Dua ta filloj duke thëne se Guximi në kuptimin që thamë me lart nuk është një akt heroik i çastit, por aftësia për të qëndruar, për të qenë besnik. Bëhet fjalë për atë lloj guximi që na mundëson të qëndrojmë të fortë përpara frikës apo dhimbjes, ndoshta të një jete të tërë. Guximi nuk na le të ligështohemi apo të thyhemi. Në Bibël ekziston një histori që flet për këtë guxim: Guximi veprues.
Kjo gjendet tek libri i Danielit. Shadraku, Meshaku, dhe Abednego shkuan në furrën e ndezur vetëm sepse nuk dëshironin të mohonin Zotin e tyre.
Danieli dhe miqtë
Libri i Danielit hapet më ngjarjet në vitin 605 para Krishtit. Babilonasit kishin hyrë në Jerusalem para njëzet vitesh kishin shkatërruar qytetin, dhe kishin marrë me vete në Babiloni disa djem të rinj.
Këta të rinj ishin ajka e shoqërisë judease, djemtë më të mirë, nga familjet më të mira. Ata ishin sjellë në Babiloni me qëllim që të merrnin kulturën vendase dhe të shërbenin në pozicione të rëndësishme në perandori. Mes këtyre të rinjve ishte edhe Danieli dhe tre shokët e tij, Shadraku, Meshaku, dhe Abednego.
Në njëfarë mënyre ishte nder të zgjidheshe për këtë program trajnimi. Por gjithashtu, përbënte një kërcënim për besimin e këtij të riu judeas.
Mbreti siguroi ushqimin dhe pijet për të trajnuarin. Të gjitha këto vinin nga tryeza e Zotit, dhe sigurisht që ishin të përzgjedhura, më të mirat që ekzistonin. Por për të rinjtë judenj , ushqimi prezantonte një tundim. Nuk ishte një privilegj. Nëse do të hanin atë do të thyenin ligjin jude, Torën, dhe për ta kjo do të thoshte të shkelnin besëlidhjen e tyre me Zotin.
Pra për këta të rinj ushqimi mbretëror ishte një provë shumë e madhe besnikërie.
Kush ishin ata me të vërtetë? A ishin babilonas? A i përkisnin ata mbretit babilonas apo Zotit, perëndisë së Izraelit? Të ringje po bënin një deklaratë të besimit të tyre kur refuzuan ushqimin e mbretit: ” ne nuk i përkasim më vetes; ” trupi dhe shpirti ynë i përkasin Zotit.”
Përballja me tundimin
Por për të rinjtë veç ushqimit kishte edhe një rrezik tjetër kërcënues.
Mbreti Nebukadnezar vendosi të ngrinte një statujë të lartë për veten. Ai miratoi një ligj sipas të cilit kërkonte që të gjithë të përuleshin para saj kur të dëgjonin tingullin e muzikës. (Danieli 3:1-7).
Dënimi për refuzimin e këtij ligji ishte ekzekutimi apo djegia në furën e zjarrtë.
Kështu , kur fillonte muzika, të gjithë u përuleshin para statujës, përveç Shadrakut, Meshakut dhe Abednegos.
Mbreti u tërbua fare, nga veprimi i këtyre djemve të rinj dhe në vend që ti hidhte në furrën e zjarrtë, ai i thirri për të biseduar pak me ta. Ai i pyeti se cila ishte arsyeja që nuk iu bindën dekretit. Ai u tregoi atyre se do u jepej një mundësi e dytë për të bindur, dhe nëse ata do ta bënin këtë ai nuk do ti dënonte.
Tani, posa të dëgjoni zërin e bririt, të flautit, të qestes, të lirës, të salterit, të gajdes dhe të çdo lloj vegle, në rast se jeni gati të bini përmbys për të adhuruar figurën që unë kam bërë, mirë; por në rast se nuk do ta adhuroni, do t’ju hedhin menjëherë në mes të një furre të ndezur; dhe cila ështe ajo perëndi që do të mund t’ju çlirojë nga duart e mia? ” (v. 15).
Ja, Perëndia ynë, të cilit i shërbejmë, është në gjendje të na çlirojë nga furra e ndezure ndezur, dhe do të na çlirojë nga dora jote, o mbret.
18 Por edhe sikur të mos e bënte, dije, o mbret, që ne nuk do t’u shërbejmë perëndive të tua ” (Danieli 3:18).
“Perëndia ynë është në gjendje të na çlirojë”; kështu foli besimi i tij. “Por edhe sikur të mos ta bëjë . . . .”; kjo ishte guximi i tyre.
Në atë ngjarje, Shadraku, Meshaku dhe Abednego kundërshtuan mbretin. Dhe kërcënimi i tij ishte aq i vërtetë sa i hodhi ata në furrën e ndezur. Por Perëndia zgjodhi që ti çlironte ata. Kështu lexojmë tek vargjet 24 dhe 25.
Atëherë mbreti Nebukadnetsar, i habitur, u ngrit me nxitim dhe filloi t’u thotë këshilltarëve të tij: “Nuk i kemi hedhur tre burrat të lidhur në mes të zjarrit?”. Ata u përgjigjën dhe i thanë mbretit: “Sigurisht, o mbret”.
Ai foli përsëri: “Ja, unë po shoh katër burra të palidhur, që ecin në mes të zjarrit, pa pësuar asnjë dëm; dhe pamja e të katërtit i përngjan asaj të një biri të Perëndisë” (vv. 24-25)
Si të kundërshtojmë tundimin?
Ne e dimë se ndodhi çlirimi. Ishte një mrekulli, e thjeshtë dhe e vërtetë. Por çfarë mund të themi për guximin e tre djemve?
Si ndodhi çlirimi, kush e bëri? Si mundën të mbanin këtë qëndrim heroik Shadraku, Meshaku dhe Abednego? Sikurse e vumë re, tre të rinjtë treguan bindje para se të përballeshin me furrën e zjarrtë.
Kjo është e dhëna e parë. Besimi i guximshëm, e ka burimin tek praktikimi i tij prej një kohe të gjatë. Guximi i tyre, filloi kur erdhën në Babiloni dhe morën një vendim që ti qëndronin besnikë Zotit.
Ti edhe unë duhet të vendosim që në fillim parimet tona. A dëshiron të identifikohesh si i krishterë? A dëshiron të jetosh për Krishtin?
A dëshiron ta ruash veten të pastër? A dëshiron të jesh një person i ndershëm dhe me integritet? A dëshiron të jesh besnik ndaj Krishtit? Të gjitha këtyre pyetjeve duhet ti përgjigjesh para se të vijë prova.
Aftësia për t’iu bindur Perëndisë në kohë krize vjen si rezultat i bindjes së zakonshme ndaj Perëndisë në zgjedhjet e vogla dhe të përditshme.
Parimet u ngjajnë parave: nëse ti i përdor keq në gjëra të vogla atëherë nuk do të mbeten më për projekte të mëdha. Por nëse zgjedh ti bindesh Perëndisë në gjëra të vogla, atëherë do të zbulosh se do të rritesh në karakter dhe në guxim.
Së dyti, tek historia e Danielit zbulojë burimin e guximit të tyre.
Këta të rinj, nuk kishin përse të qëndronin vetëm. Shadraku, Meshaku, dhe Abednego, së bashku me mikun e tyre të mirë, Danielin, gjetën fuqi për të ruajtur dëshminë, thjesht duke qëndruar bashkë.
Në fakt, Bibla, thotë se ata jetonin bashkë, hanin bashkë, bisedonin bashkë dhe veçanërisht luteshin bashkë, ( 2:17). Më vonë kur Danieli do të përballej me provën e radhës, pikërisht me gropën e luanëve, zakon i vjetër i lutjes së përditshme do t’i jepte forcë atij për të kundërshtuar idhujtarinë. “qëndroni zgjuar dhe lutuni,” kështu i tha Jezusi dishepujve të tij në prag të kryqëzimit, “që të mos bini në tundim.” (Marku 14:38).
Shumë pak nga ne kanë natyrë heroike apo të guximshme. Dishepujt për shembull ishin kështu. Në kohë krize ata fjetën gjumë dhe harruan të luten për Jezusin. Pjetri madje e mohoi atë, tre herë. Ndoshta do të kishte ndodhur ndryshe nëse do tia kishin vënë veshin fjalëve të Jezusit. ose ndoshta jo. Por mendoj se guximi është një dhuratë që Perëndia i jep të gjithëve.
Pjetri ishte i njëjti person që dështoi njëherë, më pas mbështet prej hirit të Perëndisë. Guximi është hir nën presion, që është presioni ynë, por në fakt hiri i tij. Të njëjtët dishepuj që e lanë Jezusin, më pas u bënë martirët e tij. Guximi nuk varet në forcën tonë natyrore. Besimi dhe guximi për të përballuar një provë, vjen drejtpërdrejt nga Zoti.
Më lejoni t’ju tregoj dëshminë e një vajze, emri i saj është Daniela. Ajo zë vend pranë Shadrakut, Meshakut, dhe Abednegos sepse tregoi guxim të madh në vendin ku jetonte. Para pesë vitesh u bë e krishterë dhe qytetin e saj filloi persekutimi kundër të krishterëve. Megjithatë kjo nuk e pengoi atë të fliste për Jezusin pa frikë. Një ditë policët e sigurisë së shtetit e arrestuan, i vunë një maskë në kokë, i vendosën prangat pas shpine dhe e tërhoqën zvarrë si të ishte kriminele.
E morën në pyetje për katër orë, e kërcënuan dhe e frikësuan dhe e nënshtruan para një torture të tmerrshme.
“Por” më vonë ajo u shpreh: “brenda meje filloi të shfaqej një forcë e vërtetë që unë nuk e dija se kisha. U thashë policëve se nuk ia kisha frikën. Pastaj i tregova se isha e krishterë, pavarësisht se çfarë do të më bënin.” Ku e gjeti guximin Daniela? Me siguri nga Zoti, si një dhuratë që Ai i jep bijve të tij të dashur, në çastin e provës.
“Perëndia është në gjendje të na çlirojë. Edhe sikur mos ta beje . . . .” këto fjalë flasin shumë apo jo? Perëndia ynë është në gjendje të na shpëtojë prej: rrezikut, burgut, sëmundjes,shqetësimit dhe varfërisë. Cilado qoftë furra e ndezur ku ti ndodhesh tani gjithmonë do të kesh pranë dikë tjetër që të të ndihmojë ,që do të jetë i katërti mes zjarrit, me ty. Dhe pamja e tij i ngjan pamjes së Birit të Perëndisë. Ai mund të na çlirojë nga çdo provë dhe unë e besoj këtë.
Por nëse nuk na çliron, nëse ai zgjedh të mos na çlirojë atëherë unë do t’i qëndroj besnik atij. Këtë gjë unë e dëshiroj më shumë se gjithçka. Kështu thotë zemra ime. Po zemra jote çfarë thotë?
Na shkruaj mendimet e tua në adresën e programit tonë. Jeni te gjithë mirëpritur të komentoni apo te kërkoni një kopje te tij. Perendia iu bekofte.