Print

Titulli: Fuqia e lutjes

Dua ta filloj me Pjetrin dhe Gjonin. Ata ishin në telashe. Asokohe ishin drejtuesit më të rëndësishëm ndër apostujt e kishës. Në këtë moment të historisë së krishterë, turma e ndjekësve të Jezusit përbëhej prej një pakice njerëzish që jetonin në Jeruzalem.

Besimtarët e parë të Jezusit ishin judenj që kishin pranuar Mesian ose Krishtin. Ata besonin se i njëjti Jezus që autoritete e Jeruzalemit e kishin kryqëzuar si një njeri që sillte probleme, pak më vonë Perëndia e kishte ngritur prej së vdekurish.

Ringjallja e Jezusit tregoi se ai do të ishte jo vetëm Biri i Perëndisë por edhe Shpëtimtari i botës.

Asnjë preson apo fuqi në qiell dhe në tokë nuk mund të na shpëtojë prej mëkatit dhe gjykimit. “Jezus Krishti është Zot!”

Pjetri dhe Gjoni ishin në telashe sepse kishin shpallur lajmin e mire ne oborret e tempullit jude në Jeruzalem. Një ditë ata kishin shkuar atje per adhurim, sepse ishin ende judenj besnikë megjithëse ishin bërë të krishterë.

Ata besojnë se Krishti është përmbushja e qëllimit të Perëndisë për popullin Jude, meqenëse Jezusi është përmbushja e gjithë profecive të shkrimeve hebreje. Një ditë teksa hynë në tempull, pjetri dhe Gjoni kaluan pranë një lypsari të gjymtuar i cili i kërkoi lëmoshë.

Meqenëse nuk kishin para ata i ofruan këtij personi paraplegjik diçka akoma më të mirë. Ata i folën për Jezusin, dhe ky njeri i gjymtuar besoi tek Krishti. (3:16), këmbët e tij u shëruan dhe ai u shpëtua.

Turma u mahnit prej këtij burri që dikur ulok dhe tani mund të vraponte duke lavdëruar Perëndinë. Pjetri i foli turmës duke i përsëritur mesazhin e tij rreth Jezusit.  Sapo policët morën vesh se çfarë po ndodhte shkuan për të arrestuar dy apostujt.

Ditën tjetër këshilli judeas do të vendoste se çfarë do të bëhej me ta. Ata dëshironin t’i dënonin por dëshmia e lypsarit të shëruar i pengonte. Fuqia e emrit të Jezusit as nuk mund të mohohej as edhe të diskreditohej.

Pra këto autoritete kërcënuan apostujt duke i paralajmëruar që të rrinin gojëkyçur për besimin e tyre te Jezusi dhe Ringjalljen e tij.

Skena këto pak a shumë të ngjashme me ngjarjet në ditët tona..

“duke thënë: “Ç’t’u bëjmë këtyre njerëzve? Sepse u është njohur të gjithë banorëve të Jeruzalemit se është bërë një mrekulli e dukshme prej tyre, dhe ne nuk mund ta mohojmë;

17  por, që kjo të mos përhapet më shumë në popull, t’i kërcënojmë rreptë  që të mos i flasin më asnjeriu në këtë emër”.

18  Dhe, si i thirrën, u dhanë urdhër atyre të mos flasin fare dhe as të mësojnë në emër të Jezusit.

19  Por Pjetri dhe Gjoni, duke iu përgjigjur atyre, thanë: “Gjykoni ju, nëse është e drejtë para Perëndisë tiu dëgjojmë më shumë ju sesa Perëndinë.

20  Sepse ne nuk mund të mos flasim për ato që kemi parë dhe dëgjuar”.

21  Ata pasi i kërcënuan përsëri, i lanë të lirë duke mos gjetur mënyrë se si t’i ndëshkojnë për shkak të popullit, sepse të gjithë përlëvdonin Perëndinë për atë që kishte ndodhur.

Veprat  4:16-21, cev

DREJTIMI NË LUTJE

Menjëherë pasi u liruan, Pjetri dhe Gjoni nxituan për tu bashkuar me besimtarët e tjerë. Ata i treguan gjithçka që u kishte ndodhur. Po tani çfarë do të bënin? Çfarë mund të bënin? Luka thotë se ata filluan të luten.

” Por kur i dëgjuan këto, ata me një mendje e ngritën zërin te Perëndia dhe thanë: “O Zot, ti je Perëndia që ke bërë qiellin, dheun, detin dhe gjithçka që është në ta,

25  dhe që me anë të Frymës së Shenjtë ke thënë, nëpërmjet gojës së Davidit, shërbëtorit tënd: “Përse u zemëruan kombet, dhe popujt mendojnë gjëra të kota?

26  Mbretërit e dheut ngritën krye dhe princat u mblodhën bashkë kundër Zotit dhe kundër Krishtit të tij”.

Veprat 4:24-26, NIrV

Kundërshtimi i pushteteve civile dhe religjioze nuk ishin habi për të krishterët e parë, sepse si çdo detaj tjetër në historinë e Jezusit , edhe këto ishin parathënë në Dhjatën e Vjetër.

Të krishterët e parë sa herë që u kanosej një rrezik shkonin tek Perëndia. Në lutjen e tyre tek veprat 4 ata u përballën me Perëndinë në një mënyrë të pazakontë. Ata nuk e thirrën atë “Zot” apo “Perëndi” apo “At”.

Ata zgjodhën një term shumë të rrallë që ishte “Zot Sovran” apo “Zot dhe drejtues i gjithçkaje,” një term që theksoi autoritetin absolut të Perëndisë mbi gjithçka dhe çdonjëri. Në këtë lutje na kujtohet se Perëndia është në kontroll të gjithçkaje. Ai është sunduesi i të gjitha gjërave. Ai është zot mbi zot dhe mbret mbi mbret. Të gjitha kombet, autoritet, dhe qeveritë janë nën kontrollin e tij. Ato mund të bëjnë vetëm atë që u lejon atyre. Qeveritë duhet ti shërbejnë qëllimit të lartë të Perëndisë.

Pra çfarëdo që të na kërcënojë nuk mund të ekzekutohet pa lejën e Zotit sovran që e lejon për një arsye të caktuar.

Këto janë të vërtetat që të krishterët theksuan në lutjen e tyre në Jeruzalem. Para se të kërkonin diçka, para se ta përmendnin atë që parashikonin, pra rrezikun që mund të hanin ata ngrinin zërin për të lavdëruar Perëndinë që i ka bërë të gjitha gjërat.(v. 24), që është mbi çdo qeveritar (v. 27), që kontrollon të gjitha ngjarjet në mënyrë që të realizohen sipas planit të tij.(v. 28).

Vetëm pasi kishin pohuar pushtetin dhe qëllimin e perëndisë për të shpëtuar, besimtarët fillonin të luteshin për veten. Por asnjëherë nuk luteshin që armiqtë e tyre të shkatërroheshin.

Nuk luteshin vetëm për sigurinë, shëndetin apo suksesin e tyre. Ata së pari luteshin për problemin kishin. “Zot dëgjo si po na kërcënojnë.” Më pas ata bënë dy kërkesa të thjeshta. Së pari kurajë për të dëshmuar pavarësisht rrezikut me të cilin përballeshin. “ne jemi shërbëtorët e tu, na jep kurajë për të folur për ty.” Së dyti, ata i kërkuan Perëndisë pushtet për të dëshmuar.

Pasi u lutën, vendi ku ata qëndronin u tund. Ata ishin mbushur që të gjithë me Frymën e Shenjtë. Ata ishin shumë të guximshëm për të folur Fjalën e Perëndisë. (v. 31)

Pak a shumë diçka të ngjashme me pentakostin, lexojmë tek veprat.

Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve. Të gjithë me një mendje të vetme mblidheshin nën portikun e Salomonit. ata e morën vesh dhe ikën në qytetet e Likaonisë: në Listra, në Derbë dhe në krahinën përreth,dhe atje vazhduan të ungjillëzonin.  Veprat  5:12, 14; 6:7, cev)

PSE ËSHTË LUTJA, Çelësi

Lutja solli ndryshimin për kishën në Jeruzalem. Lutja ishte çelësi për përhapjen e ungjillit dhe rritjen e kishës.

Lutja çliron fuqinë e perëndisë. Lutja mund të realizojë shenja dhe mrekulli atëherë kur perëndia dëshiron të konfirmojë identitetin e Jezus Krishtit dhe të vërtetën e ungjillit.  Kështu ishte në fillim fare, kisha e hershme, por lutja ka funksionuar njëlloj në çdo shekull.

Pse është lutja më e rëndësishmja? Pse lutja e rrit mbretërinë e Perëndisë.

Dua të nënvizoj  tre arsye si më poshtë;

Në radhë të parë, lutja është diçka që çdo besimtar mund ta bëjë.

Duke supozuar se kemi aftësi fizike dhe mendore, të gjithë ne mund të lutemi, askush nuk mund të thotë se është shumë i dobi apo shumë i moshuar për tu lutur. Ti mund të lutesh apo jo? Pse mendon se je gjallë? Sepse perëndia ka një qëllim për ty, ai ka një shërbesë për ty, dhe shërbesa më e dobishme është lutja.”

Pse të lutemi? Sepse nëse lutesh sinqerisht për mbretërinë e Perëndisë atëherë në atë drejtim do të ecësh me besnikëri, frikë e nderim.

Nuk mund të lutesh dhe njëkohësisht të rrish në vend numëro pa u përfshirë në diçka. Është gabim nëse lutesh , zot shpëtoji njerëzit kudo nëpër botë, ndërkohë që ti vetë rri duarkryq. Nuk funksionon kështu. ne jemi ata që duhet të shkojmë te njerëzit në nevojë, apo të harruar nga kjo botë.

Arsyeja e fundit përse duhet të lutemi është sepse kur ne lutemi Perëndia bën më shumë. Zoti do të tundë kishat lutëse sikurse bëri me shtëpinë në Jeruzalem. Ai do të vijë me praninë e tij dhe me fuqinë e tij. Kur besimtarët luten perëndia vepron. Fuqia e tij ndonjëherë bëhet e dukshme përmes mrekullive e ndonjëherë përmes rritjes së beftë të kishës, ndonjëherë përmes shpëtimi të një personi që jemi lutur, por gjithmonë ka një mënyrë.

Lutja na kujton se beteja i përket Zotit. Për sa i  takon shpëtimit, punën më të madhe e bën Perëndia. Ne thjesht jemi pjesëmarrës në atë punë. Ne dëshmojmë, por perëndia dëshiron të fshijë çdo hije dyshimi se pas shpëtimit fshihet puna e tij, gjithçka varet në të. “pa mua nuk mund të bëni asgjë” tha Jezusi (Gjoni 15:5). Pra është detyra e tij të realizojë shpëtimin e botës për lavdi të emrit të tij. Gjithçka në univers ekziston për lavdi të tij. Kjo është e vërtetë për çdo kishë apo mision a gjithçka tjetër. Lutja është mjeti kryesor që Perëndia përdor për rritjen e mbretërisë së tij sepse kjo na përul ne dhe e lartëson Perëndinë

A e beson ti këtë? A beson se Jezus Krishti është Zoti dhe shpëtimtari i Botës? A e beson se njerëzit kudo duhet ta njohin dhe të besojnë në të? A beson se Perëndia do ta realizojë këtë? Ai do të na përdorë ne për ti folur të tjerëve rreth bekimit të madh që kemi në jetën tonë, Jezusin. Nëse je i bekuar sot foli dikujt për Jezusin dhe Perëndisë i qoftë lavdia.