë të ardhurat e tyre, por mund tu drejtohet gjithashtu atyre që shpenzojnë me kujdes, kursejnë rregullisht, dhe investojnë me mençuri, por nuk i kushtojnë vëmendje Perëndisë.

Jezusi tregon historinë e një njeriu i
cili dukej sikur ishte një kampion financiar. Ai shpenzonte më pak se fitonte. Ai kursente ato që nuk i shpenzonte. Ai investonte atë që kursente dhe bëhej akoma më i pasur. Ai kishte tërë sigurinë dhe mbrojtjen që një njeri mund të imagjinojë. Ai ishte kaq i suksesshëm sa që i vetmi problem i tij, dukej se
ishte ku ta mbante tërë këtë pasuri dhe si ta shpenzonte atë. Prandaj ai vendosi që të dilte herët në pension dhe të shijonte jetën. Ai i tha vetes: ” dhe pastaj do t’i them shpirtit tim: Shpirt, ti ke pasuri të
shumta të shtëna për shumë vjet; pusho, ha, pi dhe gëzo”. Por Perëndia i tha: “O i pamend, po atë natë shpirtin tënd do të ta kërkojnë dhe ato që përgatite të kujt do të jenë?”. Kështu i ndodh atij që grumbullon thesare për vete dhe nuk është i pasur ndaj Perëndisë.” Luka 12:19-21

Kjo e vendos frazën “Financa për të fillestarët” në një dritë krejt tjetër apo jo? Një njeri zbaton me
përpikëri këshillat e një konsulenti financiar, ai mbledh një dorë të mirë parash për pension dhe çfarë i thotë Perëndia atij? “Njeri i marrë! O i pamend!” Nëse nuk ke Perëndinë si pasuri, paratë e tua nuk kanë vlerë. Nëse nuk je gati për përjetësinë, plani yt për pension është jashtë diskutimi. Ferri është një vend i fëlliqur për pension. “Ç’dobi do të ketë njeriu të fitojë gjithë botën, nëse më pas do të humbë shpirtin e vet?” (Marku 8:36)

Ndoshta ti di shumë më tepër për financën se sa disa prej nesh të cilët kanë nevojë për libra financiarë që të mësojnë. Ndoshta ti e dije këtë informacion për financat që folëm bashkë, por nuk di ende diçka. Ti e di se është gabim i madh financiar të mbartësh borxhe të mëdha në një kartë krediti apo plan pagimi; ti e di se është një gabim financiar të mos planifikosh përpara dhe të mos kursesh para rregullisht; ti e
di se është gabim i madh financiar të mos investosh me zgjuarsi; ndoshta ti nuk bën asnjë prej këtyre marrëzirave. Por a po bën gabime që janë akoma më trashanike ? A je ti i mirë në grumbullimin e gjërave për veten por nuk je i pasur ndaj Perëndisë?

Merr parimet financiare që kemi folur deri tani dhe aplikoi ato në jetën tënde shpirtërore. Nëse të qenurit pa borxhe është kaq i rëndësishëm, a nuk është shumë herë më e rëndësishme të jesh i lirë
prej borxhit që i detyrohesh Perëndisë për shkak të mëkatit tënd? Nëse është e rëndësishme të kursesh për raste emergjencash dhe të planifikosh përpara për të qenë gati për pensionin e gjatë, a nuk është më e rëndësishme të jesh gati për vdekjen dhe të planifikosh paraprakisht për një përjetësi që nuk ka fund? Nëse është e rëndësishme të investosh me mençuri për një kohë të gjatë, a nuk është më e rëndësishme të investosh në mbretërinë e përjetshme të Perëndisë dhe në popullin që do të jetojë përjetë?

Nuk mund të mbështetesh te paraja për të shlyer borxhin e mëkatit. Shkrimi thotë: “Pasuritë nuk sjellin dobi ditën e zemërimit, por drejtësia të shpëton nga vdekja.” (Fjalët e Urta 11:4) Vetëm gjaku i Jezusit mund të shlyejë borxhin tënd dhe  vetëm drejtësia e Krishtit e vendosur në llogarinë tënde mund të çlirojë ty prej vdekjes dhe ferrit. Bibla thotë: “Emri i Zotit është një kala e fortë, tek ai turret i drejti dhe
gjen siguri. Pasuria e kamësit është qyteti i tij i fortë dhe sipas mendimit të tij ajo është si një mur i lartë.” (Fjalët e Urta 18:10-11 ) “Puna e të drejtit i shërben jetës, fitimi i të pabesit mëkatit.
” (Fjalët e Urta 10:16)

Ti ke nevojë që borxhi yt të shlyhet me anë të besimit në Jezusin dhe, ti duhet të shikosh përtej rrethanave të tua, drejt qiellit. Jezusi thotë të mos mbledhësh thesare mbi tokë, ku është
gjithmonë rreziku që të humbasë, por të grumbullosh thesare për në qiell, ku nuk mund të humbasin kurrë. (Mateu 6:19-20)

Si mund të investosh për qiellin? Duke investuar në mbretërinë e Perëndisë dhe në njerëzit e tjerë. Shumë libra për financën personale flasin shumë për kursimin dhe investimin, por pak prej tyre thonë si
të investosh në punën e Perëndisë përmes kishës, misioneve apo ndihmimit të njerëzve në nevojë. Investo të paktën 10 përqind të parave të tua dhe më shumë se 10 përqind nëse mundesh. Bibla thotë ” Ndero Zotin me pasurinë tënde” (Fjalët e Urta 3:9) Kur ti jep bujarisht, ti po e nderon Zotin. Ti
po thua, “Zot, gjithçka e imja është e jotja, ti ke qenë kaq i mirë me mua sa që edhe me dhjetë përqind më pak, unë do të kem më shumë se mjaft.” Dhe çfarë do të ndodhë pastaj? Teksa i jep Perëndisë, Ai do të vazhdojë të të japë ty. Ai siguron paratë që ti ke nevojë, së bashku me bekimet që paraja nuk mund
t’i blejë. Njerëzit që i duan paratë por jo Perëndinë mbeten njerëz të shqetësuar, por Bibla thotë: ” Bekimi i Zotit pasuron dhe ai nuk shton asnjë vuajtje.” (Fjalët e Urta 10:22)

Ndaj beso se Jezusi mund ta shlyejë borxhin e mëkatit tënd, kërko së pari mbretërinë e Perëndisë, mblidh thesare për në qiell dhe, mund të jesh i sigurt se Perëndia do të sigurojë gjithçka tjetër që të duhet në këtë botë. Ç’është e vërteta, urtësia shpirtërore, mund të rrisë urtësinë tënde financiare dhe, pasuria qiellore mund të rrisë pasurinë tënde tokësore. Kur ti zotëron pasurinë e vërtetë shpirtërore, ti e di se “Perëndishmëria është një mjet që sjell dobi të madhe, kur njeriu kënaqet me aq sa ka.” (1 Timoteu 6:6), dhe ti nuk je aq i tunduar sa të shpenzosh më tepër se sa duhet me qëllim që të ndihesh mirë apo i lumtur. Ti nuk hyn në kumar apo skema të tjera të pasurimit të shpejtë.  Ti e di se Perëndia i Cili të ka thirrur ta duash atë mbi gjithçka tjetër, të fton që të jesh edhe financiarisht i mençur.

Bibla thotë: ” dhe të përpiqeni me kujdes të jetoni në paqe, të merreni me gjërat tuaja dhe të punoni me duart tuaja, ashtu si ju kemi urdhëruar, që të silleni me nder ndaj atyre që janë jashtë dhe të mos keni nevojë për asgjë.” (1 Thesalonikasve 4:11-12) Perëndia nuk dëshiron që ti të adhurosh paranë, por ai nuk dëshiron që të jesh kaq i pakujdesshëm apo i marrë me paratë sa të lesh një përshtypje të keqe te të
tjerët dhe të mos jesh në gjendje të mbash jetën tënde. Nxirri vetë të ardhurat për të jetuar, menaxhoi paratë e tua në një mënyrë të përgjegjshme, që meriton respekt, dhe ji mbështetës për veten.

Dashuria për paratë dhe shpërfillja e Perëndisë është rrënja e të gjithat këqijave, por ta duash Perëndinë dhe të shohësh paratë si një përgjegjësi e dhënë prej Perëndisë  është rrënja e tërë të këqijave. Por të duash Perëndinë dhe ti shohësh paratë si burimin e një përgjegjësie të dhënë prej Perëndisë është burimi i një mirësie të madhe. Pra mos ji një fillestar financiar. Në vend të kësaj, gëzo në pasuritë e përjetshme, dhe përdor me urtësi pasuritë tokësore.

Shijo lirinë financiare pa rënduar të tjerët dhe, përdor bekimet e Perëndisë për ta nderuar Atë, e për të qenë bekim për të tjerët.