Fuqia e madhe e zemërbutësisë

Print

Titulli: Fuqia e madhe e zemërbutësisë (pjesa 2)

Më pëlqen shumë kjo fjalë e urtë:

Një gjuhë e shëndoshë është një dru i jetës, por gjuha e çoroditur e sfilit shpirtin.”

Një prej gjërave më të bukura për mua në këtë fjalë të urtë është se një njeri i mençur nuk e ngatërron zemërbutësinë me dobësinë.

Zemërbutësia nuk tregon dobësi. Në fakt kjo tregon fuqi.

Fjala  e njeriut është aq e fuqishme sa të ndryshojë zemrat e mbretërve dhe të mbretërive, dhe të thyejë kocat, të bindë njerëzit dhe të ndryshojë gjërat!

Një miku im që jep mësim në shkollë teologjike më tregoi një ndodhi të kohëve të fundit. një student i kolegjit kishte për të predikuar. Ai predikoi por predikimi kishte shumë probleme.

Predikimi ishte i varfër në çdo drejtim. Miku im shkon takon studentin pas kishe dhe e pyet atë se sa kohë i ishte dashur për përgatitjen e atij predikimi. Ai tregoi gjithë procesin dhe gjatë atij procesi, ai  tregoi disa paaftësi të ndryshme të të nxënit dhe të folurit me të cilat ai duhet të punonte shumë.

Ai nuk mund të shkruante një predikim. Së pari ai duhet ta thoshte, atë pastaj ta shkruante, ta thoshte, ta shkruante, ta thoshte ta shkruante. Por as kjo nuk funksiononte sepse midis këtyre dy hapave ai duhet të bënte një sërë gjërash të tjera.

Pasi i përshkroi të gjitha këto detaje torturuese miku im i tha: ” Ermir, mendoj se ti harxhon që shumë kohë për një predikim sa më duhet mua për të shkruar pesë predikime.”

Pas kësaj miku im pa lot në sytë e tij dhe i tha, “Ermir, a e bën me gëzim këtë gjë?” me një lëvizje të kokës ai tha jo:

Më pas miku im i tha: ” unë besoj se shërbesa në përgjithësie dhe predikimi në veçanti, kanë një farë agonie dhe dhimbje brenda, por duhet të ketë edhe gëzim në to.

Teka përgatitesh apo predikon duhet jesh i gëzuar në shpirt,

Pastaj ai vazhdoi: Emiri a të ka thirrur Perëndia për ta bërë këtë? Apo po e bën për ti pëlqyer dikujt?

Ai uli kokën dhe filloi të qante. Pas asaj dite ai doli prej kolegjit teologjik dhe gjeti thirrjen e tij në sfera të tjera të jetës.

E shihni pra, vetëm pak zemërbutësi nga ana e mikut tim, sa fuqi që pati për të ndryshuar komplet jetën e një njeriu.

Mirë pra për të qëndruar në një linjë me fjalët e urta, do të sugjeroj tre parime praktike dhe pozitive, që mund të na drejtojnë teksa kërkojmë të përmirësojmë zemërbutësinë, këtë fryt të frymës në ne.

Së pari. Numëro, kur them numëro e kam fjalën që duhet të mendosh para se të flasësh. Numëro deri në dhjetë para se të flasësh. Pasi u bëra pastor zbulova diçka interesante.

Ndonjëherë kthehesha në shtëpi natën vonë dhe mendoja mirë atë që kishte ndodhur në takim, çfarë kisha thënë mirë dhe çfarë jo, dhe shpesh pendohesha për diçka që kisha thënë. Por unë zbulova se rrallëherë ndodhte që të mendja, pse se thashë edhe këtë?

Prandaj mendohu para se të flasësh. Numëro.

Nga studimet shkencore për trurin mund të themi se përse është e rëndësishme të numërojmë deri në dhjetë.

Amigdalat janë dy një, për secilën anë të trurit dhe këto janë përgjegjëse për ndjenjat në trurin tonë. Amigdala ndizet kur përballemi me një kërcënim apo kur ndiejmë se po na sulmojnë.

Kjo na shtyn që të sulmojmë edhe ne.

Dikur kur njerëzit jetonin nëpër pyje, dhe përballeshin me rrezikun që ose do të hanin një ari, ose ariu do ti hante ata,

amigdala ishte diçka shumë e mirë për ta pasur në trurin tonë.

Por sot Amigdala na fut zakonisht në telashe. Dikush të kritikon për diçka që se ke bërë dhe ti  mund ta shpjegosh shumë lehtë këtë por amigdala jote vazhdon të qëndrojë e ndezur. Ti je gati të sulmosh.

Por është interesant fakti se skanimet trurit me imazhe ultratingujsh, e bëjnë të qartë tani se kjo amigdalë e vogël, qetësohet shumë shpejt.

Në fakt një skanim i trurit trego se nëna jote kishte të drejtë kur të sugjeroi që të numëroje deri në dhjetë.

Mund ta shohësh me sytë e tu se duhen rreth dhjetë sekonda pas kërcënimet të parë, që zona e amigdala e trurit të errësohet,  të qetësohet dhe zona përgjegjëse për mendimet që ndodhet ngjitur me  korren e përparme rripore të trurit , ndizet dhe të hidhet në veprim. Uau nuk qenka kot pra numërimi deri në dhjetë.

Pra së pari numëro deri në dhjetë.

Së dyti interesohu. Nëse tregohesh i mirë me dikë vetëm për të arritur atë që do, atëherë kjo është një farë manipulimi.

Kjo gjë nuk është e mirë, as e ndershme dhe nuk do të zgjasë shumë gjatë.

Nuk ka zëvendësim për karakterin dhe për zemërbutësinë që buron prej mendjes dhe karakterit të Krishtit që është në ne, prej frytit të frymës që quhet zemërbutësi.

Kalimi i madh në teorinë e udhëheqësisë së krishterë në njëzetë e pesë vitet e fundit ka qenë kalimi nga kompetencat e një drejtuesit tek karakteri i një drejtuesi.

Teoria e udhëheqësisë, po mundohet të arrijë biblën, po kështu edhe këtë proverb. Ti duhet të interesohesh për njerëzit.

Çdo predikues i denjë për emrin që mban kupton këshillën e një prej predikuesve më të mëdhenj të shekullit tonë, i cili tha: “ata që dëshiron t’i ndryshosh duhet t’i duash së pari.” Kjo vlen për çdo sferë të jetës. Ti duhet të interesohesh për njerëzit.

Kemi përmendur, numërimin, interesimin dhe së fundi do të thoja komuniko. Ti duhet të komunikosh.

Qoftë problemi yt në martesë, në familje, në punë apo në kishë,  ti duhet të komunikosh, të merresh qetësisht me këtë, të dëgjosh me kujdes të numërosh, të tregosh interes dhe në fund të komunikosh.

A është e vështirë kjo punë?Po? por a ke alternativë tjetër?

Po është edhe një mundësi tjetër: të jesh një person i trishtuar dhe të trishtosh të gjithë njerëzit përreth.

Por unë nuk mendoj se kjo mundësi është e mirë dhe e pranueshme.

Nuk është nevoja të themi se filan mendimtar i shquar ka thënë se mënyra më e mirë për zgjidhjen e konflikteve në çdo sferë të jetës, pavarësisht ndryshimeve në opinion, është komunikimi.

Vitin e kaluar pata mundësinë të vizitoja  rivierën shqiptare me rulo, keni parasysh ato kabinat lëvizëse, që mund të shkosh kudo. Aty pranë kishte shumë kabina të tjera si e jona, dhe ne të gjithë ia kaluam shumë mirë bashkë.

Me përjashtim të një çifti Ana dhe Sokoli. Ndonjëherë ata nuk flisnin fare me njëri tjetrin. Njëherë ata patën një zënkë për vendosjen e kabinave.

Unë e kuptova këtë por bëra sikur s’kisha kuptuar asgjë dhe e pyes Sokolin” Sokol si po ia kalon? “keq, shumë keq! U përgjigj ai. “ Po përse. Çfarë problemi ke?

Kështu filluam bisedën dhe ai më tregoi se kabina jonë kishte zënë hapësirën që ata kishin pasur para nesh

Ai kërkonte ta kishte sërish. Atëherë unë i thashë. Ku ke dëshirë që ta zhvendosem, sa hapësirë do?” ” ja deri atje, më tregoi ai me dorë. Deri atje, dhe më tregoi vendin!”

Kështu që unë kthehem tek gruaja dhe i them”

E dashur, Sokoli dëshiron që të zhvendosemi pak më tutje   si mendon?  Për ne nuk është problem apo jo?!” “Jo s’ka problem fare.” Kështu ne shkuam pak më tutje.

Kjo është një situatë ku nuk ka asnjë mosmarrëveshje  reale, por Ana dhe Sokoli ishin kaq shumë të kontrolluar prej temperamentit të tyre të nxituar sa që nuk ishin në gjendje as të komunikonin diçka kaq të thjeshtë dhe të pranueshme sa zhvendosja e një kabine.

Por ajo që më trishtoi më shumë, nuk është vetëm vendndodhja e kabinës që pengon komunikimi pengon mirëqenien e martesës, familjes, kombit dhe botës.

Jeta vetë është e vështirë. Por ne nuk duhet ta vështirësojmë ndonjëherë më shumë se sa duhet.

Ky njeri i mençur sot, mbreti Solomon na tregoi se duhet të jemi zemërbutë, të duruar. Po kështu të numërojmë të interesohemi për të tjerët dhe të komunikojmë.

Dorëzoje të dashurin apo të dashurën tënde, që është vetë jeta jote, para Jezus Krishtit. Atëherë do të kuptosh se ke një fuqi që nuk e dije se kishe. Kjo është fuqia e zemërbutësisë, fuqia e Frymës, fuqia e ëmbël e Perëndisë.