Fuqia e madhe e zemërbutësisë

Print

Titulli: Fuqia e madhe e zemërbutësisë (pjesa 1)

Si ia bën për të ndikuar mendimin e dikujt? Si i ndikon njerëzit e tjerë? Si e ndryshon sjelljen, qëndrimet apo ndjenjat e tua?

Një njeri i urtë, Solomoni ka shkruar disa proverba apo fjalë të urta që kanë lidhje me këtë çështje.

Për ta filluar do të përmend një fjalë të urtë pikërisht nga ky libër: fjalët e urta kapitulli 25:15: “Me durimin i mbushet mendja një princi dhe gjuha e ëmbël thyen kockat.”

Ky njeri i ditur thotë se fjalët e ëmbla kanë shumë fuqi për të ndikuar të tjerët, pra të qenurit i duruar, i  mirë dhe i hirshëm i ndikon shumë të tjerët. Dhe mos e bëj këtë vetëm për të marrë atë që dëshiron.

Ji me të vërtetë ai lloj personi. Sot dëshiroj që të ndalemi tek virtyti i zemërbutësisë, ky është një prej rezultateve  të dukshme në ne kur Fryma e Perëndisë banon në ne dhe do ta shikojmë atë përmes lenteve të këtij proverbi mahnitës.

Një mënyrë se si mund ta kuptojmë më mirë këtë fjalë të urtë, është të shohim tërësinë e plotë të proverbave që kanë lidhje me këtë temë.

Në këtë rast, mua mu duk e arsyeshme të shikoja gjithë librin e fjalëve të urta dhe të vëzhgojmë disa prej sjelljeve që janë të kundërtat e zemërbutësisë. Po deshe quaji edhe vrasës të zemërbutësisë, gjërat që luftojnë zemërbutësinë.

Kam kuptuar se janë së paku tre gjëra që e vrasin zemërbutësinë.

Së pari është nxitimi, pra një përgjigje e nxituar, ose e folura e pamenduar mirë.

Fjalët e urta 29:20 A ke parë një njeri që ngutet në të folur? Ka më tepër shpresa te një budalla se sa te ai. “ Jakobi  1:19 çdo njeri të jetë i shpejtë në të dëgjuar, i ngadalshëm në të folur dhe i ngadalshëm në zemërim.”

Fjalët e urta 13:3 Kush kontrollon gojën e tij mbron jetën e vet, por ai që i hap shumë buzët e tij shkon drejt shkatërrimit.”

Kontrasti i parë ëhtë të jesh i nxituar në të folur dhe në sjellje.

Një tjetër kontrast, një tjetër mënyrë si shprehemi është në zemërim.  Për këtë ka një tjetër fjalë të urtë:

Fjalët e urta 15:18, ” Flijimi i të pabesëve është një neveri për Zotin, por lutja e njerëzve të drejtë i pëlqen atij.”

Mosmarrëveshjet janë të pashmangshme. Ne asnjëherë nuk e eliminojmë dot konfliktin apo ndryshimet mes opinioneve.

Pyetja është qëndrimi ynë, pra mënyra se si përballemi me të, fjalët që themi dhe qëndrimet që mbajmë, i shtojnë mosmarrëveshjet që kemi ose i qetësojnë ato dhe përmirësojnë komunikimin dhe njohjen.

Në fakt Fjalët e urta 15:1 thotë: Përgjigja e ëmbël e fashit zemërimin, por fjala therëse e nxit zemërimin.”

Më kujtohet dita kur një prej mësuesve të shkollës, Lenci vjen tek unë dhe më tregon një imejll të një studenti i cili kishte shfryrë gjithë ankesat e tij për tarifat e shkollës.

Ky nxënës kishte shkruar një imejll ku ankohej se sa e madhe ishte shuma që do duhej të paguante për shkollimin e tij.

Ai i shkruante mësuesit tonë se nëse njerëzit në kishë do të shisnin disa sende të tyre me vlerë, mund të krijonin fondet për ta kthyer nga shkollë private në shkollë publike. Kështu studenti nuk do të hynin në borxhe për të bërë pagesat e universitetit. Ky djalë më çudit fare!

Pas kësaj mësuesi ynë Lenci, më tregoi përgjigjen që i kishte shkruar studentit. Ai shkruante: “Ti mburravec, çfarë të duket vetja!”

(Qesh këtu hahahah)

Jo jo bëra shaka. Lenci nuk u përgjigj kështu, por ai shkroi:

” të kuptoj se si ndiehsh tani. Ndoshta shkollimi tek ne të ka kushtuar shumë, dhe ti nuk je i sgurit se si do tia dalësh deri në fund sepse ke përgjegjësi të tjera familjare. Ndoshta duhet të kujdesesh për gruan dhe tre fëmijët e tu.

Por mos u mërzit. Gjërat do të zgjidhen.Një prej gjërave më të fuqishme, pra besnikërinë e Zotit e mësojmë kur jemi jashtë klase dhe jo në klasë. Nëse edhe ti je student si ky rast që përmendëm tani, do të thoja se Perëndia do të jetë besnik me ty dhe familjen tënde. Ai i mban premtimet e tij dhe do të japë ty gjithçka që ti ke nevojë.”

Përgjigja që ktheu ky student ishte shumë prekëse:”Faleminderit” u përgjigj studenti. Faleminderit që nuk u përgjigjët në zemërim e sipër.

Unë e di se ju keni të drejtë. Më vjen keq që e shkarkova gjithë frikën time tek ju.

Thjesht po pres me padurim që të vazhdoj kurset tek ju.

E di që kjo është gjëja më e mirë për tu bërë tani.

Dua të falenderoj edhe gjitë ata njerëz që sponsorizojnë këtë shkollë që unë të mos paguaj tarifa shumë të larta.”

Uau, cfarë ndryshimi. Nëse Lenci do të kishte reaguar ndryshe, do të ishte mbrojtur, biseda do të kishte dilte jashtë kontrollit. Përgjigja e ëmbël e fashit zemërimin, por fjala therëse e nxit zemërimin.” E folura me nxitim, dhe me zemërim janë problem i madh.

Por problem i i tretë është e folura me padije.

Ti flet por nuk e di se cfarë po thua në të vërtetë.

Fjalët e urta 19:2, ” Përveç kësaj nuk është mirë që një shpirt të jetë pa dije; kush ecën me hapa të shpejta gabon rrugë.”

Zelli entuziazmi, ngazëllimi pa njohurinë janë gjëra të rrezikshme.

Shumë kundërshtime në kishë kanë plot zell por pak njohuri.

Cilat janë faktet. Çfarë është duke ndodhur realisht këtu?

Ne shumë shpesh nuk dëshirojmë të bëhemi konfuzë prej fakteve. Neve nuk na interson e vërteta. Por na intereson marrja e fitores.

Prndaj ky njeri i urtë, mbreti Solomon përmend tre mënyra se si e humbasim zemëbutësinë. Kjo tregohet qartë tek Fjalët e Urta 25:15 e folura me nxitim, e folura pamenduar, dhe e folura me injorancë, dhe e fundit të luftos për asgjë apo për gjënë e gabuar.

Por Me durimin i mbushet mendja një princi dhe gjuha e ëmbël thyen kockat.”

Dua të shtoj edhe disa fjalë të tjera të urta pozitive që e shprehin ndryshe këtë mesazh

Fjalët e Urta 16:24 Fjalët e ëmbla janë si një huall mjalti, ëmbëlsi për shpirtin dhe ilaç për kockat

Dhe fjalët e urta 15:4 Një gjuhë e shëndoshë është një dru i jetës, por gjuha e çoroditur e sfilit shpirtin.”

Një gjuhë e shëndoshë që flet fjalë të ëmbla, mund të ketë shumë fuqi pozitive, madje një forcë shëruese në komunitet dhe në botë.

Më kujtohet një grua rreth të tetëdhjetave që erdhi në kishë. Elizabeta, quhej. Një grua shumë e rezervuar. Kjo grua kishte diçka misterioze. Më kujtohet si sot dita kur ajo mu hap dhe filloi të më tregonte se si kishte ardhur në kishën tonë. Ajo më tregoi se ishte fare e vogël, 10 apo 12 vjece kur u transferua në qytetin tonë.

Ajo tha: “unë kam qenë një vajzë shumë e ndrojtur, dhe kur ne erdhëm në këtë qytet, disa vajza u treguan shumë të mira me mua.”

Uau kjo ishte e çuditshme. Një grua 88 vjeçare, mbante mend mirësinë që dikush kishte treguar ndaj saj 78 vite më parë. Edhe sot që e tregoj këtë fakt ndihem i emocionuar, për jetën e kësaj gruaje dhe për fuqinë që kanë pasur fjalët e të tjerëve. Të le pa fjalë kur e mendon se kjo ka ndodhur 75 vite më parë, megjithatë ajo e mbante mend. E pabesueshme apo jo!

Fjalët e urta 16:24 Fjalët e ëmbla janë si një huall mjalti, ëmbëlsi për shpirtin dhe ilaç për kockat.”  Dhe 15:4 Një gjuhë e shëndoshë është një dru i jetës, por gjuha e çoroditur e sfilit shpirtin.”