Gjaku i besëlidhjes

Print

Titulli: Gjaku i besëlidhjes (pjesa 2)

Herën e kaluar folëm për besëlidhjen e Mojsiut. Perëndia i lejoi drejtuesit e Tij të vinin në praninë e Tij, të kishin miqësi me njëri-tjetrin dhe me Të dhe, Ai nuk i goditi ata për vdekje. Kjo besëlidhje mahnitëse u përmirësua , në shekujt më vonë. Kur Jezusi i dha dishepujve të tij një kupë vere, dhe tha, “Ky është gjaku im i besëlidhjes,” Ai deklaroi se po përmbushte besëlidhjen më të vjetër me Mojsiun dhe tani po vendoste një besëlidhje shumë herë më të mirë. ” që shërben sipas shembullit dhe hijes së gjërave qiellore, ashtu si i qe folur Moisiut, kur po gatitej të ndërtonte tabernakullin: “Shiko”, tha Ai, “t’i
bësh të gji-tha sipas modelit që të qe treguar në mal” (Hebrenjve 8:5)

Gjaku i Jezusit i derdhur njëherë e përgjithmonë, zëvendësoi sakrificat e vazhdueshme të kafshëve.
Ardhja e Perëndisë në trup njerëzor zëvendësoi vizionin misterioz të Perëndisë në besëlidhjen e vjetër. Kur Jezusi dha Darkën e Zotit, dhe foli për gjakun e besëlidhjes, dishepujt e tij mbase e kujtuan atë kohë kur Mojsiu foli për gjakun e besëlidhjes, dhe vaktin kur njerëzit panë Perëndinë dhe jetuan. Njëri
prej tyre që ishte në dhomë me Jezusin, Filipi, kërkoi që të shihte Perëndinë. Ai tha, “Zot, tregona Atin.” Jezusi u përgjigj, “Kush më ka parë mua ka parë Atin.” (Gjoni 14:8-9) Ashtu si drejtuesit e Izraelit, kohë më parë që ishin spërkatur me gjakun dhe kishin ngrënë me Perëndinë dhe e panë Atë, po kështu edhe dishepujt e Jezusit hëngrën dhe pinë dhe shijuan shoqërinë e Zotit pa u shkatërruar, falë gjakut të Tij të besëlidhjes. Besëlidhja e  vjetër u zëvendësua me një tjetër, që nuk e kundërshton atë as e shkel por e përmbush atë dhe e kalon. Ceremonitë dhe simbolet e besëlidhjes së vjetër u përmbushën prej Jezusit në një besëlidhje të re, por struktura e besëlidhjes bazë mbeti: Perëndia zgjodhi në mënyrë të hirshme një popull për veten, kërkon bindje ndaj ligjeve të tij të dashurisë, siguron një rrugë faljeje për ata që mëkatojnë por ende dëshirojnë një marrëdhënie me të, ua zbulon veten atyre dhe, themelon marrëdhënie që i lidhin ata me Të dhe me njëri-tjetrin. Ai e bën këtë me shkrim, e vulos marrëdhënien me gjak, dhe e konfirmon në përvojën e ngrënies dhe pirjes rreth e qark tryezës.

Sa herë që unë ha bukën dhe pi verën e darkës së Zotit, unë marr pjesë në trupin e Krishtit dhe përfitoj prej gjakut të Tij të besëlidhjes. Bukuria e Krishtit dhe kishës së Tij, e bëjnë të mrekullueshme të qenurit pjesë e besëlidhjes së Tij. Nëse je pagëzuar në Krishtin, ti ke një identitet dhe privilegje të jashtëzakonshme, me mundësi dhe përgjegjësi të mrekullueshme. Po sikur të jesh jashtë kishës? Po
sikur të mos jesh pagëzuar dhe të mos kesh një marrëdhënie besëlidhjeje me Perëndinë? Mos mendo se ky mesazh është për dikë tjetër. Thjesht sepse je jashtë popullit të besëlidhjes së Perëndisë, nuk do të thotë se ti duhet të qëndrosh ashtu si je.

Perëndia të thotë të besosh tek ai dhe të hysh në besëlidhjen e Tij. Ti mund të pagëzohesh në kishën
e Tij, të jetosh me anë të besimit, dhe të përqafosh bekimet dhe përgjegjësitë e besëlidhjes.

I shenjtë dhe shumë i dashur

Kur Jezusi thotë “Kjo kupë është gjaku im i besëlidhjes,” a e kupton se çfarë po të thotë Zoti ty dhe
anëtarëve të tjerë të besëlidhjes së Tij? Dëgjo se çfarë ka shkruar Perëndia në librin e Tij të besëlidhjes, në Bibël. Perëndia i tha njerëzve me Mojsiun, “dhe si ju solla mbi krahë shqiponje pranë meje. Prandaj, në qoftë se do ta dëgjoni me vëmendje zërin tim dhe zbatoni besëlidhjen time, do të jeni thesari im i veçantë ndërmjet tërë popujve, sepse gjithë toka është imja. Dhe do të jeni për mua një mbretëri priftërinjsh dhe një komb i shenjtë.” (Eksodi 19:4-6) Në versionin e besëlidhjes së re, Perëndia thotë këtë dhe shumë më tepër: “Por ju jeni fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, një komb i shenjtë, një popull i fituar, që të shpallni mrekullitë e atij që ju thirri nga terri në dritën e tij të mrekullueshme.” (1 Pjetri 2:9) Ju jeni “Populli i zgjedhur i Perëndisë, të zgjedhur dhe të  dashur.” (Kolosianëve 3:12)

A e sheh kështu veten tënde? Kur zgjohesh në mëngjes, a thua: “Unë jam i shenjtë dhe i dashur prej  Perëndisë “? A thua, “Faleminderit Zot, që unë jam thesari yt i çmuar”? Apo i kalon ditët duke pyetur veten, a të do vërtetë njeri ty, e duke dyshuar në veten tënde: “A kam vlerë unë si njeri?”. Nëse e shpërfill besëlidhjen, ti jeton në mëkat, larguar prej tij, dhe shmang kishën, ti po qëndron larg atyre që Perëndia i quan thesar. Por nëse beson se gjaku i besëlidhjes të pastron, nëse beson në premtimet e Perëndisë dhe i nënshtrohesh urdhërimeve të Tij, dhe nëse qëndron i lidhur me kishën e Tij, atëherë je mes”Popullit të
zgjedhur  të Perëndisë, të shenjtë dhe të dashur.” Mos lejo Satanin të helmojë gëzimin tënd. Mos e lër atë të të zhysë në dyshim, faj dhe frikë. Lër zemrën dhe jetën tënde të shkëlqejë prej gëzimit!

Dhe mos e kufizo gëzimin te vetja. Ndihmoje familjen që të mbushet me gëzim! Nëse i përket Jezusit dhe ke fëmijë, mos lejo që ata të kenë dyshime për veten, se kush janë apo se cili është vendi i tyre në këtë botë. Fëmijët e lindur në familje besimtare duhet të dedikohen para Zotit dhe të mësohen që në moshë të hershme se ata janë pjesë e popullit të zgjedhur të Perëndisë, “të shenjtë dhe shumë të dashur.” Atyre
duhet t’i shpjegohet rëndësia e darkës së Zotit dhe e familjes së Perëndisë. Këtë detyrë e ke ti si prind që ta bësh, askush tjetër. Ka prindër që presin sa fëmijët të rriten mjaftueshëm e pastaj tu flasin në adoleshencë për Zotin. Kjo ka rrezik, sepse mund t’i humbasim ata. Fillo gradualisht duke i mësuar që në
vogëli.

Jezusi thotë, ” I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë, sepse atyre u përket mbretëria e qiejve”. (Mateu 19:14) Nëse ti si prind je në besëlidhjen e Perëndisë, fëmijët e tu janë po ashtu në atë besëlidhje. Mësoja atyre këtë! Trajtoi kështu! Mos i mëso të dyshojnë. Mësoji të besojnë!

Pjesë e mësimit të besëlidhjes është të paralajmërosh ata për mallkimet e besëlidhjes. Pra tregoji atyre për zjarrin e ferrit, që pret çdo shkelës të besëlidhjes.  Ashtu siç thotë hebrenjve:” Ka shkelur me këmbë Birin e Perëndisë dhe e ka konsideruar profan gjakun e Besëlidhjes me të cilin u shenjtërua, dhe ka fyer Frymën e hirit?” (Hebrenjve 10:26-29) Por mos përdor këto paralajmërime për të dëmtuar fëmijët  duke sjellë dyshim dhe terror. Çmoji fëmijët e tu dhe vazhdo inkurajoji duke i thënë se janë një zotërim i
çmuar në bashkësi me Krishtin dhe kishën e Tij.

Në besëlidhje, Perëndia na çliron prej mallkimeve familjare dhe mëkateve të trashëguara brez pas brezi, dhe bën që besimi të lulëzojë nga brezi në brez. Shkrimi thotë, “duke ditur se jo me anë gjërash që prishen, si argjendi ose ari, jeni shpenguar nga mënyra e kotë e të jetuarit të trashëguar nga etërit.”

(1 Pjetri 1:18)

Larg Krishtit, ne jemi” të huaj në qytetarinë e Izraelit dhe të huaj për besëlidhjen e premtimit, pa pasur shpresë dhe duke qenë pa Perëndi në botë. Por tani, në Krishtin Jezus, ju që dikur ishit larg, u afruat me anë të gjakut të Krishtit. ” (Efesianëve 2:12-13)

Familjet dhe fëmijët e besëlidhjes duhet të shkëlqejnë me një gëzim të brendshëm dhe, po ashtu duhet të jenë bashkësitë e besëlidhjes. Nëse je pastor, a vazhdon t’i predikosh anëtarëve të bashkësisë tënde se ata janë të “shenjtë dhe të dashur”? Nëse je anëtar i një kishe, a i sheh besimtarët e tjerë të pagëzuar, si thesarin më të çmuar të Perëndisë? Ndonjëherë, ne njerëzit e Perëndisë duhet të ndreqim dhe të
paralajmërojmë njëri-tjetrin, por mbi të gjitha duhet të inkurajojmë dhe kujtojmë njëri-tjetrin se jemi populli i Perëndisë, i shenjtë dhe i dashur. Pastorë, shpalleni këtë! Kisha, gëzohuni për këtë!

Ne nuk duhet të jemi të përsosur për ta kënaqur Perëndinë. Ne jemi mbuluar prej “gjakut të besëlidhjes, i cili është derdhur për shumë prej jush, për faljen e mëkateve.” Gjaku mbulon tërë fajet tona dhe mundëson faktin që Perëndia të gëzohet që na ka pranë. Perëndia thjesht na pëlqen kështu. Ai kënaqet me ne. “Sepse Zoti kënaqet me popullin e tij; ai i kurorëzon me shpëtim njerëzit e përulur.” (Psalmi 149:4)