Gjaku i besëlidhjes

Print

Titulli: Gjaku i besëlidhjes (pjesa 3)

Të pafaj

Kur ne jetojmë në besëlidhje me Krishtin, mundohemi ta kënaqim atë, ne mund të jemi të lirë prej fajit dhe pa turp. Bibla shpesh flet për të qenurit i pafaj. Kjo nuk do të thotë se çdo njëri prej nesh mund të jetë i përsosur në këtë jetë. Të qenurit i pafaj do të thotë se e duam Fjalën e Perëndisë, mundohemi t’i bindemi, dhe gjaku i Jezuit i mbulon tërë dështimet tona.

Pa këtë liri, mund të jemi tërë kohës të zënë me akuza ndaj të tjerëve, apo të zhytemi në fajin dhe turpin që të tjerët derdhin mbi ne. Shumë prej gjërave vetë shkatërruese, vijnë prej ndjenjës se duhet të vuajmë për mëkatet tona, dhe shumë prej gjërave mizore që u bëjmë të tjerëve nxiten prej dëshirës që t’i shohim ata duke vuajtur, apo të lënduar, kështu do të ndihemi të çliruar.

Por me gjakun e besëlidhjes së Jezusit, shlyerja e fajit është e plotë. Ne kemi pse të vuajmë ne vetë apo t’i bëjmë të tjerët të vuajnë, për të larguar dëshirën tonë të dëshpërueshme për shlyerjen e fajit.

Kur ti je i pafaj në gjak, ti fiton lirinë prej varësive dhe sjelljeve të ndryshme shkatërruese.

Brenda besëlidhjes, ti mund të fitosh po ashtu, një ndjenjë të shëndetshme të së drejtës dhe të gabuarës. Ti hidhërohesh për mëkatin e vërtetë por jo për fajin e rremë. Ligji i Perëndisë tregon si arrihet kjo. Nëse largohesh prej ligjit, ti pendohesh dhe kthehesh në shtegun e drejtë. Nëse bën diçka që është kundër ligjit të Perëndisë, ti nuk lejon standardet false të moralitetit të të bëjnë të ndihesh fajtor. Pa standardin e besëlidhjes së ligjit të Perëndisë në Bibël, mund të përmbyset tërë ideja jonë se kush meriton të dënohet me trup dhe faj.

Ti mund të thuash “ndihem në faj se hëngra atë çokollatën” kur realisht nuk është aspak gabim të hash një çokollatë. Ti mund të ndihesh keq se ke shtuar në peshë, ndërkohë që në Bibël nuk thuhet asgjë kundër shtimit në peshë. Perëndia nuk na thotë, “Jini të dobët.” Ai thotë, “Jini të shenjtë.” Ligji i Perëndisë na çliron prej ligjit të rremë dhe fajit të gabuar.

Urdhërimet e besëlidhjes së Perëndisë përfaqësohen nga një ”  ligj i përsosur, i cili është ligji i lirisë.” (Jakobi 1:25) Pa ligjin e lirisë, do të vazhdojmë të kemi ligje, por ato ligje do të ndrydhin lirinë, nuk do ta përmirësojnë atë. Në vend që qeveria të ruajë Dhjetë Urdhërimet, ajo miraton ligje kundër pirjes së duhanit në vende publike. Në vend që të quajë të jashtëligjshme, bashkëjetesën, tradhtinë bashkëshortore dhe divorcin disa qeveri quajnë të jashtëligjshme gjuajtjen e fëmijëve me shuplakë, ndonëse Bibla e miraton disiplinën që bëhet me dashuri. Çfarë e lëndon më shumë një fëmijë, një goditje me shuplakë nga një prind që e do apo një familje e ndarë, pa nënën apo babanë?

Kombet, të cilat në njërën anë quajnë të paligjshme dhënien e shuplakës ndaj fëmijëve, por nga ana tjetër miratojnë revolucionin seksual dhe zgjidhjen e martesës me dëshirë, e kanë kthyer përmbys moralitetin. Ligjet e besëlidhjes së Perëndisë, na çlirojnë prej kësaj marrëzie qesharake. Në Bibël, Perëndia u thotë atyre që mësojnë moralitetin e përmbysur, ” Në fakt e keni brengosur zemrën e të drejtit me gënjeshtra, kur unë nuk e brengosja, dhe keni forcuar duart e të pabesit, që të mos shmanget nga rruga e tij e keqe për të mbetur në jetë…dhe unë do ta çliroj popullin tim nga duart tuaja.” (Ezekieli 13:22-23)

Kur ti jeton në besëlidhje, ti mund të jesh i qartë për pritjet e Zotit, dhe mund t’i shërbesh Atij me siguri. Ti e di se mëkatet e tua janë falur. Ti e di se Fjala e Tij e drejton jetën tënde, dhe ti e di se ke hyrje të lirë në vetë fronin e Perëndisë, ” në të cilin kemi lirinë dhe hyrjen te Perëndia në mirëbesimin nëpërmjet besimit në të.”(Efesianëve 3:12)

Teksa i afrohemi me siguri Perëndisë, mund të jemi po ashtu të sigurt në përballjen tonë me të tjerët. Ne nuk kemi pse të ndihemi të frikësuar apo inferiorë. ” Dhe këtë besim ne e kemi në Perëndinë me anë të Krishtit; jo se jemi të aftë prej vetiu të kuptojmë ndonjë gjë sikur vjen nga vetja jonë, por aftësia jonë vjen nga Perëndia, i Cili na bëri të aftë të jemi shërbëtorë të besëlidhjes së re? Duke pasur, pra, një shpresë të tillë, flasim me shumë guxim, Dhe ne të gjithë, duke soditur fytyrë zbuluar lavdinë e Zotit si në pasqyrë, transformohemi në të njëjtën shëmbëllim nga lavdia në lavdi, posi prej Frymës së Zotit.” (2 Korintasve 3:4-18)

Ne e dime

Në kohët tona është bërë si trend të kesh përulësi të rreme për çështjet e fesë dhe moralit. Kjo përulësi e rreme thotë se feja është çështje e opinionit personal. Unë kam opinionet e mia, ti ke të tuat, por askush nuk di asgjë të sigurt për shpëtimin apo moralin absolut. Por a është kjo me të vërtetë përulësi? Jo është vetëm konfuzion. A është arrogante të thuash se e njohim Perëndinë, se e dimë se çfarë do të thotë të kesh një marrëdhënie me Të, dhe se ne e njohim standardin e Tij për të drejtën dhe të gabuarën? Jo, është thjesht një siguri e shëndetshme në Krishtin dhe në besëlidhjen e Tij.

Të krishterët që e duan besëlidhjen me gjithë shpirt,  thjesht ofrojnë opinione të turbullta. Ne e dimë! Jo vetëm e ndiejmë, e mendojmë, e shpresojmë apo e hamendësojmë por edhe e dimë! Në librin e Gjonit, kapitulli 1, Bibla thotë: ” Dhe nga kjo e dimë se e kemi njohur atë, në qoftë se i zbatojmë urdhërimet e tij” (1 Gjoni 2:3) ” Ne e dimë se kemi kaluar nga vdekja në jetë. ” (1 Gjoni 3:14) ” Nga kjo ne njohim se qëndrojmë në të dhe ai në ne, sepse ai na ka dhënë nga Fryma e tij. ” (1 Gjoni 4:13) ” Dhe ne njohëm dhe besuam dashurinë që Perëndia ka për ne” (1 Gjoni 4:16) ” Ne dimë se kushdo që ka lindur nga Perëndia nuk mëkaton; ai që ka lindur nga Perëndia e ruan veten e tij, dhe i ligu nuk e prek atë. Ne dimë se jemi nga Perëndia dhe se gjithë bota dergjet në ligësi. Por ne dimë se Biri i Perëndisë erdhi dhe na dha të kuptuarit, që ne të njohim atë që është i Vërteti; dhe ne jemi në të Vërtetin, në Birin e tij Jezu Krisht; ky është i vërteti Perëndi dhe jeta e përjetshme. ” (1 Gjoni 5:18-20)

Ne e dimë tërë këto gjëra, sepse janë shkruar në Fjalën e Perëndisë dhe janë vulosur me gjakun e Tij. Nuk ka asgjë më të sigurt se kjo. Bibla thotë, ” Edhe sikur malet të zhvendoseshin dhe kodrat të luanin nga vendi, dashuria ime nuk do të largohet prej teje as besëlidhja e paqes nuk do të hiqet, thotë Zoti, që ka dhembshuri për ty. Tërë bijtë e tu do të mësohen nga Zoti dhe e madhe ka për të qenë paqja e bijve të tu. Asnjë armë e sajuar kundër teje nuk do të ketë sukses, dhe çdo gjuhë që do të ngrihet të gjykojë kundër teje, ti do ta dënosh. Kjo është trashëgimia e shërbëtorëve të Zotit dhe drejtësia e tyre vjen nga unë”, thotë Zoti.

(Isaia 54:10-17). Mos i harro këto fjalë dhe besoji se sa herë që vjen para darkës së Zotit dhe dëgjon fjalët e Jezusit që thonë: “Ky është gjaku im i besëlidhjes.”